Ja, para derës qëndroj dhe trokas!
Ja, para derës qëndroj dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj te ai dhe me të do ha darkë dhe ai me mua. Ngadhënjyesin do ta vë të rrijë me mua në fronin tim, sikurse edhe vetë ngadhënjeva dhe ndenja bashkë me Atin tim në fronin e tij.
"Kush ka veshë, le të dëgjojë çka Shpirti Shenjt u thotë kishave!" (Zb 3; 20-22)
Në këtë kohë të shenjt; kohë të përgatitjes për festen e Krishtlindjes gjithnjë e më tepër na ipët mundësia që ta njofim Zotin. Gjindemi në ditët e Ardhjes, ditë këto të cilat janë ditë e Gëzimit. Edhe më të gëzueshëm na bënë Krishti në Librin e Zbulesës duke thënë: "Ja, para derës qëndroj dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj te ai ".
Kjo sot të gjithëve na fton që të Gëzohemi gjithmonë! Ky është lajmi i gëzueshëm dhe ne kemi të drejt të gëzohemi; kjo është në një anë paragëzim për festat që po vijnë, kurse në anën tjetër gëzim për ne. Njëkohsisht ky është një premtim i mrekullueshëm i afrimit dhe bashkimit të Zotit me njeriun që i dëgjon Fjalën e Zotit, që ia hap derën; shpirtin, Zemren, thellësinë, tërësinë e qenies. Qfarë mrekullie pra dhe mundësie na afron Zoti! Ai; Krijuesi dhe Shëlbuesi i jonë. Në anën tjetër aq e qmon dhe e nderon lirinë tonë sa që pranon të qëndron para dere dhe të trokit dhe të pres, pra; na afrohet me stilin e Vet - Jezus; nëse do..., nëse prano..., nëse edhe ti më pranon dhe ma hap deren; më dhurohesh mua... Kjo është ajo që na bënë të gëzueshëm por aq edhe duhet të na bëjë të kujdesshëm dhe sy hapur sepse; kjo mbanë mbi vete porosi për ata që kanë veshë, premtimi i Krishtit në zbulesën e sh Gjonit vazhdon duke cituar: "Kush ka veshë, le të dëgjojë çka Shpirti Shenjt u thotë kishave!"
Kështu i drejtohet Hyji Kishës së Laodicesë në atë kohë, e cila fatkeqsisht ka harruar të jetë e Zotit, por që ky premtim vazhdon edhe për të gjitha kishat dhe kohërat, pra edhe për ne sot. Për ata/ato që kan harruar Zotin sikurse Kisha e Laodicesë që është profanizuar me shumë lëshime, gabime dhe mëkate, e sidomos me mëkatin e krenarisë, gjithnjë duke menduar se do të jetojë edhe pa Zotin; tundimi i parë burimorë i Adamit dhe Evës.
Të ikim krenarisë dhe të jetojmë me Zotin!
Çdo njeri ka nevojë dhe dëshirë të madhe për jetë, dhe mundësisht gjatë jetës, për përparim. Mendoj se njeriu mësë shumti ka nevojë për ndryshim dhe përmirësim në hapat e vet. Shumë herë të gjithë nuk e zbatojnë këtë dëshirë. Ka nga ata se nuk kan fuqi, qëndresë, guxim dhe angazhim për t'u përmirësuar. Ka nga disa që shpejt nxehen dhe edhe më shpejt ftofen për ndonjë veprim pozitiv. Ka nga disa që janë të deshpruar me vetveten, si dhe me të tjerët, prandaj s'kan as vullnet për ndonjë ndryshim.
Njeriu për ka natyra është plot krenari dhe pikërisht për këtë arsye vështirë pranon dobësitë e veta, kufizimet, mossukseset, nevojën themelore për Zotin dhe të afërmin. Mirpor, jeta na bie para sprovave dhe fakteve dramatike, shumëherë edhe të pazgjedhëshme, dhe ne përjetojmë paaftësitë tona. Poashtu edhe përvoja e mëkatit na përcjellë si hije në çdo hap, na dëshmon natyren tonë të dobët... Atëher a ka ndonjë zgjidhje, ap gjithnjë duhet të jemi të robëruar në këtë robëri.
Këtu kemi dy mundësi:
E para; të dorëzohemi plotësisht para kësaj robërie me përvojë të hidhët; s'mund të ndryshoj, s'mund të dal nga lëkura e ime e kështu me radhë...,
apo:
e dyta; të kërkojmë dhe gjejmë ndonjë zgjidhje jasht vetës, t'i dorëzohemi Dashurisë, Mirësisë, Faljes, Mëshirës, Zotit që edhe na ka Krijuar.
PO, njeriu mund dhe duhet të ndryshohet, të përmirësohet, shenjtërohet çdo dit, kuptohet se kjo arrihet me ndihmen dhe përkrahjen e Zotit dhe të afërmit.
Si Psh? Vetëm duke shtruar para vetes këtë pytje:
A besoj unë vërtetë në kthimin tim? A i mundësoj - lejoj un Zotit duke ia hapur deren në këtë "ndërhyrje"; udhëheqje me dashuri dhe falje, apo i kundërvihemi me egoizëm, me mëkatet e mia. A i pranoi vetëm kufizimet, dobësitë, mëkatet e mia, apo shkoj edhe një hap para, duke pranuar dhuratën e faljes, mëshirës, dashurisë së Zotit.
Poashtu njeriu duhet gjithnjë të mendojë se asgjë nuk është e jona, për ne dhe prej nesh, çdo gjë e mirë na vjen prej Zoti, për të tjerët. Për fat të keq, shumë të krishterë sot dëshirojnë të jetojnë në mënyrë vetanake, privatisht. Atë që e kan mendojnë se është vetëm e atyre bile edhe disa bashkësi fetare ndodhë që konsiderojnë privat; e tyre. Privatizimi i jetës, familjes ka ndikim shumë negativ duke përfshirë edhe në jetën e bashkësisë fetare.
"Kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj te ai"
Ky është premtimi i mrekullueshëm i Zotit tonë. Ky është premtimi dhe afrimi i Zotit me njeriun që ia hap derën - zemren dhe që nuk mbyllet në robërinë e rrjedhshme dhe që nuk kundërvihet me egoizëm, lakmi dhe flligështi, me mëkate dhe krenari etj. Të mendojmë se qfarë mrekullie pra dhe mundësie na afron Zoti - Shëlbuesi i jonë!
Të jemi të sigurtë se nëse ia hapim deren ne e kemi takuar Zotin. Të hapësh deren Krishtit do të thotë ne besojmë Fjalës së Zotit dhe ta duam Atë dhe të afërmin. Të hapim derën e Zemres, deren e shpirtit, thellësinë tonë, të dhurojmë Jezusit tërësinë e qenies tonë. Atëher, të jemi të sigurtë se; nëse jemi dhe jetojmë bashkë me Zotin, nuk mund askush të na shkatërroj. Të jemi pra të sigurtë në "Emanuellin", në "Zotin me ne". Zoti është me ne, kjo është një e vërtetë që Zoti ia bëri njeriut, sespe prej historisë së shëlbimit, Zoti paraqitet se ishte, është dhe do të jetë për gjithmonë me popullin e vet. Amin
toni77
Krijoni Kontakt