Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22

    Shėn Gliqeria - 13 maj

    Jeta e Shėn Gliqerisė


    1. Kush ishte Shenjtorja

    Shėn Gliqeria, nė qiellin e mrekullueshėm tė Kishės, qėndron si njė yll i ndritshėm i madhėsisė sė parė mes martirėsh tė tjerė qė kishin fitore tė mbarė nė krahinėn e Iraklias tė Trakės. Lindi nė Trajanupojė, qytet bregdetar nė Adriatik, e cila nė pėrgjithėsi quhej Trani. Se kur ka lindur me saktėsi nuk dihet. Jetoi nė shekullin II pas Krishtit dhe e kishte prejardhjen nga njė familje aristokrate. I ati i quajtur Makar ishte bėrė tri herė konsull i Romės. Shėn Gliqeria ishte njė e krishtere shpresėtare me besim tė palėkundur dhe vetėmohim tė paarritshėm. Kur ishte nė kulmin e moshės sė saj, perandor i Romės ishte Antonini (138-181 pas Krishtit), kurse sundimtar i Evropės me qendėr nė Trajanupojė, Savini. Qė tė dy ishin paganė fanatikė. Nė Trjanupojė nė kėtė periudhė jetonin pak tė krishterė; megjithėse e kishin frikė Savinin dhe paganėt e tjerė tė krishterėt mblidheshin pėrditė fshehurazi qė t'i luteshin Perėndisė. Nė kėto takime nuk mungonte asnjėherė dhe Shenjtorja. Atje gjente mundėsinė qė tė predikonte me ngrohtėsi dhe tė tregonte me guxim dashurinė e saj pėr Krishtin e kryqėzuar dhe besimin pėr ngjalljen e tė vdekurve. Me praninė e saj, pėrulėsinė e saj, besimin te Shėn Trinia, predikimi i rregullt dhe shembulli i saj shėrbente si bazė pėr besimtarėt e paktė tė krishterė tė krahinės sė saj.


    2. Ligji mbretėror imponon sakrifica tek idhujt

    Mbreti Antonin ishte pagan, sakrifikonte rregullisht tek idhujt e perėndive tė rreme nė mėnyrė tė veēantė nė perėndinė e paganėve, Jupiter. Njė ditė pas mbledhjes me priftėrinjtė e idhujve nė tempullin e Jupiterit, dha urdhėr me anė tė tė cilit detyronte tė gjithė shtetasit e tij tė sakrifikojnė te perėnditė dhe para sė gjithash te Jupiteri.

    Pėr ata qė do tė kundėrshtonin, ligji parashikonte tortura dhe nė fund vdekje. Ky ligj u dėrgua nė gjithė shtrirjen e mbretėrisė sė tij. Kėshtu arriti dhe nė duart e sundimtarit tė Evropės, Savinit. I bindur siē ishte, ky dha urdhėr menjėherė dhe u bė sakrifica e parė publike nė tempullin e Maksimianupolit, ku dhe drejtoi ligjin mbretėror. Ditėn tjetėr vajti nė Trajanupojė. Pasi dhe kėtu u tregoi ligjin banorėve, u fut nė tempullin e Jupiterit tė skrifikojė. Pa kundėrshtim tė gjithė ranė dakord qė pas tri ditėsh tė mblidhen nė tempullin e Jupiterit duke mbajtur nga njė llambadhė qė tė festonin ditėlindjen e mbretit dhe tė sakrifikojnė te Jupiteri i madh. Ai qė do tė kundėrshtonte tė mbante llambadhė dhe tė sakrifikonte do tė dėnohej dhe do tė kishte fund tė tmerrshėm. Urdhri mbretėror arriti nė veshėt e Shėn Gliqerisė dhe tė krishterėve tė tjerė. Shenjtorja, qė tė forconte besimin e vėllezėrve tė krishterė, vajti nė mbledhjen e tyre dhe u foli pėr Mbretin Qiellor, fuqinė e Kryqit tė nderuar dhe mbretėrisė sė pėrjetshme. Nė mėnyrė tė veēantė theksoi se kush do ta trashėgojė mbretėrinė e qiejve. Duke pėrfunduar, pasi u tha tė kenė besim te Krishti dhe tė bėjnė njė jetė tė moralshme, i uroi qė tė shijojnė gjithė dhuratat e Perėndisė. Eshtė e vėrtetė qė kėtė triditėsh tė gjithė tė krishterėt e Trajnupolit i luteshin ngrohtėsisht Perėndisė qė t'u jepte besim dhe t'i fuqizonte nė luftėn e tyre. Mė tepėr fuqi nga tė gjithė kėrkonte Shėn Gliqeria. Kishte marrė vendim tė sulmonte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė djallin dhe tė nxirrte nė shesh mashtrimet e paganėve. Frikėn e kishte kaluar, sepse ishte pėrgatitur si nga ana psiqike ashtu dhe nga ajo shpirtėrore.


    3. E Shenjta nuk pranon tė sakrifikojė te Jupiteri

    Sa u mbushėn tri ditėt, tė gjithė paganėt e Traianupolit duke mbajtur nga njė llambadhė, vraponin si tė tėrbuar pėr tė sakrifikuar te Jupiteri. Dhe Shenjtorja kėta ndoqi. Pasi shėnoi nė mes tė ballit tė saj shenjėn e Kryqit pėr fuqi dhe dritė tė tij, vrapoi dhe qėndroi pėrpara sundimtarit. Pa u trembur iu drejtua atij me guxim tė paparė dhe i tha: "Sundimtar i ndritshėm, mė lejo tė filloj e para dhe tė tė tregoj se si sakrifikojnė te Perėndia, meqė kam vendin e parė si vajzė e Makarit qė ishte tri herė konsull i Romės". Sundimtari duke parė dėshirėn e saj e pyet se ku e ka llambadhėn. "Lartmadhėri, nėse nuk e di, po tė tregoj se jam e krishterė". Dhe, menjėherė, duke treguar Kryqin qė kishte shėnuar nė ballė, i thotė: "Kjo ėshtė llambadha ime e pashuar. Kjo llambadhė ndriēon tė gjitha sakrificat e tė krishterėve dhe i drejton ata te Mbreti Qiellor, Krishti". Savini, duke mos mundur tė kuptojė arsyet e saj e urdhėron qė tė sakrifikojė. Shenjtorja pa humbur guximin e saj i pėrgjigjet: "Krishti im, Mbreti Qiellor dhe Perėndia im, nuk ka nevojė pėr llambadhat qė lėshojnė tym. Jepi, tė lutem, urdhėr qė tė fikin tė gjitha llambadhat qė tė bėhet e pranueshme sakrifica ime nga i vetmi Perėndi i vėrtetė". Dha urdhėr qė tė fikeshin llambadhat. Atėherė Gliqeria kthehet nga grumbulli i mbledhur i njerėzve dhe thotė me zė tė lartė: "E shikoni llambadhėn e ndritshme qė ėshtė shėnuar nė ballin tim?" Populli, pa folur ndjek, Shenjtoren qė tregoi me dorėn e saj Kryqin nė ballė dhe nė vazhdim me duart lart dhe sytė e kthyer nga qielli, tė lutet nė mėnyrė pėrgjėruese: "Perėndi i gjithėpushtetshėm, i lavdėruar nga ne shėrbėtorėt e tu pėr kryqėzimin dhe Ngjalljen e tė Birit Tėnd, Ti qė shpėtove Djemtė oshėnarė nga flaka e Furrės dhe mbylle gojėt e luanėve dhe fitimtar nxore shėrbėtorin tėnd Daniel, Jsu Krisht, eja dhe mbi mua, shėrbėtoren e pėrulur dhe largo demonin e paganizmit dhe ndriēo krijesėn Tėnde tė njohė dhe tė tė besojė si Bir tė Perėndisė qė u kryqėzove pėr shpėtimin tonė". Dhe ja mrekullia, para se tė mbarojė lutjen e saj. U dėgjua njė bubullimė e madhe dhe menjėherė statuja e Jupiterit u bė copė-copė. Tė gjithė ata qė gjendeshin aty pas kėsaj ngjarjeje tė ēuditshme u tronditėn.


    4. E godasin me gurė, por gurėt nuk e preknin

    Savini sa pa statujėn e Jupiterit tė bėrė copa-copa, u nevrikos shumė dhe dha urdhėr pas nxitjes sė priftėrinjve tė tempullit tė vrasin Shenjtoren duke e goditur me gurė. Kėshtu grumbulli i paganėve filloi tė hedhė gurė kundėr Shenjtores.

    Shikonin qė asnjė gur nuk e prekte, sikur tė ishte njė qenie jomateriale, ndėrsa pranė saj ishin mbledhur grumbuj gurėsh. Nė vend qė nga kjo ndodhi e paparė tė shqetėsoheshin dhe tė mendoheshin pėr tė mirat e Perėndisė, sundimtari, priftėrinjtė dhe populli, bėrtisnin dhe thoshin qė ėshtė magjistare, prandaj dhe nuk e preknin gurėt. Atėherė e lumtura Gliqeri me qetėsi iu pėrgjigj: "Po ju them se asnjėherė nuk kam qenė magjistare dhe asnjėherė nuk kam qenė marrė me vepra djallėzore. Por meqė ngulni kėmbė tė mė quani magjistare, ju them qė "ilaēet" e Krishtit tim ndihmojnė gjithnjė nė shpėtimin e njerėzve dhe nuk dėmtojnė asnjeri. Kėto ilaēe mė fuqizuan dhe mua dhe u shfaq mashtrimi juaj. Fuqia e Jisu Krishtit, Hyjnjeriut, mė ndihmoi dhe nuk mė preku asnjė gur mua. Dhe pėr atė qė prisnit, tė mė varrosnit poshtė gurėve, unė nuk pėsova as me tė voglėn plagė". Pas kėtyre fjalėve tė saj sundimtari urdhėroi qė ta fusnin nė burg deri ditėn e nesėrme dhe ta siguronin mirė se mos arratisej nė mėnyrė magjike dhe thotė pastaj se e ndihmoi Perėndia dhe do tė mashtronte shumė veta. Shenjtojrja, pa treguar se u mėrzit nga ky vendim i tij, i tha: "Mė vjen keq se je njė pagan fanatik dhe nuk kupton qė unė ndjek urdhėresat e Perėndisė sė vėrtetė dhe i jam kushtuar ligjit tė Tij. Perėndia im ėshtė i plotfuqishėm, i drejtė, por dhe njeridashės. Eshtė Perėndi dashurie dhe mėshire."


    5. E burgosin

    Pas pėrgjigjes sė saj e morėn rojet e burgut dhe e mbyllėn nė qeli. Burgimi i Shenjtores hidhėroi shumė tė krishterė. Por ndėrhyrja e mrekullueshme e Zotit, qė u shfaq me mossuksesin e gjuajtjes sė gurėve, u kishte dhėnė atyre fletė dhe u kishte forcuar besimin. Tani tė gjithė paganėt, Trajanupoli i tėrė, po bisedonin pėr mrekullinė qė i ndodhi Gliqerisė sė krishterė. Prifti Filokrat, pa marrė parasysh reziqet, arriti ta vizitojė Shenjtoren nė burg. Ajo e pranoi me gėzim dhe iu lut qė t'i bėntė shenjėn e Kryqit, qė me fuqinė e tij tė fitonte mbi tė keqen e Eosforit. Prifti, pasi e fuqizoi me fjalėt e Ungjillit nė vendimin e saj pėr t'u martirizuar pėr dashurinė ndaj Krishtit, i bėri Kryqin dhe i uroi qė t'i pėrmbushej dėshira e saj me ndihmėn e Zotit. Kėshtu, pas ikjes sė priftit guximtar Filokrat, ngeli vetėm duke pasur pėr shoqėri besimin e saj nė Perėndinė. Nė mėngjesin e ditės tjetėr sundimtari i mbushur me inat shkon nė burg qė tė dėnojė Shenjtoren. Urdhėron qė ta sjellin para tij pėr ta pyetur nėse do qė tė sakrifikojė dhe nėse nuk do tė bindej pėr kėtė, tė jepte urdhėr qė tė vdiste. Erdhi Shenjtorja pas pak dhe qėndroi para tij me fytyrė tė gėzuar. Atėherė Savini e pyeti: "Gliqeri, mė thuaj mos je bindur qė tė sakrifikosh te Jupiteri i madh, tek i cili edhe perandori Antonin sakrifikon?" "Si tė sakrifikoj tek ai, i pėrgjigjet Shenjtorja, qė nuk mundi as veten e tij tė ndihmojė, pasi statuja e tij ra me fuqinė e Perėdisė sė vėrtetė tė cilit iu luta dhe ai u bė copa tė vogla. Ēuditem si mė urdhėron qė tė sakrifikoj tek ai. Unė i besoj Perėndisė sė vėrtetė, Jisu Krishtit, tė cilin njoha. Ai mė jep fuqi nė provat dhe torturat qė mė bėni dhe ndėrpret fuqinė tuaj tė rreme. Pėr Shpėtimtarin tonė, pėr dashurinė e Tij, vendosa qė tė sakrifikoj veten time". "Sakrifiko, i thotė hegjemoni, para se tė urdhėroj tė tė torturojnė dhe tė vdesėsh". "Me tė padrejtė, i pėrgjigjet Shenjtorja, ngul kėmbė duke mė kėrcėnuar tė tradhtoj Krishtin Dhėndėr. Nuk mundet, ēfarėdo qė tė ndodhė, ta mohoj, sepse, ashtu siē e pe, ėshtė Perėndia i vėrtetė. Sepse me dhimbjet e trupit do tė shėrojė plagėt e shpirtit tim".


    6. E varin nga flokėt dhe e shqyejnė

    Atėherė, sundimtari, qė ta dėnonte mė tepėr, urdhėroi qė ta varin nga flokėt e saj tė shumtė. Martirja lavdėroi Perėdinė dhe e luti t'i japė fuqi pėr kėtė provė. Savini, duke parė Gliqerinė e bekuar qė t'i pėrgjigjej me guxim dhe kėsaj torture, jep urdhėr qė ta shqyejnė. Paganė zemėrgurė morėn pėrsipėr qė tė bėnin realitet kėtė urdhėr tė kėtij pasaniku tė madh tė etur pėr gjak. Asnjė nuk llogariste qė sundimtari jongurues do tė pėrulej dhe njė herė akoma. Nė kohėn qė filluan ta shqyenin me urretje dhe mani trupin e Shenjtores, ajo iu drejtua dhe i tha: "Madhėri, mos u gėzo, sepse nga kėto tortura qė urdhėrove, unė nuk ndjej asnjė dhimbje. Krishti im mė ruan gjithnjė, prandaj dhe s'ke mundėsi qė tė mė dėmtosh. I lavdėruar qoftė emri i Tij nė jetė tė jetėve Amin". Duke parė Shenjtoren, dha urdhėr qė ta varnin dhe ta godisnin nė fytyrė, derisa tė prishej pamja e saj. Gliqeria trime nuk u tremb kur dėgjoi pėr kėtė torturė kaq tė rėndė, sepse besoi se Krishti i saj nuk do ta braktiste. Duke jetuar nė botėn e vet, vazhdoi tė lutej me ngrohtėsi te Zoti i saj. Torturuesit fillojnė veprėn e tyre. Papritur, shfaqet engjėlli i Zotit, i cili i paralizon dhe i bėn si tė vdekur. Martirja, duke parė mrekullinė, merr guxim qė tė vazhdojė rrugėn e shpėtimit. Savini i trembur si ishte, nga mosbesimi i tij tek Zoti, nuk mund tė kuptonte gjėrat e ēuditshme qė ndodhnin me lutjet e tė krishterės Gliqeri dhe prandaj ngulte kėmbė qė ta bindte atė qė tė sakrifikonte te Jupiteti. Martirja mohoi pėrsėri duke thėnė: "Sakrificėn qė ti kėrkon prej kaq ditėsh, unė nuk do ta dhuroj, sepse ėshtė pa pėrmbajtje. Do tė sakrifikoj vetėm te Perėndia i vėrtetė, i cili e kėrkon nėpėrmjet Shpirtit tė Shenjtė. Tė tillė sakrificė bėri patriarku Avraam, kur e ēoi birin e tij Isaakun nė altarin e flijimit dhe falėnderoi Perėndinė. Me tė padrejtė beson se jam mashtruar. Fanatizmi yt dhe zemėrvogėlsia jote nuk tė lenė tė shohėsh tė vėrtetėn. Mos shpreso se ngaqė jam grua, do tė pėrulem nga kėrcėnimet e tua dhe torturat e rėnda. Krishti, nė stadin shpirtėror, nuk ka vetėm burra, por edhe gra qė luftojnė deri pėr vdekje kundėr djallit dhe nė fund i kurorėzon. Stadi i virtytit ėshtė i pėrbashkėt pėr gjithė atletėt e besimit, burra e gra".


    7. Ushqehet nga ėngjėjt nė burg

    Sundimtari jep urdhėr pėrsėri qė ta burgosin martiren dhe tė mos i japin ushqim, as ujė. Shenjtorja, pa pushuar sė lavdėruari Perėndinė, futet pėrsėri nė burg me guxim dhe besim te Shpėtimtari Krisht. Nė kohėn qė roja siguron derėn e burgut me kujdes, Gliqeria e thjeshtė vazhdon tė lavdėrojė Perėndinė, duke thėnė: "I bekuar je, o Perėndi i etėrve tanė, i cili njihesh nga shėrbėtorėt e tu qė ruajtėn urdhrat e tua dhe nderojnė emrin Tėnd tė shenjtė. Zot, dėgjo shėrbėtoren tėnde dhe ruamė nga dėshirat e kėqija tė sundimatrit tė pabesė dhe tė ndyrė". Pasi kaluan tri ditė, Savini i dha njė ndihmėsi tė tij njė dryn sigurimi, me urdhrin qė ta vuloste burgun ku gjendej "magjistare" Gliqeria. I dėrguari i sundimtarit shkon nė burg dhe siguron derėn, ashtu siē i ishte urdhėruar. Shenjtorja, gjatė gjithė kohės qė gjendej e burgosur, lavdėronte Perėndinė, sepse i kishte treguar qartė dashurinė e Tij. Megjithėse e kishin lėnė pa bukė, ajo nuk pati uri, sepse engjėlli i Zotit i solli poshtė ushqim qiellor. Nė kėtė udhėtim tė tij donte qė ta ndiqte dhe Shenjtorja. Pas kėsaj Savini kaloi nga burgu. Kur pa vulėn te dera, kujtoi se ajo kishte vdekur, meqė kishin kaluar shumė ditė qė atėherė kur ishte burgosur. Hap menjėherė derėn dhe ēuditėrisht e shikon atė tė zgjidhur nga zinxhirėt dhe nė krah tė saj ishte tabakaja, mbi tė cilėn kishte bukė dhe dy enė tė vogla me qumėsht dhe ujė. Me tė vėrtetė e humbi, duke parė kėtė gjė tė ēditshme dhe urdhėroi Shenjtoren tė dilte jashtė. Fatkeqėsisht zemėrngushtėsia nuk e lejoi tė kuptonte se e ushqente Perėndia, tek i cili besonte. Gliqeria e lumtur, sapo doli nga burgu, bėri kėtė lutje; "Perėndi, Ti qė i fale popullit Tėnd ndihmėn dhe i dhurove Danielit ushqim me engjėllin Tėnd dhe profetit Ilia ushqim me korbin, Ti qė solle tė mashtruarit nė rrugėn e sė vėrtetės dhe u dhe dritė tė verbėrve, tė falėnderoj dhe tė lavdėroj, sepse edhe mua shėrbėtoren tėnde tė pėrulur mė ndihmove brenda nė burg me ushqim. Tė lutem, Zoti im, mos mė braktis deri nė frymėn time tė fundit, sikurse je Ati im mėshirėplotė. Amin".


    8. Ndjek sundimtarin nė Iraklia

    Pas lutjes, sundimtari, pasi mori Gliqerinė e shenjtė, iku me gjithė suitėn e tij pėr nė Iraklia tė Trakės. Savini shkoi menjėherė nė tempullin e Jupiterit pėr tė sakrifikuar. Duhet tė theksojmė se nė hyrje tė qytetit Gliqerinė e pritėn tė krishterėt e Iraklisė me episkopin Dhomit nė krye. Tė gjithė u gėzuan, se panė besimtaren dhe guximtaren Gliqeria nga afėr, mrekullitė e sė cilės ishin marrė vesh tashmė. Episkopi, duke parė Shenjtoren e papėrkulur tė hipė Golgothanė e saj, i emocionuar u lut tek Hyjnjeriu: "Zot Jisu Krisht, dielli i drejtėsisė, drita e botės, drejtuesi i tė mashtruarve, shoqėruesi i Moisiut dhe pėrmbytėsi i faraonit, tė lutem, prano lutjen time tė ngrohtė, por dhe lutjet e gjithė tė krishterėve tė Iraklisė dhe jepi fuqi shėrbėtores tėnde Gliqeri nė pohimin e saj pėr dashurinė Tėnde dhe Hyjninė tėnde". Shenjtorja, me uratat e saj dhe lutjet e gjithė tė krishterėve, vjen nė qytet qė tė vazhdojė luftėn e saj kundėr paganit tė egėr, sundimtarit. Savini, pa e humbur durimin, jep urdhėr qė tė sjellin Shenjtoren pėrpara tij. Kishte marrė vendim, nė rast se do tė kundėrshtonte tė sakrifikonte te Jupiteri, tė jepej urdhėr ta digjnin tė gjallė. Pyetjes sė tij, nėse ka ndėrruar mendje, iu pėrgjigj; "Me ligj ėshtė e shkruar: Mos vė nė provė Zotin, Perėndinė tėnd dhe sikur tė jetė pėr ty poja po, dhe joja, jo, sepse ashtu si tė thashė, besoj nė mėnyrė tė palėkundur te Perėndia i vėrtetė, tė cilin edhe e ndjek. Kam mohuar djallin, tė cilin ti respekton dhe adhuron. Si pra nė kohėn qė ndjek me besim Krishtin tim, mė kėrkon qė ta mohoj? Kjo nuk do tė ndodhė kurrė. Sepse po tė ndodhė, do tė trashėgoj nė vend tė jetės sė pėrjetshme, vdekjen, ferrin e pėrjetshėm. Ēfarė mendon tė bėj? Unė kam vendosur tė braktis gjėrat kalimtare dhe tė trashėgoj gjėrat qiellore".


    9. I rjepin kokėn

    Savini i thyer dhe njė herė akoma dhe mė pesimist pėr dėshtimin e qėllimit, nė vend qė tė bindte Shenjtoren qė tė sakrifikonte te Jupiteri, dha urdhėr qė t'i ripnin kokėn deri te balli. Pa humbur kohė; e lidhi nga duart dhe kėmbėt dhe pėr pak kohė, ata qė zbatonin urdhrin, i ropėn kokėn deri te balli, ashtu siē i urdhėruan. Megjithė dhimbjet e tmerrshme, Gliqeria besimtare nuk e humbi guximin e saj. Beson se Zoti i saj nuk do ta braktisė. Kėshtu, me gjithė fuqinė e shpirtit tė saj, nuk pushon sė luturi: "Zot, Perėndia im, Ti qė je drita e vėrtetė, dielli i drejtėsisė, tregoi dhe sundimtarit tė ndyrė Savin me mėnyrėn Tėnde qė ē'do njeri qė bazon shpresėn e tij tek Ti, lufton me hirin Tėnd qė tė marrė, me tortura mė tė mėdha, kurorėn e pohimit, tė cilėn Ti do t'ia japėsh. Tė falenderoj, o Zot, sepse me anė tė kėtij martirizimi mė zbulove atė qė ėshtė e domosdoshme pėr shpėtimin tim. Mė ndriēo, pra, dhe hap sytė e shpirtit tim qė tė kuptoj gjėrat e mrekullueshme tė shkruara nė ligjin Tėnd shekullor". Sundimtari i turpėruar nga qėndrimi i guximshėm i Shenjtores pėrballė tij, por edhe nga mrekullitė qė kishte bėrė, dha urdhėr ta mbyllnin pėrsėri nė burg, deri tė nesėrmen nė mėngjes, pasi mė pėrpara ta lidhnin kėmbė e duar dhe tė vendosnin nė tokė gurė tė mprehtė, nė mėnyrė qė nė ēdo lėvizje tė saj tė ndjente dhimbje tė forta. Dhe shėrbėtorėt, me tė vėrtetė, vepruan ashtu siē urdhėroi Savini nė dėm tė martires.


    11. Engjėlli i Zotit e shėron nė burg

    Nga mesi i natės erdhi engjėlli i Zotit, zgjidhi Shenjtorei nga litarėt dhe rregulloi nė mėnyrė tė mrekullueshmi dėmtimin e madh tė lėkurės sė kokės sė saj dhe i rikthei bukurinė e fytyrės, qė t'i ndriste pėrsėri bukuria dhe hiri Ditėn tjetėr nė mėngjes, sundimtari vajti nė burg dtu urdhėroi rojen e burgut tė ēonte Shenjtoren Gliqeria pėrparc tij. Sa hapi derėn, roja e humbi. E burgosura ishte e zgjidhui nga zinxhirėt dhe nė kokė nuk kishte asnjė shenje gėrvishtjeje dhe as fytyra nuk kishte plagė. Duke mos mundur qė ta njihte, ashtu siē ishte e shėruar dhe duke menduar pėrgjegjėsitė, vendosi t'i jepte fund jetės sė tij. Martirja e kuptoi qėllimin e tij, e qetėsoi dhe e bindi se ėshtė e njėjtė, po ajo Gliqeria e krishterė qė kėrkonte dhe prandaj nuk duhej t'i bėnte keq vetes. Nė vazhdim i shpjegoi se engjėlli i Zotit erdhi natėn, e zgjidhi nga zinxbirėt dhe i shėroi plagėt. Roja i tmerruar i tha: "E pashė edhe unė Engjėllin qė erdhi natėn nė qelinė tėnde dhe u preka. Mė beso, i pashė tė tėra, por mė dukeshin tė pabesueshme. Mė ndihmo, Gliqeri, tė mos vdes, para sė tė bėhem i aftė t'i besoj Perėndisė qė tė ndihmoi". "Perėndia im ėshtė Krishti, i pėrgjigjet. Eshtė Biri dhe Fjala e Perėndisė i cili, duke qenė Perėndi, mori trup njeriu qė tė shpėtojė njeriun. Dashuria e Tij ishte kaq e madhe pėr ne, sa sakrifikoi jetėn e Tij. Pėr kėtė, pra, pasi predikoi Ungjillin e Tij tė vėrtetė nė tokė dhe bėri mrekulli tė shumta, e kryqėzuan padrejtėsisht dhe ditėn e tretė u ngjall sė vdekurish. A do ta ndjekėsh Krishtin qė fal shpėtimin nė shpirtrat e shėrbėtoreve tė Tij besnikė?"


    12. Roja e burgut beson te Krishti dhe i pritet koka

    "Patjetėr besoj te Perėndia qė mė thua, te Krishti. A duhet tė mendoj akoma, pas gjithė kėtyre mrekullive qė janė fakte qė u bėra i denjė t'i shoh vetė dhe pas atyre qė mė shpjegove?" "Uroj, qė Perėndia tė tė mėshirojė, vėlla. Qė tė mos vonohemi, mė duhet tė tė them se ai qė do tė vdesė pėr Krishtin, do tė fitojė Mbretėrinė e Tij tė pėrjetshme. Kj besim tė pashterrshėm te Shpėtimtari Krisht." Sapo mbaroi kėto fjalė, Shenjtorja doli nga burgu e zgjidhur siē ishte, qė tė paraqitej te sundimtari. Roja e burgut, duke mbajtur nė duar zinxhirėt e martires sė pėrjetshme, e ndoqi atė. Savini, duke e parė pa zinxhira, si i ēmendur i drejtohet rojes.. "Si e bėre kėtė Laodik? Pse e sjell para meje pa zinxhirė?" "Madhėri, i pėrgjigjet, ajo qė gjendej para teje, Gliqeria e krishterė, natėn qė kaloi, megjithėse ishte e lidhur mirė nė burg, u zgjidh dhe u shėrua nga engjėlli dhe fytyra e saj u bė gjithė dritė. Unė, duke parė kėto gjėra tė mrekullueshme tė Perėndisė, tė them se besova dhe besoj te Perėndia i Gliqerisė, te Krishti qė ėshtė Perėndi i vėrtetė. Sepse dėshiroj edhe unė tė bėhem pjesėmarrės nė vdekjen e saj, vura para pak kohe nė vend tė saj zinxhirėt e tė burgosurės". Sundimtari, i tėrbuar nga pėrgjigja e Laodikut, dha urdhėr qė t'i prisnin kokėn. Duke ironizuar vendimin e tij qė tė martirizohet, shtoi: "Do tė shohim, nėse do ta ndihmojė Krishti. Martiri, para se t'i pritej koka, ngriti duart lart pėr nga qielli dhe tha: "Krishti im, Perėndi i tė krishterėve, tė lutem mė fal dhe mė vendos bashkė me shėrbėtoren tėnde Gliqeri". Shenjtorja, qė tė fuqizonte Laodikun nė martirizimin e tij, duke u lutur me zė tė lartė, thotė: "Atė i Zotit Jisu Krisht, Ti qė tė ēliron nga robėria e vdekjes dhe ēliron robėrit e mėkatit njerėzor, fale shėrbėtorin tėnd, Laodikun dhe fuqizoje atė nė pohimin e Krishtit dhe merr nė paqe shpirtin e tij". Pa humbur kohė dhe, ndėrsa dėgjohej lutja e mėsipėrme nga goja e martirit, tė krishterėt morėn trupin e tij me shumė respekt dhe tė prekur, e varrosėn nė mėnyrė tė krishterė. Martirizimi, si mister, zė vendin e dytė pas pagėzimit nė kishė. "Shpėtimi im vjen me besim dhe pagėzim. Ai, qė beson dhe pagėzohet, shpėton. Vetėm martiri qė ėshtė i papagėzuar vjen i lavdishėm nė Mbretėrinė e Qiejve, sepse pagėzimin e kryen si mister me derdhjen e gjakut nė emrin e Krishtit. Martirizimi, si pastrues mėkati, shlyen ēdo njollė nga kėmisha e shpirtit. Kjo ėshtė arsyeja pėr tė cilėn martiri Laodik, megjithėse i papagėzuar, u varros sikur tė ishte i krishterė


    13. E hedhin te bishat e egra

    Pas prerjes sė kokės sė rojės sė burgut, Laodikut, sundimtari nuk e humbi durimin dhe iu drejtua pėrsėri shenjtores; "E di, Gliqeri, qė ati yt ishte tri herė konsull i Komės. Tė lejohet ty qė tė mos besosh nė perėnditė e tė parėve tė tu? Mė thuaj, pra, kush ėshtė ai qė tė ndihmoi dhe tė shpėtoi nga kaq e kaq prova dhe furtuna?" "Madhėri, ashtu siē ta thashė shumė herė, Perėndia im ėshtė Krishti, Shpėtimtari i botės. Ai mė dėrgoi ushqim me engjėjt e tij nė burg. Ai shoi gjuhėt e flakta tė furrės, para se ato tė mė preknin. Ai dėrgoi engjėllin e Tij dhe mė zgjidhi nga zinxhirėt dhe shėroi kokėn time qė lotonte, por edhe fytyrėn time nga plagėt, qė urdhėrove ti dhe m'i bėnė xhelatėt e tu. Respektoj dhe nderoj babain tim, por zemra ime dhe jeta ime i pėrkasin Krishtit Dhėndėr. Me tė vėrtetė, ēuditem pėr durimin tėnd. Mė vjen keq se, megjithėse pe kaq gjėra tė mrekullueshme, sytė e shpirtit tėnd mbetėn tė mbyllur". Dnke dėgjuar kėto fjalė, sundimtari urdhėroi qė ta hidhnin te bishat e egra. Shenjtorja pranoi me gėzim vendimin e tij, sepse kėshtu do tė bėhej e denjė pėr besimin e saj nė Krishtin. Sapo u ul sundimtari nė fronin e tij, u fut nė stadium dhe Shenjtorja e guximshme dhe me gėzim qėndroi nė mes tė stadiumit, duke pritur pas njė lutjeje tė pandėrprerė, ndihmė nga Zoti i saj. Dhe, me tė vėrtetė, nuk vonoi ndihma Hyjnore.


    14. Luanesha i lėpin shputat e kėmbėve tė saj

    Kujdestari i bishave tė egra ngre derėn ku mbaheshin kafshėt e egra dhe vjen njė luaneshė e madhe nė trup, e cila duke vrapuar, i drejtohet Gliqerisė. Dhe, ja mrekullia. Nė kohėn qė tė gjithė prisnin qė luanesha ta shqyente, kur arriti pranė Shenjtores, filloi tė zvarritej nė kėmbėt e saj dhe po i lėpinte shputat e kėmbėve. Atėherė, besimtare Gliqeria, kur turma ndiqte kėtė pamje tė ēuditshme, ngriti sytė e saj dhe duart nga qielli dhe tha qė ta dėgjonin tė gjithė: "Tė falenderoj, Perėndia im, Perėndi i etėrve tanė, sepse kafshėt e egra ti i zbute qė tė njohin madhėshtinė e shenjtėrisė Tėnde dhe i ktheve kaq vėshtirėsi tė miat nė lehtėsira. I lavdėruar qoftė emri Yt i Tėrėshenjtė. Tė lutem, mė dėgjo dhe mė lejo tė kem njė fund martirėsh, tė cilin e dėshiron sundimtari zemėrgur. Mė jep fuqi, o Zot, dhe mė bėj tė denjė tė marr kurorėn e martirit qė tė jem me martirėt dhe shenjtorėt e Kishės Tėnde. Amin". Dhe ja mrekullia. Sapo mbaroi kjo lutje e ngrohtė e Shenjtores, u dėgjua njė zė nga qielli qė thoshte: "O besimtarja ime, shėrbėtore Gliqeri. Janė hapur pėr ty dyert e Qiellit".


    15. Fundi i Shenjtores

    Savini ngeli pa folur, pa u prekur dhe pa u shprehur, pėrpara gjithė atyre qė po ndodhnin pėrpara tij nė stadium dhe nė qiell. Dėshmitarė okularė, dėgjues dhe populli i Iraklisė, ndoqėn tė njėjtin shembull me sundimtarin e tyre. Kujdestari i kafshėve tė egra, sikur nuk kishte ndodhur gjė e veēantė, vazhdoi punėn e tij. Ngriti pėrsėri derėn dhe qė andej doli njė luaneshė tjetėr, e cila iu hodh Shenjtores dhe e kafshoi pa i bėrė as plagėn mė tė vogėl. Shenjtorja ra pėrtokė e vdekur. Kėshtu, pas kafshimit, e dorėzon shpirtin e saj te Krishti, tė cilin aq shumė e deshi, dhe tė cilin me guxim e pohoi para sundimtarit zemėrgur Savin, dhe pėrpara turmės sė paganėve, pa u tėrhequr nga torturat deri nė frymėn e fundit. Pas vdekjes sė Shenjtores, kujdestari i kafshėve i mbylli dy luaneshat nė kafaz. E ēuditshme ishte se qė tė dyja u mblodhėn nė njė kėnd atje dhe ngelėn tė mbledhura, sikur e kuptuan tė keqen qė i ndodhi Shenjtores. Savini, nga njėra anė, i kėnaqur nga fundi i tė krishteres Gliqeri, iku nga stadiumi qė nė atė ēast para se tė arrinte tė gėzohej tamam pėr vdekjen e saj. Dhe kjo, sepse u sėmur papritur nga hidropizia, iu mbash barku me ujė dhe vdiq mes dhimbjesh tė forta, pa mundur njeri qė ta ndihmonte. Pas fundit martirik tė Shenjtores dhe largimit tė paganėve nga stadiumi, episkop Dhimitri bashkė me tė krishterė tė tjerė qė ndiqnin duke u lutur pėr provėn e saj tė fundit martirike, morėn trupin e saj dhe e varrosėn nė njė vend tė qetė, afėr qytetit tė Iraklisė. Shenjtorja, pas martirizimit tė saj pėr shkak tė shumė mrekullive qė bėnte, u shpall mbrojtėse e qytetit tė Iraklisė. Gjithashtu, pėr nder tė saj, ndėrtuan dhe njė kishė madhėshtore.
    Gjithashtu martirja u nderua dhe nga banorėt e ishullit Limno, sepse qė nė kohėn e ndjekjes sė ikonave, ishte sjellė atje pėr pak kohė, lipsani i saj pa kafkėn. Shėrbesė qė psalet pėr Shenjtoren, e bėri Theofani i shenjtė, e cila gjendet e shkruar nė Kodet e Pavisit dhe tė Uaves sė Malit tė Shenjtė. Shėrbesė gjithashtu dhe kanon paraketik, i kushtoi nimnografi i Kishės sonė dhe murgu Jerasim Mikrajaniti. Martirja nderohet nga Kisha jonė mė 13 maj bashkė me martirin Laodik. Shėn Gliqeria, nė himnologji, pėrkujtohet si "martire e virgjėr", dhe e "re". Vdekja martirike e virgjėreshės sė mirė Gliqeri, i mėsoi shumė tė krishterėt dhe nė pėrgjithėsi fetarėt. Eshtė mbase shembulli mė i mirė. E krishtera besimtare sakrifikoi jetėn e saj pėr Krishtin dhe lavdinė e Tij. E qėndrueshme nė mendime, cakton jetėn e saj pranė Krishtit. Shembull lutjeje, lutet kur ka nevojė shpėtimi dhe pėrkrahjeje, por edhe kur do tė lavdėrojė Perėndinė. Shembull durimi, nė ēastet e vėshtira nuk hidhėrohet, nuk demoralizohet. Afėr Krishtit ka burrėri tė krishterė dhe guxim tė pabesueshėm. Patjetėr, vdekja dhe martirizimi i Shėn Gliqerisė fuqizon besimin tonė dhe dėbon demoralizimin dhe mėnjanon egoizmin tonė.


    16. Mrekulli tė Shenjtores

    Ashtu siē thekson Shėn Dhositheu nė dymbėdhjetė ungjij, nė Iraklia, ishte njė legen bakri ku mblidhej miroja qė dilte nga varri i shėrbėtores. Me kėtė miro qiellore, ashtu siē na thotė Theofilakt Simokati, bėheshin pėrditė shumė mrekulli. Nė mėnyrė tė ēuditshme mrekullitė ndaluan, kur mitropoliti i Iraklisė zėvendėsoi legenin e bakrit me njė tė florinjtė, qė e solli nga Konstandinopoja. Me lot e lutje, ajo i zbuloi atij qė legeni i florinjtė ishte i papastėr. Mitropoliti, pa humbur kohė, e ēoi te Patriku Joan Kreshmuesi, qė mė vonė u bė shenjtor i Kishės sonė. Ai, pas kontrollit qė bėri, mėsoi qė njė i pasur i menēur, por magjistar me emrin Pavlin, duke sakrifikuar te demonėt, derdhte gjak nė legen. Kėtė qė ndodhi ia thanė mbretit Mavrik, i cili megjithė kundėrshtimet e Patrikut, urdhėroi qė tė pasurin ta lidhnin nė njė shtyllė deri sa tė vdiste, ndėrsa fėmijėve tė tij u prenė kokėn si pėrkrahės tė magjisė sė babait tė tyre. Sipas tė dhėnave tė Theofilaktit rrjedhja e miros nga varri i Shenjtores, nga ky burim i hirshėm, ndaloi nė mėnyrė tė ēuditshme nė vitin 583 pas Krishtit, gjithashtu nė tė njėjtin vit dėshira e shenjtė filloi tė rrjedhė pėrsėri miro pėr gėzim tė tė gjithė tė krishterėve tė Trakės.

    b. Nė vendin e martirizimit del burimi i ujit tė kulluar

    Ashtu siē shkruhet dhe nė njė prej lavdėrimeve tė Shenjtores, nė himnografinė, nė vendin e martirizimit tė saj, buronte njė burim uji i kulluar, i cili u bėnte mirė tė gjithė atyre tė sėmurėve qė shkonin me besim. Pėr shkak tė shumė mrekullive qė bėnte Shenjtorja me miron dhe me ujin e burimit tė shenjtėruar, nė Iraklia, nė kohėn bizantine, bėhej njė peligrinazh i madh i gjithė popullit. Gjithashtu dhe oficerė tė lartė u lutėn pėrpara varrit tė shenjtė tė Shenjtores si p.sh. perandori Mavrik, nė vitin 591 pas Krishtit (sipas Theofilaktit) dhe Irakliu nė vjeshtėn e vitit 610 pas Krishtit (sipas Joanit tė Antiohisė).


    Gjetja e ikonės sė Shenjtores nė Galaci

    Sipas gojėdhėnave, gjetja e ikonės sė Martires sė virgjėr Gliqeria nė Galaci dhe ngritja e kishės sė shenjtė atje, pėr nder tė Shenjtores, u ndėrthur me legjendėn emocinuese qė vijon:
    Nė vitet e zeza tė pushtimit turk nė Galaci, jetonin tre vėllezėr. Rastisi qė, qė tė vegjėl fare tė mėrgonin qė tė tre dhe tė ktheheshin mė vonė, pas shumė vitesh. Fatkeqėsisht, dy prej tyre ndėrruan besimin. Njėri u bė katolik nė Venecia dhe tjetri mysliman. Vetėm i treti, mė i vogli, mbeti besnik nė besimin e tij, i krishterė orthodhoks. Njė ditė u takuan pa u njohur nė varrin e babait tė tyre, ku kishin shkuar pėr t'u falur. Kur panė njėri-tjetrin, nxorėn menjėherė shpatat.
    Varri ėshtė i babait tim. Largohu tutje, Frank, u thėrriti i egėrsuar orthodhoksi tė tjerėve, myslimanit dhe venecianit. - Babai im ėshtė i varrosur kėtu, sepse ishte i krishterė, tha turku. - Dhe babai im ishte i krishterė,- thirri sipas radhės franku. U panė qė tė tre mirė e mirė me sy dhe zunė bisedė. Kujtuan vitet e tyre tė lumtura tė fėmijėrisė qė jetonin pa problem nė Galaci, para se tė iknin nė mėrgimin e zi. Dhe, duke venė shpatat nė mill, u hodhėn me lot nė sy, njėri tek prehėri i tjetrit dhe u bėnė pėr shumė kohė njė trup i vetėm qė i lidhi dashuria, gjaku vėllazėror, varri dhe urata e babait tė tyre. Pak mė vonė, pak mė tutje varrit tė tė atit tė tre vėllezėrve u gjet nga njė ikonė e Shėn Gliqerisė. Njohja e tė tre vėllezėrve qė ishin tė gatshėm tė thereshin dhe miqėsimi i tyre sipėr varrit tė tė atit u ndėrthur me gjetjen e ikonės sė Shenjtores. Pas kėsaj, tė krishterėt e pastėr qe jetonin nė atė periudhė nė Galaci, ndėrtuan njė kishėz tė vogėl dhe tė bukur qė tė nderojnė vajzėn e pastėr, Gliqerinė, qe u martirizua nga dashuria pėr Krishtin qė ėshtė Perėndi i dashurisė, i faljes dhe shpresėtarisė. Kėtė thotė tradita, ashtu siē e tregojnė galacianėt e moshuar. Me kalimin e kohės, Galacia u rrit, kėshtu qė besimtarėt nga Gallacia e rrėzuan, nė vitin 1928, kishėzėn e vogėl tė Shenjtores dhe nė vend tė saj ndėrtuan njė kishė tė madhe, e cila u pėrurua nė vitin 1946.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-12-2006 mė 01:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •