Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Ku do ta kaloni Naten e Vitit te Ri?

    Meqe ne shqiptaret e kemi si tradite ta festojme dhe presim vitin e ri ndryshe nga festat e tjera mendoja te pysja se ku do ta festoni naten e vitit te ri?

    Ne Shqiperi nata e vitit te ri eshte shume speciale. E ndjen qe para nje muaji. Kurse ktu ne USA mua ka vite qe sme bene pershtypje. Biles akoma me keq shumicen e rasteve e kam kaluar duke punuar.

    Por dhe organizuesit gjithemone perfitojne ne keshtu rastesh. Cmimet i kane te krypura. Psh ne Usa per naten e vitit te ri kushton afersisht 150 dollare per nje person.

    Ja dhe cmimet ne Tirane:


    Gazeta TiranaObserver
    Tabelat e ēmimeve nė lokalet dhe restorantet me luksoze tė vendit

    Sa u kushtojnė shqiptarėve darkat e festave tė fundvitit

    Blerina KACA, Klementina CENKOLLARI

    Festat e fundvitit duket se do t’i gjejnė kryeqytetasit jashtė shtėpisė. Numri i prenotimeve nga lokali nė lokal ėshtė tepėr I madh, madje vihet re se janė familjet ato qė kanė preferuar ta kalojnė ndėrrimin e viteve nė ambiente tė hapura mes zhurmės, humorit dhe muzikės sė lartė. Edhe pse shtrenjtė pėr xhepat e shqiptarėve, tė dhėnat tregojnė qartė se kur bėhet fjalė pėr gėzim, tė gjithė preferojnė tė zgjedhin mė tė mirėn e mundshme. Nė shifra kjo pėrkthehet mjaft lehtė, nė euro nata e Vitit tė Ri, i kushton jo pak, por 110 tė tilla vetėm njė personi, ndėrkohė qė prindėrit duhet tė paguajnė shtesė edhe pėr fėmijėt e tyre.
    Hotelet
    Konkurrojnė njėra-tjetrin denjėsisht. Jo vetėm nė ēmime, por edhe nė meny dhe oferta. Tė gjithė kanė pėrzgjedhur muzikėn, madje nė hotelet mė tė shtrenjta janė programuar kėngėtarėt mė nė zė tė muzikės sė lehtė dhe popullore. Madje, tek-tuk ka edhe humoristė, tė cilėt pritet tė rrisin adrenalinėn mesnatėn e 31 dhjetorit. Sipas tė dhėnave, nga hotel “Rogner”, “Sheraton” dhe hotel “Tirana”, pėrveē natės sė ndėrrimit tė viteve, ėshtė menduar qė tė bėhet ofertė edhe nė ēmimin e dhomave. Kėshtu, nėse personat vendosin tė kalojnė pėrveē natės sė Vitit tė Ri edhe orė tė tjera nė hotelin e prenotuar, do t’u duhet tė paguajnė jo mė shumė se 50 mijė lekė.
    Menyja
    Ajo do tė jetė e pasur. Madje pėrveē specialiteteve tė restoranteve pėrkatėse, ėshtė menduar qė klientėt e asaj mbrėmje tė bėjnė edhe porosi sipas dėshirės sė tyre, nė mėnyrė qė tė mbeten sa mė tė kėnaqur nga shėrbimi, gatimi dhe veēanėrisht mikpritja. Pjesa mė e madhe e restoranteve kanė vendosur qė pikėrisht 31 dhjetorin tė gatuajnė ushqime tradicionale, si pėr t’u kujtuar shqiptarėve qė edhe kuzhina jonė ėshtė tejet e pasur.

    Hotel “Tirana”
    Darka pėr natėn e Vitit tė Ri kushton 110 euro pėr person. Menyja do tė jetė e plotė, ndėrkohė qė, veē gatimit, pėr tė argėtuar sa mė shumė qytetarėt ėshtė menduar qė tė ftohen kėngėtarė dhe humoristė tė shumtė.

    Hotel “Rogner”
    Ndėrrimi i viteve nė njė nga hotelet mė tė bukura nė kryeqytet kushton vetėm 11 mijė lekė tė rinj personi. Ndėr tė tjera hotel “Rogner” vė nė dispozicion tė qytetarėve edhe dhomat e fjetjes qė atė natė do tė kushtojnė 4900 lekė tė rinj.

    Hotel “Sheraton”
    Menyja do tė jetė e shumėllojshme, ku pėrveē gatimeve tradicionale do tė ketė edhe specialitete tė hotelit. Mesnata e ndėrrimit tė viteve i kushton 69 euro njė personi, ndėrkohė qė pėr familjet do tė jetė 99 euro.

    Pastiēeri “Twin Towers”
    Prenotimi kushton 1 mijė lekė tė rinj pėr person, ndėrkohė qė tavolina me katėr vende ėshtė 4 mijė lekė tė rinj. Nė ēmim janė tė pėrfshira njė shishe shampanjė dhe njė pjatė frutash.

    Bar–restorant Royal
    I vendosur nė katin e tretė tė Twin Towers, prenotimet nė “Bar Royal” kanė qenė tė shumta, veēanėrisht pėr natėn e madhe tė ndėrrimit tė viteve. Menyja kushton vetėm 9 mijė lekė tė rinj.

    “Bulevard”
    Nata e Vitit tė Ri, nė njė nga lokalet mė tė bukura nė kryeqytet, frekuentuar nga personalitete tė fushės sė artit dhe politikės do tė kushtojė 5 mijė lekė tė rinj nė “Bar Bulevard”. Ėshtė menduar qė nė tavolinė tė ketė edhe njė shishe shampanjė falas.

    Pub “Triangolo”
    I vendosur nė pjesėn mė tė gjelbėruar tė kryeqytetit pub “Tiangolo” ka nisur qė nė ditėt e para tė dhjetorit tė shėnojė emrat nė listėn e gjatė tė prenotimeve. Tavolina pėr katėr persona kushton 8 mijė lekė tė rinj, ndėrkohė qė nė tė ėshtė dhuratė njė shishe shampanjė.

    Hotel “Eklipsi”
    Nata e Vitit tė Ri nė hotel “Eklips” duket se do t’i dedikohet tėrėsisht humorit dhe traditės shkodrane. Pasi, pėrveē ushqimeve t ė shijshme, ėshtė menduar qė e gjithė mbrėmja tė shoqėrohet me orkestėr tė zgjedhur popullore shkodrane si dhe me pjesėmarrjen e humoristėve tė ndryshėm tė po kėtij qyteti.

    Hotel “Adriatik”
    Mbrėmja nė njė nga hotelet mė tė bukura me pesė yje, e pikėrisht nė “Adriatik”, kushton 99 euro pėr person. Tė gjithė ata qė kanė vendosur tė kalojnė natėn e 31 dhjetorit buzė detit, e veēanėrisht nė njė hotel high klas, duket tė kenė bėrė zgjedhjen e duhur.

    Restorant “Xibraku”
    Ambientet super tė frekuentuara nė Bar-Restorant “Xibraku”, jo vetėm gjatė stinės sė verės, por gjatė gjithė vitit, nuk kanė mundur tė mos prenotohen edhe kėtė fund viti. E gjithė menyja kushton 9900 lekė tė rinj pėr person.

    “New Berlin”
    Ndėrrimi i viteve nė ambientet e lokalit non stop New Berlin, do t’u kushtojė tė gjithė tė rinjve vetėm 5 mijė lekė tė rinj. Prenotimet qė janė kryer deri ditėn e djeshme kanė qenė tė shumta.

    “Guva e Qetė”
    Darka e madhe e Vitit tė Ri nė njė nga restorantet mė tė frekuentuara nė zemėr nė kryeqytetit do tė kushtojė 5 mijė lekė tė rinj pėr person. Menyja do tė jetė e pasur dhe pėrveē specialiteteve tė lokalit, qytetarėt mund tė pėrzgjedhin gatime nga mė tė ndryshmet.

    “Adriano”
    Nė tavernėn “Adriano”, vendosur nė Rrugėn e Elbasanit prenotimi pėr natėn e Vitit tė Ri kushton 5 mijė lekė tė rinj pėr person. Ashtu si ēdo fundjavė, edhe natėn e 31 dhjetorit, do tė kėndojnė live grupi “Djemtė e Vjosės”.

    “Diplomat”
    Nata e Krishtlindjeve nė hotel “Diplomat” do tė kushtojė 6900 lekė tė rinj. Menyja do tė jetė e pasur, madje pėrpos ushqimeve, nė ēmim janė tė pėrfshirė edhe pijet, verė, birrė, ose ujė sipas dėshirės.

    Bum prenotimesh edhe pėr Krishtlindje

    Jo pak i vogėl ka qenė edhe numri i prenotimeve pėr natėn e Krishtlindjeve. Madje menaxherėt e restoranteve tregojnė se ata qė kanė vendosur tė festojnė “rėndė” Krishtlindjen nuk do tė festojnė Vitin e Ri. Tė vendosur mes dy datave, mė besimtarėt kanė preferuar 25 dhjetorin, ku pas riteve kishtare do tė drejtohen nė restorantin e tyre tė preferuar, ku darka do tė zgjasė deri nė orėt e para tė mėngjesit.
    Restorantet
    Ndryshe nga nata e Vitit tė Ri, ku kryeqytetasit kanė menduar pėr hotelet mė tė shtrenjta, brenda sė cilėve pėrfshihen restorantet, pėr datėn e lindjes sė Krishtit, ėshtė menduar qė tė pėrzgjidhen restorante tė njohura pėr cilėsinė e gatimit, shėrbimit etj. “Pirro Mani”, “Xibraku”, “Dreri”, “Natyra e Qetė” e shumė tė tjerė, do tė “kyēin” dyert pėr klientėt e rastėsishėm atė natė dhe do tė merren vetėm me shėrbimin e tė gjithė atyre qė u kanė besuar paratė nė kėmbim tė njė darke tė mbushur plotė e pėr plotė. Sipas tė dhėnave, ėshtė viti i katėrt qė nė vendin tonė Krishtlindjet kanė tė njėjtėn vlerė si nata e Vitit tė Ri, madje nė ndonjė rast edhe mė shumė. Numri i qytetarėve qė iu drejtohen lokaleve ėshtė shumė i madh, tashmė kjo traditė e re nuk ka asnjė ndryshim nga nata e madhe e ndėrrimit tė viteve.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    no comment ende se kam vendos
    #VamosArgentina

  3. #3
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    me shoqerine po ku nuk i dihet ende
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ne burg ka mundesi
    do me mungoje forumi

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar mė parė nga KuSi
    me shoqerine po ku nuk i dihet ende
    Duhet me u vendos se nuk bon keshtu
    ku thua do ikim ket radh?
    #VamosArgentina

  6. #6
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Se di akoma.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga ildushja
    Se di akoma.
    do me beSH shoqeri?

  8. #8
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Me familjen ne Memedhe

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    e di qe ne usa nuk do jem .
    se ku as vete se di se ne cfar vendi ...

  10. #10
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Ka me mir se ne shpi rehat fare ........

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ku do ti kaloni pushimet e veres?
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 209
    Postimi i Fundit: 05-04-2024, 05:22
  2. Sa kohė cilėsore kaloni me njėri-tjetrin?
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 19:36
  3. Kaloni kohen e "lire" ...
    Nga AuGuSt_ nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-10-2004, 23:14
  4. Ku do e kaloni San Valentine
    Nga Englander nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 14:09
  5. Si do e kaloni sezonin e veres?
    Nga bursa33 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-07-2002, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •