Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22

    Kryeministri italian Berlusconi ne Shqiperi

    Berluskoni do ta shohe Vloren nga helikopteri

    Vetem 30 minuta do te qendroje kryeministri italian ne Ishullin e Sazanit. Kane shkuar dem te gjitha pergatitjet e bera ne Vlore per nje mikpritje dinjitoze. Berluskoni nuk do te shkele qytetin, madje ate nuk do ta takoje asnjeri nga kreret e pushtetit vendor. Ky eshte konfirmimi i bere nga burimet e policise lokale, qe mbetet e angazhuar maksimalisht, per sigurimin e kreut te qeverise te shtetit fqinj. 24 ore me pare, jane vene ne levizje edhe forcat e Guardias si dhe forca te tjera ushtarake te instaluara ne Vlore.

    Burimet e sigurta shprehen se Berluskoni dhe kryeministri shqiptar Nano, do te kene nje takim te shkurter jo me shume se 30 minuta, kryefjala e te cilit do te jete puna dhe problemet qe dalin ne goditjen e trafikut klandestin.

    Nga Sazani, 2 kreret e shteteve do te fluturojne drejt Syrit te Kalter ne Sarande, burim nga ku mendohet te furnizohet Pulja.

    Kesisoj, ka marre fund pritja e gjate, qe nis nga muaji prill kur ish-Kryeministri Majko premtoi, se do te vinte ne Berluskoni do te vinet ne Vlore me 23 tetor. Tani vlonjatet ndjehen pakez te deshperuar, pavaresisht se eshte feste e gjithe Shqiperise per vleresimin qe ben nje kryeminister i fuqishem europian duke vizituar vendin tone.

    Perurimi i Ures se Matit, prezent Berluskoni

    Ura mbi lumin Mat do te kete nderin te perurohet nga kryeqeveritari i shtetit qe e ka financuar ate. Sipas burimeve zyrtare te Ministrise se Transporteve, sot rreth ores 10.OO, kryeministri italian do te marre pjese ne perurimin e ures mbi lumin Mat, e cila lidh superstraden Fushe-Kruje-Lezhe me qytetin e Lezhes. Kjo ure, ura tjeter mbi lumin Drin dhe segmenti i rruges Tapize-Fushe-Kruje, jane realizuar nga nje kredi e qeverise italiane prej 6 milione euro. Punimet jane kryer nga firma italiane Falcione/Rizzani de Echer. Nenshkrimi i kesaj kontrate eshte bere me 8 shtator 2000. Ka filluar te zbatohet me daten 4 qershor 2001. Aktualisht, punimet per ndertimin e ures mbi lumin Mat (643 m) kane mbaruar qe ne daten 12 tetor. Ajo perben vepren me te rendesishme dhe me bashkekohore te superstruktures rrugore ne Shqiperi gjate 20 viteve te fundit. Me perfundimin e saj, rruga Tirane-Lezhe dhe gjer ne Shkoder, shkurtohet me rreth 20 kilometra. Ndersa me mbarimin e rruges Lezhe-Shkoder shkurtohen rreth 15 kilometra te tjera. Punimet ne kete ure kane ecur sidomos pas tre inspektimeve te bera aty nga ana e Ministrit te Transporteve, Spartak Poci.

    E.Nasi





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Berluskoni, 12 ore tur ne Shqiperi

    Kryeministri italian zhvillon sot viziten e pare zyrtare ne vendin tone. Perurimi i ures mbi lumin Mat, fluturimi drejt Sazanit, vizita ne Butrint, dreka koke me koke me Nanon ne Kalane e Lekursit ne Sarande, dhe fjalimi ne Parlament, pikat kryesore te axhendes se ngjeshur

    Elton METAJ

    Silvio Berluskoni do te mberrije sot ne Shqiperi per te diskutuar per disa projekte te rendesishme bashkepunimi ekonomik dhe politik. Ne te paren vizite zyrtare ne Shqiperi, qe parashikohet te zgjase rreth 12 ore, Kryeministri italian do te flase para Parlamentit, si dhe do te inauguroje uren mbi lumin Mat, te ndertuar me nje financim italian.

    Sipas programit te vizites, avioni i posacem i Kryeministrit Berluskoni do te ulet ne pisten e aeroportit "Nene Tereza" ne oren 09.30 te paradites se sotme, ku do te pritet nga Nano. Aty do te zhvillohet ceremoniali i nje vizite zyrtare te nje kryetari qeverie, ndersa nje helikopter ushtarak italian do te marre Nanon dhe Berluskonin ne "barkun" e tij. Vetem 30 minuta me pas eshte parashikuar te behet ceremonia e inaugurimit te ures mbi lumin Mat, e ndertuar nga nje firme italiane. Me te mbaruar kete ceremoni, "Kavalieri" do te fluturoje drejt Sazanit. Ne ishullin e vetem te Shqiperise, ai do te takohet me ushtaraket italiane qe ndihmojne forcat e policise shqiptare ne luften antitrafik. Pas kesaj protokolli ka parashikuar qe delegacioni qeveritar italian do te transferohet ne Butrint. Por helikopteri ku do te ndodhen Berluskoni e Nano do te beje nje xhiro pergjate bregdetit te Jonit dhe vecanerisht ne zonen e Porto Palermos. Pas vizites ne Butrint, Nano dhe Berluskoni do te mberrijne ne kalane e Lekursit ne Sarande, ku do te drekojne bashke, pa pranine e anetareve te delegacionit. Te dy kryeministrat do te mberrijne ne Tirane ne oren 15.30. Pas mberritjes ne kryeqytetin shqiptar, Berluskoni pritet te takoje ne oren 17.00, Presidentin Moisiu. Nje takim qe do te zgjase vetem 30 minuta. Berluskoni do te zhvendoset me pas ne drejtim te selise se Parlamentit. Ku ai do te flase para deputeteve te mbledhur ne nje seance te posacme. Me pas Nano dhe Berluskoni do te dalin para gazetareve ne nje konference te perbashket shtypi. Ndersa, vizita do te mbyllet me nje darke zyrtare te dhene nga Presidenti Moisiu ne Pallatin e Brigadave.

    Programi i vizites

    09.30 Mberritja ne Rinas

    10.00 Inaugurimi i ures mbi lumin Mat

    11.00 Takim me ushtaraket italiane te vendosur ne Sazan

    12.40 Vizite ne Butrint

    13.30 Dreke ne Kalane e Lekursit (Sarande)

    15.30 Mberritja ne Tirane. Pushim ne Pallatin e Brigadave

    17.00 Takim me Presidentin e Republikes, Alfred Moisiu

    17.35 Fjalim i Kryeministrit Berluskoni ne Parlament

    18.15 Konference e perbashket shtypi Nano-Berluskoni

    19.00 Darke zyrtare nga Presidenti Moisiu ne Pallatin e Brigadave

    21.00 Largim nga aeroporti "Nene Tereza"
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Me behet qejfi qe nje kryeminister si Silvio Berluskoni po shkel ne token shqiptare.Ai e ka treguar veten qe eshte nje "Kavaliere" i vertet eshte nje nga njerzit me me pushtet ne Evrope dhe me se fundi nje nga avokatet me te mire te Shqiperise per ne EU.Por me se fundi po ben edhe nje veprim qe per mua mer noten maximale.Po i tregon vendasve te tij se Shqiperia tashme i ka kaluar momentet e krizave dhe rremujrave dhe se shqiptaret jane integruar ne sistemet e civilizuara evropiane.Pra ardhje e Tij ne shqiperi eshte nje shtytje qe ai i jep biznezmanve vendas per nje siguri ne Shqiperi.
    Uroj qe Kavalieri te ngelet i kenaqur (dhe mundesisht i habitur) nga bukurit natyrore dhe te virgjra te Shqiperise
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganoid : 23-10-2002 mė 06:51
    PAUCA SED MATURA

  4. #4
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    - Nė vizitėn qė kryeministri italian Silvio Berluskoni, po zhvillon nė Shqipėri, eėhtė shoqėruar nga kryeministri shqiptar Fatos Nano. Gjatė vizitės nė Mat, kryeministri italian, theksoi edhe nje here mbeshtetjen e plote qe Italia i jep Shqiperise si ne zhvillimin ekonomik ashtu dhe ne mbeshtetjen e hapave qe do te hidhen per integrimin e Shqiperise, sa me shpejt, ne familjen europiane. Ai tha qe projektet italiane per Shqiperine, do te vazhdojnė edhe nė tė ardhmen
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Me gjithe bukurite e virgjerite natyrore qe ka pare Berlusconi ne Itali,ato "bukurite" e "Virgjerite" tona do ti kujtojne Saharane
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    "Marreveshja Nano-Berisha, me solli ne Tirane"

    Dje mbasdite, ne nje nga sallat e Kuvendit te Shqiperise, Kryeministrin italian e priten Nano, Berisha dhe Pellumbi. Vec te tjerash, ajo qe mund te dallohet, eshte biseda qe Berluskoni pati me Berishen. Kryeministri italian i tha liderit te opozites se kishte ardhur ne Shqiperi, kryesisht i nxitur nga nje fakt i rendesishem, nga marreveshja pozite-opozite. Ose, me sakte, ajo qe njohim me mire ne shqiptaret, marreveshja Nano-Berisha. Berluskoni i tha me tej kryetarit te Partise Demokratike, se kjo marreveshje duhet ruajtur pasi eshte nje garanci e besueshme per te ecur perpara me reformat. Para se Berluskoni te mberrinte ne keto konkluzione, ishte Berisha qe vuri pikat mbi "i", duke shprehur te gjitha vleresimet e duhura edhe ne emer te shqiptareve per kontributin qe kryeministri italian ka dhene per ceshtjen tone keto vitet e fundit. Lideri i opozites shqiptare Berisha do te shprehej me nje konsiderate te larte kryesisht per tre momente.

    Ai e falenderoi Berluskonin per ndihmen qe ai ka dhene ne hapjen e negociatave te Bashkimit Europian me Shqiperine. Berisha ngriti lart rolin qe Berluskoni ka luajtur ne kohen e luftes se Kosoves, ku vecoi votimin spektakolar qe ai bere ne sinkron me qeverine e atehershem D'Alema, ne funksion te clirimit te Kosoves, packa se ne opozite me te te majtet ne pushtet dhe me shume kontradikta personale me Kryeministrin. Po ashtu, lideri i opozites e cmoi shume dhe ne emer te gjithe shqiptareve, faktin qe Berluskoni ishte i pari nga udheheqesit e Italise qe mberriti ne Otranto, diten e tragjedise shqiptare. Nderkohe, biseda mes treshes, Berisha-Nano-Pellumbi me Berluskonin ka vazhduar edhe per pak kohe, derisa kryeministri italian doli ne nje konference shtypi ne ambjentet e Kuvendit te Shqiperise.

    Trafiku klandestin, 0 per shtatorin 2002

    Trafiku klandestin nga Italia ne Shqiperi ka shenuar nje ulje drastike te tij. Kete fakt kryeministri italian e ka quajtur si mjaft pozitiv. Sipas te dhenave qe ai ka permendur gjate muajit shtator te ketij viti nuk eshte regjistruar asnje rast i vetem i trafikimit te paligjshem drejt territorit italian. Vetem gjate vitit te kaluar ne te njejten periudhe eshte regjistruar nje shifer teper e larte e trafikut ilegal drejt Italise. Behet fjale per 578 raste te tilla vetem gjate muajit shtator 2001. Ndersa gjate vitit 2000, ky tregues ka regjistruar shifren prej 292 raste te trafikimit ilegal. "Megjithe keto shifra pozitive, nuk mund te them se Italia e ka te zgjidhur problemin e trafikut klandestin.Sepse ne vertet kemi nje shterim te trafikanteve ilegale nga Shqiperia. Por kemi rrjedhje nga shtetet e tjera", eshte shprehur kryeministri italian, Silvio Berluskoni, gjate takimit me militaret italiane ne ambjentet e ishullit te Sazanit.

    Shqiperia, habia e Berluskonit

    Shqiperia ka qene habia me e fundme e Berluskonit! Vete kryeministri italian dhe stafi i keshilltareve e bashkepunetoreve qe e shoqeronin, thuhet se kane mbetur te habitur nga vizita e djeshme ne Shqiperi. Ata e kane menduar krejt ndryshe vendin tone, dhe kane pasur nje imazh tjeter, pavaresisht nga distanca e vogel gjeografike. Pamja tjeter qe u shfaq, me Tiranen e rregulluar, me shume rruge te ndertuara, etj, ka bere pershtypje tek Kryeministri italian dhe bashkepunetoret e tij. Gjithashtu ata kane mbetur te mahnitur nga mikpritja qe iu be nga pala shqiptare ne cdo hap qe hodhen dje ne vendin tone. Nje tjeter impresion qe mbeti tek stafi i Berluskonit, ishte fakti se ata nuk kishin asnje problem me komunikimin, pasi kudo qe shkonin takonin dhe rrethoheshin nga njerez qe njohin italishten.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje bosht amerikano-italiano-shqiptar

    Nga Mentor Nazarko /Te thuash qe ardhja e kryeministrit italian Berluskoni eshte nje ngjarje e rendesishme per Shqiperine, duket sikur thua nje te vertete te padiskutueshme nga te gjithe. Kjo u pa dukshem edhe ne menyren si u prit ai, vemendjen qe ju dedikua nga mediat shqiptare ardhjes se tij, por ne fund te fundit edhe vemendjes qe krijoi apo perqendroi rreth vetes ne mjedisin politik shqiptar. Kane ardhur ne Shqiperi, pothuaj te gjithe kryeministrat dhe presidentet e dymbedhjet vjeteve te fundit, por padyshim vemendja ndaj Berluskonit, president i Milanit, i Fininvestit, pra i kanale 5, Italia unos dhe rete kuatros, nje nga njerezit me te pasur te botes, etj, etj ishte e vecante. Ashtu si te gjithe fenomenet televizive,- shume pak e njohin ate si politikan-, ai ishte stari qe i kenaqi te gjithe: u kenaq Nano, qe po sheh frytet me se pari diplomatike te ktheses se tij me Italine; u kenaq nga pak Presidenti Moisiu qe ne keta pak muaj eksperience politike pati mundesi qe te komunikonte vertet edhe pse ne nje takim protokollar me kryeministrin e fuqise se peste se botes; u kenaq doktor Berisha qe u shpall faqe publikut miku i tij, megjithe keshillen miqesore per te bere me shume durim si opozitar; u kenaqen te gjithe burrat tane te shtetit sepse kane numrin e tij te telefonit, etj,etj. Por ka disa elemente te vertetes qe mbarti me vete vizita e Berluskonit qe meritojne vemendje per shkak te rendesise qe kane ne planin ekonomik, politik, te imazhit te vendit, me nje fjale me rendesi thelbesore.

    Berluskoni eshte dhe mbetet edhe tani perfaqesues i kapitalit te madh italian dhe sipas shume vezhguesve ardhja e tij megjithese e vonuar, konsiderohet si hapja e rruges per kete kapital nepermjet investimeve ne sektore kyc dhe me rendesi strategjike per vendin. Ne fakt vizita e Berluskonit, asokohe shef i opozites ju premtua Shqiperise gjate takimit te tij me Meidanin ne Strasburg, ne vitin 1999, bashke me premtimin per te ngritur edhe nje qender te madhe pritjeje per kosovaret me investimin e tij personal, por ishte ardhja e kryeministrit te kohes D'Alema qe e shtyu kete vizite te pare te tijen deri me sot. Kjo ardhje, mesazhet e saj te percjella dje dhe sot, ka shume te ngjare te interpretohet nga qarqe te biznesit te madh ne Itali si krijim i kushteve minimale ne Shqiperi per te qene te pranishem e per ta shfrytezuar ate si porte per depertimin e investimeve apo kapitalit italian ne tere rajonin. Nuk eshte e rastit qe ardhja e Berluskonit lidhet me disa projekte te rendesishme ne fushen e energjise elektrike, depozitave te naftes, ujit te pijshem dhe turizmit, qe perfaqesojne resurse dhe sektore me rendesi jetike per zhvillimin e vendit. Garanci per zbatimin e mundshem te ketyre projekteve eshte nuhatja, stili pra menyra e te sjellit te Berluskonit si njeri i biznesit: pra konkret, praktik, qe i jep rendesi kontakteve te drejtperdrejta njerezore-shembulli i fjalimit ne parlament, i dhenies se numrave te telefonit bashke me Putinin dhe Bushin edhe Nanos, Berishes, Pellumbit dhe Moisiut. Si njeri biznesi me se pari, mbeshtetur edhe ne eksperiencen e vet profesionale dhe politike, Berluskoni e beri te qarte rendesine e imazhit ne ecurine ekonomike te nje vendi, ndaj angazhimi i tij ne kete drejtim eshte me te vertete realist dhe i domosdoshem ne percaktimin e nje kuadri te ri marredheniesh bashkepunimi partnerial midis Shqiperise dhe Italise.. Ne kete plan duhet pare edhe angazhimi per te nxitur turizmin dhe investimet italiane ne kete sektor qe konsiderohet me te drejte si sektor kyc per ekonomine shqiptare dhe gjeografia e vizites Tirane-Butrint, ndoshta duhet shfrytezuar edhe per vizitore te tjere. Hyrja e kapitalit te madh italian eshte garanci per rritjen e konkurences dhe per pasoje ofrimin e sherbimeve me cilesi dhe te favorshme ne sektore te ndryshem, por edhe per elemininimin e varesive tona ekonomike, per pasoje edhe politike nga nje vend i vetem per shkak te dominimit te investimeve te medha te atij vendi.

    Por garanci per nje ere te re ne ne realizimin praktik te angazhimeve italiane eshte dhe fryma qe ka sjelle ardhja ne pushtet me Berluskonin si perfaqesues tipik, e se djathtes italiane. Vizioni i saj ne Ballkan eshte thellesisht proshqiptar, ndryshe nga politika e nje pjese te mire te se majtes dhe nje pjese te vogel te se djathtes italiane per barazlargesi te Italise ndaj Shqiperise dhe Serbise dhe thellesisht agresiv ne kuptimin pozitiv te fjales. Sipas ketij vizioni Italia duhet te kontrolloje tregjet e rajonit duke e konsideruar ate si zonen e saj normale te influences ekonomike dhe duke sherbyer si avokat i tij per integrimin ne organizatat nderkombetare si BE dhe NATO. Eshte pjese e ketij vizioni me se pari vemendja dhe angazhimi per Korridorin tete i cili shihet si rruga natyrale e ketij depertimi kapitalesh dhe interesash, korridor qe ka qene ne boshtin e politikes se jashtme te Berluskonit qe ne fushaten elektorale, dhe qe perfaqeson nje potencial te madh edhe per zhvillimin e zones se jugut te Italise. Kjo zone qe ka sherbyer historikisht si serbator votash per te djathten, ka shance te medha zhvillimi per shkak se portet e saj te Brindisit dhe Barit, tere rajoni i Pulias, do te kene avantazhe te medha te drejtperdrejta ose indirekte, prej spostimit nga apo drejt lindjes te kapitaleve, mallrave, naftes apo gazit, etj, nje rol qe deri tani e kane luajtur portet e veriut si ai i Triestes. Mbeshtetja qe qeveria e Berluskonit i jep vendosjes se depozitave italiane ne zonen e Vlores, eshte ne nje fare menyre parathenes i mundesise se realizimit te gazjellesit AMBO, Burgas- Vlore.

    Por pa u zgjatur shume, Berluskoni njihet edhe si aleati me i mire i amerikaneve ne Europe, qe njihen nga ana tjeter edhe si aleatet me te mire te shqiptareve. Ne kendveshtrimin e korridorit tete, te mbeshtetur fuqimisht prej administrates Klinton, por edhe prej aktuales, por edhe ne nje plan me te gjere,duket se realizimi i interesave italiane ne rajon ne pergjithesi, dhe ne Shqiperi ne vecanti shkon ne unison me interesat amerikane qe ka te ngjare qe e shohin Italine si kujdestare te ketyre interesave. Jane interesa qe sjellin zhvillim, te percuar ne nje fryme te re, larg skemave te vjetra te se kaluares dhe qe rrisin integrimin e tregjeve te lindjes me te perendimit. Shqiperia fiton ne kete optike rendesine e saj natyrale, qe vjen per shkak te pozicionit dhe peshes se shqiptareve ne rajon, duke bere me se pari pjesen e vet te punes, qe eshte kontributi per stabilitet dhe nderprerja apo reduktimi i kalimit te trafiqeve te ndryshme te paligjshme. Nderprerja e trafikut te klandestineve dha frytet e para.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Berto, ndoshta ke te drejte por ato kemi!
    Dhe e mira eshte te dime ti bejme reklament e mire vendit tone dhe kjo fillon duke mos nenvelftesuar veten. Nuk e di ne Itali por ketu ne France vertet gjen vende po aq te bukura se ne Shqiperi por jane te rezervuara per ata qe kane xhepat plot. Dhe rralle gjen plazhe bosh ne vere ketej (me perjashtim te ndonje rezervati). Nderkohe qe ne Shqiperi ke me qindra kilometra plazh ku s'ka shkel kurre kemba e turistit (shiko psh plazhet e Karaburunit, ose plazhet e bregut (Qeparo-Dhermi-Vuno-Himare). Mos te flasim pasataj per turizmin dimeror!! Alpet e Shqiperise jane vende te mrekullueshme por fatkeqesisht akoma te pashfrytezuara! Eshte per te ardhur keq qe askush nuk leviz ne kete drejtim!! Zhvillimi i turizmit dimeror do te jete nje rast qe ē'do cep i Shqiperise te behet i njohur nga ē'do Shqiptar.
    Jam i bindur se shumica dermuese e Shqipetareve s'kane vizituar akoma krejt Shqiperine!!
    Fati me ndihmoi para disa vjetesh te vizitoja veri-lindjen dhe alpet e Shqiperise dhe me besoni qe eshte diēka e mrekullueshme!! Jam i bindur qe do ti rivizitoj ato zona sa here te me jepet mundesia!!

    Si perfundim ndoshta pamjet e Shqiperise nuk jane me te bukurat e Botes por as me te keqijat nuk jane. Megjithate diēka orgjinale e jona eshte se ne i kemi te perqendruara ne nje siperfaqe shume te vogel detin, fushen, liqenin, malin. Pra shumllojshmeria e ofertes do te jete nje argument i forte komercial ne ta ardhmen!!

    Shnet e te mira!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  9. #9
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    berti me duket se nuk e ke idene se ca bukurishe ka vendi yne
    kemi nje vend te shkelqyer per turizem duke filluar me
    -malet
    -detin
    -nderthurje te malit me detin (ne logara psh)
    -llixhat
    -vendet e vjetra me gjithe hist. mijra vjecare qe mbajne mbi vete
    -qytetet si gjirokastra berati kruja qe ruajne akoma origjinalitetin e vete
    -dhe me e bukura qe kam degjuar para nje muaji se nje turist cekoslovak e ka vizituar shqiperine pasi ka dashe te shof ngjarje te tipit western
    prandaj berto me me kujdes dhe mos ja fut si e ema e Zeqos maje thanes,he derman
    PAUCA SED MATURA

  10. #10
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Shqiperia e Fatos Nanos me hapa te medha drejt Europes

    Reagon shtypi dhe agjensite italiane lidhur me viziten e djeshme te Kryeministrit Italian ne Tirane Silvio Berluskoni.

    Il NUOVO
    Shqiperia, Berluskoni: Banka italiane te gatshme per te investuar
    Kete gje la te kuptohet Kryeministri Italian Berluskoni ne fund te vizites se tij zyrtare ne Shqiperi.Pervec te tjerash, nje ka fushat e bashkepunimit ka te ngjare te jete ajo e energjise.

    MILANO: Disa banka te medha italiane jane te gatshme te investojne kapitalet e tyre ne sistemin banker shqiptar. Kete gje la te kuprohet Kyeministri Berluskoni ne fund te vizites se tij zyrtare ne Shqiperi.Prezenca e bankave, tha Berluskoni, eshte e rendesishme per te lehtesuar investimet e shoqerive nga nje vend ne tjetrin. Ne Shqiperi eshte prezente Banca di Roma, nje nga me te rendesishme te vendit tone. Kryeministri ka permendur qe ne keto muaj eshte ne vazhdim e siper privatizimi I institutit kryesor te kreditimit shqiptar:” I kam garantuar Kryeministrit Fatos Nano qe do te informohem per qellimin e dy bankave te rendesishme italiane, qendrimin e te cilave nuk e di akoma. Kryeministri, duke folur per sektore te ndryshem te bashkepunimit dypalesh ka nenvizuar qe nje nga fushat e bashkepunimit ka te ngjare te jete ajo e energjise. Kam vendosur ne kontakt te gjithe nivelet e shoqerise ENEL me shoqerine tuaj kryesore te sektorit energjitik”.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •