E Merkure, 13 Dhjetor 2006
Nje 34-vjecar nga Korca ka nxjerre pistoleten per te vrare vellain. Ngjarja e rende ka ndodhur naten duke gdhire dita e djeshme, ne lagjen 15 te Durresit, ne zonen informale te Spitalles. Sipas policise Urim Metollari nuk ka hezituar t'i drejtoje tyten e ftohte te pistoletes vellait te tij me te vogel S.Metollari, pas nje zenke per pronesine e shtepise ende te palegalizuar. Tre plumba kane dale nga arma, prodhim i vitit 1954, pa mundur dot te qellojne ne mish, ne saje te nderhyrjes se familjareve, qe kane evituar nje tjeter tragjedi per motive pronesie ne Durres. Familja Metollari kishte mbi dhjete vjet qe ishte vendosur me banim ne lagjen periferike te Spitalles dhe me mundin e perbashket kishte arritur te ngrinte nje banese e cila rrezikoi te sperkatej me gjak. Grupi hetimor qe mberriti ne vendngjarje sekuestroi pistoleten, tre gezhoja dhe 7 fisheke, nderkohe qe Urim Metollari perfundoi ne pranga me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative dhe armembajtjes pa leje. A.Aliu
Marre nga gazeta 'KORRIERI''
P.S
Sa qef i kane disa familje keto skena dhune dhe tetativash per vrasje ketu ne Shqiperi,keta njerez sikur jetojne ne pyll,dhe jo ne nje familje njerezore![]()
![]()
Krijoni Kontakt