Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    New York Times fton lexuesit të pushojnë në Shqipëri në 2007

    Gazeta New York Times e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vet të destinacioneve të pushimeve për 2007. Shqipëria, veçanërisht pjesa jugore e vendit, është përshkruar si destinacioni më i lirë në këtë seksion të listës.

    Autori shkruan se në vitet e fundit, Shqipëria është provuar jo vetëm si tërheqëse për turistët por gjithashtu e përballueshme. "Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha në demokraci e zhvillim dhe e ka nxjerrë veten të jetë jo vetëm e pjekur për turistët por edhe të përballueshme përveç kësaj. Kryeqyteti, Tirana me godinat e veta lyer me ngjyra të ndezura dhe me një kulturë italiane kafenesh, është një pikë nisjeje fantastike, veçanërisht pasi është vështirë të harxhosh më tepër se 15$ për person në restaurantet më të mira të qytetit," thotë shkruesi. "Por është pjesa jugore e këtij vendi ballkanik që mban pamjet dhe parashikimet më intriguese."

    Artikulli përmend qytetin jugor të Gjirokastrës, vendlindja e ish diktatorit Enver Hoxha dhe shkrimtarit Ismail Kadare. "Gjirokastra është ndërtuar në shpat, me kalldrëmet e kodrave që janë aq të pjerrta sa duket se sfidojnë jetesën e njeriut, megjithse qyteti me shtëpitë madhështore otomane me rrasa guri, zjen i tëri." Vende të rëndësishme përfshijnë muzeun etnografik dhe kështjellën e Ali Pashës ndërtuar në shekullin e 19-të.

    Gazeta vazhdon me udhëtimin në Sarandë, duke përmendur hotelet buzë detit që përmbajnë një pamje të mrekullueshme dhe kushtojnë 30 euro për natë. Ajo u thotë turistëve të shkojnë në plazhet.

    "Plazhi me guriçka në qendër të Sarandës mund të mos jetë tërheqës, por atje ka rripa plazhesh me rërë të bardhë pranë, duke përfshirë plazhin popullor të Ksamilit, 10 milje në jugë. Dhe në qoftë se lakmon për një shije të Evropës klasike, ishulli grek i Korfuzit është një vrap të shpejtë në ujë, larg," shkruan Times.

    Thesari më i madh i Shqipërisë Jugore megjithatë është Butrinti, një qytet i lashtë 2,500 vjeçar, rreth 11 milje katrore, shkruan gazeta. "Është një lloj vendi ku historia ende pret të zbulohet."

    I ndodhur në një kep kodrinor e me pemë të dendura në jugë të Sarandës, pranë kufirit me Greqinë, Butrinti, një vend i trashëgimisë botërore të UNESKO-s, u zbulua së pari nga italianët në vitet 1920 të cilët shvarrosën një amfiteatër dhe muret e ndërtuara nga grekët. Arkeologët zbuluan më pas basilikat e hershme kristiane, një baptister dhe tetë banja publike.

    Si vetë Shqipëria, ky qytet i humbur mban thesare të pathëna për guximtarët dhe me një çmim që gati gjithkush mund ta përballojë, sipas Times.

    Vendi ofron një begati joshjesh duke përfshirë plazhet me rërë të bardhë mesdhetare, male shkëmbore, fusha pjellore, liqej, monumente natyrore dhe vende të largëta, të qeta. Rrënojat dhe thesaret arkeologjike pasqyrojnë një histori të pasur të datuar prapa te ilirët.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Fotografia e nje rrugice nga gjirokastra ishte fantastike.
    Ato kalldermet ene shtepite shume bukura... Fotografi i newyork times ka ditur cfare ka kapur dhe botoi ne nytimes. Kurse pacavuret e evropes vazhdojne te ofendojne dhe botojne artikujt negative.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Fotografia e nje rrugice nga gjirokastra ishte fantastike.
    Ato kalldermet ene shtepite shume bukura... Fotografi i newyork times ka ditur cfare ka kapur dhe botoi ne nytimes. Kurse pacavuret e evropes vazhdojne te ofendojne dhe botojne artikujt negative.
    mos ja fut kot plako.....
    vjet ne sunday time te londres kishte nje faqe shkrim dhe foto per Beratin.....

  4. #4
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Europa eshte rraciste ndaj shqiptarve. Dashje e pa dashje se fshehin dot o me i shkrim o me ndonje lajm.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga MICHI
    Europa eshte rraciste ndaj shqiptarve. Dashje e pa dashje se fshehin dot o me i shkrim o me ndonje lajm.
    mos duhet te ndryshojme edhe ne shqiptaret njecike...e mos tia hedhim fajin vetem te tjereve??????????

  6. #6
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Po te ishin te mire ato na pranonin sic jemi e srrine duke fol keq tere kohen. Asnje komb seshte perfect. Por shqipove europa ju ben me rreklame per keq.
    Normal qe shqipot duhet te nryshojne per mire por navash ti.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    kjo ishte foto qe kishte nytimes ne artikullin per shqiperine.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    o michi edhe dulla kshu thoshte po te na duan na pranojn kshtu sic jemi. Po gjeja kryesore per shqiperin esht te ket stabilitet politik ekonomik mos te ket trazira se pastaj te tjerat behen vet

  9. #9
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Po drejte asaj rruge po shkon mer se nuk arrihen ato per nje dite. Aq me teper kur ke njerez si edi rama e tos nano akoma neper skena.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Me mos aktivizimin e Qeverise Shqiptare sigurisht qe Shqiperia eshte nje pjese shume brapa Europes edhe asaj te Ballkanit por kjo eshte nje zgjidhja e jone sepse kete qeveri ne e vume ne pushtet edhe ne ishim dakort.Gazetat qe japin keto artikujt i japin per disa interesa edhe disa njohuri sepse ka shume njerez qe nuk e njohin fare ballkanin ose Europen sidomos ne USA.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •