Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186

    Thumbs up Durrës/ Policia merr masa të forta për pritjen e emigrantëve

    Durrës/ Policia merr masa të forta për pritjen e emigrantëve

    Manuka: “Këtë vit nuk do të ketë asnjë problem shqetësues”
    Në portin e qytetit të Durrësit janë marrë tashmë masat e duhura për përballimin e fluksit të emigrantëve, të cilët kthehen në Shqipëri, për festat e fundvitit. Gjithçka është përgatitur gjer në detaje për pritjen e tyre dhe ky fakt konfirmohet nga kreu i uniformave blu të komisariatit të portit, nën/komisar Naim Manuka.

    Garip Troci
    “Për të mënjanuar konfuzionin dhe sorollatjet e emigrantëve të shumtë, që do të vijnë për festat e fundvitit, si Krishtlindjet dhe Viti i Ri, këtë herë, policia e portit, në bashkëpunim me policinë e kufirit dhe doganën, kanë përpiluar masa më të shpejta dhe më efektive për të përballuar këtë fluks”,- bën të ditur Manuka.

    Duke vazhduar ai thekson se “Formë e re, ndryshe nga një vit më parë, është pajisja e 24 policëve me vula për vulosjen e dokumenteve, çka do të mundësojë shpejtësinë në kontrollin e këtyre dokumenteve”.

    Sipas Manukës, janë vënë në funksionim pika kontrolli të automjeteve, që bëjnë të mundur kontrollin e tetë mjeteve njëherësh.

    Autoriteti portal, në daljen lindore të portit, ka vënë në dispozicion të mjeteve të emigrantëve, që vijnë pranë familjes, të gjithë sheshin. Në të njëjtin vend, këtë vit, janë përqendruar dhe agjencitë detare të udhëtimit. Pasi bëjnë “check-in”, pasagjerët shkojnë direkt në terminalin e trageteve, ku do të bëhet dhe kontrolli nga policia portuale.

    Që të mos ketë kaos në port, ngaqë pritet fluks më i madh se një vit më parë, për ata pasagjerë që hyjnë e dalin pa mjete, janë vënë në dispozicion agjencitë e udhëtimit, të vendosura në drejtim të stacionit të trenit. Pra këtë vit, ndryshe nga një vit më parë, në shërbim të emigrantëve janë vënë dy porta, njëra në anën e stacionit të trenit dhe ajo pranë karburantit, në pjesën lindore të portit.

    Sistemi “Online”
    Pritjet me orë të tëra, në dy brigjet e porteve shqiptare dhe ato italiane, këtë vit do të marrin fund. Një vit më parë agjencitë prisnin bileta mbi kapacitetet që mbanin tragetet, gjë që sillte jo vetëm pritje të gjata stresuese të emigrantëve, por dhe një udhëtim torturues në to, sidomos për fëmijët dhe pleqtë.

    Këto lanë në shesh të trageteve qindra udhëtarë, duke pritur mbi 8 orë, e ndoshta më shumë. Por këtë vit, në sajë të sistemit “Online”, që është instaluar në të gjitha agjencitë, do i vijë në ndihmë policisë, për të kuptuar se sa pasagjerë dhe mjete udhëtojnë me çdo agjenci. Shefi i komisariatit të policisë së portit, Manuka, sqaron se këto lidhje janë krijuar dhe me agjencitë që ndodhen në portet italiane, si atë të Barit, Triestes dhe Ankonës.

    Edhe prerja e biletave në minutat e fundit, vitin e kaluar, krijoi jo pak konfuzion në sheshin e trageteve. “Tashmë ne dimë, që në ditët e pikut, numri i emigrantëve shkon deri në 12 mijë veta. Por ne mundësuam që të përpunojmë dhe deri në tetë tragete në ditë, duke i nisur sërish në orën 02:00 të natës, drejt brigjeve të vendit fqinj. Kjo u arrit në sajë të masave të shpejta në kontrollin e dokumenteve e të mjeteve”- shprehet ai.

    Kamerat
    Këtë vit, terminali i trageteve monitorohet 24 orë nga kamera përgjuese. Këto kamera, të vëna me ndihmën e Icitap, që ka zyrë të instaluar dhe në portin e Durrësit, do të forcojnë kontrollin ndaj personave në kërkim. Numri i tyre, i kapur nga policia në pikën e kalimit kufitar, këtë vit arriti në 47.

    Masat për rritjen e sigurisë në port kanë shkuar në rritje, për t’i hequr këtij porti “namin” si porti më i pasigurt, pasi një vit më parë rezultonte si porti më i madh i vendit, nga një studim i Departamentit Amerikan. Por krahas kësaj, këtë vit janë përmirësuar dhe kushtet në terminalin e pasagjerëve, që nga një investim prej 40 milion euro i Bei dhe Berzh do të bëhet një ndër më të mirët në Ballkan.

    Këtë e pohoi një ditë më parë dhe numri dy i Ministrisë së Transporteve, Teliti, i cili bashkë me një ekip të Bei-së inspektoi nga afër investimet në port, sidomos në terminalin e kontenierëve, atë të trageteve etj. Kreu i këtij komisioni, Dirk Langer tha se “është i entuziazmuar nga ecuria e punëve dhe konkretizimi i investimeve të bërë nga Bei për “Projektin e punimeve civile të shtrim-drenazhimit, ndriçimit”, “Përfundimin e punimeve të sheshit të kontinierëve”etj .

    E Premte:15 dhjetor 2006

    Marre nga gazeta ''Koha jone''

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,053

    vetem dy dite me pas........

    Durres, fluk I madh emigrantesh ne port. Gjenden te papergatitur autoritetet portuale

    Ora 11:40

    Nga E.M



    TIRANE 17 Dhjetor

    Një fluks I madh I paparashikuar emigrantësh në portin e Durrësit, ka gjetur të papërgatitur autoritetet portuale mëngjesin e ditës së sotme. Drejtuesit e automjeteve u detyruan të presin në radhë më shumë se 3 orë për të përfunduar procedurat me doganierët. Në shenjë proteste ata I kanë rënë herë pas here borive të automjeteve në mënyrë të sinkronizuar. Ndërsa policia nga ana e saj kishte marrë masa për përpunimin e shpejtë të udhëtarëve duke 4 fishuar sportelet dhe duke bërë që dogana të funksionojë si në ditë të zakonshme.

    Në portin e Durrësit sot në mëngjes u ankoruan 3 tragete prej nga ku zbarkuan mbi 2 mijë pasagjerë dhe 500 automjete. Vetëm me tragetin e kompanisë Adriatika udhëtuan 1500 emigrantë. Autoritetet policore deklaruan se gjatë orëve të ditës pritet të mbërrijnë edhe 3 tragete të tjerë duke e cuan në 6 numrin e tyre. Por gjatë ditës së parë të fluksit drejtuesit e automjeteve mbetën të zhgënjyer nga pritja që iu rezervua në Durrës.


    (/Balkanweb)

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  4. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnë krimin dhe jo votimin e fshehtë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •