-
El-hanefij
Kohës që po i kalon afati
Kohës që po i kalon afati
Zbardhen ditët e muzgut
Dielli i agut lëshon rrezet për mëshirë
Mbi muzgun e trashur
Drita mbështjell acarin e krijuar
Arsyeja e feja
Zbusin ekstremizmin materialist
Fryn një erë nga parku i gjelbër
Aromë lulesh maji kundërmon
Gurnaja e kohës si statujë
Në gërmadhë ëndrrash kthehet
Plagët marrin kahe për nga nëntoka
Sot ndërrohet rritmi i shushurimës
Të shkelurit më nuk do të kujtojnë
Se vjen Kabili i shekullit të hekurit
Me zemrën prej aparati
Nga duart t´ua merr kurbanet
Kjo kohë prej aparati
Përjeton ekstazën e shumë të tjerave
Azraili ka ardhur për t´ia marr hakun
Kohës që po i kalon afati...
2006-12-04
Tetovë
-
-
El-hanefij
Vdekja kolektive
Ra teri e ikëm
Larg atje ku thahet shpirti
Në fillim shkonim vetëm
Me shpresën për tu kthyer
Por ajo u bë dru i shkulur
Nga era në fushën e tharë
Në vitet e bollëkut
Rrugën ua shtruam të tjerëve
Ua mbushëm shtëpitë të huajve
Vëllezërit vdisnin majë maleve
Ra teri e ikëm
Dhe oborrit i ra mall
Për ta shkelur këmba e ikur
Ne nuk u kthyem më
I morëm edhe fëmijët
Tani nuk vdiset vetëm
Në botën e errët
Por kolektivisht
2006-10-21
Zvicër
-
-
El-hanefij
O këngë e bukur jete
O këngë e bukur jete
O mall i pashuar
O Dashuri imja
Më jep pakëz kaltërsira deti
Sytë t’i shpërlaj me valët e tij
E me behar t’i mbuloj vitet...
O këngë e bukur jete
Ti që më erdhe
Para se të lindja
Më ngjall dashurinë
Të të dua si pranverën
Pas dimrit të rëndë mëkatar
O Dashuri e imja
Ti që m‘je e vetme
Më falë pakëz dritë
Eklips i vetes të mos jem...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt