Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Biografi Bosash..

    Lajme nga Biznes

    Lakshmi Mittal Mosha: 55 Vlera e Pasurisė: 23.5 miliardė dollarė


    Autori i Lajmit: Red.
    Miliarderėt e Londrės

    Miliarderi Indian i ēelikut, tashmė ka sunduar tregjet nė tė gjithė botėn me kompaninė e tij Mittal Steel. Nė dhjetor tė vitit 2004 ai shkriu nė njė kompaninė Ispat International me amerikanen Steel Group mė anė tė njė marrėveshjeje prej 4 miliardė dollarėve. Nė janar tė kėtij viti Mittal ofroi 23.7 miliardė dollarė pėr tė blerė kompaninė e ēelikut Arcelor me seli nė Luksemburg. Tashmė Mittal i shet ēelik kompanisė amerikane Ford Motors, njė nga kontratat mė tė mėdha tė saj.

    Roman Abramovich
    Mosha: 39
    Vlera e Pasurisė: 18.2 miliardė dollarė
    I rritur jetim, Abramovich nuk arriti tė pėrfundonte as kolegjin. Ai arriti tė krijojė njė pasuri tė tėrė pas njė seri marrėveshjes pėr eksporte nafte qė nė fillim tė viteve 1990. Pasuria e tij kapi majat kur ai u bashku me Boris Berezovsky dhe bleu gjigantin rus tė naftės Sibneft, asokohe me njė vlerė tregu tepėr tė ulėt. (Kur Berezovsky u largua nga rusia pėr t i shpėtuar akuzave pėr mashtrime fiskale, Sibneft kaloi nė pronėsi tė Abramovich). Nė 2003-2004 Abramovich i shiti pjesėn e zotėruar prej tij nė kompaninė e aluminit Aluminum rusit tjetėr Oleg Deripaska. Nė vjeshtė tė 2005-ės ai likuidoi asetet e tij mė tė mėdha duke shitur 72.6 pėr qind tė aksioneve te Sibneft tek Gazpromi pėr shumėn e 13 miliardė dollarėve. Tanimė Abramovich, i cili vitin e kaluar u riemėrua guvernator i rajonin verior rus Chukotka, mund ti dedikojė mė shumė kohė hobeve tė tij, si jahtet dhe skuadra e futbollit Chelsea.

    Leonard Blavatnik
    Mosha: 48
    Vlera e pasurisė: 5 miliardė dollarė
    I rritur nė Rusi, nė moshėn 21 vjeēare ai emigroi sė bashku me familjen drejt vendit tė ėndrrave, Amerikės ku pėrfundoi edhe studimet universitare. Mėnjeherė krijoi firmėn e tij Access Industries nė vitin 1986. Mė pas bashkėpunoi me shokun e tij tė shkollės Viktor Vekselberg e mė pas me miliarderin rus Mikhail Fridman. Trioja arriti tė shtonte pasurinė pas themelimit tė kompanisė TNK-BP, njė partnership mes kompanisė sė tyre tė naftės Tyumen Oil Company dhe British Petroleum. TNK-BP u bė kompania e dytė mė e madhe e naftės nė Rusi. Sė fundmi Blavatnik ka blerė mazhorancėn e aksioneve nė prodhuesin e materialeve plastike Basell. Gjithashtu ai zotėron aksione nė kompaninė ruse tė aluminit Sual (Siberian-Urals Aluminum), nė njė kompani energjie nė Kazakistan, nė telekomin rus Svazinvest, njė kompani pronash tė paluajtshme nė Argjentinė, ndėrkohė qė ėshtė anėtar bordi nė kompaninė britanike tė muzikės Warner Music.

    Charlene de Carvalho-Heineken
    Mosha: 51
    Vlera e Pasurisė: 5 miliardė dollarė
    Charlene, e vetmja femėr miliardere nė Londėr, trashėgoi 25 pėr qind tė aksioneve nė birrėn daneze Heineken katėr vjet mė parė, nga njerku i saj Freddy Heineken. Ka pesė fėmijė dhe kryesisht e kalon ditėn duke parė galeri arti, muzikė dhe arkitekturė. Bashkėshorti i saj Michel de Carvalho,, me profesion bankier, drejton njė nga degėt e kompanisė Heineken.

    David & Simon Reuben
    Vlera e Pasurisė: 3.6 miliardė dollarė
    Lindur nė Bombei dhe rritur nė Britaninė e madhe, dy vėllezėrit David & Simon Reuben e nisėn veēmas karrierėn e tyre. Simon preferoi biznesin e tapeteve dhe pasurive tė paluajtshme ndėrsa David u morr me tregti metalesh. Pak kohė mė pas ata u bashkuan nė Transworld, njė kompani qė merret me tregti metalesh e cila ka investuar seriozisht nė Rusi dhe Kazakistan. Ata shprehen se nė vitet 1990 kishin njė fitim prej 550 milionė dollarė nė vit nga aktivitetet e tyre. Aktualisht Simon jeton nė Monako ndėrsa David nė Londėr. Dy vėllezėrit morėn ēmimin “Sipėrmarrėsit e vitit” mė maj tė vitit tė kaluar.

    Anil Agarwal
    Mosha: 52
    Vlera e Pasurisė: 2.8 miliardė dollarė
    Agarwal zotėron kompaninė Vedanta Resources tė cilėn e themeloi pas blerjes sė disa minierave shtetėrore nė Indi, vendi i tij i lindjes. Zotėron gjithashtu disa miniera bakri nė Zambie dhe Australi. Pasuria e tij po shkon drejt shumės 3 miliardė dollarė. Agarwal ka premtuar tė dhurojė 1 miliardė dollarė pėr themelimin e njė universitete, kopje e Harvardit, pas dy vjetėsh.

    Richard Branson
    Mosha: 55
    Vlera e Pasurisė: 2.8 miliardė dollarė
    Vetėm kėtė vit Branson ka ndėrmarrė njė sėrė iniciativash tė reja nė biznes. Kėshtu, ai ka pėrfunduar njė marėveshje pėr njė kompani telefonike nė Kinė, po pėrfundon projektet pėr njė rafineri bioetanoli si dhe po provon shansin duke botuar libra komikė. Ndėrkohė qė pjesė e planeve tė tij ėshtė edhe krijimi i njė linje ajrore nė SHBA. Pėr tė krijuar gjithė kėto biznese tė reja Branson ėshtė pėrpjekur qė tė gjenerojė para kesh. Aktualisht ai po tenton tė shesė kompaninė telefonike Virgin Mobile UK.

    Charles Cadogan & family
    Mosha: 69
    Vlera e pasurisė: 2.8 milionė dollarė
    Pronat e tij tė paluajtshme vazhdojnė tė tėrheqin njerėz tė botės sė modės si Hugo Boss, Cartier dhe Richard Ward. Ai zotėron gjithashtu edhe galerinė Saatchi.

    Bruno Schroder & family
    Mosha: 73
    Vlera e pasurisė: 2.5 miliardė dollarė
    Brezi i katėrt i njė familjeje bankierėsh, Schroder vazhdon traditėn si drejtor i kompanisė sė shėrbimeve financiare Schroders Plc., e cila festoi 200 vjetorin e themelimit nė vitin 2004. Familja Schroder menaxhon njė shumė prej 186 miliardė dollarėsh, para tė klientėve, nė 26 vende tė botės. Schroder e drejton kompaninė nė distancė pasi ai jeton nė njė periferi tė Skocisė duke pilotuar avionė personalė dhe duke u kujdesur pėr fermėn e tij.

    Bjorgolfur Thor Bjorgolfsson
    Mosha: 39
    Vlera e pasurisė: 2.2 miliardė dollarė
    Miliarderi i vetėm beqar nė Islandė. Ai ėshtė bashkėthemeluar i pijeve Bravo nė Rusi dhe shpikėsi i markės sė birrės Botchkarov, e cila iu shit kompanisė Heineken nė shkurt tė vitit 2002. Ka themeluar edhe njė kompani investimesh, Novator, me seli nė Londėr, e cila ka qenė tepėr aktive nė blerjen e aksioneve nė kompanitė e telekomit. Ai zotėron aksione nė kompaninė farmaceutike Actavis, nė bankėn bullgare EI, nė telekomin finlandez Elisa si dhe ka njoftuar se do tė investojė nė fushėn e telekomunikacionit nė Bullgari. Plus kėtyre, ai zotėron njė seri hotelesh nė Detin e Zi dhe disa hektarė tokė nė bregdetin e Spanjės. Jeton nė Londėr me tė dashurėn prej 15 vjetėsh dhe djalin e tij 1 vjeēar.

    Nadhmi Auchi
    Mosha: 68
    Vlera e Pasurisė: 2 miliardė dollarė
    Po e shijon jetėn si mos mė mirė falė njė franēize pėr gara makinash prej 40 milionė dollarėsh nė Liban pėr Kampionatin e Garave me makina A1. Londinezi i lindur nė Irak, mori kritika tė ashpra pėr dasmėn e djalit tė tij Tameem dhe gruas sė tij, njė miliardere palestineze, ku ishin tė ftuar mė shumė se 1 000 veta dhe u zhvillua pikėrisht Ditėn kundėr Varfėrisė.

    Donald Gordon
    Mosha: 75
    Vlera e Pasurisė: 1.6 miliardė dollarė
    Me profesion kontabilist, themeloi kompaninė e sigurimeve Liberty Life nė moshėn 27 vjecare me njė shumė fillestare prej 120 mijė dollarėsh. E transformoi atė nė njė nga kompanitė lider tė fushės nė Afrikėn e Jugut, pėr ta shitur nė vitin 1999. Themeloi Liberty International, njė nga qendrat mė tė mėdha tė blerjeve nė Europė, nė vitet 1980. U largua nga posti i drejtuesit nė qershor 2005 nė moshėn 75 vjeēare, megjithėse ende zotėron 21 pėr qind tė aksioneve dhe ėshtė emėruar president i pėrjetshėm i saj, Ka dhuruar herė pas here shuma tė mėdha parash pėr tė varfrit e Afrikės. Ka dyshtetėsi, afrikano-jugore dhe britanike. Sė fundmi ka vlerė njė avion Falcon 7X pėr njė shumė prej 45 milionė dollarėsh pėr tė udhėtuar nga Londra nė Afrikėn e Jugut.

    David Sainsbury & family
    Mosha: 65
    Vlera e Pasurisė: 1.6 miliardė dollarė
    Pas njė mandati tė tretė pėr partinė laburiste nė Britani, Lordi Sainsbury vazhdon tė shėrbejė si Ministėr i Shkencės dhe Teknologjisė. Iniciativa e tij e re ka tė bėjė me koordinimin e biznesit me risitė e teknologjisė, njė rol i cili i pėrshtatet mė sė miri kualifikimeve tė tij. Ky politikan e ka krijuar pasurinė falė biznesit familjar, rrjetit tė dyqaneve ushqimore Sainsbury s. Vitet e fundit biznesi i tij ėshtė goditur nga konkurrenca e ashpėr nga rivalėt mė tė fuqishėm si supermarketet Tecso dhe Wal Mart.

    Mahdi Al-Tajir
    Mosha: 73
    Vlera e pasurisė: 1 miliardė dollarė
    Me origjinė nga Irani, ish ambasador nė Britaninė e Madhe dhe Francė, aktualisht jeton nė Londėr nė shtėpinė e tij madhėshtore Perthshire e shtrirė nė njė hapėsirė prej 18 mijė hektarėsh. Mban lidhje tė ngushta me familjen mbretėrore Al Maktoum tė Dubait. I turpshėm me mediat, Al-Tajir koleksionon perla dhe qilima persianė. Ai zotėron hotelin Park Tower nė Londėr dhe ujin Highland Spring, i cili ambalazhohet dhe shitet nė tregun britanik.


    Ky lajm ėshtė publikuar: 02/12/2006

    gazeta balkan

    --

    ore ..nje pietje jasht temes..

    Kush jan 10 me te pasurit ne shqiperi..??
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 13-12-2006 mė 03:51

  2. #2
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    ore ..nje pietje jasht temes..

    Kush jan 10 me te pasurit ne shqiperi..??
    ata qe kane qene spiune ne kohe te xhahxit besoj.........
    To look life in the face....

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anėtarėsuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79
    familja e xhaxhit me 10 niperit

Tema tė Ngjashme

  1. Luigi Pirandello
    Nga Inteligjentja nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-09-2012, 17:12
  2. Dr. Don Lush Gjergji (biografi me i shquar i Nene Terezes)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 17:02
  3. Si tė pėrgatitet njė CV?
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-06-2006, 15:52
  4. Prezentimi im, por pa biografi.
    Nga Adriano-10 nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 25-12-2005, 15:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •