Kreret e kompanise kundershtojne Berishen:Nderprerja e prodhimit,jo per shkak te ndotjes.Mbeten vetem 3 mije tone karburant

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, qė prej dy ditėsh ka bėrė publike recetat e tij pėr uljen e ndotjes sė mjedisit nė vend, duke pėrmendur si mė emergjente ndėrprerjen e tregtimit tė naftės sė prodhuar nė Ballsh. Shefi i qeverisė e ka bėrė kėtė deklaratė njė muaj pasi shoqėria ARMO ka bllokuar furnizimin e pikave tė karburantit me naftė vendase. Edhe pse 30 ditė me vonesė, Berisha ka vėrtetuar se deklaratat e Kryeministrit nuk duhen marrė gjithmonė seriozisht, sidomos kur janė nė prag tė festave popullore ose nė kohė fushatash elektorale. Kėtė fakt e pėrforcojnė edhe mė shumė sqarimet e dhėna nga vetė drejtuesit e shoqėrisė ARMO, tė cilėt kanė pohuar pėr "Shqip" se aktualisht nuk ka asnjė urdhėr nga lart pėr ndėrprerjen e shpėrndarjes sė naftės pėr shkaqe mjedisore. Drejtori i Pėrgjithshėm i Shoqėrisė, Halim Dariu, ėshtė shprehur pėr gazetėn se "nuk ka njė urdhėr tė tillė, qė ne ta bllokojmė naftėn pėr shkaqe mjedisore, por thjesht i kemi marrė kėto masa pėr arsye se rezervat e naftės nuk mjaftojnė qė ne tė shpėrndajmė prodhim me shumicė pėr tė tretėt". Siē pohon drejtori i ARMO-s, problemi ėshtė mė i thellė sesa ndotja e mjedisit e konstatuar sė fundmi nga kreu i qeverisė. Nė prag tė privatizimit tė saj, ARMO ka ndėrprerė pėr tė disatėn herė prodhimin e naftės pėr tregun vendas, duke favorizuar ndjeshėm importuesit e karburanteve. Karburantet e hyra nė Shqipėri deri nė shtator tė kėtij viti janė rreth 22 mijė tonė mė tepėr sesa vitin e kaluar, ndėrkohė qė pritet tė jenė rritur akoma mė shumė nė tre muajt e fundit tė vitit, kohė nė tė cilėn ARMO ka prodhuar sasi minimale pėr tė mos thėnė zero litra naftė. Sipas drejtorit tė shoqėrisė, Halim Dariu, aktualisht ARMO ka njė sasi rezervash prej 8 mijė tonėsh naftė prej tė cilave 5 mijė tonė janė tė "ngurtėsuara" ose rezervave shtetėrore strategjike qė preken nė raste emergjencash, ndėrkohė qė vetėm 3 mijė tonė janė tė shijshme. Por edhe sasia e disponueshme pėr shitje do tė shkojė minimalisht pėr peshkatarėt dhe bujqėsinė nė bazė tė kontratės pėr shpėrndarjen e naftės pa akcizė, ndėrsa pjesa mė e madhe do tė furnizojė institucionet shtetėrore. "Nga sasia e naftės bruto qė kemi kontraktuar, ne kemi vetėm 10 ditė punė pėr uzinėn qė tė pėrpunojė atė naftė, pasi jemi nė fund tė vitit dhe nė pėrfundim tė sasisė sė kontraktuar nga Albpetroli", ėshtė shprehur Dariu.


Defektet e pėrsėritura


Ndėrprerja e prodhimit nga shoqėria ARMO, ėshtė njė refren i pėrsėritur qė ndodh disa herė brenda njė viti, duke minimizuar furnizimin me naftė vendi tė tregut tė brendshėm tė karburanteve. Arsyet e drejtuesve tė shoqėrisė janė tė njėjta dhe kanė tė bėjnė, sipas tyre, me defektet qė shkaktohen si pasojė e avarive elektrike nga furnizimi me energji. Lidhur me kėtė fakt, drejtori i ARMO-s sqaron se "Situata ėshtė e tillė, ku uzina e ARMO-s nė Ballsh ka qenė e bllokuar pėr shkak tė dy defekteve qė kanė ndodhur si pasojė e avarive elektrike. Uzina nuk ka punuar pėr shumė kohė dhe kjo sasi nafte qė ne kemi nė dispozicion ėshtė shumė e vogėl. Kjo naftė i ėshtė shpėrndarė bujqėsisė dhe peshkimit dhe njė pjesė disa institucioneve shtetėrore qė ne kemi lidhur kontratė me to. Ne kemi aq naftė sa nuk mund tė shesim me shumicė pėr tė tretėt, pasi kemi mbi njė muaj qė e kemi bllokuar shpėrndarjen". Parashikohet qė viti i ardhshėm tė jetė i fundit qė ARMO do tė ketė mbikėqyrje shtetėrore, me shansin e vetėm pėr ta kaluar "pacientin" nė duart e njė shoqėrie tė huaj.


Burimi