Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Mbaruat me keto vajtimet keshtu ? Mund t'i themi nja dy fjale ?

    Mire. Ky fatrii e hap temen dhe thote se kjo poezi eshte per nje djale qe harroi nenen dhe u mashtrua pas nje vajze te huaj.

    Te me falni ju vajtuesit, por ky djali paska qene i martuar me nenen e vet apo si ? C'lidhje ka te harrosh nenen me te duash nje femer ? Kush di te ma thote ?

    Jo po duhet ndenjur mbyllur ne shtepi deri 90 vjeç, pa grua sepse tradhton nenen. Gjepura.

    Nejse, nuk çuditem dhe aq. Ne nje vend ku merren dhe vajtojca profesionale me qira, nuk eshte çudi te lexojme vargje te tilla.

    - Ku po shkon moj e Perikliut ?
    - Po shkoj tek Dhimitrulla sepse i ka vdekur i shoqi, Vangjeli.
    - E ce pastaj ?
    - Si ce pastaj ? Po ja, me kane pajtuar nja dy ore vajtim, me ligje, kupton ti ? Nje ore 20 mije leke, plus dhe dy kg hallve ne nje plasmas.
    - Mmmm sa mire, rrofte Vangjeli qe paska vdekur dhe e paske nxjerre diten sot.
    - Po, po, keshtu eshte kur ke nje zanat, s'te le pa buke. Dhe puna s'ndalet kurre se te gjithe vdesin.
    - Mire pra, diten e mire.
    - Diten e mire, ja te nxjerr kokrren e qepes tani e te pergatitem per pune. Shihemi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 13-03-2008 më 04:16

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e artaa
    Anëtarësuar
    07-03-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    67
    keto vargje kur i lexova ishin shum prekse,me kan mallengjyer edhe mua shumm,ju lumt shoku per poezin qe i kishi shkruar..
    po ashtu jemi ne shqipetaret,jemi duke u bredhur rrugeve te botess..
    respkete shoku.....

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    I lexova poezit me lart dhe shume prekese, prandaj po e ofroj kete leter derguar nga nje nënë birit te saj. Kjo eshte komike dhe dua te thej pak kete dhimbjen qe e perjetuam nga letrat me lart. Nese nuk e ka vendin ketu ju lutem largoni.

    I dashuri biri im,



    Po ta shkruaj këtë letër ashtu siç di unë të shkruaj. Nëse e pranon
    këtë letër do të thotë se letra ka arritur mirë. Nëse nuk e merr,
    lajmërom kështu që do ta dërgoj përsëri.

    Po të shkruaj ngadalë, sepse e di se ngadalë lexon.

    Disa ditë më parë babai yt ka lexuar në gazeta se sipas
    statistikave shumica e fatkeqësive të komunikacionit ndodhin në 1 km
    largësi prej shtëpive, kështu që ka kohë që edhe ne jemi zhvendosur pak më larg
    prej shtëpisë.

    Shtëpia është shumë e bukur, kemi bile edhe makinë të larjes,
    mirëpo nuk e di se a punon apo jo. Mbrëmë i kam vendosur disa rrobe për
    ti pastruar, e nxjerra ujin prej makinës mirëpo rrobet nuk ishin më aty....!!!



    Këtu koha nuk është edhe aq e keqe. Javën e kaluar ka rënë shi
    vetëm dy herë - herën e parë ka zgjatur 3 ditë, ndërsa herën tjeter 4
    ditë.

    Në lidhje me atë jaknen (xhupin) që e ke
    dëshiruar, xhaxhai yt Pjer, më ka thënë se nëse e kemi ndërmend të ta
    dërgojmë do të ishte mirë që t'ia heqim sustat (pullat), për shkak se
    janë shumë të rënda, dhe në këtë rast shërbimi postar do të kushtonte shumë
    më shtrenjtë, kështu që vendosëm t'i heqim të gjitha pullat e jaknes
    (xhupit) dhe më pas i vendosëm nëpër xhepa të saj.



    Në ndërkohë dua të tregoj se e kemi varrosur gjyshin tënd: trupin e
    tij e kemi gjetur përderisa e pastronim shtëpinë. Ishte në orman qysh
    prej asaj dite që fitoi duke luajtur fshahurazi së bashku.

    Para disa ditësh eksplodoi boca e plinit në kuzhinë: babain tënd
    dhe mua na ka gjuajtur për dritare jashtë: çfarë ndjenje!!!

    Pas aq shumë vitesh, babai yt dhe unë kemi dalur në sheti së
    bashku. Përderisa po e përmendi babain tënd - ka gjetur punë të re! Ai
    është shumë krenar me punën e re. Nën komandën e tij tashmë gjenden hiq më pak se 500 veta...
    e kanë punësuar në varrezat e qytetit... kujdeset për
    kositjen e barit.



    Motra jote Julia, a e din ajo që u martua për burrin e saj... më në
    fund edhe ka lindur!

    Nuk e dimë ende gjininë e fëmisë kështu që nuk e di nëse je bërë
    tashmë teze apo xhaxha... ndërsa nëse do të jetë vajzë, motra jote do të
    ia japë emrin tim... Më duket pak e çuditshme që vajzën e saj ta quajë
    "mami".

    Kushëriri yt Poli, është martuar... tërë ditën lutet para gruas së
    vet për shkak se është virgjëreshë në horoskop.

    Edhe dua që ta dish, se tashmë ka kohë që nuk e kemi parë xhaxhain
    tënd Isidorin, atë që ka vdekur vitin e kaluar...

    Ndërsa nuk dua të flas për vëllaun tënd Zanoi... ai është i
    tmerrshëm... paramendo, na i ka mbyllur dyert e automobilit, ndërsa
    çelësat kanë mbetur mbrenda.
    I është dashur të kthehet në banesë me qëllim që ti marrë çelësat duplikat,
    dhe të na nxjerrë të gjithë neve prej automobilit.

    Ishte katastrofë !!!!!


    Mirë biri im, nuk dua të ta shkruaj adresën, sepse nuk e di se cila
    është. Familja që ka jetuar këtu para nesh, e ka shkoqur numrin e
    shtëpisë nga muri dhe e kanë marrur me vete.



    Nëse e sheh Margaritën përshëndete nga ana ime, ndërsa nëse nuk e
    sheh mos i thuaj asgjë.



    Nëna jote e cila të don shumë,


    PS: Desha të të dërgoj disa të holla, mirëpo veç e mbylla zarfin.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e artaa
    Anëtarësuar
    07-03-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    67
    --------------------------------------------------------------------------------
    Do të doja ta di…



    Unë do të doja të mos harroj
    Se një ditë s’do të jem më,
    Vazhdimisht ta kujtoj
    Se kjo botë nuk është asgjë.

    Një ditë do jem edhe një varr plus
    Apo mbase një kujtim i zbehur në zemrën e dikujt,
    Do të doja ta di unë dhe ta dini edhe ju
    Një ditë s’do jemi sikur s’kemi qenë kurrë.
    .
    Po të më thotë dikush
    Se do të vijë vdekja edhe pas teje një ditë,
    Unë do të përgjigjesha shumë sigurt:
    "e di, kjo do të ndodhë padyshim."

    E di?
    A thua vallë këtë e di?
    I kthehem vetes sinqerisht,
    Ul kokën e dëshpëruar nga e vërteta
    Se unë e di, por e harroj njëkohësisht,
    Apo më mirë të them
    E harroj vazhdimisht

    me nder dhe respekt nga!?........

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2005
    Postime
    44
    Flag, jam shkri duke qeshur, shume komike letra, nese ke te tjera silli ketu.

    Pershendetje

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    tirone
    Postime
    14
    Citim Postuar më parë nga alda09 Lexo Postimin
    Harram e pacin qumeshtin e nenes ata qe rendin pas buzeve te kuqe e s'kujtohen per ate qe i ka dale shpirti nga hundet per ta rritur"NENE"

    me ke pelqyer me kete qe the.dhe un bashkohem me ty.

  7. #27
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    shume e bukur ajo siper e prekshme shume...po ja qe ka keshtu gjerash sa gjynaf!
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, një ëndërr në arkivol
    Nga ORIONI në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  2. Leka i Madh
    Nga dodoni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 03-03-2010, 13:37
  3. Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij Shqiptare
    Nga BaNi! në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 14:02
  4. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  5. Si e rrëzuam monumentin e Enver Hoxhës
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •