Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Gjak_Shqiptari_Londer Maska e Fatrii
    Anëtarësuar
    28-10-2006
    Vendndodhja
    " Para Allahut "
    Postime
    153

    "Nëna i Shkruan Djalit të Saj në Mërgim"

    Nje nene i shkruan djalit te saj ne mergim qe e kishte harruar nenen e tij duke u mashtruar pas nje vajze ne nje vend te huaj.

    Me dorën që më dridhet po të shkruaj këto rreshta. Eh, sa vjet kisha pa shkruar! Por dashuria për fëmijën kthen edhe malet përmbys. Çdo shkronjë e kësaj letre peshon një mal malli. Jam nëna jote bir, të cilën me përkëdhelje thërrisje dikur “mamush”, e rendje të më puthje me dashuri në faqe duke thënë me zërin e ëmbël: “Ti je nëna më e mirë në botë”.


    Ku je ?

    Ku je ti ëndërr e mërguar
    në ç’skuta ke ndaluar vallë
    A gjete dot ç’kishe kërkuar
    atje ku je a ndjehet mall?

    Me krahët e shpresës fluturove
    zemra e vuajtur nuk njohu frikë
    Lotin dhe syrit s’ia tregove
    Dhimbja në shpirt filloj të mbij.

    Kaloi një vit, dy, tre, sot katër
    E minuti i pritjes kaq ngadalë shkon
    Nëna që le të re, të qeshur
    Mbi flokët e saj sot ka rënë borë.

    Çdo dallëndyshe që shikon
    Është syri im bir, të kërkon
    Çdo pikë shiu që bie mbi qerpik
    Është loti i mallit që më zhurit.

    Ku je ti lulja e gëzimit
    Ku je, o prehja e shpirtit tim
    Sa larg ke shkuar që dot s’më flet
    Vetëm një fjalë qoftë keq a mirë?!

    Në ke gabuar e sot ndien turp
    E dot s’ma thua jeta ime
    Dije se pritja pa përgjigje
    Rëndon sa bota mbi zemrën time.

    Gjithë pasuria e kësaj bote
    Nuk vlen për zemrën e një nëne
    Gjithçka që kisha do ta shpenzoja
    Të shihja një herë fytyrën tënde.

    Të puthja duart, ball, sy e gushë
    Të përkëdhelja flokët e zez,
    Të ngopem një herë me erën tënde
    Të të ndiej pranë pastaj të vdes!



    Nëna të pret dhe me stinët plaket. E nëse një ditë do të kthehesh e nuk do të më gjesh, dije se në çdo lule është buzëqeshja ime për ty e në çdo rreze dielli janë duart e mia që të përkëdhelin.
    Të puth me mall:
    Nëna jote.
    "Lutja e atyre qe u behet e padrejte, eshte me e shpejte se era"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    u preka shume nga kjo qe ke sjelle, fatri

    eshte nje realitet i hidhur, qe per fat te keq e perjetojne shume nena shqiptare
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #3
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Poezi shume e bukur, me renqethi mishin... shume e vertete..
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  4. #4
    shume poezi shpirtrreqethese, kam qene vete emigrant rrugesh, i pashprese,
    dhe e di sesa perpelitese eshte per vete emigrantin dhe prinderit(jo vetem nenat)
    urime per poezine e bukur,

    rezart

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e cikita
    Anëtarësuar
    12-05-2006
    Postime
    117
    do doja shume mos ta kisha lexuar kete poezi po tani eshte e kote me trishtoi shume..mgjth shume domethenese dhe ka shprehur as me shume e as me pak ate qe ndjen cdo nene.

    gezuar dhe festat me qe ra fjala.

    cikita

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Fatrii,

    Nje fakt i diteve tona i sjellur ne vargje. Megjith dhembjen qe ndjeva derisa e lexoja dua te te pergezoj per keto vargje kaq te ndjeshme!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  7. #7
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Shume Poezi e bukur...me pelqevi Shume..

  8. #8
    student Maska e besarti
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    wau... një poezi që të prek zemrën dhe shpirtin, të rënqethë tërë trupin.
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

  9. #9
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    ..smunda dot me e lexu pa u perlot...sa larg qe kemi shkuar,sa larg.
    Kur nisem per ne shqiperi,qe pa zbrit nga avioni mendoj ndarjen e kthimit....eshte nje nga gjerat e ralla qe nuk e suportoj dot......a ata prinder qe jane me te miret ne bote,na riten me sakrifica dhe......mmm
    Wild and crazy can't be lazy

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    [QUOTE=Fatrii]



    Ku je ?

    Ku je ti ëndërr e mërguar
    në ç’skuta ke ndaluar vallë
    A gjete dot ç’kishe kërkuar
    atje ku je a ndjehet mall?

    [QUOTE]

    atje ku je a ndihet malllllll......
    Jo aspak ...mall ...vetem larje truni ...

    shum prekse por realitet ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, një ëndërr në arkivol
    Nga ORIONI në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  2. Leka i Madh
    Nga dodoni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 03-03-2010, 13:37
  3. Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij Shqiptare
    Nga BaNi! në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 14:02
  4. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  5. Si e rrëzuam monumentin e Enver Hoxhës
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •