
Postuar mė parė nga
Akili-A
Pseudo patrioitizmit, thirrje pėr reflektim
Patriotizmi lidhet me ndjenjėn e pėrkatėsisė, me identitetin kombėtar dhe si i tillė ėshtė nė raport funksional ndaj kuptimit tė identitetit. Pyetjes se ē'domethėnė tė jesh shqiptar, nuk mendoj se nė kohėn tonė do gjenden dy persona qė tė japin tė njejtėn pėrgjigje, atė pėrmbledhje vlerash dhe karakteristikash qė i atribuojmė tė qenurit shqiptar.
Duke i shtuar vėshtirėsi kėtij nocioni, duhet pranuar qė ajo qė mbahej si patriotike, nė funkson tė identitetit kombėtar nė fund shekullin e 19‑tė ndryshon nga kuptimi i patriotizmit nė mesin e shekullit tė 20‑tė dhe si rrjedhojė edhe nga ajo qė shqiptarėt ndjejnė sot.
Motivi pėr kėtė shkrim vjen nga njė tendencė qė shoh prej disa kohėsh, qoftė kjo edhe nė media, ndaj identitetit dhe ēėshtjes kombėtare, si njė qėndrim kundėrvėnės ndaj vetive tė trashėguara tė popullit, aspiratave tė tij dhe botės qė na rrethon.
Pra, nėn njė guackė patriotizmi, po pėrpiqemi tė ndėrtojė njė model identiteti kundėrvėnės ndaj tė tėrėve, si faktorėve tė brendshėm ashtu edhe tė jashtėm. Ky lloj modeli mund tė jetė ēdo gjė pėrveēse patriotik jo. Madje me gojėn plot duhet thėnė se ėshtė pseudo-patriotizėm!
Identiteti kombetar si ēėshtje sociologjike, nuk krijohet nė bazė tė konkurencės me tė tjerėt, por pėrkundrazi ėshtė njė proces ndėrgjegjėsimi, i cili konturon vlera dhe karakteristika tė njė populli nė varėsi tė rrethanave historike, pa u vendosur nevojshmėrisht nė njė pozicion kundėrshtues ndaj tė tjerėve, sipas raportit "ne dhe tė tjerėt".
Ē'farė shohim sot ėshtė njė reflektim pasqyre e asaj tendence tė kohės diktatoriale‑komuniste, qė theksonte paradoksalisht autoktonizmin e "racės" shqiptare nė izolim tė asaj ē'ndodhte rreth nesh. Dhe pas 45 vjetesh e pamė se ku na kishte lėnė dhe nė ē'gjendje! Pėr fat tė keq, ky lloj autoktonizmi fals pėrpiqet tė rindėrtohet pėrsėri, 14 vjet pas rrezimit tė atij rregjimi diktatorial, nėn farsėn e pseudo‑patriotizmit.
Mbulesa qė kėta mbrojtės tė tij, pėrdorin nė fshehjen e qėllimeve tė tyre pėr izolimin e mėtejshėm tė popullit shqiptar, duhet tė hidhet poshtė nga tė gjithė ata qė e quajnė veten tė mbruajtur me idetė e Europės sė bashkuar, tė demokracisė dhe tė rilindjes. Ripėrdorimi i metodave komuniste nėn petkun e njė fjalori dhe qėndrese gjoja patriotike pėrbėn tradhėti ndaj ideve tė rilindjes shqiptare, dhe rezulton nė anti patriotizėm!
Eshtė interesante tė shohėsh se tendenca pėr tė treguar shqiptarin si njė krijesė ndryshe nga ē'na rrethon, theksohet nė ekstrem sa here qė gjendemi pėrballė rasteve historike pėr t'u bėrė pjesė e familjes Europiane.
Kjo vihet re hapur nė krijimin dhe nxitjen e njė situate krize nė jetėn publike, theksimin e anėve negative tė marrėdhenieve me partnerėt ndėrkombėtare, kundėrvėnien ndaj besimit ortodoks dhe mohimit tė vlerave kristiane, ksenofobinė qė i atribuojnė marrėdhenieve me fqinjėt, riciklimin e goditjeve tė figurave intelektuale kombėtare tė sukseshme, njė pafytyrėsi nė dyjėzimin e qėndrimeve formaliste dhe jo‑formaliste.
Duket sikur forca tė sė keqes bėjnė ēmos nė momente historike tė kthejnė mbrapsht zhvillimin e vendit dhe ta mbajtur atė nė atė qorrsokak nga i cili mezi presim tė dalim. Eshtė detyre t'i kundėrvihemi kėtij anti‑patriotizmi dhe na takon tė gjithėve ta ēojmė Shqipėrinė nė Europėn e Bashkuar dhe nė aleancėn Atlantike. Duke shikuar pėrpara, dy momente kryesore janė nė horizontin tonė: antarėsimi nė vitin 2008 nė NATO dhe vazhdimi pėr integrimin Europian.
Duke qenė se pak mė shumė se njė vit na ndan nga aspirata e demokracisė pėr tu bėrė pjesė e aleancės Atlantike, ne s'duhet tė luajmė me kėtė mundėsi dhe shans. Nė vend qė media t?u bėjė thirrje dhe presion individeve tė cilėt tė nisur nga arsye krejtėsisht personale synojnė krizat politike dhe i shėrbejnė forcave anti patriotike, ajo kridhet dhe lulėzon nė kėto divergjenca artificiale dhe tė paskrupullta.
Nuk mund tė justifikohet nė asnjė rast interesi individual dhe partiak me interesat e kombit, aq mė shumė propaganda mediatike nė favor tė konkluzioneve krizė ndjellėse. Pėr fat tė keq, vėmendja qė i kushtohet proceseve politike bėhet nėn njė qėndrim keqndjellės dhe pėrēarės aty, ku duhet tė ketė konsensus dhe stabilitet.
Nėse reformat do tė vazhdojnė pa u penguar atėhere shumė shpejt do jemi pjesė e njė familje mė tė madhe nė NATO, do tė rikonfirmojmė vlerat qė ndajmė me demokracitė e tjera. Ky ėshtė shans unik pėr ne, dhe si rrjedhoje stabiliteti politik duhet tė ruhet me ēdo kusht, duke evituar kriza zgjedhjesh lokale, presidenciale apo tė parakohshme.
Nuk mund tė lejohet tė luhet me integritetin e vendit, duke shpėrfillur atė qė ndodh rreth nesh, pėr ne. Nga tė gjithė takimet qė kam nė universitet me personalitet politike ndėrkombėtare, ruajtja e stabilitetit politik nė vend nė kėtė moment ėshtė tregues pėr konkludimin e suksesshėm tė antarėsimit nė strukturat Europiane dhe Atlantike.
Nė rast se pėr integrimin nė NATO, stabiliteti politik i vitit tė ardhshėm ėshtė imperativ, integrimi nė Bashkimin Europian kėrkon ca mė shumė kondicionalitet nė ndarjen dhe absorbimin e vlerave Europiane. Shqipėrisė sot nuk i duhet nė asnjė mėnyrė tė afirmojė identitetin e saj, si diēka e palidhur me vlerat dhe mendimet Europiane, qė karakterizojnė kontinentin tonė tė shekullit tė 21‑tė.
Ne jemi pjesė e qytetėrimit perėndimor. Ajo ēfarė duan shqiptarėt sot ėshtė tė jenė pjesė integrale e Bashkimit Europian dhe aleancės Atlantike.
Ermal Frashėri.
Avokat, kandidat pėr doktor, Universiteti Harvard
E Enjte: 14/12/2006
Krijoni Kontakt