vetvendosja esht levizje seriose jo sikur disa parti qe jeten ja kushtojn tenderave
Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti per shqiptaret e Maqedonise
Maqedonia duhet të ndryshojë konceptin e shtetit, ndërsa për këtë duhet të angazhohen subjektet politike shqiptare në vend. Kështu u shpreh kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, gjatë një tribune në Shkup, duke folur mbi gjendjen e shqiptarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve të Maqedonisë në veçanti. “Këtu në Maqedoni, do të duhej që shqiptarët të organizohen qoftë në aspektin politik po ashtu edhe atë kulturor dhe socio-ekonomik që ta kundërshtojnë diskriminimin, nënpërfaqësimin, shtypjen e shpesh herë edhe terrorin që u bëhet nga shteti maqedonas. Pra duhet t’i tregohet qartazi dhe me vendosmëri Shkupit zyrtar se shqiptarët nuk e tolerojnë këtë karakter të shtetit maqedonas, i cili karakter dëshiron ta bëjë Maqedoninë të maqedonasve, kundër shqiptarëve. Pra karakteri nacional-shovinist i shtetit të Maqedonisë, është ai që duhet të ndryshohet. Pra, këtë shqiptarët duhet ta thonë hapur, me vendosmëri, të organizohen rreth këtij qëndrimi dhe të mos lejojnë që qarqet shoviniste maqedonase, qofshin ato brenda institucioneve apo jashtë tyre, ti shtypin shqiptarët siç kanë bërë që prej shpërbërjes së Jugosllavisë, njësoj sikurse në kohën e Jugosllavisë, thuajse asgjë nuk ka ndryshuar”, tha Albin Kurti, lider i Lëvizjes “Vetëvendosje”. Bashkimi Kombëtarë është i mundshëm ashtu siç ishin të mundshme dhe shumë procese të tjera, tha Kurti. Ai e cilësoi si një hap të rëndësishëm jo vetëm politik, por edhe për zhvillimin ekonomik, bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm. “Dikur thuhej që autonomia e Kosovës s’është e mundur, u pat bë realitet në vitin 1974, më pas thuhej që Republika s’është e mundur, u shpall edhe ajo. Mandej u tha që tërheqja e forcave të Serbisë s’është e mundur, u bë edhe ajo, mandej thuhej që Pavarësia e Kosovës është e pamundur, u shpall edhe ajo. Tash thuhet që bashkimi kombëtarë është i pamundur, unë ju them që do të bëhet edhe ajo”, tha Albin Kurti, lider i Lëvizjes “Vetëvendosje”. Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në fund porositi të gjithë që bashkimi duhet të jetë një vullnet dhe jo vetëm dëshirë pasive, ndërsa para kësaj ai kërkoi që shqiptarët e Maqedonisë t’i thonë ndal politikës diskriminuese dhe siç e quajti ai, shoviniste, të Shkupit zyrtarë.
http://www.tv-alb.com/?pid=2&id=3203
Përçarje në Vetëvendosje
Publikuar: Sot, më 20 prill 2011
Prishtinë, 20 prill - Iniciativa për interpelancë ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për çështjen e bisedimeve me Serbinë, ka ndarë në dysh deputetët e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Derisa deputetët që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë nënshkruar iniciativën për interpelancë, ata të “Lëvizjes për Bashkim”, që janë në koalicion me lëvizjen e Albin Kurtit, Aurora Bakalli dhe Afim Kuleta kanë kundërshtuar një iniciativë të tillë duke mos e nënshkruar, shkruan sot “Zëri”.
Të irrituar nga injorimi i programit të tyre politik dhe nga mungesa e debatit në Grupin parlamentar të kësaj lëvizjeje, Bakalli dhe Kuleta kanë vendosur që t’i thonë “jo” interpelancës.
Këtë çështje e ka konfirmuar për gazetën kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, i cili i ka thënë “Zërit” se deputetët e partisë së tij nuk e kanë nënshkruar interpelancën ngase nuk janë pajtuar me mënyrën si është thirrur ajo.
“Nuk e kanë nënshkruar. Sa i përket pjesës për interpelancë, jemi shumë dakord. Një interpelancë për transparencë të bisedime është shumë e mirë, por nuk jemi pajtuar me mënyrën e zgjidhjes së veriut, pra me përpjekjet e shtrirjes së sovranitetit në veri pa marrëveshje politike dhe pa bisedime dhe gjithashtu nuk jemi pajtuar që kjo çështje të futet në kuadër të interpelancës”, ka thënë Klinaku.
Ai madje ka thënë se gjithçka është vendosur në zyrat e Vetëvendosjes, pa u mbledhur fare Grupi parlamentar dhe pa debat mes deputetëve.
“Jo fare, nuk ka pasur mbledhje. Kanë kërkuar ta nënshkruajmë iniciativën, sepse sipas tyre, është çështje teknike, por ne nuk kemi pranuar”, është shprehur Klinaku.
Qëndrimet e kundërta të deputetëve të Lëvizjes për Bashkim dhe të Vetëvendosjes, të cilët veprojnë në kuadër të një grupi parlamentar, të martën i kanë konfirmuar edhe drejtuesit e Vetëvendosjes.
Anëtari i kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk është i informuar për arsyen e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim që të mos përkrahin interpelancën.
“Edhe deputetët e Vetëvendosjes nuk e kanë nënshkruar, sepse nuk kanë qëlluar aty. Shpejt e shpejt e kemi bërë atë punë, kush ka qenë në Vetëvendosje fizikisht e ka nënshkruar dhe e kemi dërguar”, ka thënë Konjufca, duke konfirmuar se për thirrjen e kryeministrit në interpelancë nuk ka pasur fare debat të Grupit parlamentar.
Sipas tij, kjo interpelancë parlamentare ndaj kryeministrit Thaçi, pritet të mbahet në fillim të muajit maj.
Ndërsa analisti Behxhet Shala thotë se qëndrimet e ndryshme të deputetëve në raport me interpelancën dëshmojnë se në Vetëvendosje nuk ka demokraci të brendshme dhe se në këtë subjekt politik vendimet merren siç kërkohen “nga lart”.
“Kjo tregon se demokracia te subjektet politike është shumë e brishtë dhe shumë e diskutueshme. Edhe Lëvizja Vetëvendosje si subjekt i ri politik duket se e ka të njëjtën sëmundje, sikurse partitë tjera. Mungon debati i brendshëm, mungon demokracia e brendshme, për këtë arsye kemi raste kur ka kundërshtime brenda subjektit politik, të cilat vetëm sa e zbehin fuqinë e tij”, thotë Shala.
Sipas tij, nuk do të shkojë kohë e gjatë e përçarjet në këtë subjekt politik do të dalin në sipërfaqe dhe si të tilla do të reflektojnë me fraksione dhe ndarje të partisë në dysh.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim në zgjedhjet e fundit kanë garuar së bashku dhe kanë fituar katërmbëdhjetë vende në Kuvend. Këto dy subjekte politike kanë pasur edhe më parë qëndrime të ndryshme në raport me proceset e ndryshme në vend.
Burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje i kanë thënë gazetës se në këtë subjekt politik janë shtuar debatet e nxehta, ku nuk po mungojnë as qëndrimet e ndryshme të deputetëve.
“Debat i ashpër ka qenë kur është diskutuar për çështjen e pjesëmarrjes ose jo në votimin e presidentes Jahjaga. Një pjesë e deputetëve kanë qenë kundër, një pjesë për pjesëmarrje, por në vota kanë fituar përkrahësit e Albin Kurtit, pra versioni i bojkotimit të seancës. Për këtë arsye disa deputetë nuk kanë ardhur fare atë ditë në Kuvend”, ka thënë njëri nga deputetët e Vetëvendosjes, në kushte anonimiteti.
Mit Zitat antworten
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Albin Kurti: Ardhmëria e trekëndëshit Tiranë Prishtinë Shkup
http://www.youtube.com/watch?v=iONCl...layer_embedded
.
Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 21-04-2011 më 19:40
[QUOTE=Llapi;3065298]Kamishi kërkon largimin e Florin Krasniqit
Nga Express më 13 prill 2011 në ora 13:47
Bekim Haxhiu - Kamishi nuk e ka në plan “t’i ulë armët” me Lëvizjen "Vetëvendosje". Megjithëse ka deklaruar se nuk po merret me këtë subjekt politik, deputeti i PDK-së të mërkurën shpalosi një varg akuzash të tjera për ta, raporton IndeksOnline.
Si anëtar nga PDK-ja i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), Kamishi kërkoi largimin nga detyra të kryetarit të këtij komisioni, Florin Krasniqi, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kamishi tha se Krasniqi ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit të këtij komisioni.
“Kam kërkuar largimin e kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, pasi ka keqpërdorur pozitën, për përfitime politike. Kërkesën do t’ia dërgojë Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Kamishi në një konferencë për media, të organizuar pas një mbledhjeje të këtij komisioni.
Deputetit Haxhiu i kishte mbetur hatri pas deklaratës së Florin Krasniqit në seancën e 25 marsit, kur po shqyrtohej buxheti, i cili kishte thënë se nuk janë ndarë mjaft mjete për AKI-në, sepse siç tha ai, pushtetit nuk i intereson AKI-ja, përderisa e kanë SHIK-un.
Nga ana tjetër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i protagonistit të kësaj ngjarjeje, Florin Krasniqi. Ai ka mohuar se ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit. Deputeti i Vetëvendosjes ka ironizuar me deklaratat e Kamishit.
“Bekimi kërkon shumë sende. Do të bëjë çka të mundem që ky komisioni të jetë apolitik”, ka thënë Krasniqi. Për më tepër, Krasniqi që njihet me fjalorin e ashpër ndaj qeverisë, ka akuzuar edhe njëherë PDK-në.
“PDK me atë bandën e vet përfitojnë miliona nga qytetarët”, ka thënë Krasniqi.
E konfirmon se ka qenë anëtar i SHIK-ut
Kuvendi i Kosovës ka edhe ish-anëtarë të SHIK-ut. Njëri prej tyre, tashmë deputet i PDK-së, e ka pranuar se ka punuar për SHIK-un, shërbim i afërt me partinë e Hashim Thaçit, që ka vepruar që nga koha e luftës.
Deputeti nga Drenica, Bekim Haxhiu - Kamishi, ka pranuar në një konferencë për media se ka punuar për SHIK-un si zyrtar deri më 15 qershor 2008, datë kjo që korrespondon me shuarjen e këtij shërbimi, të komunikuar përmes RTK-së nga shefi Kadri Veseli.
Kamishi tha se "ndihet krenar me punën që ka bërë duke punuar për këtë shërbim". Megjithatë konferenca e thirrur prej tij, si anëtar i Komisionit Parlamentar për Inteligjencë u fokusua në akuzat kundër deputetit të Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, pasi ky i fundit njihet për fjalorin e ashpër ndaj Shërbimit Informativ Kombëtar. (indeksonline)[/QUOT
a thua pse kamishi esht ne seklet tash
Në Kuvend ose në Vetëvendosje
Jeton Llapashtica | 22-04-2011 09:29 CET
Deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” shumë shpejt duhet të zgjedhin mes postit të deputetit dhe pozitës së anëtarit të kryesisë në këtë subjekt politik.
Kjo mund të ndodhë nëse draft- statuti i kësaj lëvizjeje, një kopje të të cilit e ka siguruar “Zëri”, do të votohet në formën si është nga organet drejtuese të lëvizjes Vetëvendosje.
“Anëtarët e Kryesisë së lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të jenë: kryetarët e komunave, këshilltarë komunalë, deputetët dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, përveç kryeministrit”, thuhet në nenin 70.2.
Por, këto rregulla nuk vlejnë për të gjithë. Hartuesit e statusit janë përkujdesur që këtij “rreziku” t’i shpëtojnë dy persona, kryetari i lëvizjes dhe shefi i Grupit Parlamentar, për të cilët do të aplikohen rregulla të dyfishta.
“Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i Grupit Parlamentar përjashtohen nga aplikimi i dispozitave të Nenit 70.2”, thuhet në nenin 70.3.
Drejtuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se me nenin 70.2 pretendohet që të ruhet organizimi i brendshëm.
”Ne besojmë se mënyra më e mirë për të ruajtur frymën e lëvizjes është duke e rigjallëruar atë me njerëz të rinj në të gjitha organet e strukturave tona, dhe duke mos përzier përfaqësimin në institucione me drejtimin organizativ të Lëvizjes”, thotë zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi.
Ai e arsyeton edhe nenin 70.3 të statutit, me të cilin kryetari dhe shefi i Grupit Parlamentar nuk hyjnë në një “thes” me anëtarët tjerë.
“Kryetari i lëvizjes ‘Vetëvendosje’ dhe kryetari i Grupit Parlamentar janë pjesë e Kryesisë së lëvizjes, sepse i pari e përfaqëson lëvizjen kudo, ndërsa i dyti është zëri i grupit parlamentar në Kryesinë e lëvizjes”, thotë ai, duke pohuar se statusi ende nuk është votuar dhe si i tillë ai mund të ndryshohet, nëse për këtë ka vullnet nga udhëheqja e lëvizjes.
I pyetur se çka do të ndodhë me deputetët pasi të “hyjë në fuqi” statusi, Vraniqi nuk ka dhënë përgjigje të prerë, duke thënë se “deputetët e ‘Vetëvendosjes’ kanë të drejta dhe detyrime të barabarta me secilin aktivist të kësaj lëvizjeje”.
Burime brenda lëvizjes “Vetëvendosje”, i kanë thënë “Zërit” në kushte anonimiteti se draft statuti është dërguar tek shumë persona, nga të cilët nuk janë duke munguar vërejtjet për përmbajtjen e tij.
“Mesa di unë, në seli na kanë ardhur disa vërejtje nga tereni. Edhe për çështjen e zgjedhjes së kryesisë edhe për çështjen e kandidimit të ndonjë kandidati për kryetar pa kundërkandidat janë dhënë vërejtje”, thotë ky burim.
Por, analisti Behxhet Shala thotë se nuk është normale nëse një subjekt politik merr pjesë në zgjedhje, dhe ua kufizon mundësitë anëtarëve të saj për të marrë poste qeveritare apo komunale.
“Nëse ju keni pranuar të merrni pjesë në zgjedhje, atëherë ju synoni majën e pushtetit. Është denigruese nëse kjo e drejtë aplikohet për kryetarin apo shefin e Grupit Parlamentar, dhe e njëjta e drejtë iu mohohet anëtarëve të kryesisë. Kjo nuk ka të bëjë me demokraci, natyrisht se secili përjashtim është diskriminim”, thotë Shala.
Lëvizja “Vetëvendosje” ka garuar në zgjedhjet e fundit si lëvizje, pa strukturë të organizuar brendapërbrenda këtij subjekti. Gjatë hartimit të listës për deputetë, drejtuesit e kësaj lëvizjeje kanë thënë se duan ta aplikojnë demokracinë e plotë, duke mundësuar që radhitja në listë të bëhet sipas alfabetit. Megjithatë, listës i ka prirë lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti.
Zgjedhje pa kundërkandidat
Në statusin e “Vetëvendosjes” askund nuk thuhet se kandidati për kryetar të kësaj lëvizjeje duhet të ketë kundërkandidat. Analisti Behxhet Shala thotë se gara e dy kandidatëve është pjesë e rregullave elementare të demokracisë, prandaj, sipas tij, do të ishte mirë që të kishte dy kandidatë për postin e kryetarit.
Por, kështu nuk mendojnë drejtuesit e “Vetëvendosjes”, për të cilët kundërkanidati nuk duhet të jetë detyrim. “Praktika në Kosovë ka treguar se edhe përkundër rasteve kur në statutet e partive kjo praktikë ka qenë e detyrueshme, kundërkandidati ka qenë thjesht një formalitet. Statuti ynë nuk i ka të detyrueshme, por i lejon dhe i mirëpret kundërkandidaturat”, thotë Erzen Vraniqi.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Kamishi padit Florin Krasniqin
Publikuar: Sot, më 22 prill 2011
Kamishi padit Florin Krasniqin
Prishtinë, 22 prill - Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i njohur si “Kamishi”, pretendon se sot i ka dhënë fund debatit të nisur me herët me deputetin e Vetëvendosjes, Florim Krasniqi. Kamishi në fillim të seancës së Kuvendit, bëri të ditur se ka mbledh 15 nënshkrimet e deputeteve dhe ka iniciuar hetim për Florin Krasniqi, ne organet e drejtësisë në SHBA dhe Kosovë, transmeton Indeksonline.
“Duke qenë se përcaktimin ne të zgjedhurit e popullit është mbrojta e ligjshmërisë, pasurisë shtetërore dhe interesit qytetarë, duke qenë se jemi përcaktuar për shtet ligjor veprim institucional dhe krijimin e një shteti mbi baza etike e humane, duke qenë qe e vërteta është sinonim dhe kërkesë e shumicës së popullit tonë unë kam mbledhur 15 nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit dhe kam iniciuar hetim ndaj deputetit Florin Krasniqi në organet e drejtësisë në Kosovë dhe SHBA”, ka thënë deputeti Haxhiu.
Ai potencoi se një kopje të këtë inicim hetimor do t’ ia ofrojë edhe Kuvendi jo pse ka për detyrë te hetojë, por sipas tij për të treguar se çfarë personi udhëheqë me një Komision parlamentar. Haxhiu mes tjerash tha se me këtë inicim, i ka dhënë fund debatit me deputetin Krasniqi.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
“Vetëvendosja” nuk i beson Policisë së Kosovës
Publikuar: Sot, më 22 prill 2011
Prishtinë, 22 prill – Forca e tretë politike në vend, lëvizja “Vetëvendosje”, thotë se nuk i beson operimit të pavarur të Policisë së Kosovës.
Për këtë arsye, aktivisti Frashër Krasniqi, i cili të mërkurën e kishte pyetur kryeministrin Hashim Thaçi “a u ka hipur skijave?”, ndonëse ka thënë se kishte ngrënë “dajak” për këtë pyetje, nuk e ka paraqitur rastin fare në Policinë e Kosovës.
“Ne nuk e kemi paraqitur këtë rast, ngase nuk besojmë se organet e rendit janë aq të pavarura sa të ndjekin procedura të hetimit dhe të gjykimit të pandikuar nga pushteti”, ka thënë të enjten Krasniqi.
Për më tepër, ai ka shtuar se duke pasur parasysh se kush do të ishte subjekt i hetimeve, është edhe më e pamundur që të kishte një hetim të drejtë nga policia.
“Aq më pak kur objekti i këtyre procedurave janë vetë pushtetarët që nuk e lënë policinë e gjyqësinë të funksionojë lirshëm dhe paanshëm”, ka deklaruar aktivisti, i cili të mërkurën ia kishte bërë edhe më speciale “ligjëratën speciale” për planin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, kryeministrit Hashim Thaçi.
Gjerësisht lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”
http://www.koha.net/index.php?cid=1,22,56474
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Krijoni Kontakt