UJE
Pjesa e Pare
E veshtrova nje cope here, para se te leshohesha plotesisht edhe une mbi shtrat. Edhe ne gjume, e ndoshta mbi te gjitha kur perkundej ne boten e enderrave te veta, me dukej engjellore. Butesine e linjave delikate te fytyres, afshin qe ja perndizte lekuren e trendafilte dhe erekendshme, floket e lemuara ngjyre geshtenje qe dergjeshin shprishur mbi jastek, te gjitha keto i ndjeja thelle-thelle, diku prane peshtjellimeve, pasigurive e fobive te mia, atje ku bashjetonin caste te akullta dhe pasione vullkanike e ku edhe ai pak racionalitet qe me karakterizonte humbiste plotesisht dhe mbreteronte sovrane Dashuria.
Padyshim e dashuroja. Dhe kjo me shtynte shpeshhere, gjate harkut te seciles dite, te sillesha ne menyre kaq te pakuptimte e femijerore. Ashtu si ate nate. Mundesite qe ajo te zgjohej, qofte edhe per nje cast, e te me dhuronte nje nga ato buzeqeshjet e saj qe te rrembenin zemren, nuk ishin shume, por une nuk jam nga ai lloj njerezish qe dorezohen kollaj dhe ne fund te fundit, per mendimin tim ja vlen te shpenzosh kohe duke e kundruar, po aq sa cdo tja vlente te ndaleshe e te leshoje te lire veshtrimin mbi nje Gaugen apo Dali.
Ajo nuk u zgjua. Dashepadashje do te me duhej te prisja mengjesin per tju gezuar rishtaz shkelqimit te syve te saj ngjyre smeraldi. Emertoreadori i Sepulvedas me shoqeroi per dy tre faqe, deri kur nisa te kotem e me gjest te pergjumur fika driten dhe u mbylla bashke me konturet e dhomes deri athere te ndricuara zbehte, ne erresire te plote.
Eshte e pamundur te mesosh se ne sa mijera enderra mund te lundrosh brenda nje kohe te caktuar. Cdonjera zgjat vetem pak caste, e sado qe ne secilen kemi privilegjin te jemi vete protagoniste, gje e cila ndodh fatkeqesisht shume rralle ne jeten reale, pjesen me te madhe te hereve memoria mbetet e bardhe dhe nuk rregjistron asgje. Me perjashtim, ndoshta, te endrres se fundit, bishtat e te ciles, si tentakuj te nje bishe perrallore, na ndjekin nganjehere nga pas dhe na imponohen ne forme kujtimesh te vdekura e te pajetuara, ne castet e para te pasfjetjes. Trilli i endrres se fundit te asaj nate duhet te kete qene me te vertete i paperfillshem.
Nuk kujtoj te kem enderruar gje. Ne fakt nuk kujtoj as te me kete marre gjumi, por kjo nuk do te thote aspak qe, kur fjalet e saj te sapo mermeritura me erdhen ne vesh, nuk isha duke fjetur. Fakti eshte se, sado e pashpjegueshme te duket, e gjithe qenia ime ishte bymyer e sforcuar ne menyre mbinjerezore per tju pershtatur e per te hyre ne sintoni te plote me cdo detaj te personit te saj, ne menyre qe ndethurja jone te ishte ashtu si ajo e dy ingranazheve te nje mekanizmi te komplikuar e preciz, qe perputhen persosmerisht. E per rrjedhoje degjoja fort e qarte sikur edhe nje peshperime te saj edhe ne thellesite, tjetersoj te padepertueshme, te nje gjumi te rende.
- Uje dua te pi dua uj
vijon...
Krijoni Kontakt