Skeda: Kisha nė bashkėsitė e arbėreshėve tė Kalabrisė
Pa hyrė nė hollėsirat historike tė formimit tė ngulimeve arbėreshe nė Itali, po ndalemi posaēėrisht tek historia e themelimit tė institucioneve kishtare nė Kalabri. Kėto institucione nisėn qė nė kohėn e Kuvendit te Arbėrit (1703). Mėnjėherė pas tij, arbėreshet e Kalabrisė dhe tė Sicilisė themeluan dy seminare tė cilat patėn ndikim vendimtar mbi jetėn kulturore, shpirtėrore dhe kishtare tė arbėreshėve. U emėruan gjithashtu dy ipeshkvij, njė pėr Kalabrinė dhe njė pėr Sicilinė, gjė qė ndikoi fuqimisht pėr gjallėrimin e ndėrgjegjes etnike dhe fetare, duke siguruar kėshtu njė mbėshtetje tė fortė pėr ruajtjen e identitetit tė Kishės shqiptare nė Itali.
Seminari i Kalabrisė u themelua nė Shėn Benedeto Ulano nga Papa Klementi i XII me bulėn Inter Multiplices (11 tetor 1732). Bula i pėrmend shkoqur shqiptarėt, tė cilėt i quan italo-shqiptarė, tė ardhur nga Epiri dhe thekson se kanė nevojė pėr kolegje kombėtare, nga qė shqiptarėt pėr shkak tė ndryshimit tė ritit e tė gjuhės, nuk pėrfitonin shumė nė seminaret latine qė ndiqnin. Klementi i XII kujton Klementin XI, Papėn me origjinė shqiptare nga familja Albani e Urbinos i cili, mė 1793, mblodhi Koncilin I tė Shqiptarėve (Kuvendin e Arbėnit). Nė Bulė thuhej: Ne, duke dashur tė marrim masat paraprake pėr edukimin e mirė dhe tė saktė tė tė rinjve tė lartėpėrmendur (italo-shqiptarė), siē bėnė paraardhėsit tanė, posaēėrisht i ndjeri Klementi XI, mendojmė qė asnjė masė paraprake nuk ėshtė mė e nevojshme se ngritja e njė Kolegji tė ritit grek nė Ullano, pėr edukimin e djelmoshave tė Epirit . Qė nė vitin 1750, historiani Angelo Zavarroni, pati shkruar njė histori tė dokumentuar mirė. Vepra ka dy pjesė. Nė tė parėn, qė nis me disa paragrafe mbi ardhjen e Shqiptarėve nė Itali, pėrshkruhet historia e themelimit tė Kolegjit Korsini.
Rėndėsi tė dorės sė parė pati edhe caktimi i ipeshkvit. Bashkėsitė e shqiptarėve ndonėse me traditė bizantine mbeteshin gjithnjė nėn jurisdiksionin e ipeshkvijve italianė-latinė tė dioqezeve tė ndryshme, nė tė cilat ishin tė shpėrndarė. Prelatėt nė fjalė nuk njihnin as traditėn fetare, as gjuhėn dhe as zakonet e shqiptarėve. U studiua mundėsia pėr tė krijuar dioqeze ose tė paktėn pėr tė emėruar ipeshkėvij sufraganė. U zgjodh rruga mė pak impenjative: ajo emėrimit tė ipeshkėvijve tė shuguruar, qė do tė kishin detyrėn tė shuguronin kandidatėt e ritit grek, tė krezmonin besimtarėt e kėtij riti dhe tė drejtonin Kolegjin.
Ipeshkvi ordinar pėr Kalabrinė u krijua nga Klementi XII me Bulėn Superma disposizione mė 10 qershor 1735, ndėrsa pėr Sicilinė, me Bulėn Commissa Nobis, mė 6 shkurt tė vitit 1784.
Me kėto institucione kishtare dhe kanonike njihej zyrtarisht Kisha shqiptare nė Itali, me identitetin, tė drejtat dhe detyrat e saj: si bashkėsi me shkollat e veta teologjike (Kolegji Corsini mund tė jepte diploma nė filozofi e teologji), me ipeshkvijtė e vet, me tė drejtėn e vet kanonike nė Kushtetutėn Etis Pastoralis, shpallur nga Benedikti XIV mė 1742. Gjithė kjo ndodhte nė shekullin XVIII, ndėrsa nga pikėpamja civile, vetėm nė vitin 1999 Parlamenti Italian nxori njė ligj qė njeh pakicat gjuhėsore dhe historike shqiptare.
Historiografia e kohės dha njė ndihmesė tė madhe pėr pėrforcimin e vetėdijės tė identitetit kulturor dhe kishtar tė italo-shqiptarėve. Kontribut tė posaēėm solli Historia e Ritit Grek nė Itali, me tri vėllime (1758, 1760, 1763), vepėr e Pietro Pompilio Rodotą. Vėllimi i tretė merret me historinė e ardhjes dhe tė vendosjes sė shqiptarėve nė Itali. Pėr kėtė vetėdije kemi dėshmi tė shkruara para dhe pas historisė sė Rodotą-sė, siē e dėshmon shėnimi i imzot Zef Schiroit (1742) dhe Pėrgjigjja e Filaletit (1795) drejtuar argjipeshkvit Kardamone tė Rozanos.
Figurat qė u dalluan nė kėtė kohė, si Rodotą e Jul Variboba ( 1725- 1788) nė Kalabri; Pal Maria Parrino (1710-1765), Nikollė Keta (1742-1803). Gjergj Guzeta (1682-1756) nė Sicilķ e tė tjerė, vunė nė dukje ekzistencialisht Kishėn shqiptare nė Itali. Bėhet fjalė pėr personalitete kulturore e fetare, qė e bėnė tė qėndrueshme traditėn kishtare shqiptare nė Itali. Ndėrmjet tyre u dallua Atė Gjergj Guzeta, meshtar qė jo vetėm e predikoi, por kryesisht e jetoi Ungjillin, ēėshtja e lumnimit tė tė cilit ėshtė nė vijim.
Shekulli XX ėshtė njė epokė e rėndėsishme realizimesh: nisėn tė vihen nė jetė frymėzime tė ndryshme historike tė Italo-Shqiptarėve. Tri janė shprehjet mė simbolike: krijimi i tri rretheve kishtare bizantine: heparkia e Lungros (1919), ajo e Piana dei Greci (1937), e cila mė 1940 mori emrin Hora e Arbėreshėve; si dhe ngritja e Ekzarkatit tė manastirit tė Grottaferratės (1937); krijimi Seminarit greko-shqiptar "Benedikti XV", i pėrbashkėt pėr shqiptarėt e Kalabrisė e tė Sicilisė (1919) dhe kremtimi i Sinodit tė parė ndėrherparkiak (1940), i cili u kremtua nė Abacinė e Grottaferratės nga data 13 deri mė 16 tetor 1940, me pjesėmarrjen, si vėzhgues, tė disa anėtarėve kishtarė e shekullarė tė Kishės ortodokse autoqefale tė Shqipėrisė, pėrtėritja arkitektonike dhe ikonografike; pėrdorimi zyrtar i gjuhės shqipe nė liturgji (1968) dhe pėrgatitja e Sinodit II Ndėrheparkial ( 2004)
E gjithė kjo na bėn tė kuptojmė qartė njohjen kanonike tė identitetit shqiptar e bizantin tė bashkėsisė arbėreshe. Nė kėtė shekull Kisha ndėr shqiptarėt e Italisė pa tė krijohen strukturat e saj themelore (dioqezet e sinodin), qė fuqizojnė bashkimin e saj shpirtėror e veprues.
Gjuha shqipe nė kult (1967)
Kisha italo-shqiptare vijoi ta kremtonte liturgjinė nė gjuhėn greke, ashtu siē bėnte para se tė mėrgohej nė Itali. Kishin hyrė, megjithatė, kremtimet paraliturgjike nė shqip, (si kalimerat e Jul Varibobės) dhe liturgjia, nė raste tė veēanta, kremtohej nė gjuhėn shqipe ( mė shpesh nė Sicili se nė Kalabri ). Idetė e Koncilit II tė Vatikanit (1962-1965) ndihmuan qė tė merrej vendimi nga ana e Ipeshkvijve italo-shqiptarė e nga Kongregata Lindore, pėr pėrkthimin e tekstit tė Liturgjisė Hyjnore, shtypur nga Tipografia e Vatikanit nė vitin 1967 nė dy botime: greko-shqiptar e greko- italian73. Nė vijim heparkia e Lungros publikoi, nė njė botim trigjuhėsh (greke-shipe-italiane) akolouthie-n e sakramenteve.
Mė 23 prill tė vitit 1968, me rastin e kremtimit tė 500-vjetorit tė vdekjes sė Gjergj Kastriotit Skanderbegut, u kremtua Liturgjia Hyjnore e Shėn Gjon Krizostomit nė bazilikėn e Shėn Pjetrit udhėhequr nga tre ipeshkvijtė. Mė 6 gusht tė tė njėjtit vit, ipeshkvi i Lungros publikoi njė dekret pėr pėrdorimin e gjuhės sė folur nė liturgji, orientim i ripohuar nga Asambleja eparkiale e Lungros (1995-1996) 74 pėr Shqiptarėt e Kalabrisė.Marrė me shkurtime nga studimi i monsinjor Eleuterio Fortinos KISHA NDĖR SHQIPTARĖT E ITALISĖ; NGA KUVENDI I ARBĖRIT (1703) TEK KUVENDI I ARBĖRESHĖVE (2004) (Hipoteza tė punės pėr njė histori tė Kishės shqiptare nė Itali).
Krijoni Kontakt