Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Ritet mortore

    Kjo pjese eshte marre nga ritet mortore ne Laberi

    Vdekja, gra qė ngrejnė kujė dhe ējerrin fytyrėn

    Ka qenė shumė interesante edhe tradita e vdekjeve, pėrsa i pėrket zonės sė Labėrisė tė Vlorės. Mėnyra e ritualeve dhe e pėrjetimit tė njė vdekje, varej nga mėnyra se si kishte vdekur njeriu dhe nga mosha e tij. Nė rast se i ndjeri ishte nė moshė relativisht tė re, atėherė kuja ishte mė e madhe, ngashėrimi mė rrėnqethės, kurse, kur ai qė ndahej nga jeta ishte i moshuar, atėherė kuptohet qė dhe vaji do tė ishte i njė shkalle mė tė ulėt, pasi vdekja normalisht, nė ato raste, pritet si proces i natyrshėm.

    Novruzi tregon pėr “Shekulli-Kontakt” se, “kur isha nė Radhimė si mėsues, ndodhi qė njė djalė i mrekullueshėm rreth tė 30-ve tė vdiste pasi e zuri korenti. Pashė qė gratė e fshatit dolėn nė pjesėn mė tė ngritur tė fshatit dhe ulėrinin me tė madhe e ēirrnin faqet. I pashė me sytė e mi, qė fytyrat e tyre u mbushėn me gjak...”. Pasi vdes personi, sigurisht qė ndėr tė parat veprime qė bėhen, pas kontrollit mjekėsor, janė pėrgatitjet higjienike, rregullimi, larja, veshja, prerja e thonjve, parfumosja, etj. Njė traditė tjetėr e veēantė e vlonjatėve, ėshtė mėnyra e pėrcjelljes sė tė vdekurit drejt banesės sė fundit. Nė Tragjas tė Vlorės e kanė pasur si zakon, qė arkivoli i tė vdekurit, nė ēdo lagje qė kalonte, mbahej nga banorėt e lagjes pėrkatėse.
    Ne krahasim, me poshte flitet per nje rit te rralle ne Mirdite.

    “Historia e njė riti tė rrallė mortor, nė Malėsi…”

    Mirditasit i kanė kushtuar vėmendje tė veēantė, pos dasmave dhe ceremonive tė gėzimit, edhe mortit, madje hera-herės duke i dhėnė ngjyresa monumentale. Nė studimin e tij “Vajet dhe Vajtimoret e Mirditės”, studiuesi i njohur vendas, Ndue Dedaj, i mėshon faktit tė pėrmendur nė hulumtimet e kahmoēme tė studiuesve mė tė zėshėm tė vendit dhe tė huaj, se vajet e Mirditės janė aq karakteristike, sa janė pėrfshirė nė njė masė tė madhe, nė korpusin e Visareve tė Kombit. “Mirditorja qan thekshėm, shėnohet aty, qė tė ban me kujtue disi poetėt e motshėm; elegjinat e Tribulit, e ma mirė tė grekėve tė vjetėr”, me “tė bėrtitmen e saj mbi tė dekunin me njė za tė thekshėm, qė e ka prej natyre me i dhanė vajit tė vet at’ poezi tė dhimbshme”. Vajtimoret e Mirditės, kanė qenė pėrmendur, ashtu si dhe Burrat e Dheut. Ato kanė krijuar njė opus tė shkėlqyer tė folkut elegjiak, qė vijon dhe sot e asaj dite tė mbijetojė nė kohėt moderne.

    Studiuesi Dedaj, thotė se, nėse nė mjaft vaje tė zonave jugore, i vdekuri (burrė), zakonisht portretizohet si “trim”, nė vajet e Mirditės, burri i kėtyre anėve, pėrgjithėsisht ėshtė “gjyqtar i venue”, ēka do tė thotė se “zanati” kryesor i malėsorit tė kėsaj ane, nuk ka qenė pushka e trimnia (pa e zbehur kėtė), por gjykimi i ēėshtjeve, kuvendi, urtėsia dhe menēuria. Trimėria mund t’i lypej njėherė malėsorit, kurse menēuria (gjyqtaria) i duhej dita me ditė. Kjo pėrmasė, qė e pėrcjell dukshėm kėnga, duket se ėshtė e ndėrlikuar me praninė e kanunit, pleqėsisė, kuvendit, vetėqeverisjes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 12-12-2006 mė 18:04

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Kėto foto tė rralla...

    Nikollė Gjinali, njė i moshuar i nderuar 85-vjeēar, banues nė Rrėshen, ka sjellė pėr “Shekullin” para disa kohėsh, njė foto tė rrallė tė njė riti tė rrallė vdekjesh. Ndėrsa pėr “Kontakt” ka pranuar tė zbėrthehet mė nė imtėsi, duke sjellė nė kujtesė tėrė detajet e atij momenti tė jashtėzakonshėm para 62 viteve. Shkrepjet e aparatit nga ai, kur ishte student nė Seminarin e Jezuitėve tė Shkodrės, janė bėrė nė janar (kallnduer) tė vitit 1944. Thuhet se njė e tillė foto, ėshtė realizuar nė njė vdekje edhe nė Orosh, po nė Mirditė, nė shtėpinė e pėrmendur tė Gjomarkajve, rreth vitit 1946, ky duhet tė ketė qenė dhe riti i fundit i njė rituali mortor nė kėtė mėnyrė.

    Fotoja sjell me imazhin e saj tė veēantė, njė nga ritet mė tė rralla nė malėsitė e Veriut. Nikolla ėshtė djali i tė vrarit pėr gjakmarrje asokohe, njė burrė nė zė i krahinės, i paraqitur nė celuloidin bardh e zi, si njė shtatore ulur nė njė karrige tė stilizuar. Seminaristi fotograf amator, vizitori-mik i “Foto “Marubit” para se tė nisej pėr nė vendlindje, kur i kanė lajmėruar vdekjen e tė atit, nuk ka harruar tė marrė me vete aparatin fotografik, i cili mbante 12 poza, kaq sa dhe ka realizuar para 62 viteve, nė atė rit tė rrallė. Janė foto qė tė sjellin nė imazh “burrin e gjallė tė vdekur”.

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Po ē’ishte “burri i gjallė i vdekur”?

    Le tė shohim kėtė foto. Aty nė karrige ėshtė vendosur “i dekuri N.N”, po si tė ishte gjallė, kur ndante gjyqe e ligjėronte nė kuvende. Ėshtė babai i Nikollit, nga Shėngjergji i Kaēinarit, nga ata “burra tė dheut” qė shėnohen nė katund a krahinė. Ai ishte shėnuar pėr t’u vrarė si “burrė i squet” i shtėpisė sė Gjinalajve, nga hasmi i vet dhe kjo ishte realizuar nė njė pusi “atė ditė tė zezė kallndueri”...

    Mirėpo burra tė tillė krejt tė veēantė, nderoheshin edhe pėr sė vdekuri me njė rit tė rrallė. Studiuesi, Ndue Dedaj e ka pėrshkruar si njė rit tė jashtėzakonshėm, qė shuhet si i tillė aty nga mesi i shekullit tė kaluar. “Riti zbatohej rrallė, i vdekuri duket qė ėshtė veshur mirė, si tė jetė njė dhėndėr a tė nisej dikund, pėr krushk dasme, me rrobėn karakteristike krahinore. Armatosej si nė tė gjallė, me livore (revole) nė brez, e pushkė tė gjatė nė krah, dhe ashtu i stolisur, vendosej nė njė karrige me krahė, e gdhendur me ornamente. Kėmbė mbi kėmbė, me kėsulėn e bardhe nė njėrin sy, mustakėt e pėrdredhur, sytė ēelė dhe cigaren nė dorė e vesh, ai paraqitej krejt si i gjallė. “Fliste” me ata qė kishin ardhur ta pėrcillnin pėr nė varr, “u shtrinte” kutinė e duhanit.

    Vajtimoret, si duket “tė pakėnaqura” nga qėndrimi ndenjur i tij, gjatė natės sė rojes, aty pranė vatrės, i kėrkonin pėrmes vargjeve poetike tė tyre, qė “t’i jepte paksa shtatit dhe tė ngrihej nė kėmbė!”, pasi atė “e prisnin punėt, gjyqet qė do tė ndante nė katund e krahinė, ato punė, qė ai i kishte lėnė pėrgjysmė…”.

    Pas njė nate mes miqsh tė zemrės, dashamirėsh, shokėsh, aty brenda, nė mėngjes, burri i “gjallė” i vdekur, do tė “dilte” nė oborr po nė karrigen e mbėshtetur pranė murit, i rrethuar nga kori i vajtimoreve. (Pikėrisht kėtė moment ka fokusuar Nikolla, asokohe, seminaristi 21-vjeēar). Ashtu i ngrirė, ai do tė pozonte pėr tė gjithė, derisa do tė vinte ēasti tė ngjitej nė vigj. Tashmė mund tė thuhej se ai kishte “vdekur” me tė vėrtetė, pasi rrinte shtrirė si gjithė tė vdekurit.

  4. #4
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    85-vjeēari: Ju rrėfej historinė dhe momentet e fotografimit

    85-vjeēari, Nikollė Gjinali, edhe pse mbahet me vėshtirėsi, rrėfen, si tė ishte para 62 viteve, atė ditė kallndueri 1944, kur shkrepi aparatin pėr tė fiksuar kėtė rit tė rrallė tė vdekjes, pavarėsisht se i takoi tė ishte i ati, njė baba i shkėlqyer, sipas tij, dhe njė “gjyqtar e azgan i krahinės”, siē janė tė shėnuara vargjet e poezive tė vajtimoreve tė asaj kohe. Nikolla, bashkėstudent me Loro Boriēin, nxėnės i Mjedės dhe i Fishtės, rrėfen nė detaje ngjarjen dhe momentet e pozimit:

    Zoti Gjinali, ju keni qenė student nė Seminarin e Jezuitėve tė Shkodrės?

    Po, thuajse isha nė traditėn e familjes, kur nga dera jonė kishim njerėz tė pėrmendur nė shėrbesat kishtare, me emėr nė krahinė e mė tej.

    Kur e filluat shkollėn?

    E fillova nė vitin 1932, kur isha fare fėmijė.

    Gjatė kėtyre viteve keni qenė nė shtėpi, nė Kaēinar?

    Jo, pėrgjatė tėrė kėtyre viteve nuk erdha nė vendlindje; qe rregulli i tillė.

    E mbani mend babain?

    Natyrisht e mbaj mend, por pėr 12 vite nuk e pata parė, vetėm pėr sė vdekuri.

    Kur vdiq babai?

    Aty nga janari i 1944-ės.

    Tė lajmėruan?

    Po, djali i motrės sė Gjon Marka Gjonit.

    Dhe u nisėt menjėherė?

    Po, sapo e mora vesh. Madje kemi kaluar peripeci tė tėra rrugės pėr nė Vaun e Dejės, me njė makinė, qė nė vend tė naftės, digjte dru pėr tė prodhuar energji shtytėse pėr makinėn-taksi qė kishim marrė me vete. Pastaj kaluam nė besė, fshat mė fshat tė Malėsisė sė Shkodrės, tė Lezhės dhe tė Mirditės, derisa arrita tek shtėpia.

    Kishit marrė me vete dhe aparatin fotografik, tė ra ndėrmend?

    Po, e kisha marrė me vete, pasi shpeshherė veja tek “Foto Marubi”, isha si i shtėpisė atje, mė pėlqente tė merresha me pozime, ndaj gjithnjė aparatin e merrja me vete, edhe nė kėtė rast nuk e harrova.

    E dinit se do tė fotografonit njė rit tė rrallė dhe tė fundit nė Shqipėri?

    Jo, kėtė nuk mund ta them. Unė u nisa thjeshtė, meqė kisha 12 vite qė nuk e kisha parė babain, tė paktėn ta fotografoja pėr sė vdekuri.

    Si e mban mend “takimin” me babain, nė atė janar 1944?

    Fillimisht qeshė shumė i tronditur. Ishte 22 a 23 kallnduer tė vjetit 1944. Kisha mbėrrit atje tek shtėpia, nė mbramje vonė...

    Ku e kishin vėnė babain e vdekur?

    Xhenazen, fillimisht e kishin vėnė nė dhomėn e pritjes, brenda. Atje hyra duke qarė dhe u pėrshėndosha me babėn. Qe njė dritė e zbehtė pishash nė atė odė, ku kishte plot gra vajtemore pėrreth, ulur nė shkaminj.

    Tė shkoj mendja tė bėje fotografi?

    Po! Sapo e pashė babėn tem, nuk ishte vėnė si tė dekunit e zakonshėm nė kėsi rastesh, nė ndonjė shtrojė a vig, por nė karrige, me veshjen ma t’mirė tė tij, armatos me pushkė e nagant, njė kuti duhani, duhanin nė vesh dhe dukej se po kuvendonte me njerėzinė aty. Vėrtetė ishte baba em, por m’u duk diēka monumentale, ndaj mora menjėherė aparatin dhe e shkrepa disa herė.

    Po pastaj?

    E kaluam atė natė dhe po pritsha tė agonte dita. Tuj le dielli u hangėr buka e rojes, ma pas e qiten babėn e dekun nė oborr tė shpisė. Afėr tij i vunė petkat (rrobat) nė dėrrasė: fistan, brez, tallagan, qorapė, pushkė, rryp fisheksh e te kėsula, fotografinė e tij. U banė gati teshat, para se tė nisej i dekuni. Kam pa tuj qa s’pakut 1000 vetė, kur erdhėn njerėzit qė pak orė mė parė u kishte da gjyqin, nė kuvend, qanė aq fort, sa mue qe tu m’ra t’fiket. Qajshin fmi, tė ri, burra e pleq! Qėndrova sa qėndrova, e ma pas nuk mujta ma, s’mbrami u largova pėr nga kopshtnajet e arat, por prap se prapė ajo pamje, trupi i babės mbi karrige m’tėrhiqte fort pėr syrin e fotografit. Ktheva rishtas, vendosa tė fotografoj, ishte njė pamje qė nuk pėrsėritej ma.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 12-12-2006 mė 18:04

  5. #5
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ky ka qenė dhe momenti i shkrepjes sė rrallė tė aparatit?

    Po, ishte pamje e papėrsėritshme, ndonėse nuk e dija se do tė ishte shkrepja e fundit e njė riti tė tillė e tė rrallė, qė bėhej nė malėsitė tona.

    Por, pos tė tjerash, keni fotografuar dhe vajtojcat pėrreth, si erdhi ai moment?

    Ishte diēka madhėshtore kur u ba popull i madh aty. Fillimisht babėn po e qanin bijat e tė afėrmit. Ndėrkaq filluen me ardh miqėsija e largėt. Jehonte shpati andej dhe kėndej, prej brimės sė burrave me xhurdi, e vajit tė grave. Ishin tuj ardhė udhėsh tė ndryshme katundet qė nga Simoni, Kushneni, Kashnjeti, Gazulli, Kalori, Munega, Ungrej etj. Kur vijshin nė oborr, vajtojshin pak, e mandej burrat hyjshin nė kullė ku pishin kafen e lejshin nė vend tė kiles sė kafes, kush nji napolon, kush dy e n’jashtu... Granija pare nuk jepnin. N’jashtu banė deri sa erdh’ koha me nisė tė dekunin tek vorret. Ishte ba gati vorri...

    Si e nisėn babėn ashtu, nga karrigia tek varrezat?

    Jo, qe e vėshtirė, por kishte specialistė tė fshatit, qė aty nga ora 11 e paraditės, e ulėn prej karrike pėr t’a lidh nė vigj.

    Qanė pafund. Sa u ba gati vigu, baba em u nis prej tė dashunės banesė ku kaloi tanė jetėn, u da prej sė vetėsh, ju dha tė mbramen lamtumirė djelmve, kushėrinjve, u dha tė mbramen lamtumirė gjasė sė gjallė, arave e pyjeve, qė kishte punue me aq cenė. U da prej sosh, pėr mos me i pa ma kurrė. Atė moment e kam fotografue nja dy herė.

    Ka njė moment, kur duke shkuar tek varrezat njerėzit e mortit, e shikojnė dhe vendin e vrasjes?

    Po, nė njė shej vendit, nė majė njaj mali, duket njė panoramė fantastike; kodrina tė bukura, Shkalla e Shtufit, Hurdha e Ēelikut, ku u vra i mjeri. Gjithė sa qen’, shikuen andej. Kaluem afėr shpisė ku kishte le, e s’mbrami iu afruem kishės.

    Po ritualin nė kishė, mund ta pėrshkruani sa e mbani mend?

    I vdekuni u la nė oborr tė kishės nėn roje tė 50 vetėve, te tjerėt hynė nė meshė, famullitari mbajti fjalimin e pėrmortshėm, ku ceku sidomos kobin e zi tė shqiptarit, vėllavrasjen. Ju banė solikimet, ndėrsa kisha ushtoj prej gjamve tė 500 a ma vetėve. Mandej trupi i tė vramit u qit ndėr vorre, ku pėr dy orė u qajt prej granisė e gjama e burrave. Mbas dy orėsh ishte qitė n’arkė tė vorrit, u salikue vorri; prindė, kushėrinj e dashamirė, i dhanė tė mbramen lamtumirė me njė tė puthun nė ballė. Nė kėt ēast, vajin s’mujt me e ndalė kush, deri dhe ata qė nuk e deshėn, qajtėn.

    Iu vue ēarēafi i dekės, u mbyll kapaku i arkės e u ndienė tė mbrambet e rrahuna tė ēekiqit, e baba em i dekun u zhduk nė vorr. U zhduk prej faqes sė botės. Pushosh nė paqė!...

    Dhe duke u kthyer nė shtėpi, vijonte riti?

    Pasi u kthejshim nė shtėpi, dhe faleshim me miqėsinė e njerėzinė, qahej pėr tė mbramen herė. Ky vajtim ishte vėrtetė i pikllueshėm, rėndojshin fjalėt e vajtimoreve se “kur tė vijmė kėtu s’kena me tė gjetun ma, ti qė na pritshe me buzėn nė gaz”, “s’ke me na fol me gojtarinė e mėsueme tanėn...”. Gjithė ditėn vijonte vaji mbi teshat e dekunit. Mė pas vazhdon riti i faljes sė teshave tė dekunit pėr fukaranė, qė vinte me lypė. Natėn e vorrit duhej me ba shumė lėmoshė, qė shpirti i tė dekunit tė shpėtojė sa mė parė prej purgatorit.

  6. #6
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Bestytnitė tiranase, nga morti deri te... vampirėt

    Riti funeral nė Rrethin e Tiranės, i pėrshkruar prej disa informatorėve nė vitet 1970-'74, gjendet i dokumentuar nė dorėshkrimet e shumta tė Arkivit tė Etnografisė nė Institutin e Kulturės Popullore. Studiuesi Bledar Kondi, i atashuar pranė kėtij Instituti, ka pranuar tė na ndihmojė duke treguar diēka specifike mė tepėr, mbi traditat e trevės sė Shqipėrisė sė Mesme dhe Tiranės nė veēanti;

    Shenjat e para-vdekjes: Tiransit e vjetėr besojnė se kur i sėmuri flet me vete, thuhet se po flet me tė vdekurit, po e thėrrasin tė vdekurit. Po kėshtu edhe kur i ngul sytė nė njė pikė, ajo ėshtė shenjė e sigurtė e vdekjes. Tė agonizuarve, hoxhallarėt u kėndonin kapituj nga Kur`ani dhe i shkruanin nuska. Personi qė ishte duke ndėruar jetė linte "amanete" dhe "hallashtisje" (falje e ēdo faji). Populli beson se nė vdekje, shpirti ndahet nga trupi dhe prandaj pėr tė vdekurin thuhet se "dha shpirt", "fali shpirt", "i doli shpirti", "e lėshoi shpirti".

    Vdekja: Dyert e dritaret mbahen mbyllur gjatė momentit tė daljes sė shpirtit. Si rregull, hoxha lante burrat, kurse baxhia lante gratė. Tė vdekurin e vendosin me drejtim nga Kibla, d.m.th., nė mes Jugut dhe Lindjes. Duart shtrihen pėrgjatė trupit. Banorėt e fshatrave pėrdornin si aromatik pėr xhenazen, bahur (bar i bardhė) dhe trėndafila.

    Gjatė natės i vdekuri "pėrgjohet" qė tė "mos e marrin shpirtrat e kėqij". Si rregull, fytyra e tė vdekurit mbulohej dhe nuk i ekspozohej gjindjes qė vinte pėr "kryeshnosh". Gratė lidhin nga njė shami tė bardhė nė grykė dhe njė shami tjetėr rreth kokės. Lidhja e njėrės shami nė grykė dhe e tjetrės kryq rreth kokės, ėshtė simbol zie.

    Ditėn, i vdekuri vendoset nė dhomėn e grave, ku qahet e vajtohet "me katrime" (me lot e me fjalė). Dikur ka qenė zakon qė tė paguheshin edhe vajtojca. Pėr vdekjet e rėnda ekziston shprehja "me e qa me llahinka", qė do tė thotė ta qash me llahinka, gra vllahe ortodokse, qė paguheshin pėr tė vajtuar nė familjet qytetare myslimane. Nė Shqipėrinė e Mesme besohej se trupi i tė vdekurit nuk duhej prekur, ngaqė ndjente njė dhimbje aq tė madhe, saqė "i shkonte zėri nė vesh tė Allahut". Nė rastet kur njė person vdiste larg shtėpisė dhe trupi i tij nuk mund tė gjendej ose tė sillej, atėhere rrobat dhe armėt e tė vdekurit ekspozoheshin nė shtėpinė e tij, dhe njerėzit mblidheshin dhe vajtonin rreth tyre.

    ***

    Njerėzit varrosen sipas kohės kur vdesin dhe ardhjes sė njerėzve. Sapo i vdekuri nxirrej nga shtėpia pėr t'u pėrcjellė nė varrezė, tė gjitha enėt e mbushura tė shtėpisė zbrazeshin. Babai i tė vdekurit nuk lejohej qė tė vinte nė varrezė. Gjatėsia e varrit matej me bisk hardhije, i cili, pas varrimit kėputej nė dy pjesė dhe vendosej tek koka dhe komėt e varrit. Pasi hoxha e thėrret tė vdekurin nė emėr tė sė ėmės, besohet se i vdekuri ngrihet mbi bėrryla brenda nė arkivol, dhe thotė: "Ah gjidi dynja! Paskam vdekur!". Dy hunj piketonin varrin e myslimanit tiranas, gjatė shekujve tė kaluar. Shamia nė qafėn e njėrit prej hunjve, simbolizonte kryet e tė vdekurit.

    Deri nė shek.XIX, datėlindja dhe datėvdekja shkruhej nė gjuhėn arabe dhe vetėm gjatė shek.XX, filloi qė tė pėrdorej mbishkrimi nė shqip. Deri nė vitet 1960, varret e myslimanėve dhe tė krishterėve qenė tė ndara, por mė pas dallimet u rrafshuan. Nė varrezė shpėrndahej "hallva e rahmetit" (simbol i ėmbėlsirės funerale) e pregatitur detyrimisht nga njė vejushė, vetėm pėr moshėn e mesme dhe tė vjetėr, por gjatė regjimit socialist, ajo u zėvendėsua nga llokumja (simbol i ėmbėlsirės martesore dhe i ngjarjeve tė gėzuara). ](Ne Laberi, te pakten ne Vlore, akoma vazhdojne me hallve ... shenimi im)

    Mė parė, tek varrezat, pėr tė vdekurit e pasur dhe tė mesėm, thereshin kurbanė dhe mishin u ndanin tė varfėrve. Tė vdekurin mund ta varrosin paradite, mbasdite ose nė mbrėmje vonė. E lara e fytyrės dhe e duarve nė varrezė, duhet tė kryhet detyrimisht, pėr tė mos sjellė mortin nė shtėpi. Mė pas do tė shtrohej edhe sofra e vdekjes. Tė linjtat qė ruhen pėr ditėn e vdekjes, quhen "plaēka e vdekės". Tre ditė pas vdekjes sė personit, familjarėt ia falnin rrobat e brendshme tė tė vdekurit njerėzve tė varfėr. Megjithėse hoxhallarėt e ndalonin veshjen e zezė tek femrat myslimane pėr periudhėn e zisė, komuniteti tiranas nuk e ka miratuar asnjėherė thyerjen e zisė, pa kaluar "mot-motat e tė vdekurit".

    Dhampiri dhe Lugati i Selitės

    Konti Drakula, nga i cili ka lindur dhe legjenda e vampirit (duke e quajtur babain e tyre), del jashtė loje pėr tironsit... Koncepti i kėsaj treve mbi vampirin dhe historinė e tij, ėshtė krejt ndryshe... Ashtu si tė gjithė shqiptarėt, edhe tiranasit besojnė se shpirti i njė burri tė keq rikthehet nė trup dhe bėhet lugat. Pas vdekjes, lugati mund tė kryejė marrėdhėnie me gruan e tij tė gjallė dhe prej kėtej lind "dhampiri".

    Egziston njė legjendė nė periferitė e Tiranės: "...Njė lugat me emėr dhe qė ka qenė i tmerrshėm, siē thonin nė shekullin e kaluar (XIX) nė Rrethin e Tiranės, ka qenė Lugati i Selitės. Familjarėve tė cilėve u pėrkiste lugati, i kėndonin dhe i shkruanin nuska tek hoxhallarėt e tek shehelerėt, i digjnin varrin me gėlqere etj. Dhampiri e njeh lugatin, si i biri tė atin. Thuhet se dhampiri ka ushtruar profesionin e "nallbanit" (pėr tė mbathur, siē besohet, ndofta edhe patkonjtė e djajve qė endeshin poshtė e lart).

  7. #7
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vazhdojme me ritet mortore ... Malesia!

    (Marre nga Shekulli)

    Gjama... kur burrat e Malėsisė vajtojnė me thonj, britma dhe gjak

    Forma mė antike, mė ekspresive dhe mė spektakolare nė tė cilėn plazmohet kriza e pikėllimit gjatė ritit mortor nė malėsitė veriore ėshtė gjama e burrave. Etnologu Bledar Kondi, thotė se "tė dhėnat mė tė hershme mbi gjamėn e burrave dėshmohen nga Herodoti, i cili flet pėr ekzistencėn e vajtimeve kolektive tė fiseve dardane.

    Nė mesjetė, Mikel Apostoli pėrshkruan njė skenė mortore pranė Shkodrės, ku burrat dhe gratė, tė cilėt ai, nė vitin 1437 i quan ende me emrin "taulantė", "vajtonin si kretasit", duke nėnkuptuar me kėtė modelet e lashta tė vajtimit helen me britma dhe vetgjymtim". Marlin Barleti dokumenton i pari gjamėn personale tė Lek Dukagjinit pėr vdekjen e Skėnderbeut, ndėrsa Pjetėr Budi jep njė tablo dramatike tė malėsorėve katolikė qė i nderonin tė vdekurit e tyre me gjamė tė pėrgjakshme edhe gjatė salikimit fetar nė shtėpinė e Zotit.

    Gjatė shek. XIX dhe gjysmės sė parė tė shek. XX janė pikėrisht klerikėt katolikė italianė dhe shqiptarė tė cilėt ofrojnė dokumentacionin etnografik mė tė pasur mbi praktikimin e gjamės nė Malėsinė e Dukagjinit, Malėsinė e Madhe, tė cilat kulmojnė me kodifikimin e dokeve mortore dhe tė usullit tė gjamės nė Kanunin e Maleve, nga Shtjefėn Gjeēovi [1900-'07]. Ndėrsa gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XX gjama do tė bėhej objekt i studimit etnografik, folklorik dhe etnomuzikologjik nga Rr. Zojzi, R. Sokoli, A. Ahmeti, A. Ēeta, M. Tirta, A. Ahmedaja etj. duke nxjerrė mė nė nė pah funksionin dhe rėndėsinė e kėtij vajtimi prototipal nė traditėn mortore shqiptare.

    Pėrsa i pėrket regjistrimeve zanore tė gjamės kolektive, ato janė shumė mė tė pakta, dhe ekzemplarėt e regjistruar fillimisht nga O. Xhatufa nė vitin 1972 nė malėsitė e Tropojės, Shkodrės, gjenden tė depozituar vetėm nė Arkivin Audiovizual tė Institutit tė Kulturės Popullore".

  8. #8
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vijim ....

    Shtrirja gjeografike e tė gjamuarit

    Gjama e burrave ka mbijetuar deri nė dekadat e fundit nė fshatrat katolike tė Malėsisė sė Dukagjinit, Malėsisė sė Madhe, e pjesėrisht tė Pukės, Mirditės e Lezhės; por nuk ka munguar aspak nė malėsitė albanofone tė Trieshit, Grudės, Plavės, Gucisė (Mali i Zi) dhe tė Gjakovės (Kosovė).

    Kurse komuniteti mysliman i malėsive ka qenė shumė mė i frenuar prej dogmės fetare pėr tė praktikuar ritin e gjamės, prandaj burrat myslimanė privatisht bėnin gjamė individuale tė mbyllur nė kullė, kurse publikisht thėrrisnin burrat katolikė pėr t'u bėrė gjamė nė raste vdekjesh. A. Ahmeti dhe P. Stojanoviq informojnė se gjamatarėt profesionistė tė malėsive shqiptare shquheshin edhe kundrejt fqinjėve tė tyre sllavė pėr ekzekutimet kolektive dhe individuale, prandaj dhe janė ftuar shpesh nė ritet funerale malazeze dhe boshnjake pėr tė thirrur gjamė fillimisht nė serbisht dhe mė pas nė shqip.

    Kėto dy aspekte dėshmojnė nė mėnyrė kuptimplotė se gjama kolektive dhe individuale e ekzekutuar publikisht gjatė ritit funeral, e ka nxitur komunitetin malėsor shqiptar qė tė mposhtė shokimin nga vdekja, tė fuqizojė kohezionin social, tė ripėrtėrijė jetėn normale tė ēorganizuar me ekuilibrat e saj tė prishur, duke kapėrcyer ēdo dallim fetar dhe etnik.

    Kur malėsorėt bėjnė gjamė...

    Nė malėsi thuhet se burri "po ban gjamė, po gjimon, po thrret vaj, po ban brimė, po bėrtet". Ekuivalenti i saj nė latinisht duhet kėrkuar tek termi gemitus (ose gemere) qė mbart brenda vetes njė sėrė konotacionesh tė tilla si: gjamė, rėnkim, grahmė; ulurimė; zhurmė, zhaurimė; pikėllim, helm, brengė, trishtim. Nė kontekstin leksikor tė gjuhės shqipe, E. Ēabej e identifikon fjalėn "gjėmė" me kuptime tė tilla si "fatkeqėsi, mėnxyrė"; "lajm i vdekjes, mandatė"; "bubullimė, gjėmim"; "vaj, vajtim".

    Kurse Von Thallocszy tregon se fjala "gjėmuem" pėrfshin me bamė gjamė, me bumbullimė; me ushtuem, kėrsitun me gjamė; me u nėkuem prej dhimbet, dhimbesh, dobsije tė madhe tė trupit a prej nji pikėllimi tė padurueshėm; me qamė, vajtuem tė madhe'. Prej kėtej mund tė kuptohet dhe shpjegohet qartė se "tė bėsh gjamė" do tė thotė tė ushtosh, tė buēasėsh, tė uturish, tė shpėrthesh, tė vajtosh me tė madhe prej pikėllimit tė padurueshėm.

    Ndėrsa nė fjalorthin e parė etnomuzikologjik, Ramadan Sokoli do ta pėrkufizojė gjamėn si "njė farė vajtimi me britma qė bajnė malcorėt ndėr morte tue ējerrė fytyrėn e tue grushtue gjoksin me ritėm". Pra "gjama" ėshtė njė teknikė tė brituri dhe gjestikuluari e cila e modelon kulturalisht vuajtjen natyrale tė shprehur nė kontekstin mortor. Britmat e gjamatarėve shpalosen si reaksione tė fuqishme tė habisė "primitive", protestės sė pėrjetshme, dhimbjes sė dehistorifikuar dhe autofajėsimit tė ankthshėm tė njeriut pėrballė vdekjes.

    Studiuesi i Institutit tė Kulturės Popullore, Bledar Kondi, shpjegon pėr "Shekulli-Kontakt" se "...kodifikimi i britmave tė shoqėruara me grushtime kraharori dhe gėrvishtje fytyre (reale ose tė simuluar) sipas njė modeli tė krijuar nga kultura dhe tė ruajtur nga tradita, shėrben pėr shfaqjen, kanalizimin dhe nėnshtrimin e emocioneve tė pakontrollueshme dhe agresive. Ato do tė mbeten mishėrim mitiko-ritual i njė fenomeni ku rreptėsia e ligjit tė pavetėdijės qėndron nė raport tė kundėrt me zhvillimin e vetėdijės".

  9. #9
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vijim ....

    Gjamat e qumėshtit dhe gjamat e gjakut...

    Komuniteti i malėsive tė veriut i nderon tė vdekurit e tij me gjamė burrash dhe vaj grash. Nė shumė fshatra tė besimit katolik si nė Dukagjin, Nikaj-Mėrtur, Pult, Shalė, Shosh, Nėn-Mavriq, etj. gjama kolektive kryhet sipas njė protokolli ceremonial nėn drejtimin e zėdhėnėsit tė saj tė paracaktuar duke filluar me rendin farefisnor, shoqėror, miqėsor dhe krahinor. Gjamėn e parė e bėn vėllazėria, ajo ėshtė hallka e parė e zinxhirit procesual qė shtrihet nga 8-10-12 gjamė pėr person, tė kryera nė vijim nga vėllazėritė e ndryshme, fiset e huaja apo bajraqet e largėta, por secilit prej tyre, pavarėsisht numrit tė madh tė pjestarėve qė mund tė ketė, nuk i lejohet qė tė ekzekutojė dy herė pėr njė tė vdekur.

    Numri i gjamave tė ekzekutuara varion prej statusit tė personit apo rrethanave tragjike tė vdekjes, por nuk mund tė jetė kurrė mė pak se sa 2 gjama pėr ēdo mashkull tė vdekur. Ajo qė duhet theksuar kėtu ėshtė se gjama dhe vaji kryhen pėr vdekje natyrale, vrasje dhe vetvrasje. Pėrsa i pėrket vdekjes sė grave, Kanuni sanksionon se 'burrnimi s'bėrtasin mė grue tė dekun, por, po, i vėllai nė motėr, i biri nė t'amėt e kunati nė kunatėn'.

    Sipas tė dhėnave arkivore tė Institutit tė Kulturės Popullore mėsojmė se deri nė shekullin XIX, nė malėsinė e Dukagjinit gjinia bėnte gjamė pėr femrėn para se tė varrosej, por mė mbrapa ky zakon u braktis, sepse 'nuk i mbet gja burrit'. Me gjithė ardhjen e regjimit socialist dhe krijimin e kushteve tė reja socialo-kulturore nėn diktatin ideollogjik, ky zakon do tė ruhej deri vonė nė Malėsinė e Madhe por nė njė pamje mė tė moderuar: 'i biri pėr nėnėn dhe vėllai pėr motrėn mund tė vajtojė por jo tė bėjė gjamė' thotė F. Mehmeti.

    Etnologu Kondi, vazhdon tė tregojė se "drama mortore do tė finalizohet nė varrezė me ekzekutimin e gjamės sė gjakut (fisi i babait) dhe gjamės sė qumėshtit (fisi i nėnės). Gjama e qumėshtit mund tė interpretohet si njė mbijetojcė simbolike e qytetėrimit matriarkal tė shtypur e tė transformuar pėrgjatė historisė shekullore prej rendit patriarkal: e jėma vajton tė birin me britmė burrash…. Ky aspekt simbolik del mė qartėsisht nė pah kur shprehja e pikėllimit zhvendoset tek qeniet mitologjike tė malėsive gege, ku sipas rrėfimeve tė moēme, vetė Orėt e Malit janė dėgjuar nėpėr shkėmbinj ndjellakeqė duke thirrur herė gjamė burrash e herė gjamė grash".

    Duhet pasur parasysh qė normat pėr ekzekutimin e gjamėve kolektive janė tė rrepta dhe tė kodifikuara prej motmotit. Nga rrethi miqėsor s'lejohet qė tė "thrrasė vaj" kushdo e sido, pasi janė caktuar qė mė parė ata qė do bėjnė gjamė, e qė kryesisht i pėrkasin njė rangu tė fisėm ose qė e kanė patur mė pėr zemėr tė ndjerin, megjithėse, 'edhe mos me e pasė mik tė dekmin, gjaku tė luen' – thotė Gjeēovi. Shoqėria shėnon prijėsin e gjamės qė do tė udhėheqė grupin nė thirrje, i cili vihet nė mes tij. Njė formacion gjamatarėsh pėrbėhet zakonisht nga 10-40 persona tė renditur nė 1-4 rreshta, nė vijė tė drejtė ose gjysėm rrethi, por nė 'vdekje tė pėrdjegme' formacioni bymehet deri nė '80-120-160 vetė' madje nė njė numėr tė pacaktuar, duke u shndėrruar kėshtu nė njė kor me pėrmasa gjigande qė ekzekuton bashkarisht njė "gjamė tė dhimshme"

  10. #10
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vijim ....

    I vdekuri dhe nusja pėrcillen nė perėndim tė diellit

    Herė herė gratė vendosen nė njė vijė paralele mbas burrave duke ruajtur njė distancė prej jo mė shumė se sa dy tri hapash. Simbas dokes, gjamė thėrrasin pleqtė, madje "pleq e ma pleq", por nuk mungojnė as tė rinjtė tė cilėt renditen gjithmonė nė rreshtat e mbrapėm pėr tė mos rėnė nė sy. 'Ndryshe nga gratė tė cilat vajtojnė pėrgjithėsisht nė moshė madhore, burrat mund ta fillojnė gjamimin qė prej moshės 15-16 vjeē, dhe tė vazhdojnė gjatė gjithė jetės derisa tu shteren fuqitė'.

    Si tipar dallues pėr lidhjen me tė vdekurin shėrben forma e adresimit ndaj tij: thirrja verbale 'i mjeri un o vlla' i pėrket farefisit dhe bajrakut qė ka lidhje me tė nga vija e qumėshtit; 'i mjeri un o shoq' i takon komunitetit tė njė fshati pėr pjesėtarin e tij, kurse 'i mjeri un o mik, o kraj, o dashamir' etj. artikulohet nga fiset, shoqėria apo bajraqet e huaja ndaj njė personi tė largėt. Kohėshtrirja e gjamėve varion nga 5, 10, 20 minuta e deri nė 1 orė.

    Gjon Karma tregon se nė malėsitė e Shkodrės gjama thirret 'tė paren herė nė kufi tė Bajrakut tė deknit, tė dyten herė tė pamen shpķn kū a i dekni, tė tretėn herė n'oborr tė shpķs e tė katerten herė kśr i bijnė pėrsypri'. Deri nė vitet 1960, varrimi nė Malėsinė e Dukagjinit ėshtė kryer natėn dhe ky zakon ėshtė sanksionuar me ligj nė Kanun: i vdekuri dhe nusja pėrcillen nė perėndim tė diellit.

    Fatkeqėt ēajnė trupin dhe spėrkasin me gjak tė vdekurin

    Nė lidhje me llojet e gjamave, etnologu Bledar Kondi shprehet se: "njė ndėr skenat mė dramatike dhe pėrfaqėsuese tė ekzekutimit tė gjamės sė burrave natėn nė varrezė nėn dritėn e pishtarėve, dokumentohet nga babai i etnografisė shqiptare Rrok Zojzi gjatė ekspeditave kėrkimore nė Malėsinė e Dukagjinit [1950-60]. Gjamatarėt e rreshtuar nė vijė tė drejtė largohen nė njė distancė tė konsiderueshme nga i vdekuri (40-100 m), e cila i nevojitet atyre pėr realizimin e "koreografisė" rituale: rendjen me vrap drejt kufomės duke u ndalur nė disa stacione.

    Nėn drejtimin e prijėsit, grupi kryen si njė trup i vetėm njė 'pėrkulje mbi gjuj me duar n'ij' nga e djathta nė tė majtė, e cila i pėrngjet njė hobeje qė do tė vėrvisė nė lartėsitė ekstreme britmėn shpėrthyese kolektive 30-40' me vokacionet 'au', 'eu', 'heu', 'ou', 'hou', dhe qė do tė lėshohet 'pak nga pak nė njė tonė ma tė ulėt tue zbritė gjithnji deri sa tė shuhet'. Pasi tretet oshėtima e thirrjes nistore, tė gjithė drejtojnė shtatin, dhe 'me fytyrė tė ngėrdheshun' kryejnė nėn ritmin e sinkronizuar kolektiv harkimin e vrullshėm trupor djathtas-poshtė e majtas-lart pėr shpalosjen e fuqishme tė thirrjes sė radhės, kėsaj here tė veshur me tekst: 'i mjeri u per ty'.

    Nė Kanunin e Lek Dukagjinit pėrcaktohet qartė: "Mė kanu asht me britė nė tė dekmin tri herėsh, tuj i pėrsėritun fjalėt 'mjeri unė…' nandė herėsh e tuj hudhė kambėn kah i dekmi". Pėrgjithėsisht, thirrjet dhe ofshamat e burrave kombinohen ēdo herė me gjeste tė reja, tė cilat e rrisin sėrish dramacitetin e ngjarjes nėpėrmjet vetgjymtimit: 'grushtimit ritmik … mbi gjoksat e perleshun tė zbluem', 'grisjes sė lėkurės sė tamthave' me 'thonj tė premė …. tue hjedhė gjak nga i vdekuni', dhe sė fundmi pėruljes mė gjunjė para tė vdekurit, duke pėrkėdhelur tokėn qė do tė strehojė dhe konsumojė kufomėn e tij. Por gjama kanunore thirret nė tri ose mė shumė stacione varėsisht prej distancės nga i vdekuri apo qėllimit ekspresiv".

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 5 vjetori i ndarjes nga jeta e Gramoz Pashko
    Nga PRI-LTN nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 204
    Postimi i Fundit: 21-07-2011, 02:06
  2. Tė pathėnat e ceremonisė mortore tė Enver Hoxhės”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 13:28
  3. Varrosja e iluzioneve!
    Nga Lioness nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 01-02-2006, 04:47
  4. Vrasja e bashkėshortėve, dashuri apo shfrytėzim?!
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 16:25
  5. Akt terrorist ne Madrid, 190 te vdekur, 600 te plagosur
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 16:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •