se dija qe na egzistoka nje 'problem kosovar' qe dashka zgjidhje.
Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!
....a m'doket e i kish dal pak bishti Florin krasnqiit ne lidhje me raportin e dick martyt....
E kziston problemi kosovare sepse kosova eshte shtet sovran ,prandaj per disa esht edhe problem kosova ,sepse esht ber e pavarer ,vetem per ata qe jan pro serb esht problem i theksum ,po fati esht i till se kosova esht shtet ,per juve te problemit sorry.
[COLOR="Blue"][/COLO
Duart e plakes, jan duar te arta.
Fjala e Albin Kurtit në konferencën për shtyp me rastin e marrëveshjes Pacolli-Mustafa-Thaçi
Behgjet Pacolli, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi arritën konsensus mbrëmë duke na e dëshmuar edhe njëherë se ata më shumë janë bashkë sesa të ndarë. Qysh moti ne kemi thënë se këta politikanë po i përçajnë qytetarët ndërkohë që hesapet i bëjnë bashkë.
Konsensusin e tyre partiak e bënë publik nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës thuajse për të na treguar që kemi të bëjmë me uzurpim konsensual të institucioneve.
Nuk kemi kurrfarë tejkalimi të krizës në Kosovë me pazarin e mbrëmshëm. Vetëm sa u akomoduan ambiciet e politikanëve që drejtojnë partitë për hir të vetes së tyre. Nuk do të rritet standardi i jetesës së qytetarëve por rehatia e kreut të PDK-së dhe LDK-së. Isa Mustafa po ia jep dy vjet e gjysmë kohë Hashim Thaçit për ta shitur PTK-në, KEK-un e Trepçën me privatizim të egër dhe për ta sajuar një shtet serb brenda shtetit të Kosovës përmes negociatave me Serbinë. Këto dy vjet e gjysmë mund t’i duken të shkurtëra Isa Mustafës porse ato janë shumë të gjata për qytetarët e Kosovës.
Ne duam që në Kosovë të ketë kushtetutshmëri por edhe kushtetutë të re, kurse këta që e bënë pazarin e mbrëmshëm duan këtë kushtetutë pa kushtetutshmëri. E, atëherë kur japin premtime për kushtetutë të re, këtë duan ta bëjnë për interesat e tyre e jo për qytetarët.
Atifete Jahjaga, si kandidate e këtij ekipi të ri të unitetit, nuk është e njohur për opinionin kosovar. Duke qenë se ajo duhet ta përfaqësojë unitetin e popullit, del se uniteti arrin të përfaqësohet vetëm përmes të panjohurës. Ne nuk e dimë se çka mendon Atifete Jahjaga për privatizimet, vjedhjen e votave, Planin e Ahtisaarit apo bisedimet me Serbinë. Dhe, ne nuk e dimë se cili nga tre nënshkruesit e marrëveshjes e propozoi Atifete Jahjagën.
Është e qartë se këta tre krerë partish që mendojnë se janë më të rëndësishëm se Kosova duan ta zgjedhin një njeri të parëndësishëm për kreun e shtetit.
Megjithatë, pasiguria politike, stagnimi ekonomik dhe mjerimi social në Kosovë nuk varen prej figurave presidenciale por prej politikave qeveritare. Dhe, para se të jetë problemi te procedurat institucionale ai është te proceset politike. Mirëpo, marrëveshja e mbrëmshme përpiqet që ta deformojë realitetin duke i nxitur qytetarët të besojnë se i gjithë problemi i Kosovës është Pacolli dhe aspak Thaçi.
Cilido president me Thaçin kryeministër nuk do të mund ta shpëtojë Kosovën. Sepse nuk mund të shpëtohet edhe Kosova edhe kryeministri Thaçi. Hashim Thaçi është zotuar për bisedime pa kushte me Serbinë që na e bosnjëzojnë Kosovën dhe për privatizime me çdo kusht që e shpronësojnë popullin e Kosovës.
Tepër gjatë kanë qenë bashkë PDK e LDK që të mbesin plotësisht të ndara tash. Dallimet midis tyre janë dallime personalitetesh e interesash të veçanta më parë sesa dallime politike a konceptuale.
Prishtinë, 7 prill 2011
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Kurti: Me Thaçin në krye Kosova nuk mund të shpëtohet
Albin Kurti, lideri i lëvizjes Vetëvendosje në një konferencën për shtyp me rastin e marrëveshjes Pacolli-Mustafa-Thaçi, ka deklaruar se “këta politkanë po i përçajnë qytetarët ndërkohë që hesapet i bëjnë bashkë”.
“Konsensusin e tyre partiak e bënë publik nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës thuajse për të na treguar që kemi të bëjmë me uzurpim konsensual të institucioneve”, tha Kurti.
Më tej Albin Kurti ka theksuar se me mbledhjen mbrëmshme nuk ka asnjë tejkalim të krizës
“Nuk kemi kurrfarë tejkalimi të krizës në Kosovë me pazarin e mbrëmshëm. Vetëm sa u akomoduan ambiciet e politikanëve që drejtojnë partitë për hir të vetes së tyre. Nuk do të rritet standardi i jetesës së qytetarëve por rehatia e kreut të PDK-së dhe LDK-së. Isa Mustafa po ia jep dy vjet e gjysmë kohë Hashim Thaçit për ta shitur PTK-në, KEK-un e Trepçën me privatizim të egër dhe për ta sajuar një shtet serb brenda shtetit të Kosovës përmes negociatave me Serbinë. Këto dy vjet e gjysmë mund t’i duken të shkurtëra Isa Mustafës porse ato janë shumë të gjata për qytetarët e Kosovës”, theksoi ai.
Gjithashtu në lidhje me kandidaten për president Kurti tha se ajo nuk është e njohur për opinionin kosovar, kështu që sipas tij ajo përfaqëson të panjohurën
“Atifete Jahjaga, si kandidate e këtij ekipi të ri të unitetit, nuk është e njohur për opinionin kosovar. Duke qenë se ajo duhet ta përfaqësojë unitetin e popullit, del se uniteti arrin të përfaqësohet vetëm përmes të panjohurës. Ne nuk e dimë se çka mendon Atifete Jahjaga për privatizimet, vjedhjen e votave, Planin e Ahtisaarit apo bisedimet me Serbinë. Dhe, ne nuk e dimë se cili nga tre nënshkruesit e marrëveshjes e propozoi Atifete Jahjagën”, shtoi Kurti.
Gjatë deklaratës për shtyp, lideri i Vetëvendosjes ia hedh fajin kryeministrit Thaçi, duke thëne se me Thaçin në krye Kosova nuk mund të shpëtohet
“Cilido president me Thaçin kryeministër nuk do të mund ta shpëtojë Kosovën. Sepse nuk mund të shpëtohet edhe Kosova edhe kryeministri Thaçi. Hashim Thaçi është zotuar për bisedime pa kushte me Serbinë që na e bosnjëzojnë Kosovën dhe për privatizime me çdo kusht që e shpronësojnë popullin e Kosovës”, përfundoi Kurti. /albeu.com/
http://www.albeu.com/kosove/kurti:-m...etohet-/33775/
Vetvendosja edhe kesaj rradhe nuk esht e knaqen me marveshjen ndermjet krereve te partive me te medha,jo tani por asnjeher kjo levizje nuk do te pajtohet me asnje zgjidhje qe esht ne qetsimin e situates qe vet e ka krijuar vetvendosja,si do te kishte qen vetevendosja e lumtur?.
Lumturija e vetevendosjes do te ishte poqes ne krye te shtetit apo qeverisjes do te ishin njerzit e rinje po pa pervoj politike dhe ne dobi te shteteve vqinje,konkretisht te serbis ,njerzit qe nuk dije ,por nejse se pas 18 muajsh do te kemi votime dhe do te shihemi se si do tju votoj populli shoki,dhe ndoshta prap nuk do te jeni te lumtur.
SHqiprija etnike.
LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!
Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
VETËVENDOJE! ka fuqi dhe forcë që t`i prijë popullit shqiptarë deri në bashkim kombëtarë bashk me të gjithë organizatae e tjera atdhetare dhe individ intelektual atdhetarë!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
Krijoni Kontakt