Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anėtarėsuar
    02-08-2006
    Postime
    126

    Mos pergojoni njeri-tjetrin

    Ne kuptimin etimologjik termi "lemz"nenkupton prerjen dhe goditjen (me thike,me shpate ose me diqka tjeter),ndersa terminologjikisht do te thote pergojim i njerezve sikur te preheshin me thike ose te qelloheshin me shigjete.Eshte e vertete se fjala eshte me e mprehte se shpata e thika dhe per kete shkak edhe e dyta me radhe ne kategorine e ndalimeve.Nje poet ka thene:
    "Plaget nga shpata mund te sherohen nje dite por plaget nga gjuha s“munden asnjehere"
    Kur thuhet: "Mos pergojoni vetveten", nenkupton bashkesine e besimtareve sikur te ishin nje shpirt, te gjithe ndihmojne njeri tjetrin dhe bashkepunojne.Keshtu,ai qe pergojon vellain e vet ne te vertete pergojon vetveten,ngase pergojimi del prej tij dhe atij i kthehet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga La_Lune : 17-08-2006 mė 18:55

  2. #2

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    " O ju qe besuat..mos pergojoni njeri-tjetrin,a mos ndonjeri prej jush deshiron te haje mishin e vellait te vet te vdekur?Ate pra e urreni!Kini frike nga ndeshkimi i Allahut " [Huxhurate:12]

  3. #3

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Ndersa Profeti (a.s) thote:

    "Ai qe e mbron vellane e tij prej pergojimit,Allahu do e ruaje fytyren e tij prej zjarrit te xhehenemit diten e gjykimit" (Tirmidhi,hadith hasan)

    "Ai qe e mbron besimtarin nga munafiku,Allahu do ti dergoje nje Melek qe do te mbroje mishin e tij diten e Gjykimit nga zjarri i xhehenemit dhe kush shpif per nje besimtar,Allahu do e gozhdoje ne uren e xhehenemit,derisa ti japi hakun mbrapsht" (Ebu Daud,Ibn Ebi Dynja)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anėtarėsuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Aishja r.a transmeton se i ka thene Pejgamberit a.s. "A sheh se Safija eshte keshtu e ashtu(e shkurte)? Pejgamberi a.s. i ka replikuar: "Ke thene nje fjale qe sikur ta perzije me ujin e detit,do ta erresonte"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anėtarėsuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    E tai ne kohen e sotit ju motra e vellezer te dashur jemi vet deshmitare te shohim si po zbatohet ne jeten e perditshme ky ves i qoroditur dhe i urryer jashte mase!
    Jo vetem se e shohim por e perjetojme sepse gjithmone degjojme fjale te tilla qe thuhen per ne ose per njerez te ndryshem por qe pergojohen ne pranine tone!
    Sdo mend se te gjithe jemi te pergojuar por a jemi ne pergojues dhe sa jemi?
    Do ju lusja vllezer e motra te ndaleni dhe ta analizoni veten tuaj,veprimet,fjalet!
    A pergojojme ne shpesh dhe a bejme dicka qe kur degjojme pergojimin ta ndalojme ate? Konkretisht a degjoni ju shpesh pergojime dhe si ju duket kur i degjoni,a reagoni?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anėtarėsuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Kur lejohet gibeti, folja pas shpine
    P.sh i demtuari i cili ankohet nga demtuesi dhe flet per ate qe te tjeret e urrejne. Ky ka te drejte te veproje keshtu per te mbrojtur drejtesine dhe per ta pershkruar demin e perjetuar. Zoti i Madheruar thote:
    "All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve te keqija perveq(publikimit) te atij qe i eshte bere padrejtesi. All-llahu eshte degjues, i dijshem!"
    Kur te pyet ndokush rreth ndonje personi me qellim trgtie, ta martoje me vajzen e tij ose ta autorizoje per ndonje pune te rendesishme. Edhe pse ne kete rast konfrontohet keshillimi i obligueshem i fese me mbrojtjen e nderit te te munguarit, obligmi i pare eshte me i rendesishem dhe me i shenjte, dhe per kete i jepet perparesi. Kur jane paraqitur dy persona per ta fejuar Fatime Bint Kajsin, e kane kerkuar prej Pejgamberit a.s. mendimin e tij, e ai per njerin ka thene:
    "Ai s'eshte per kurgje dhe ska pasuri te veten".kurse per tjetrin ka thene:
    "Ai s'e leshon shkopin nga supi". (ka per qellim se eshte rrahes i madh i grave.) Gjithashtu lejohet te bisedohet per ndonje person pa dijen e tij nese opinioni i pergjithshem ose sjellja fetare e obligojne nje gje te tille per ti ndihmuar ndaj ndonje te keqe, ose te permendet emri, titulli apo karakteristika qe jane te urrejtura per personin ne mungese, por pa te cilat nuk mund te identifikohet p.sh. "njeriu sakat" ose "njeriu me nje sy".
    Gjithashtu lejohet ne hetimin e deshmitareve dhe ne hulumtimin e transmetuesve te hadithit dhe te lajmeve. Rregulla e pergjithshme e lejimit te ketyre formave varet nga dy gjera: nga nevoja dhe nga nijeti(vendosja).
    1. Nuk lejohet ky haram ne qofte se nuk ekziston nevoja e madhe per permendjen e asaj qe e urren i munguari. Ne qofte se nevoja perfundon me bisede te terthorte, atehere nuk duhet te permendet qartazi, apo ne qofte se mjafton forma e perfjithshme, atehere ska nevoje per specifikim. Ne qofte se pyetesi pyet se c'mendon per njeriun qe vepron keshtu apo ashtu, do te ishte me mire te mos thote: "c'mendon per filanin!" E gjithe kjo lejohet me me kusht qe te permendet ajo qe ekziston, e ne te kunderten, shpifja eshte haram.
    2. Pas kesaj, nijeti luan rolin definitiv dhe njeriu mes se miri e ndien kete gje ne vete. Nijeti dallon midis demit dhe sherimit, midis pyetjes dhe nencmimit, midis gibetit dhe kritikes dhe mes keshilles dhe autoritetit. Besimtari me se miri e vlereson veten sesa udheheqesi tiran dhe shoku lakmitar.
    Eshte e vertete ne Islam se degjuesi eshte shok i te munguarit, dhe keshtu obligohet qe ta mbroje vellain e vet nga gibeti. Ne hadithin e Pejgamberit a.s. thuhet: "Nese ndokush mbron nderin e vellait te vet te munguar, Zoti do te obligohet ta shpetoje nga zjarri."
    "Kush mbron autoritetin e vellait te vet ne kete bote,Zoti do ta mbroje fytyren e tij nga zjarri Diten e Kijametit"

    Ne qofte se ndokush nuk mund te mbroje vellain e vet nga fjalet e keqija ose nuk ka guxim tu perballoje, atehere se paku duhet ta braktise mexhlisin e te mos afrohet derisa te nderrohet tema e bisedes, e ne qofte se ndodh e kunderta, atehere Zoti thote: "Ju jeni pra, si ata!"
    "Nuk ka pune te ngutshme, por njerez te vonuar !!"

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  2. Uniteti islam: Fetva: Sheltuti (sunni) dhe Khomeini (shiia)
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 15:13
  3. Ndaloni njeri tjetrin nga e keqja!
    Nga Omari nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 20:40
  4. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  5. Pse shahemi me njerin tjetrin???
    Nga arusha84 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-02-2003, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •