Flokė qė shkulen, grushta goditės dhe xhamadanė qė shqyen
Kondi ka botuar dhe njė libėr mbi gjamat, ku mes tė tjerash flitet mbi gjamėn kolektive dhe individuale. Ai thotė se "krahas gjamės kolektive, ekzekutohet edhe gjama individuale si njė ligjėrim i thirrur pėr shprehjen e pikėllimit, lavdėrimit dhe pėrkujtimit tė tė vdekurve (kryesisht atyre tė shquar). Pėr kėngėtarin apo rapsodin qė fillon me 'britė qyqe vetėm' nė ēastet mė kulmore tė ritit funeral, Kanuni i Maleve i ka pėrcaktuar prej kohėrash ligjėsitė e shprehjes estetike duke filluar qė prej zėrit tė 'thkellėt e tė ambėl e me tė dridhun tė pėrdhimbshėm', e deri tek hijeshia e gėrrvishtjeve, solemniteti i pėrkuljes sė thellė dhe i puthjes sė mbrame mbi ballin e tė vdekurit.
Ēdo tekst poetik i veēantė vikatet nga vajtorėt/gjamatarėt duke qėndruar nė vend me dy duart nė bel (kryqe), nė brez ose tė mbledhura grusht nė gjoks, njėrėn kėmbė tė nxjerrė pėrpara, vėshtrimin e hedhur pėrdhe, pamjen tė trishtuar, kurse rrahjet e gjoksit me grushta, gėrvishtjet e fytyrės me thonj, shkuljet e flokėve, kėputjet e zinxhirėve tė jelekut a tė xhamadanit, tė shoqėruara nga rėnkimet e stilizuara 'ej, ej', 'ėj, ėj!' 'eh, eh!', 'uh uh!' ose refreni 'medet medet!', kryhen nė ecjen thuajse paralele tė vajtorėve/gjamatarėve drejt tė vdekurit pėr t'u pėrshėndetur me tė simbas dokes, dhe duke qėndruar tė pėrgjakur para turmės deri sa tė kryhet varrimi.
Pėr tė vdekurin me tė cilėt nuk ka lidhje gjaku, gjamatari gjakoset pa u gėrvishtur, vajton pa derdhur lotė, dhe pėrshėndetet duke i vendosur dorėn e tij mbi gjoks [F. Mehmeti]. Por nė dekadat qė pasuan mbarimin e luftės sė dytė botėrore, filluan tė mos jenė mė 'nė modė' gjestet e vetgjymtimit (rrahje gjoksi, shkulje flokėsh, gėrvishtje fytyre) nė malėsitė e tė dyja krahėve tė kufirit verior, duke ia qethur nė kėtė mėnyrė thirrjes sė vajit njė ndėr komponentėt mė tė spikatur dhe identifikues tė saj si tėrėsi sinkretike [M. Gojēaj]".
Gjama e Gjakėsit, kur vrasėsi vajton viktimėn
Njė ndėr skenat mė kulminante tė ngarkuara me njė tension tė jashtėzakonshėm psikologjik dhe afektiv nė tė gjitha traditėn mortore shqiptare i referohet pėrmbushjes sė detyrimit ritual tė vrasėsit ndaj personit tė vrarė prej tij. Kanuni e detyron vrasėsin qė tė kėrkojė besėn nga shtėpia e tė vrarit vetėm pėr njė ditė, pėr "me kja atė qi vrau". Pasi tė ketė besėn e tė "vramit", vrasėsi shkon nė ceremoninė funerale tė viktimės sė tij "dhe vetė bėn gjamė mbi tė me pjesėtarėt e tjerė". Nė rast se vrasėsi do tė refuzonte qė tė merrte pjesė nė ceremoninė e viktimės sė tij pasi ėshtė thirrur nė mort nga i "zoti i punės" (i zoti i gjakut), kjo konsiderohej si "marre e madhe" me kanun, dhe komuniteti ndėrmerrte masa tė rrepta pėr ndėshkimin e tij.
Prandaj, kjo gjamė meriton tė veēohet si 'gjama e gjaksit'. Por nė Malėsinė e Dukagjinit nuk mungojnė rastet e metamorfozės sė skajshme tė gjendjes shpirtėrore tė komunitetit kur vrasėsi likujdohet nė tė njėjtėn ditė me viktimėn e tij: "me marrjen e gjakut, i vdekuri harrohet', thotė Zojzi, dhe atėhere "morti kthehet nė festė".
Krijoni Kontakt