Liturgjia e Fjalės sė Zotit e dielės sė 3-tė tė Ardhjes
'Prania e Zotit ėshtė gėzim pėr njeriun!'
Ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė shtunės me liturgjinė e Fjalės sė Zotit tė sė dielės, kėsaj rradhe do tė dėgjojmė dhe meditojmė sė bashku leximet biblike tė dielės sė 3-tė tė kohės kishtare tė Ardhjes, qė paraprin e pėrgatit Krishtlindjen. E diela e tretė e Ardhjes pėrshkohet nga tema e gėzimit. Zoti ėshtė afėr! Pėr kėte liturgjia e kėsaj sė diele na fton nė gėzim. Gėzohuni sepse Zoti na sjell paqen e shpėtimin, thotė Shkrimi i Shenjtė.
Leximet biblike (Sof 3,14-18.a; Fil 4.4-7; Lk 3.10-18) tė kėsaj sė diele na thonė se Zoti ėshtė afėr nesh: ne nuk e shohim, por Ai po afrohet dhe dėshiron tė na dhurojė gėzimin e vet hyjnor, atė gėzim qė do tė pėrsoset me kthimin e Tij, por i cili gėzim qė tani mund tė fillojė tė zėrė vend nė jetėn tonė pėr ta bėrė mė tė bukur e tė lumtur. Zoti ka dashur qė historia njerėzore, kaq shumė e mbushur me vajė e vuajtje, tė shoqėrohet nga kumtimi i lumturisė, qė nė Mishėrimin e Krishtit realizohet e sjell fryte.
Krijoni Kontakt