Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186

    Femija zhdepet me dru brenda shkolles

    E Diele, 17 Dhjetor 2006
    Mjediset e brendshme te shkolles se Dushkut ne Lushnje sherbyen per te kryer vetegjyqesi ndaj nje te mituri. Djali i pambrojtur eshte nxjerre dhunshem nga mesimi dhe eshte rrahur. Arrestohet Sokol Muca, mbi te rendojne tre akuza

    LUSHNJE - Dhune fizike ka perballuar nje femije ne Lushnje pasi u rrah dhe u dhunua psikologjikisht nga nje burre i cili pretendonte t’i kishte vjedhur canten, akuze qe nuk ishte pranuar nga i vogli. Policia e Lushnjes ka vene ne pranga 34 vjecarin Sokol Muca, banor i fshatit Dushk, pasi akuzohet se ne ambientet e shkolles nente vjecare te fshatit ku kane vendbanimin qe te dy, ka rrahur nje femije 14 vjecar. Shkaku i dhunes se perdorur mbi 14-vjecarin, pohon policia, ka qene se 14-vjecari sipas te dyshuarit, i ka marre nje cante. Ky ka qene pohimi i te ndaluarit kur eshte marre ne pyetje prej policise, pas ndalimit te tij, nderkohe qe 14-vjecari nuk e pranon kete akuze te perdoruesit te dhunes.

    Burimet policore nga Komisariati i Lushnjes pohuan per gazeten, se ne oren dhjete ne shkollen nentevjecare te fshatit Dushk, rreth 15 kilometra larg qytetit te Lushnjes, 34-vjecari Sokol Mucaj ka hyre ne ambientet e shkolles, dhe pasi ka kundershtuar rojen e shkolles me force, eshte futur ne nje klase te katit te dyte te kesaj shkolle, ku ndodhej edhe nxenesi 14-vjecar, nxenes i klases se tete. Ai, duke kundershtuar edhe mesuesen qe po jepte mesim, pohojne burimet policore lushnjare, ka nxjerre jashte mesimit 14-vjecarin, duke e futur ne nje klase tjeter qe ka qene bosh dhe ka filluar qe te ushtroje dhune mbi te. Po sipas burimeve policore, mesohet se femija eshte rrahur ne menyre barbare, duke e qelluar ne pjese te ndryshme te trupit, por edhe ne fytyre, duke e gjakosur ate. Me pas, 34-vjecari Mucaj e ka lene 14-vjecarin shtrire pertoke dhe eshte larguar. Ka qene nje mesues, i cili ka kaluar rastesisht dhe, duke qene dera e klases e hapur, e ka pare nxenesin 14-vjecar te shtrire pertoke. Pasi e ka marre, ai ka njoftuar drejtuesit e shkolles dhe me pas ka shkuar drejt klinikes se fshatit. Nga ana e saj, drejtoria e shkolles ka njoftuar policine, e cila ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe pasi ka marre te dhenat prej nxenesit 14-vjecar, ka kryer edhe ndalimin e 34-vjecarit Sokol Mucaj.

    Nxenesi 14-vjecar eshte jashte rrezikut per jeten dhe ndodhet ne ambientet e familjes se tij, por qe per momentin ka dhimbje ne trup dhe ne koke. Sakaq, 34-vjecari Mucaj, sikurse pohojne burimet policore lushnjare, e pranon qe ka rrahur 14-vjecarin. Por ai thekson se shkak i perdorjes se dhunes mbi 14-vjecarin, ishte se sipas tij, ai i kishte marre atij nje cante, por qe nuk eshte pohuar se cfare ka pasur brenda saj. Xhemil Beharaj

    Akuzat ndaj Muces:

    Heqje e paligjshme e lirise, (neni 110/1 i Kodit Penal)

    Denohet me gjobe deri burgim nje vit

    Prishje e qetesise publike, (neni 274 i Kodit Penal)

    Denohet me gjobe deri burgim dy vjet

    Vetegjyqesi, (neni 277 i Kodit Penal)

    Denohet me gjobe deri burgim tre muaj

    ''/Korrieri/''

    Dhe telashet nuk kane te sosur ne shoqerine shqipetare.Forcen dhe trimerine kane filluar t'a masin edhe me femijet : dhe tre muaj burgim ,jane shume pak per te ndergjegjesuar fajtorin

  2. #2
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Kshu osh kur ju jep katnarve conta... leni me trajsa se jan mire.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anėtarėsuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79
    ti kishte vjedh gomarin do e kuptoja po canten........

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    81
    Citim Postuar mė parė nga ildushja
    Kshu osh kur ju jep katnarve conta... leni me trajsa se jan mire.
    Po me ne katranaret ckeni xhanem.............................
    Jeta eshte e shkuter dita eshte e gjate

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Ne qoftese nje njeri abuzon ka ligj ose ka gjyq per ate sado i mitur te jet por nuk ka te drejt te perdori dhume mbi te.Keshtu qe qenka pak ai burg 3 muajsh qe ka marr vendim.Eshte nje femije mund te ket bere nje gabim por nuk ka te drejt te perdori asnjeri dhune.

  6. #6
    Drunu ka pas pas pas dale prej ... hyqymetit.

Tema tė Ngjashme

  1. Meditime tė krishtera
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 18:36
  2. Berisha bėn publike ndryshimet nė kabinetin e tij qeverisės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  3. Shėndeti fėmijėror
    Nga Davius nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 18:31
  4. Shtėpia e ēuditshme
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-08-2004, 11:47
  5. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •