Close

Rezultati i Sondazhit: Cila është rruga e zgjidhjes së problemit të Kosovës?

Votues
23. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Përmes negociatave me Serbinë?

    6 26.09%
  • Përmes realizimit të së drejtës për vetëvendosje, me anë të protestave, gjithëpopullore?

    15 65.22%
  • Përmes një lufte të armatosur ?

    2 8.70%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 60
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    futja e albin kurtit ne prlament i ndryshoj shum gjera doren ne zemer ne shqiptaret ne kosove nuk jemi msuar ne te kaluaren sepse gjdoher gjdo manadamnent miratohej shum leht dhe ne heshtje gjdo ligj po ashtu ne heshtje sepse ne parlament kishte njerz te korruptuar dhe me dosje te krimit ata miratonin ligje qe ishin ne kindershtim me vullnetin e shumices shqiptare

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Nuk eshte definuar ne sondazh, se per cilin problem eshte fjala .! Kjo eshte qellimi juaj .... HUTIA
    e sht shum mir e definuar por everteta esht se edhe ju e pranoni se keni fillu te hutoheni ahaaaaaaaaaaaaaa

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-06-2008
    Postime
    67
    A thue mer ca domethane kjo karikatuere?
    po shifet pej aeroplani qe ka ngjashmeni t madhe...

    lol...me kta ia paskan qellue se nime krejt parllamenti jan ma te zi se gorillat. Han vec banane qe ja u jep Delli...

    Kqyreni..kqyreni ni detaj interesant. Trajkovicka teksa i vardiset Allbinit ia rrah shpatullat shokut te tij... kjo na ban me menue mos kane pas naj jarani te mahershme Rada & Allbini? Pse nuk shkoj Rada te noj deputet/e tjeter po bash te frajeri i saj: Allbini?

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-06-2008
    Postime
    67
    dajte ne serrbi? Deri qetu paska shku puna a!? E kom dit bre qe mas kesaj miqsie te Kurtit me Trajkovicken e vllaznit Daciq fshihet edhe naj lidhje familjare a dicka e njashme. Dmth 'majmuni' i Trajkovickes te koka nip i Rades...lol

    hahahahahahhhahahaha jam ca tu kesh me qit foto. Mangut i paska mbet vec me ia vizatue edhe i bicim gjuhe t gjarpnit hhahahahahaahahahahahah

  5. #45
    VV: Problemet nuk zgjidhen në qendra skijimi
    Nga Express më 12 prill 2011 në ora 14:41
    (E plotësuar) Lëvizja “Vetëvendosje”, nëpërmes një komunikate për shtyp ka reaguar pas njoftimeve se një pjesë e Qeverisë së Kosovës gjendet në një udhëtim zyrtar katërditor në qendrën e skijimit Bansko në Bullgari, për të hartuar planin e shpëtimit ekonomik të Kosovës.

    Sipas “Vetëvenndosjes”, njoftimi për udhëtimin në Bullgari dëshmon se Qeveria në krye me Hashim Thaçin është zgjedhur në Kuvendin e Kosovës pa program qeveritar dhe në mungesë të qartë të një agjende ekonomike. “Për më shumë, kjo tregon se edhe në mandatin e kaluar qeveria nuk e ka pasur të qartë programin e zhvillimit ekonomik (për ta vazhduar në këtë mandat)”.

    “Funksionimi ad hoc i përditshëm, ku vendimet merren në bazë të rrjedhave ditore e jo në bazë të një plani strategjik, e kanë sjellë Kosovën para kolapsit ekonomik. Kjo po ashtu do të thotë se vendimet kapitale, si privatizimi i PTK-së, ndërtimi i autostradës, buxheti për vitin 2011, si dhe vendimet e tjera kapitale janë sjellë pa plan dhe agjendë ekonomike”, thekson “Vetëvendosje”, në komunikatën shpërndarë medieve.

    “Vendimi që plani të hartohet në një qendër skijimi në Bullgari gjithashtu tregon se ndërtesat e shumta qeveritare në Prishtinë nuk i mjaftojnë qeverisë së Kosovës për të hartuar planin ekonomik për shpëtimin e vendit. Kjo jep përshtypjen se ndërtesat dhe zyrat qeveritare nuk qenkan hapësira punuese dhe ka nevojë që të udhëtohet jashtë këtyre ndërtesave për të punuar”.

    Për më shumë, vendimi që paratë publike të shpenzohen në një qendër skijimi në Bullgari e jo në Kosovë në qendrat e shumta të pushimit, tregon në një rrafsh tjetër interesimin e qeverisë së Kosovës për të ndihmuar ekonominë vendore, thekson “Vetëvendosje”. “Ashtu sikurse edhe në mandatin e kaluar, si duket më shumë punëtori e konferenca të qeverisë së Kosovës do të mbahen jashtë vendit e jo në Kosovë”.

    Lajmi për hartimin e planit të shpëtimit ekonomik të Kosovës, sikur u tha n ë bashkëpunim me ndërkombëtarët, sipas “Vetëvendosjes”, u plasua për t’i dhënë edhe njëherë qytetarëve shpresë se kjo konjukturë politike mund t’i zgjidhë problemet e mëdha ekonomike, duke anashkaluar faktin se ata vetë janë shkaktarë të gjendjes së rëndë ekonomike. Por kjo lëvizje konsideron se “ata që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ekonominë e Kosovës për 30 muaj, vështirë se mund t’i zgjidhin problemet për katër ditë skijimi”.

    “Për më keq, ata vetëm sa po vazhdojnë ta dëmtojnë edhe më tej ekonominë, gjithmonë duke e bërë zhvillimin dhe reformën edhe më të vështirë. Kjo është vetëm edhe një përpjekje shterpë, për t’iu hedhur hi syve të qytetarëve të Kosovës. Kësaj radhe, fatura iu shkon qytetarëve, nga qendra e skijimit në Bansko”, përfundon reagimi i “Vetëvendosjes”.

    Edhe Dell me ministrat në Bullgari

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, do t’iu bashkohet të martën gjashtë ministrave të Qeverisë së Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Bullgari ku janë duke hartuar planin e Qeverisë për zhvillim ekonomik të vendit, raporton RTK.

    Ndërkaq bëhet e ditur se të mërkurën, këtij grupi do tu bashkohet edhe kryeministri, Hashim Thaçi.

    Gjashtë ministra të Qeverisë së Kosovës po qëndrojnë në Bullgari ku janë duke hartuar planin e Qeverisë për zhvillim ekonomik të vendit.

    Me ndihmën e Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe USAID-it, atje do të vendosen pikat kryesore të Planit të Punës së Qeverisë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kamishi kërkon largimin e Florin Krasniqit

    Nga Express më 13 prill 2011 në ora 13:47

    Bekim Haxhiu - Kamishi nuk e ka në plan “t’i ulë armët” me Lëvizjen "Vetëvendosje". Megjithëse ka deklaruar se nuk po merret me këtë subjekt politik, deputeti i PDK-së të mërkurën shpalosi një varg akuzash të tjera për ta, raporton IndeksOnline.

    Si anëtar nga PDK-ja i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), Kamishi kërkoi largimin nga detyra të kryetarit të këtij komisioni, Florin Krasniqi, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kamishi tha se Krasniqi ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit të këtij komisioni.

    “Kam kërkuar largimin e kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, pasi ka keqpërdorur pozitën, për përfitime politike. Kërkesën do t’ia dërgojë Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Kamishi në një konferencë për media, të organizuar pas një mbledhjeje të këtij komisioni.

    Deputetit Haxhiu i kishte mbetur hatri pas deklaratës së Florin Krasniqit në seancën e 25 marsit, kur po shqyrtohej buxheti, i cili kishte thënë se nuk janë ndarë mjaft mjete për AKI-në, sepse siç tha ai, pushtetit nuk i intereson AKI-ja, përderisa e kanë SHIK-un.

    Nga ana tjetër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i protagonistit të kësaj ngjarjeje, Florin Krasniqi. Ai ka mohuar se ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit. Deputeti i Vetëvendosjes ka ironizuar me deklaratat e Kamishit.

    “Bekimi kërkon shumë sende. Do të bëjë çka të mundem që ky komisioni të jetë apolitik”, ka thënë Krasniqi. Për më tepër, Krasniqi që njihet me fjalorin e ashpër ndaj qeverisë, ka akuzuar edhe njëherë PDK-në.

    “PDK me atë bandën e vet përfitojnë miliona nga qytetarët”, ka thënë Krasniqi.

    E konfirmon se ka qenë anëtar i SHIK-ut

    Kuvendi i Kosovës ka edhe ish-anëtarë të SHIK-ut. Njëri prej tyre, tashmë deputet i PDK-së, e ka pranuar se ka punuar për SHIK-un, shërbim i afërt me partinë e Hashim Thaçit, që ka vepruar që nga koha e luftës.

    Deputeti nga Drenica, Bekim Haxhiu - Kamishi, ka pranuar në një konferencë për media se ka punuar për SHIK-un si zyrtar deri më 15 qershor 2008, datë kjo që korrespondon me shuarjen e këtij shërbimi, të komunikuar përmes RTK-së nga shefi Kadri Veseli.

    Kamishi tha se "ndihet krenar me punën që ka bërë duke punuar për këtë shërbim". Megjithatë konferenca e thirrur prej tij, si anëtar i Komisionit Parlamentar për Inteligjencë u fokusua në akuzat kundër deputetit të Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, pasi ky i fundit njihet për fjalorin e ashpër ndaj Shërbimit Informativ Kombëtar. (indeksonline)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #47
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    E sa qesharak keta Kamisha e Kemisha. Para se ky fare Kamishin te Kerkon Largimin e Florin Krasniqit, ai duhet kerkuar largimin e Rada Trajkovicit nga Kuvendi. Jo nuk e ben kete Kamishi sepse Rada eshte Shoqe e ngushte e Shefit te tij Thaci.

    Ky punetor i SHIKUT te Hasim Tacit - pa na shitet patriot me LVV. Pse ky kamishi asnjehere nuk eshte prononcuar kunder ketyre negociatave qe po behen pa vullnetin e popullit te Kosoves. Pse ky fare kamishi asnjehere nuk reagoi nga shitjes se Indentitetit Kombetar Shqiptar dhe blerjen e atij Kosovar. Pse Kamishi asnjehere nuk reagoi apo reagon nga Shitjes se Flamurit Kombetar dhe blerjes se atij me 6 Yje. Pse ky Kamishi asnjehere nuk reagoi apo reagon ndaj padrejtesive qe po i behen popullit Shumice Shqiptare te Kosoves. Ku eshte ky fare Kamishi kur eshte ne pyetje interesi i Popullit, interesi Shteteror e Kombetar.

    Jane qu peshe tani keta Shikat e Hasim Tacit !!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #48
    Plani ekonomik gjatë pushimeve në Bullgari
    12 PRILL 2011 - E Martë 13:51
    Në njoftimet nga qeveria e Republikës së Kosovës, u publikua lajmi se një pjesë e madhe e qeverisë së Kosovës gjendet në një udhëtim zyrtar katërditor në qendrën e skijimit Bansko në Bullgari, gjoja për të hartuar planin e shpëtimit ekonomik të Kosovës. Sipas po të njëjtave burime, kjo po bëhet në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

    Njoftimi për udhëtimin në Bullgari dëshmon qartë se qeveria në krye me Hashim Thaçin është zgjedhur në Kuvendin e Kosovës pa program qeveritar dhe në mungesë të qartë të një agjende ekonomike. Për më shumë, kjo tregon se edhe në mandatin e kaluar qeveria nuk e ka pasur të qartë programin e zhvillimit ekonomik (për ta vazhduar në këtë mandat). Funksionimi ad hoc i përditshëm, ku vendimet merren në bazë të rrjedhave ditore e jo në bazë të një plani strategjik, e kanë sjellë Kosovën para kolapsit ekonomik. Kjo po ashtu do të thotë se vendimet kapitale, si privatizimi i PTK-së, ndërtimi i autostradës, buxheti për vitin 2011, si dhe vendimet e tjera kapitale janë sjellë pa plan dhe agjendë ekonomike.

    Vendimi që plani të hartohet në një qendër skijimi në Bullgari gjithashtu tregon se ndërtesat e shumta qeveritare në Prishtinë nuk i mjaftojnë qeverisë së Kosovës për të hartuar planin ekonomik për shpëtimin e vendit. Kjo jep përshtypjen se ndërtesat dhe zyrat qeveritare nuk qenkan hapësira punuese dhe ka nevojë që të udhëtohet jashtë këtyre ndërtesave për të punuar. Për më shumë, vendimi që paratë publike të shpenzohen në një qendër skijimi në Bullgari e jo në Kosovë në qendrat e shumta të pushimit, tregon në një rrafsh tjetër interesimin e qeverisë së Kosovës për të ndihmuar ekonominë vendore. Ashtu sikurse edhe në mandatin e kaluar, si duket më shumë punëtori e konferenca të qeverisë së Kosovës do të mbahen jashtë vendit e jo në Kosovë.

    Ky lajm u plasua për t’i dhënë edhe njëherë qytetarëve shpresë se kjo koniukturë politike mund t’i zgjidhë problemet e mëdha ekonomike duke anashkaluar faktin se ata vetë janë shkaktarë të gjendjes së rëndë ekonomike. Ata që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ekonominë e Kosovës për 30 muaj, vështirë se mund t’i zgjidhin problemet për katër ditë skijimi. Për më keq, ata vetëm sa po vazhdojnë ta dëmtojnë edhe më tej ekonominë, gjithmonë duke e bërë zhvillimin dhe reformën edhe më të vështirë. Kjo është vetëm edhe një përpjekje shterpë, për t’i hedhur hi syve të qytetarëve të Kosovës. Kësaj radhe, fatura iu shkon qytetarëve, nga qendra e skijimit në Bansko.

    Lëvizja VETËVENDOSJE!

    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,2891&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #49
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Kamishi kërkon largimin e Florin Krasniqit

    Nga Express më 13 prill 2011 në ora 13:47

    Bekim Haxhiu - Kamishi nuk e ka në plan “t’i ulë armët” me Lëvizjen "Vetëvendosje". Megjithëse ka deklaruar se nuk po merret me këtë subjekt politik, deputeti i PDK-së të mërkurën shpalosi një varg akuzash të tjera për ta, raporton IndeksOnline.

    Si anëtar nga PDK-ja i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), Kamishi kërkoi largimin nga detyra të kryetarit të këtij komisioni, Florin Krasniqi, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kamishi tha se Krasniqi ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit të këtij komisioni.

    “Kam kërkuar largimin e kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, pasi ka keqpërdorur pozitën, për përfitime politike. Kërkesën do t’ia dërgojë Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Kamishi në një konferencë për media, të organizuar pas një mbledhjeje të këtij komisioni.

    Deputetit Haxhiu i kishte mbetur hatri pas deklaratës së Florin Krasniqit në seancën e 25 marsit, kur po shqyrtohej buxheti, i cili kishte thënë se nuk janë ndarë mjaft mjete për AKI-në, sepse siç tha ai, pushtetit nuk i intereson AKI-ja, përderisa e kanë SHIK-un.

    Nga ana tjetër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i protagonistit të kësaj ngjarjeje, Florin Krasniqi. Ai ka mohuar se ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit. Deputeti i Vetëvendosjes ka ironizuar me deklaratat e Kamishit.

    “Bekimi kërkon shumë sende. Do të bëjë çka të mundem që ky komisioni të jetë apolitik”, ka thënë Krasniqi. Për më tepër, Krasniqi që njihet me fjalorin e ashpër ndaj qeverisë, ka akuzuar edhe njëherë PDK-në.

    “PDK me atë bandën e vet përfitojnë miliona nga qytetarët”, ka thënë Krasniqi.

    E konfirmon se ka qenë anëtar i SHIK-ut

    Kuvendi i Kosovës ka edhe ish-anëtarë të SHIK-ut. Njëri prej tyre, tashmë deputet i PDK-së, e ka pranuar se ka punuar për SHIK-un, shërbim i afërt me partinë e Hashim Thaçit, që ka vepruar që nga koha e luftës.

    Deputeti nga Drenica, Bekim Haxhiu - Kamishi, ka pranuar në një konferencë për media se ka punuar për SHIK-un si zyrtar deri më 15 qershor 2008, datë kjo që korrespondon me shuarjen e këtij shërbimi, të komunikuar përmes RTK-së nga shefi Kadri Veseli.

    Kamishi tha se "ndihet krenar me punën që ka bërë duke punuar për këtë shërbim". Megjithatë konferenca e thirrur prej tij, si anëtar i Komisionit Parlamentar për Inteligjencë u fokusua në akuzat kundër deputetit të Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, pasi ky i fundit njihet për fjalorin e ashpër ndaj Shërbimit Informativ Kombëtar. (indeksonline)

    Vetëvendosje: Kamishi humbi 5 me 313-04-2011 17:06 CET Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për medie, ka reaguar pas deklaratës së deputetit nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu (Kamishi), i cili të mërkurën, gjatë një konference për shtyp, ka kërkuar shkarkimin e kryetarit të Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Florin Krasniqi.

    Sipas Vetëvendosjes, Bekim Haxhiu këtë kërkesë të tijën e mbështeti në “kinse shkeljen e deklaratës së konfidencialitetit nga ana e deputetit Florin Krasniqi”.

    “Deputeti Florin Krasniqi na e paska shkelur konfidencialitetin duke u treguar qytetarëve të Kosovës në seancë të Kuvendit se 3 milionë euro janë ndarë për mbikëqyrjen e AKI-së”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Vetëvendosje thekson se “meqenëse Bekim Haxhiu është mësuar në punët e tij që gjithçka ta mbajë sekrete e konfidenciale, ai mendon se qytetarët nuk kanë të drejtë të dinë se ku dhe si po shpenzohet paraja publike që është e qytetarëve”.

    Megjithatë, kërkesa e Bekim Haxhiut nuk hasi në përkrahjen e shumicës së anëtarëve të komisionit. “Pesë anëtarë të komisionit votuan kundër kërkesës së Bekim Haxhiut ndërsa vetëm deputetët Fadil Demaku, Boban Todoroviq dhe vetë Bekim Haxhiu ishin pjesë e skenarit të këtij të fundit”, theksohet në komunikatë.

    Kjo lëvizje kujton se rezultati i skenarit të Bekim Haxhiut për shkarkimin e Florin Krasniqit “doli të jetë 5 me 3 për Florinin”, rezultat ky, sipas kësaj lëvizjeje, “pro transparencës së shpenzimit të parasë publike dhe kundër lojërave të Bekim Haxhiut”. /zëri/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vetvendosja
    eshte nen kontroll te rrept te Ambasadorit Amerikan Dell

    PDK-se dhe SHIK-ut.

    A thua kush e dergoi nga partia FER Shpend Ahmetin ne Vetvendosje

    kurse per PDK-ne e SHIK-un dihet se veq me koh i kan dergue njerzit e vet ne Vetvendosje

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ështe Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nga feratkoca në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 12-02-2021, 14:47
  2. Levizja Studentore 8-12 Dhjetor
    Nga MaDaBeR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 02:31
  3. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. LËVIZJA EKUMENIKE ("Që të gjithë të jenë një")
    Nga Shpresmiri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05
  5. Koha dhe Levizja
    Nga Hyllien në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •