Close

Rezultati i Sondazhit: Cila është rruga e zgjidhjes së problemit të Kosovës?

Votues
23. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Përmes negociatave me Serbinë?

    6 26.09%
  • Përmes realizimit të së drejtës për vetëvendosje, me anë të protestave, gjithëpopullore?

    15 65.22%
  • Përmes një lufte të armatosur ?

    2 8.70%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 60
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi;

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Hahahhahahaahahahahahahahahahaahahahahahahahaaaaa

    Florini e Glauku jane shimpanza hahahaaha
    edhe un po qeshi por me juve kjo tregon krizen psiqike qe keni por edhe panikun qe ju ka kapluar kur LDK hyri ne konflikt me me karrika ju dote vriteni per ket dote jemi deshmitar dhe ne fund aj qe qesh i fundit qesh me semeiri

  2. #32
    Kurti: Thaçi e bën renditjen e temave në bisedimeFadil Sertolli | 10-04-2011 12:33 CET Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të dielën në një konferencë për media, ka thënë se agjendën, sajimin e kontekstit të bisedimeve me Serbinë dhe renditjen e temave aty, e mban kryeministri Thaçi. Kurti me këtë rast ka folur për një sërë çështjesh që po e përcjellin procesin e bisedimeve me Serbinë.

    Ai ka folur për raportimin që zëvendës-kryeministrja Edita Tahiri ka bërë në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme të premten. Sipas tij, të gjitha këto përbëjnë argumente shtesë që bisedimet e këtilla janë të padrejta dhe shumë të rrezikshme.

    Kosova sipas Kurtit fiton në këto bisedime vetëm nëse i ndërprenë ato.

    “Në pyetjen time se si janë përcaktuar këto tema të bisedimeve dhe renditja e tyre, ajo tha që kjo gjë është bërë përgjatë takimeve që ka pasur këshilltari i Baroneshës Ashton, Robert Cooper, me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq, duke filluar nga shtatori i vitit të kaluar në kuadër të përgatitjeve për këto bisedime”.

    “Takimet Cooper-Thaçi dhe Cooper-Tadiq e kanë sjell këtë agjendë që ende s’është plotësisht publike. Pra, përgjegjësinë e plotë për agjendën, sajimin e kontekstit të bisedimeve dhe renditjen e temave aty e mban kryeministri Thaçi dhe ai do të duhej që të jap llogari se çfarë ka biseduar dhe si është dakorduar me Robert Cooperin për këto tema dhe radhitjen e tyre”, ka thënë Kurti.

    “Zëvendës-kryeministrja Edita Tahiri e pranoi që bisedimet në Bruksel ajo i quan “dialog teknik midis Kosovës e Serbisë”, mirëpo Bashkimi Evropian si ndërmjetësues në këto bisedime i quan ato “dialog midis Kosovës e Serbisë”. Pra, BE-ja nuk i quan ‘dialog teknik’ por vetëm ‘dialog’”.

    “Territori i çështjeve të diskutuara në Bruksel është gjithnjë Kosova dhe vetëm Kosova. Diskutimet për temat si regjistrat e gjendjes civile, librat kadastralë, energjia apo telekomunikacioni i janë referuar territorit të Kosovës dhe vetëm atij. Prandaj, në bisedimet në Bruksel qartazi po negociohet me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës”, ka thënë Kurti.

    Sipas tij, zëvendës-kryeministrja Tahiri e pranoi që ka afrim të qëndrimeve me Serbinë sa i përket çështjes së regjistrave civilë, pra librave të amzës, dhe energjisë, por jo edhe telekomunikacionit.

    “Ajo tha që i ka kërkuar origjinalet e regjistrave të gjendjes civile por gjithashtu e konfirmoi gatishmërinë e saj që t’i marrë edhe kopjet e këtyre regjistrave. Pra, ky është kompromisi i parë që rrezikon të bëhet marrëveshje dhe të nënshkruhet në raundin e ardhshëm të bisedimeve. Mirëpo, zëvendës-kryeministrja Tahiri nuk ka qejf që t’i përdor fjalët ‘koncesion’ e ‘kompromis’. Ajo preferon për të njëjtin kuptim shprehjet ‘sjellje konstruktive’ dhe ‘zgjidhje kreative’”, ka shtuar ai.

    Kurti në këtë konferencë ka folur edhe për aspekte të tjera të këtyre bisedimeve, siç është Lugina e Preshevës, librat kadastral, si dhe për mungesën e transparencës për këto bisedime.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...e-ne-bisedime/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #33
    Të ndërpriten bisedimet me Serbinë
    Nga Express më 10 prill 2011 në ora 12:45
    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar edhe njëherë se bisedimet me Serbinë janë në dëm të Kosovës dhe ka kërkuar që ato të ndërpriten menjëherë.

    Ai në një konferencë për media të dielën, ka thënë se duke u bazuar në raportimin e shefes së ekipit kosovar në dialogun me Serbinë Edita Tahiri në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme janë bërë argumente shtesë që këto bisedime duhet të ndërpriten.

    Sipas tij, kreut të Vetëvendosjes, bisedimet e zhvilluara në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk janë teknike siç i quan kryenegociatorja Tahiri, por dialog midis Kosovës dhe Serbisë siç e quan vetë Brukseli.

    Ai theksoi se hapësira e çështjeve të diskutuara në Bruksel është gjithnjë Kosova dhe vetëm Kosova dhe të gjitha temat për çështje teknike siç është ajo e regjistrave civil i janë referuar vetëm Kosovës..

    “Ajo tha që i ka kërkuar origjinalet e regjistrave të gjendjes civile, por gjithashtu e konfirmoi gatishmërinë e saj që t’i marrë edhe kopjet e këtyre regjistrave. Pra, ky është kompromisi i parë që rrezikon të bëhet marrëveshje dhe të nënshkruhet në raundin e ardhshëm të bisedimeve. Mirëpo, zëvendës-kryeministrja Tahiri nuk ka qejf që t’i përdorë fjalët ‘koncesion’ e ‘kompromis’. Ajo preferon për të njëjtin kuptim shprehjet ‘sjellje konstruktive’ dhe ‘zgjidhje kreative”, ka thënë Kurti.

    Për më tepër, Kurti theksoi se agjenda e bisedimeve me Serbinë është caktuar në shtator të vitit të kaluar në takimet në mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe këshilltarit të kryediplomates Ketrin Eshton, Robert Kuper, dhe në këtë agjendë sipas tij nuk është parashikuar që të bisedohet për dëmet që Serbia i ka shkaktuar Kosovës.

    “Duke u përgjigjur në pyetjet e mia, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha që në bisedimet në Bruksel nuk do të flitet për kërkim-faljen e Serbisë, për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë në të cilën shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë, për Luginën e Preshevës dhe as për dorëzimin e kriminelëve serbë autoriteteve të Kosovës meqenëse këto, sipas saj, janë çështje politike dhe jo teknike. Ndërkaq, për çështjen e dëmeve të luftës dhe të të pagjeturve, ajo tha se këtyre ende nuk iu ka ardhur radha, ndonëse dihet që ato duhet të jenë çështjet me prioritetin më të lartë, sepse kanë rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, Edita Tahiri deklaroi që nëpërmjet këtij dialogu synohet që Serbia të tërhiqet nga veriu i Kosovës”, ka thënë Kurti.

    Një pikë tjetër me rëndësi sipas liderit të Vetëvendosjes ishte edhe kërkesa për procesverbalet e mbajtura gjatë bisedimeve dhe për këtë sipas Kurtit javën e ardhshme kjo lëvizje do të shqyrtojë mundësinë që të ndjekë rrugët ligjore duke kërkuar që Edita Tahiri të japë llogari për këto bisedime.

    “Sigurisht që tash do t’i shfrytëzojmë të gjitha rrugët legale dhe institucionale, në mënyrë që të marrim vesh se çka saktësisht po bisedohet në Bruksel dhe kësi soji të mund ta parashikojmë rrezikun dhe dëmin në mënyrë shumë konkrete që po na shkaktohet me këto bisedime”, ka thënë Kurti.

    Sipas Kurtit bisedimet me Serbinë janë një proces i padrejtë për të cilin, siç është shprehur ai, më shumë është i informuar kryesuesi i delegacionit të Serbisë Borko Stefanoviq se sa vetë qytetarët e Kosovës. /kosovapress/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #34
    Kurti: Përgjegjësinë e plotë për bisedimet e mban Thaçi
    Publikuar: Sot, më 10 prill 2011

    Prishtinë, 10 prill - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media, ka folur për raportimin që zëvendës-kryeministrja Edita Tahiri ka bërë në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme të premten. Kurti mendon se agjendën, sajimin e kontekstit të bisedimeve me Serbinë dhe renditjen e temave aty e mban kryeministri Thaçi. Ai ka numëruar një numër argumentesh shtesë që bisedimet e këtilla janë të padrejta dhe shumë të rrezikshme. Kosova sipas Kurtit fiton në këto bisedime vetëm nëse i ndërprenë ato.
    Kurti sot ka folur edhe për aspekte të tjera të këtyre bisedimeve, siç është Lugina e Preshevës, librat kadastral, si dhe për mungesën e transparencës për këto bisedime.

    Sipas Kurtit, zëvendës-kryeministrja Edita Tahiri e pranoi që bisedimet në Bruksel ajo i quan “dialog teknik midis Kosovës e Serbisë”, mirëpo Bashkimi Evropian si ndërmjetësues në këto bisedime i quan ato “dialog midis Kosovës e Serbisë”. Pra, BE-ja nuk i quan ‘dialog teknik’ por vetëm ‘dialog’.

    “Territori i çështjeve të diskutuara në Bruksel është gjithnjë Kosova dhe vetëm Kosova. Diskutimet për temat si regjistrat e gjendjes civile, librat kadastralë, energjia apo telekomunikacioni i janë referuar territorit të Kosovës dhe vetëm atij. Prandaj, në bisedimet në Bruksel qartazi po negociohet me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës”, tha Kurti.
    “Zëvendës-kryeministrja Tahiri e pranoi që ka afrim të qëndrimeve me Serbinë sa i përket çështjes së regjistrave civilë, pra librave të amzës, dhe energjisë, por jo edhe telekomunikacionit. Ajo tha që i ka kërkuar origjinalet e regjistrave të gjendjes civile por gjithashtu e konfirmoi gatishmërinë e saj që t’i marrë edhe kopjet e këtyre regjistrave. Pra, ky është kompromisi i parë që rrezikon të bëhet marrëveshje dhe të nënshkruhet në raundin e ardhshëm të bisedimeve. Mirëpo, zëvendës-kryeministrja Tahiri nuk ka qejf që t’i përdor fjalët ‘koncesion’ e ‘kompromis’. Ajo preferon për të njëjtin kuptim shprehjet ‘sjellje konstruktive’ dhe ‘zgjidhje kreative’”, vazhdoi ai.
    Kurti në vazhdim tha se “në pyetjen time se si janë përcaktuar këto tema të bisedimeve dhe renditja e tyre, ajo tha që kjo gjë është bërë përgjatë takimeve që ka pasur këshilltari i Baroneshës Ashton, Robert Cooper, me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq, duke filluar nga shtatori i vitit të kaluar në kuadër të përgatitjeve për këto bisedime. Takimet Cooper-Thaçi dhe Cooper-Tadiq e kanë sjellur këtë agjendë që ende s’është plotësisht publike. Pra, përgjegjësinë e plotë për agjendën, sajimin e kontekstit të bisedimeve dhe renditjen e temave aty e mban kryeministri Thaçi dhe ai do të duhej që të jap llogari se çfarë ka biseduar dhe si është dakorduar me Robert Cooperin për këto tema dhe radhitjen e tyre”.

    “Duke u përgjijgur në pyetjet e mia, zëvendës-kryeministrja Edita Tahiri tha që në bisedimet në Bruksel nuk do të flitet për kërkimfaljen e Serbisë, për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë në të cilën shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë, për Luginën e Preshevës dhe as për dorëzimin e kriminelëve serbë autoriteteve të Kosovës meqenëse këto, sipas saj, janë çështje politike dhe jo teknike. Ndërkaq, për çështjen e dëmeve të luftës dhe të të pagjeturve, ajo tha se këtyre ende nuk iu ka ardhur radha, ndonëse dihet që ato duhet të jenë çështjet me prioritetin më të lartë sepse kanë rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, znj.Edita Tahiri deklaroi që nëpërmjet këtij dialogu synohet që Serbia të tërhiqet nga veriu i Kosovës”, ka theksuar Kurti.

    Sipas tij, “çështjen e kthimit të librave kadastralë zëvendës-kryeministrja Edita Tahiri e konsideronte çështje teknike. Por, ajo e tha hapur që librat kadastralë na i kanë marrur me dhunë, prandaj duke e konsideruar këtë punë si çështje teknike ajo po e zbraz plaçkitjen e Serbisë nga motivi politik e kriminal i saj. Sepse, kthimi i librave kadastralë do të ishte çështje teknike vetëm nëse Serbia do t’i kishte marrur gabimisht librat kadastralë në vend të ndonjë dokumentacioni tjetër”.

    Albin Kurti theksoi se “zëvendës-kryeministrja Edita Tahiri, njëherë tha që nuk mund të na i jep procesverbalet dhe transkriptet e dy raundeve të bisedimeve në Bruksel, e mandej tha që nuk ekzistojnë fare ato procesverbale dhe transkripte meqë formati i bisedimeve na qenka i atillë. Kur e pyeta zëvendës-kryeministren Tahiri që përfundimisht të na e sqarojë nëse ekzistojnë ose jo procesverbalet dhe transkriptet, ajo tha që nuk mundet të përgjigjet në këtë pyetje.
    Ajo disa herë bëri ftesa që të bëhemi pjesë e atyre bisedimeve nëse duam të marrim vesh se çka krejt është folur në Bruksel. Kjo mënyrë është shumë joprofesionale. Dhe, është saktësisht e kundërta e llogaridhënies së drejtë. Pra, kush dëshiron transparencë për bisedimet në Bruksel, duhet që paraprakisht të bëhet pjesë e proceseve të padrejta, dhe kjo transparencë ofrohet individualisht në llogari të atyre që do të mbeteshin jashtë.
    Rrjedhimisht, kryesuesi i delegacionit të Serbisë, Borko Stefanoviqi, di gjithçka për këto bisedime e ne si qytetarë dhe deputetë dimë fare fare pak”.


    http://www.koha.net/index.php?cid=1,22,55091
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Hahahhahahaahahahahahahahahahaahahahahahahahaaaaa

    Florini e Glauku jane shimpanza hahahaaha
    gogi kjo motra juaj rada kishte mision te porositur nga ju qe ta komprimitoj albinin por e pa krejt kosova si ky trimi albin kurti as qe ja vari ***** as qe e shiqonte edhe ju vet u tmerruat ju keni prit qe albini te qesh me te ose te bisedoj se ju jeni mesuar qe perqafohjeni me shkie

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    mbahu albin se sa qeni te leh ty sja vlen te merresh me ta

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Gjithashtu per VeteVendosjen - mos u ndal Albin

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    me ALBININ KURTIN DUHET TE KRENOHEN SHQIPTARET QE E NDIN VEHTEN SHQIPTAR

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    nese nje nacional-komunist ordiner qenka me e mira qe mund te nxjerrim si komb, madje madje aq sa me u krenu, e mori lumi shqiperine!
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  10. #40
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Shifet qarte se me ardhjen e Albin Kurtit ne Parlament kane ndryshuar gjerat , sepaku po shkojne ne ndryshime dhe njerzit e korruptuar nuk po munden te luajne aq lehte siq e kane bere para se me ardhur Albin Trimi .

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ështe Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nga feratkoca në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 12-02-2021, 14:47
  2. Levizja Studentore 8-12 Dhjetor
    Nga MaDaBeR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 02:31
  3. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. LËVIZJA EKUMENIKE ("Që të gjithë të jenë një")
    Nga Shpresmiri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05
  5. Koha dhe Levizja
    Nga Hyllien në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •