POROSIA E KRISHTLINDJES 2006
Thuajini bijės sė Sionit: Ja, po vjen Shpėtimtari yt (Is 62, 11).
Tė dashur vėllezėr e motra e tė gjithė ju njerėz tė vullnetit tė mirė,
tė frymėzuar me fjalėt e profetit Isaia shpalli jo vetėm bijės sė Sionit, por mbarė botės: Ja, po vjen Shpėtimtari yt (Iz 62, 11). Ja, sot, nė kėtė natė tė madhe e nė kėtė vend tė shenjtė, Zoti Hyj vjen pėr tė na shpėtuar, duke u bėrė njėri prej nesh, duke u bėrė Hyji-me-ne, pra Emanuel (krah. Iz 7, 14). Porosia e Krishtlindjes na flet se Zoti ėshtė me ne. Krishtlindja ėshtė festė shkėmbimi dhuratash: Zoti merr natyrėn tonė njerėzore, pėr tė na dhuruar jetėn e tij hyjnore.
Ky ėshtė lajmi i gėzueshėm qė e shpalli engjėlli: Mos kini frikė! Ja, unė po ju sjellė njė Lajmė tė mirė: gėzim tė madh pėr mbarė popullin! Sot, nė qytetin e Davidit ju lindi Shėlbuesi - Krishti Zot! (Lk 2, 10-11). Kisha vazhdon tė shpallė e tė dėshmojė pandėrprerė deri nė Ardhjen e Tij tė lavdishme.
Kanė kaluar mė shumė se dymijė vjet qė kur ky zė ėshtė dėgjuar nė Betlehem: koha nuk ka mundur ta pėrmbys Fjalėn, sepse Fjala e Zotit ėshtė e njėjtė dje, sot dhe nesėr. Edhe sot kjo Fjalė u drejtohet mbarė njerėzimit, por mbi tė gjitha njerėzve tė pėrvuajtur, tė varfėrve, atyre qė nė vogėlsinė e tyre janė tė gatshėm tė pranojnė zbulimin e Hyjit qė bėhet fėmijė, i njė Hyji qė komunikon me ne njerėzit, nė tė njėjtin nivel njerėzor.
Kėtė mėsim tė ēmueshėm tė pėrvujtėrisė na kumton Hyji ynė, qė ėshtė i vlefshėm akoma sot pėr mbarė botėn dhe pėr mbarė njerėzimin. Ai na mėson tė flasim, tė komunikojmė, ti drejtohemi tė afėrmit me ngrohtėsi, me pėrvujtėri, thjeshtėsi, sinqeritet, ti dhurohemi tjetrit plotėsisht. Hyji herė pas here dhe nė mėnyra tė ndryshme, nė tė kaluarėn, u ka folur etėrve me anė tė profetėve, sė fundi, nė kėto ditė, na foli edhe ne me anė tė Birit (Heb 1, 1-2).
Pėr kėtė arsye festa e Krishtlindjes ėshtė njė ftesė pėr tė verifikuar se si jetojmė tani kėtu, nė territorin tonė, nė kėtė ēast tė veēant historik: ėshtė ajo festė paqeje qė Jezusi ka ardhur pėr tė sjellė dhe Engjėjt kanė kėnduar mbi shpellėn e Betlehemit? Ka dashuri e solidaritet qė Zoti ka vendosur si themel tė tė gjitha urdhėrimeve? Ka respekt ndaj njerėzve, ndaj ideve tė tjerėve, tė vlerave tė mėdha si jeta, familja, drejtėsia, siguria e punės, shėndeti, ambienti? Ka kujdes ndaj atyre qė ndodhen nė vėshtirėsi, nė vetmi, nė braktisje, sepse ėshtė i varfėr, i sėmurė apo i moshuar?
Nė kėto ditė tė festės sė Krishtlindjes uroj qė ta njohim Zotin - Njeri dhe ta adhurojmė Atė. Ta njohim nė jetėn tonė tė pėrditshme, nė tė afėrmin, nė atė qė vuan, nė skamnorin, nė tė pėrbuzurin e nė tė braktisurin. Uroj qė nė saje tė kėtij misteri tė Krishtlindjes ēdo njeri ta pranojė njeriun si vėlla, ashtu siē na pranoi ne Jezu Krishti. Ky Princ i Paqes le tė sjellė paqe nė zemėr tė ēdo njeriut.
Drita e Betlehemit le ti ndriēojė dhe le ti ngrohė zemrat tona, qė tė njohim praninė e Krishtit nė ata qė na rrethojnė.
Me kėto mendime, lutje e dėshira iu uroj, tė gjithė besimtarėve kudo qė ndodheni, festat e hareshme tė Krishtlindjes dhe Vitin e Ri 2007!
+ Imzot Zef Gashi
Arqipeshkėv i Tivarit
e Administrator Apostolik i Prizrenit 'ad interim'
Krijoni Kontakt