Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1

Tema: Grammen Bank

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Grammen Bank

    Grameen..jo grammen..

    korigjoje o modulator..

    nejse.. le te debatojme pak..


    njedizaj piva kafe ne shqiperi me ca "njerez te rinj" ..

    njera punonte ne banke tjetra ne bashki..
    te dyja i kishin hipur kalit mire..
    ku jeshe me than per pushimet ..
    kerkund i thash se sma kercet..
    uaaa than..ne ishim ne paris ne firence ne lesh me qime e ku skishin qene..

    po cpun ben i thash..njeres.. ne banke punoj.. tek krediti..u jap kredi x e y -nave..
    e si te del i thash me rrog nepunsi banke te bredhc dynjane..
    qenka prapa botes me tha..
    un nuk i jap kredi brekgrisurve.. po bosave.. a ata len dhe per mua ca therrime.. e ato therrime dalin e teprojne qe te kem vile benze e varavingoizem ku te dua neper bote..

    pra nuku ishin therrime.. po arush me q.ime.. ato qe merrte bankierja..
    kuptonet bosave kjo u a jepte me leverdi kredite e ata ja shpeblenin..

    sdi ndonje fukara ne shqiperi qe te mos i duket banka si therrtore..

    po na paska dal jonuzi... e ku.. ne bangla desh..

    interesant..





    a mos valle dhe shqiperia e Kosova kan nevoje per modelin e muhammad yunussi-t..?


    Ja cthone gazetat..

    -----------


    Nobeli per Junuz nuk eshte humbje per Adam Smithin

    E Merkure, 13 Dhjetor 2006

    Nga Besnik ALIAJ

    Muhamed Junuz, nobelisti i pare nga bota e biznesit, eshte nga fituesit me te merituar ne historine 105-vjecare te ketij cmimi. Sipermarresi me pergjegjesi te theksuara sociale nga Bangladeshi i tregoi botes me punen e tij se dora e padukshme e Adam Smithit funksionon, madje edhe aty ku mund te duket me pak e pritshme. Junuz provoi se edhe njerezit ne nevoje mund te shnderrohen ne subjekte perfituese per bankat. Por per shume vete, nderimi per Banken "Grameen" te Junuzit, institucioni pioner i mikro-kreditimit ne bote, konsiderohet si nje shuplake e hequr ne fytyren e kapitalizmit. Per keta njerez, cmimi "Nobel" i akorduar eshte prova se sistemi bankar konvencional qe aktualisht dominon ne bote nuk i sherben dot njerezve te varfer. Kjo pikepamje disi e zymte duket se perkrahet deri-diku edhe nga Komiteti i Cmimit "Nobel". Madje ne deklaraten e tij per shtyp, ku shpallej fitorja e perbashket per Junuz dhe "Grameen", thuhej se mikro-kreditimi duhet te luaje "pjesen kryesore" ne eliminimin e varferise ne bote. Nuk ka dyshim se krediti ka nje rol te madh per te luajtur ne rritjen ekonomike te vendeve dhe sidomos ne luften kunder varferise. Por a duhet te jete ai mikro? Ketu perkufizimet behen te rendesishme: Ne modelin e Junuzit mikro-kredit do te thote: huadhenie nje grupi njerezish qe nuk kane kolateral.

    Aktualisht mikro-krediti eshte forma me e perhapur e huadhenies per te varferit ne mjaft pjese te botes, sidomos asaj ne zhvillim dhe tranzicion, por nuk mund te thuhet me siguri qe eshte menyra me e mire. Mikro-krediti ne thelb eshte nje mjet mbijetese dhe pershtatjeje. Ai eshte nje ndihme e madhe ne vendet ku kontrata ligjore me huamarresit individuale mund te mos vleje as sa letra ku eshte shkruar, ku sistemet gjyqesore jane te ngadalte, te mbingarkuar dhe te korruptuar, ku te varferit nuk kane shume kolateral te ligjshem te pranueshem per te ofruar, dhe ku historia e kreditit nuk ka vlere, sepse askush nuk merret me regjistrimin apo shperndarjen e tij.

    Ne nje situate te tille, sikunder Junuz ka arritur te deshmoje me sukses gjate tre dhjetevjecareve te kaluar, te drejtat e kredituesit mund te mbrohen me perfitim duke e kaluar pergjegjesine nga individet huamarres tek nje grup komunitar. Pikerisht ketu - tek anashkalimi i boshllekut ligjor - paraqet interes ideja e Junuz. Nese ne kete grup, secili person do te pesonte humbje nga mos-shlyerja e huase nga nje anetar tjeter, do te ishte presioni i anetareve te tjere qe do te tejkalonte dhe zevendesonte nevojen per kolateral. Duke ditur se grupi do te siguroje ripagimin per secilin individual, menjehere banka do te leshonte kredi. Pergjegjesia ne grup ushqen tension: klientet e parregullt (mospagues) jetojne ne saje te atyre te rregullt (pagues), por sidoqe te jete, banka do ta marre fitimin e saj ne fund.

    Studiuesi i Bankes Boterore, Havier Gine dhe ekonomisti i Yale University, Din Karlan ne eksperimentin e kryer ne terren ndermjet klienteve te mikro-kreditit ne Filipine, arriten ne perfundimin se nje sistem krediti mbi bazen e pergjegjesise individuale "eshte me i afte te terheqe kliente te rinj dhe te mbaje ata ekzistues". Njerezit e varfer e pranojne pergjegjesine e grupit, sepse e dine qe eshte menyra e vetme per te marre hua. Nese do te kishin mundesi zgjedhjeje, ata mund te kishin kaluar ne kontrata individuale. Po ashtu, edhe bankat, nese do te kishin mundesi te gjenin nje rrugezgjidhje per problemin e tyre te kolateralit, do te parapelqenin te benin biznes me individet, sepse formimi dhe trajnimi i grupeve permban nje kosto me shume.

    Pse kane rendesi kontratat individuale? Ne fakt modeli i presionit te anetareve te grupit ne fakt eshte nje ndermjet shume te tjereve qe zevendesojne kolateralin. Madje ne disa vende ne zhvillim, njerezit e varfer jane ne gjendje te marrin hua shuma te vogla, duke vene si garanci dokumente personale, si per shembull, certifikatat e lindjes, te cilat nuk kane vlere tregu per huadhenesin, por jane te rendesishme per huamarresin. Deri ketu eshte sa mund te arrihet me mjetet e "mbijeteses".

    Ne fakt revolucioni i vertete ne finance, i cili akoma nuk ka ndodhur akoma ne vendet ne zhvillim dhe tranzicion, perfshi edhe Shqiperine do te jete ne te drejtat e kredituesit. Ne Kine, Indi, Tailande, Mongoli, Vietnam, Korene e Jugut, Filipine, madje edhe ne Ballkan dhe disa vende ish-sovjetike, ligji nuk lejon qe marreveshjet e kredise te percaktojne kolateralin ne vija te pergjithshme: Nese nje huamarres blen nje lope me parate e bankes dhe e kemben ate me nje dem, kredia nuk mund te jete me e siguruar. Ligjet dhe zakonet ne mjaft vende ne zhvillim vendosin kufij arbitrare per ate qe mund te shnderrohet ne kolateral. Kjo demton aktivitetin sipermarres per kedo, pervec te pasurve.

    Pikerisht ne kete moment ridel ne pah nje debat qe ka ndezur diskutimet edhe ne Shqiperi, dhe ne nje pjese te mire te botes - ate mbi legalizimin e "Kapitalit te Vdekur". Kjo sepse ende ne bote ka dallime ndermjet kombeve. Ne disa vende kredituesve dhe debitoreve nuk ju lejohet te hyjne ne kontrata te tipit ku zbatimi vendoset ne rruge jashte gjyqesore; ne disa te tjera ky fleksibilitet lejohet, por nuk lejohet qe kredituesi ta konfiskoje dhe ta shese kolateralin jashte procesit ligjor. Kina per shembull nuk ka nje regjister kombetar te kolateraleve per pasurite e paluajtshme, edhe pse Vietnami per shembull e ka nje te tille. Pikerisht regjistri, nje tipar i shumices se sistemeve te kreditit te vendeve te zhvilluara, u lejon kreditoreve te rinj te verifikojne ne menyre te pavarur nese ka ndonje pretendim te kaluar ose fuqi ne lidhje me pasurine ose pronen qe eshte vene si kolateral.

    Ne gjuhen e ekonomistit te njohur peruan, Hernando de Soto, ajo c'ka shpesh ne SHBA mund te vihet si kolateral, ne vendet ne zhvillim - perfshi Shqiperine - eshte "kapital i vdekur". T'i japesh jete, te ngjallesh kapitalin e vdekur - gjithcka nga inventaret (e pasurive), te ardhurat nga llogarite (kapital financiar) dhe gje e gjalle - automatikisht do ta afronte kreditimin tek me shume njerez, te cilet ne kushte te tjera mund te kualifikoheshin per te marre kredi ne vendet ne zhvillim, gje qe i jep ekonomise nje hov te papare. Kjo konfirmon se thelbi i reformes kunder ekstralegalitetit qe aktualisht ka ndermarre qeveria shqiptare, nuk shtrohet thjesht tek njohja e paligjshmerise, se sa tek tejkalimi i barrierave dhe boshlleqeve ligjore qe mbajne peng vendin ndaj progresit ekonomik dhe social.

    "Reformimi i sistemeve te kolateralit mund te kete efekte jashtezakonisht te favorshme ne sektorin financiar", veren nje studim i kryer ne muajin mars 2006 nga Menaz Safavian, ekspert kyc i Bankes Boterore dhe bashkepunetore te tjere. Edhe ne Shqiperi, me kalimin e ligjit te ri te legalizimit te ndertimeve pa leje, qe rregullon perfundimisht perdorimin e kolateralit ekstraligjor dhe krijimin e nje regjistri kolateral, primi i riskut per huadhenien praktikisht eshte pergjysmuar (diferenca ndermjet normave te interesit per huadhenien dhe huamarrjen, dhe normes se interesit per huadhenien).

    Ne fakt ky eshte momenti ku mund te flasim per fillimin e funksionimit te Kapitalizmit. Tre dekada me pare, kur Junuz krijoi "Grameen" ne Bangladesh, kosto e nje banke konvencionale per te arritur deri te te varferit neper fshatra ishte tejet e larte. Ndersa sot teknologjia e komunikimit i ka shkurtuar mjaft keto kosto te transaksioneve, madje edhe ne Shqiperi. Prandaj "Nobel"-i per Junuzin duhet te na ngacmoje edhe ne Shqiperi per t'u thelluar me shume ne ligjet qe kane te bejne me kolateralin. Sepse duke i krijuar hapesiren e duhur dores se padukshme te Adam Smithit, varferia mund te c'rrenjoset me shpejt per nje numer me te madh njerezish, sesa duke krijuar klone te Bankes "Grameen".





    Korrieri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 15-12-2006 mė 13:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •