Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Sfida e Globalizimit

    Sfida e Globalizimit*

    Ne sot po jetojmė nė njė proces globalizimi tė pashmangshėm, ritmi i tė cilit ka filluar tė shtohet nė fundin e shekullit qė lamė pas dhe nė fillimin e kėtij shekulli. Para shumėkujt shtrohen pyetje tė shumta dhe pėr njerėz dhe grupime tė ndryshėm pėrgjigjet janė tė ndryshme. Shumė grupe e shikojnė globalizmin si njė mundėsi tė madhe zhvillimi dhe tė tjerė si njė kėrcėnim pėr identitetin etnik, kulturor apo fetar. Disa e gjejnė zgjidhjen nė njė lloj hapje qė dėmton veēoritė e identiteteve tė ndryshme kulturore dhe disa tė tjerė strehohen ose bunkerizohen, duke i absolutizuar veēoritė etnike, fetare apo kulturore. Si pėr ata qė e duan, ashtu edhe pėr ata qė e kundėrshtojnė, ky fenomen tashmė ėshtė njė realitet dhe paraqet sfida tė vėshtira qė kėrkojnė zgjidhje.
    Meqenėse ky realitet ėshtė i pashmangshėm dhe nga kėto sfida, nuk mund tė pėrjashtohet askush, atėhere para Krishtėrimit sot shtrohet njė sfidė globale qė kėrkon njė pėrballje globale, jo thjesht nė kuptimin gjeografik, por nė kuptimin ontologjik dhe katholik tė kishės. Nė kėtė pėrballje globale me globalizimin edhe Kisha Ortodokse ka pėrgjegjėsinė e saj, pėrgjegjėsi qė kėrkon guxim, angazhim, pėrkushtim dhe fuqi krijuese. Kisha nga vetė natyra e saj ėshtė globaliste dhe brenda mesazhit tė saj ka pėrgjigje pėr pėrballimin e kėsaj sfide, por nuk ka patur shumė zėra tė artikuluar pėr dhėnien e kėtij mesazhi.. Prandaj, nė kėtė drejtim, libri i Kryepeshkopit Anastas, Globalizmi dhe Ortodoksia, qė po paraqesim sot, sjell njė kontribut tė rėndėsishėm si pėrpjekjet njerėzore pėr tė pėrballuar sfidėn e madhe tė globalizmit ashtu edhe nė artikulimin e krishterė ndaj kėsaj sfide. Autori, njė personalitet i spikatur i botės sė krishterė, njė teolog i shquar, njė person me njė pėrvojė tė gjatė pastorale dhe njė nga pjesėmarrėsit mė aktivė, si nė dialogjet ndėr tė krishtera ashtu edhe nė ato ndėrfetare, i frymėzuar nė mesazhin e Ungjillit dhe duke u mbėshtetur nė trashėgiminė e ēmuar tė mendimit ortodoks, sjell, nėpėrmjet faqeve tė kėtij, libri mendime dhe ide qė ndihmojnė pėr tė kuptuar mė mirė globalizmin, tė cilin bota po e pėrjeton sot, si edhe mundėsitė pėr tė gjetur rrugė, shpesh herė tė reja, nė ballafaqimin global me tė.
    Gjithashtu ėshtė e rėndėsishme tė pėrmendet qė pėrqasja qė i bėhet problemeve aktuale nuk ėshtė vetėm thjesht njė pėrqasje teorike. Ndonėse kėtu shihet njė mendje e kthjellėt dhe njė mendim i thellė intelektual, frymėzimi i kėtij mendimi vjen nga raporti i autorit me besimin e tij. Ajo qė spikat mė shumė nė kėtė libėr ėshtė dashuria dhe pėrgjegjshmėria e krishterė pėr tė gjithė krijimin. Nga kjo dashuri dhe pėrgjegjshmėri vjen kurajo dhe guximi pėr t’u pėrballur me problemet dhe pėr tė dhėnė zgjidhje pėr to. Gjatė gjithė historisė sė mendimit njerėzor, idetė mė frutdhėnėse dhe mė jetike pėr tė gjithė botėn nuk kanė ardhur vetėm nga ushtrimi intelektual i mendjes, por nga njė angazhim i plotė i gjithė qenies njerėzore, shpirt, mendje e zemėr.
    Prandaj edhe ky libėr, ndonėse pėrbėhet nga ese tė ndryshme, tė shkruara nė kohė tė ndryshme dhe pėr auditorė tė ndryshėm, pėrsėri ka njė unitet dhe kohezion tė brendshėm, gjė qė tregon se kėto artikuj nuk janė tė rastėsishėm, por paraqesin mendimin e pjekur dhe tė kthjellėt tė njė teologu, pėrkujdesjen plot dashuri tė njė bariu shpirtėror, si edhe pėrkushtimin e njė tė krishteri tė pėrgjegjshėm pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e njerėzimit dhe tė gjithė krijimit.
    Nė libėr trajtohen tema tė rėndėsishme dhe shtjellohen ide tė reja dhe tė guximshme, si edhe rifreskohet dhe rigjallėrohet, nė gjuhėn dhe nė konceptet e sotme, kontributi i pashembullt i krishtėrimit nė tė gjitha aspektet e veprimtarisė dhe jetės njerėzore. Nė kėtė epokė shterpė, pėrsa i pėrket ideve, ky libėr merr njė rėndėsi tė veēantė, jo vetėn nė mendimin ortodoks, por edhe mė gjėrė, sepse mendimet e paraqitura nė kėtė libėr i kapėrcejnė kufijtė e Kishės Ortodokse, si edhe ato fetare, nė kuptimin e ngushtė tė kėtyre termave; ato pėrfshijnė gjithė njerėzimin, nė tė gjitha problemet me tė cilat ai po pėrballet nė kėtė epokė. Sot problemet janė bėrė mbarėbotėrore dhe zgjidhjet duhen tė jenė tė tilla.
    Ne jemi tė ndėrgjegjshėm se globalizimi po vė nė rrezik shumė vlera tradicionale. Autori vė re me tė drejtė se globalizimi apo bashkėsia mbarėbotėrore nuk po sjell atė qė besohej. Madje njė globalizim i tillė, i cili nuk mbėshtetet nė vlerat morale, do tė ishte katastrofik dhe do tė kthehej nė njė globalizim tė padrejtėsive, tė uniformitetit, tė humbjes sė veēorive dhe tė personalitetit dhe kėshtu do tė dėmtonte dhe do tė deformonte vetė qenien njerėzore. Autori shpjegon me kthjelltėsi se nė njė globalizim tė tillė, krejtėsisht tė shekullarizuar, krijohen stimuj tė fuqishėm pėrēarje dhe izolimi, si edhe njė ambiguitet i frikshėm: nė vend tė personave tė veēantė ka vetėm numura; mburrja pėr fuqinė e teknologjisė shoqėrohet nė planin individual me ndjenjėn e dobėsisė dhe ankthin e tmerrshėm ekzistencial; flitet pėr liri tė pėrgjithshme dhe pėrjetohet mungesa e lirisė individuale; bėhen pėrpjekje pėr njė integrim mbarėnjerėzor dhe kemi njė izolim tragjik.
    Autori vė nė pah se ky lloj globalizimi nuk ėshtė i mjaftueshėm dhe do tė krijonte njė shoqėri dhe njė jetė tė gjymtuar. Nė kėtė aspekt, nė esetė e kėtij libri theksohet, si nevoja qė ka bota pėr mesazhin e krishterė, ashtu edhe pėrgjegjshmėria e krishtėrimit pėr dhėnien e kėtij mesazhi nėpėrmjet njė angazhimi aktiv nė tė gjitha problemet me tė cilat ballafaqohet njerėzimi. Bota e sotme ka nevojė pėr kėtė mesazh pėr tė mbrojtur lirinė, dinjitetin njerėzor, pasurinė e veēorive tė ēdo kombi e kulture dhe, pėr mbi tė gjitha, pėr tė pasur njė qėllim tė ekzistencės. Sepse krishtėrimi e konsideron lirinė nė pėrgjithėsi, tė mbėshtetur nė lirinė e ēdo qenie njerėzore nė veēanti; ai nuk ėshtė pėr uniformizimin e tė gjitha kulturave nė njė formė tė vetme, por pėr unitetin e tyre; nuk e mbėshtet tė ardhmen nė mburrjen pėr fuqinė e shkencės, por nė fuqinė e virtutit dhe nė besimin nė njė Zot personal qė pėrkujdeset pėr tėrė universin; nuk pėrpiqet tė ndėrtojė vetėm njė bashkėsi mbarėnjerėzore, por njė bashkėsi dhe shoqėri organike personash tė lidhur nga dashuria pėr tė gjithė dhe pėr tė gjitha. Dallimi teologjik ndėrmjet termave person dhe individ ėshtė njė nga kontributet mė tė mėdha tė krishtėrimit nė antropologji dhe kryepeshkopi Anastas shprehet me forcė qė nuk duhet humbur ky vizion. Njė qenie njerėzore mund tė jetė e plotė vetėm si person, d.m.th. vetėm nė raportin me tė tjerėt, ku qendra e ekzistencės nuk ėshtė mė individi i veēuar nga tė tjerėt, nuk ėshtė mė egoizmi, por dashuria pėr tė gjithė njerėzit dhe pėr tė gjithė krijimin. Nėse do tė humbasė vizioni i njeriut si person dhe ai do tė shikohet vetėm si individ, ai do tė rrezikohet tė humbasė edhe individualitetin e tij. Globalizmi i krishterė, qė pėrfshin gjithēka, krijon unitet jo vetėm ndėrmjet tė gjithė njerėzve, por ai e krijon atė si nė hapėsirė ashtu edhe nė kohė.
    Diskutimi rreth tė drejtave tė njeriut, ku vend kryesor luan liria e tij nė tė gjitha aspektet e saj, ka zėnė njė vend tė veēantė nė kohėn tonė. Madje, respektimi ose jo i tyre, ėshtė kthyer nė njė kriter vlerėsimi pėr masėn e lirisė, demokracisė dhe qytetėrimit tė njė vendi. Por autori tėrheq vėmendjen se rrėnjėt e tė drejtave tė njeriut janė mė tė vjetra se dokumentet tė cilat u referohen atyre. Largimi nga kėto rrėnjė do e varfėronte dhe do e bėnte tė njėanshėm parimin e tė drejtave tė njeriut. Sepse tė parit e kėtyre tė drejtave vetėm nė planin legjislativ, megjithė nevojėn e domosdoshme tė kėtij legjislacioni, do i kthente kėto tė drejta vetėm nė njė detyrim ligjor politik, duke i lėnė vend manipulimit, madje edhe atij juridik. Ndėrsa Ungjilli kėrkon jo vetėm miratimin e jashtėm tė tyre, por edhe atė tė brendshėm, duke e shtuar aftėsinė dhe mundėsinė e respektimit tė kėtyre tė drejtave.
    Dihet tashmė roli i rėndėsishėm i kryepeshkopit nė dialogun ndėrfetar, sidomos atė me islamin, me tė cilin jemi nė kontakt prej shekujsh. Por unė mendoj se kontributi i tij bėhet akoma mė i rėndėsishėm nė pajisjen e kėtij dialogu me mbėshtetje teologjike. Zėra tė tillė nuk janė tė shumtė. Prandaj esetė e tij mbi dialogun ndėrfetar janė tė njė rėndėsie tė veēantė pėr tė gjithė mendimin e krishterė nė pėrgjithėsi dhe atė ortodoks nė veēanti. Mbasi bėn njė pėrshkrim tė shkurtėr historik dhe realist tė kėtij dialogu si me islamin qė shtrihet nė njė kohėzgjatje mė tė madhe, ashtu edhe me besimet e tjera, duke vėnė nė dukje nevojėn e tij, autori, i mbėshtetur nė traditėn mė tė mirė ortodokse, ofron diēka tė veēantė pėr tė gjithė tė krishterėt. Ai shpjegon se nė disa pjesė tė krishtėrimit vlerėsimi teologjik i feve tė tjera shihet gjithnjė nė njė pėrqėndrim tek Kristologjia, duke e theksuar karakterin unik tė Jisu Krishtit si ekskluzivitet dhe duke ngushtuar kėshtu hapėsirėn pėr dialog. Ndėrsa “nė traditėn ortodokse - siē shprehet kryepeshkopi Anastas - shqyrtimi i problemeve pėrkatėse, veēanėrisht i problemit antropologjik, bėhet nė dritėn e Triadologjisė”, gjė qė lė njė hapėsirė mė tė madhe doktrinale pėr dialogun. Teologjia ortodokse thekson se tė gjithė njerėzit janė krijuar sipas ikonės sė Perėndisė dhe se tek tė gjithė ekziston dėshira… e tė kėrkuarit tė Perėndisė dhe aftėsia pėr tė dashuruar dhe pėr tė ndjerė dhe se mendja njerėzore, e tė gjithė njerėzve pa dallim ėshtė hyjnoide. Ajo thekson se natyra njerėzore ka nė vetvete njė unitet tė pandarė – por ndarja nga Perėndia solli edhe ndarjen nga njėri-tjetri. Nė vizionin e krishterė ka shumė pika qė i bashkojnė tė gjithė njerėzit – natyra njerėzore; afėrsia e tyre (sepse “Perėndia bėri botėn dhe tė gjithė sa janė nė tė… edhe i bėri prej njė gjaku ēdo komb njerėzish” - Vepr. 17:24,26), si edhe kultura qė vjen nga veprimi i njeriut, tė krijuar sipas ikonės sė Perėndisė. Trupėzimi i Zotit solli njė fuqi tė re pėr njė shoqėri tė dashurisė dhe Kisha e ndėrtuar prej tij pėrbėn njė organizėm, njė bėrthamė jetike pėr unitetin mbarėnjerėzor.
    Universaliteti i Kishės nuk do tė thotė ekskluzivitet por gjithpėrfshirje. Duke folur pėr raportin ndėrmjet kulturės dhe Ungjillit, qė shpesh shihen si dy gjėra tė ndara, kryepeshkopi Anastas, nė vizionin e tij global, qė ėshtė edhe vizioni i vėrtetė i Ungjillit, e shikon kėtė raport jo si ndarje por si komunikim. “Formulimi se kultura- thotė ai - ėshtė krijim i njeriut dhe Ungjilli ndėrhyrja e Perėndisė, me gjithė qartėsinė e mirėpritur dhe megjithėse ndriēon njė tė vėrtetė tė rėndėsishme, i thjeshtėzon mjaft gjėrat dhe ėshtė i pamjaftueshėm. Veprimtaria e njeriut – krijuar sipas ikonės sė Perėndisė - nė tė gjithė aspektet e saj, nuk mund tė jetė e shkėputur krejtėsisht nga ajo ikonė dhe jashtė rrezes sė veprimit njerėzor.” Madje Ungjilli i predikur nė frymėn e tij, kur ndesh njė kulturė nuk e shkatėrron atė, por i jep njė fuqi gjallėruese. “Mendimi filozofik i Etėrve tė Kishės - shprehet kryepeshkopi Anastas - u dha zgjidhje dhe pėrgjigje tė reja qorrsokakėve tė vjetėr tė ekzistencės njerėzore. Arti bizantin gjurmoi mėnyra tė reja shprehjeje. Ai nuk u kufizua nė imitim dhe kopjim tė thjeshtė tė natyrės materiale; u bė mjet kontakti me transhendentalen, tė cilėn u pėrpoq ta paraqesė.” Po tė njėjtėn gjė ai frymėzoi nė tė gjitha fushat e kulturės, mendimit dhe veprimtarisė njerėzore. Kur flasim pėr Ungjillin duhet kuptuar se ai ėshtė ideali i tė krishterėve dhe kjo nuk do tė thotė se gjithmonė ky ideal ėshtė kuptuar dhe pėrjetuar nga tė gjithė nė tė njėjtėn mėnyrė. Ashtu siē ka shumė persona qė e kanė pėrjetuar kėtė ideal, ashtu ka edhe shumė tė krishterė qė kanė dėshtuar nė pėrjetimin e tij.
    “Ungjilli - thotė Kryepeshkopi Anastas - nuk duhet identifikuar me “Krishtėrimin” real, siē ėshtė shprehur nė periudha tė ndryshme tė sė kaluarės ose siē shprehet sot nga disa bashkėsi ose grupe tė krishtera. Mangėsitė dhe tradhėtitė njerėzore nuk janė nė gjendje t’i ndryshojnė fuqinė dhe thelbin. Ungjilli – siē ėshtė konceptuar brenda Kishės pėr njėzet shekuj – mbetet kriteri dhe gjykimi i ēdo krishterimi real.”
    Esetė e kėtij libri risjellin nė mendjen e tė gjithė tė krishterėve disa tė vėrteta themelore tė doktrinės sė krishterė, qė pėr fat tė keq shpesh herė lihen mėnjanė. Kėtu qėndron edhe kontributi i madh i kryepeshkopit Anastas nė fushėn teologjike, sepse ai ka aftėsinė tė rigjallėrojė mendimin e Etėrve tė Kishės. “Pikėnisja e jetės sė krishterė dhe themeli i shpresės sonė – shprehet ai – ėshtė fakti se lavdia e Perėndisė shpėrndahet nė mbarė krijesėn” dhe asnjė qenie njerėzore nuk mund tė jetė krejtėsisht jashtė pėrkujdesjes hyjnore. Ritheksimi i parimit tė fjalės farore, shkėndijės hyjnore qė ekziston nė ēdo njeri, tė pėrmendur aq shumė nga Justin Martiri dhe Klementi i Aleksandrisė, si edhe shtrirja e kėtij nocioni, nga Vasili i madh, nė mundėsinė njerėzore pėr t’u familjarizuar me tė mirėn, ėshtė njė ndihmesė e madhe doktrinale nė dialogun me tė gjithė njerėzit, tė tė gjithė kulturave dhe tė tė gjithė racave.
    Ndonėse doktrina fetare dhe pėrvoja e saj nė krishtėrim, vė nė dukje kryepeshkopi Anastas, ndryshon me atė islame dhe tė feve tė tjera, pėrsėri ky dialog mund tė ndihmojė nė kapėrcimin e keqkuptimeve dhe dyshimeve shekullore dhe tė mundėsojnė bashkėpunimin, sipas fjalėve tė autorit, “nė ēėshtje tė tilla kritike si: shekullarizimi, depersonifikimi i shoqėrisė, shkatėrrimi i mjedisit natyror, tė drejtat njerėzore, drejtėsia dhe paqja botėrore.” Gjithashtu bashkėpunimi ndėrfetar do tė ndihmonte pėr t’i dhėnė botės njė dimension mė tė thellė vertikal, pėr ta shpėtuar atė nga izolimi horizontal nė njė dimension tė vetėm tė jetės. Sepse pėrsa zvogėlohet dimensioni vertikal i njeriut dhe i shoqėrisė, po aq zvogėlohet edhe raporti horizontal me tė tjerėt. Nė kėtė epokė globalizimi, mendon kryepeshkopi Anastas, dialogu duhet tė shtrihet me tė gjithė, madje edhe me ato qė nuk besojnė, sepse “dialogun me ēdo njeri e pėrcakton detyra e njė dashurie universale, qė pėrbėn bėrthamėn e Krishtėrimit”. Krishtėrimi mbetet gjithashtu absolutisht pozitiv pėr tė gjithė personat e tė gjithė botės, duke mbajtur gjithmonė parasysh se ēdo njeri ėshtė krijuar sipas ikonės sė Perėndisė dhe gjithsecili ėshtė i afėrt i gjithsecilit. (Shih Paravolinė e Samaritanit, Lk. 10:25-37). Dialogu nuk tregon ndėrprerjen e dėshmisė sė krishterė dhe as kompromentim e saj, por tė kundėrtėn: pėrgjegjėsinė e madhe pėr dhuratėn e ēmuar qė na ka dhėnė Perėndia, tė cilin nuk duhet ta mbajmė vetėm pėr vete, por duhet ta shpėrndajmė tek tė gjithė qė kanė nevojė pėr tė.
    Kėto ese sjellin njė kontribut tjetėr tė vlefshėm: roli qė duhet tė ketė kisha, nė pėrpjeket e saj pėr ndryshim, nė tė gjitha fushat e veprimtarisė njerėzore. Ndėr pikpamjet fetare dhe filozofike qė ndikojnė nė jetėn e njeriut, thotė kryepeshkopi Anastas, ka vizione tė ndryshme. Disa e pranojnė kėtė realitet, disa tė tjera e mohojnė dhe disa kėrkojnė ta ndryshojnė. Krishtėrimi bėn pjesė nė tė tretėn. Kisha nuk mund tė qėndrojė indeferente ndaj problemeve shqetėsuese me tė cilat haset i gjithė krijimi. Ajo duhet tė japė kontributin e saj pėr njė ndryshim tė mirė. Autori e sjell me forcė mesazhin e krishterė pėr kėrkesėn pėr ndryshim dhe ky mesazh, shprehet ai, pėrbėn zemrėn e trashėgimisė sė krishterė kulturore, filozofike dhe morale. Pėr kėtė ai i referohet veprės dhe shkrimeve tė tre gjigantėve tė Krishterimit, Sh. Vasilit tė Madh, Sh. Grigor Teologut dhe Sh. Joan Gojartit. Kėta jetuan nė njė epokė tė ngjashme me tonėn, ku para Kishės shtrohej kėrkesa pėr tė krijuar dhe pėr tė ngjizur ide tė reja, tė frymėzuara nga Ungjilli, pėr tė gjetur zgjidhje origjinale nė pėrballimin e problemeve bashkėkohore. Tė pėrgjegjėshėm pėr mesazhin e madh qė iu ishte dhėnė, Etėrit e Kishės, me njė kurajo tė madhe intelektuale dhe sociale, ofruan shumė zgjidhje origjinale, duke u pėrpjekur pėr ndryshimin e botės, pėr ta bėrė atė njė vend mė tė mirė pėr tė gjithė njerėzit. Duke e pėrjetuar doktrinėn e Ungjillit, ata e kuptuan qė ai nuk ishte njė gėrmė e vdekur, por njė frymė e gjallė, e cila ishte krijuese dhe gjithpėrfshirėse.
    Kėta tre Hierarkė, emėr me tė cilin ata njihen nė Kishėn Ortodokse, shprehet Kryepeshkopi Anastas, “kanė qenė faktorė tė njė ndryshimi tė thellė shoqėror dhe ripėrtėritės, me ide rrėnjėsisht reformuese, qė edhe sot mbeten tė guximshme dhe aktuale.” Madje, mund tė shtohet, nė epokėn tonė mesazhi i tyre ėshtė akoma mė shumė i nevojshėm. Ata, ashtu siē Ungjilli qė predikuan, nuk i takojnė vetėm tė kaluarės por edhe jetės sė Kishės sot edhe asaj tė nesėrme. Nė tė njėjtėn linjė shkojnė edhe jeta, vepra dhe shkrimet e Kryepeshkopit Anastas. Prandaj unė mendoj se shkrimet e tij mund tė radhiten nė atė qė mund ta quajmė shkrime neopatristike, sepse kanė tė njėjtin frymėzim, tė njėjtėn pėrgjegjėsi, tė njėjtėn fuqi guxuese dhe krijuese dhe tė njėjtin qėllim – ndryshimin dhe restaurimin e tė gjithė krijimit, pėr tė cilin u trupėzua, u kryqėzua dhe ngjall Zoti Ynė Jisu Krishti.
    Kisha nuk mund tė pajtohet me padrejtėsinė, me varfėrinė, shtypjen dhe pabarazinė. Kėto gjėra duhet dhe mund tė ndryshojnė. Theksimi qė bėn kryepeshkopi pėr pėrpjekjet qė duhet tė bėjė Kisha pėr ndryshimin e botės dhe pėrkujdesjen sociale, vijnė nga vetė besimi i krishterė, si edhe nga kuptimi i qartė dhe pėrjetimi i kėtij besimi. Tė mbyllesh dhe tė izolohesh nga shoqėria nuk ėshtė vizioni i krishterė. Krishti erdhi ta ndryshojė dhe ta shpėtojė botėn. Tė nisur nga ky besim apostuj patėn kurajon pėr tė predikuar dhe dėshmuar nė tė katėr anėt e dheut, sepse besimi nė mundėsinė pėr ndryshim vjen nga kuptimi krishterė i natyrės njerėzore. Sipas doktrinės sė krishterė e keqja nuk ka qenie, nuk ekziston nė vetvete. Njeriu nga natyra ėshtė i mirė. Ėshtė mėkati ai qė e ka deformuar kėtė natyrė tė mirė dhe ka errėsuar ikonėn e Perėndisė tek njeriu. Pėrqėndrimi dhe thellimi brenda vetes sjell ndryshim dhe, duke ndryshuar veten, ne ndihmojmė ta shtrijmė kėtė ndryshin tek tė gjithė njerėzit dhe tek e gjithė krijesa.

    Nė kėtė paraqitje tė shkurtėr, vetėm sa i kemi prekur disa nga idetė kryesore qė pėrshkruajnė kėtė libėr, prandaj duke qenė i ndėrgjegjshėm se ėshtė pothuajse e pamundur tė shpalosen nė pak faqe tė gjitha idetė e kėtij libri tė madh, do tė doja t’i nxisja tė gjithė pėr ta lexuar, studjuar dhe shijuar atė nėpėrmjet fjalėve tė vetė autorit.
    Pėr tė pėrfunduar, nuk mund tė gjeja fjalė mė tė pėrshtatshme, sesa vetė fjalėt e Kryepeshkopit Anastas nė lidhje me vizionin e tij tė Ortodoksisė. Ja si shprehet ai: “Kur e mendoj Ortodoksinė nė shekujt qė vijnė, e ėndėrroj tė hapur ndaj zhvillimit, ndaj kushteve tė reja tė krijuara nga shkenca, arti dhe teknologjia. Vendi i Ortodoksisė nuk ėshtė nė njė hapėsirė jashtė historisė, por nė qendrėn e brumosjeve sociale, nė pararojė tė progresit…”
    Imzot Joan Pelushi

  2. #2
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Globalizim=zhdukje e tė gjithė popujve dhe racave dhe feve dhe kulturave dhe shteteve.

    Njėherė e njė kohė nėt tėrė Europėn dhe Lindje e afėrme dhe Mesdhe ėshtė folur pothuajse vetėm gjuha latine qė nga Britania e madhe e deri nė Mesopotami.
    Tė vetmet gjuhė jolatine ishin Shqipja e lashtė e asaj kohe, gjuha baske dhe gjuha keltike, qė tė tria kėto fliteshin nga njė numėr shumė i vogėl njerėzish.
    E pastaj u shkatėrrua globalizmi, u krijuan popuj tė rinj.
    Tash pėrsėri duan tė globalizojnė.
    Pėrsėri do tė shkatėrohet globalizmi.
    Nuk shoh asnjė arsye se globalizimi i tashėm do tė jetė mė i sukseshėm se ai i kohės antike.

  3. #3
    N3ra5htarja Maska e rina_
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Diku....
    Postime
    450
    Disa nga pėrkufizimet e studiusve tė ndryshėm janė kėto:

    Globalizimi ėshtė ...
    „... nje proces i kapėrcimit tė kufinjve tė lindur historikisht. Kėshtu ai nėnkupton tė njėjtėn gjė si erozioni (pra nuk ėshtė zhdukje) i sovranitetit kombtaro-shtetėror dhe prezantohet si shkėputje e ekonomisė sė tregut nga ‚shtrati' i rregullave morale dhe detyrimeve tė institucionalizuara tė shoqėrive ..."[Elmar Altvater]
    „... Intensifikimi i marrėdhėnieve sociale mbarėbotėrore, pėrmes tė cilave vende tė largėta mbajnė lidhje me njėra tjetrėn, nė mėnyrė tė tillė qė ngjarjet nė njė vend karakterizohen nga tė njėjtat procese sikurse edhe nė njė vend tjetėr shumė kilometra larg, dhe anasjelltas..."[Anthony Giddens]
    „... Intensifikim sasior dhe cilėsor i transaksioneve ndėrkufitare gjatė procesit tė njėkohshėm tė zgjerimit tė tyre lokal..."[Ulrich Menzel]
    „... Kthesa mė e madhe ekonomike dhe shoqėrore qė prej revolucionit industrial ..."[Dirk Messner / Franz Nuscheler]
    „... varėsi dhe integrim nė rritje e ekonomive tė ndryshme pėrreth globit..."[Meghnad Desai]
    „... proces i lidhjeve nė rritje mes shoqėrive dhe problematikave ..."[Johannes Varwick]
    „... pėrmes globalizimit intensifikohet kokurrenca nė treg ..."[C. Christian von Weizsäcker]
    „... ēlirim i forcave tė tregut botėror dhe heqja e pushtetit ekonomik nga duart e shtetit ..." [Schumann/Martin]
    „... ėshtė shndėrruar tashmė nė njė fjalė tė rėndėsishme, e cila prej disa kohėsh po pėrdoret nė mėnyrė inflacionare nė debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar kėtu nga njėra anė si ‚kėrcėnim', nga ana tjetėr si ‚shans' ..."[Johannes VarWick]
    „... a social process in which the constraints of geography on social and cultural arrangements recede and in which people become increasingly aware that they are receding (...). Globalization does not necessarily imply homogenization (...). Globalization merely implies greater connectedness and de-territorialization ..." [Malcolm Waters]
    „Dinamika e globalizimit shtyhet pėrpara nga forca ekonomike, por efektet e tij mė vepruese ndihen nė fushėn e politikės" [Klaus Müller].

  4. #4
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Megjithatė tėrė kėto definicione kanė njė qėllim tė vetėm:
    Shėrimin e komplekseve tė Judenjvet, meqė ata u pėrzien me tė gjitha racat kudoqė emigruan, tash dėshirojnė t'ua zhdukin pastėrtinė racore edhe popujve tė tjerė.
    Tmerr!
    Kur e sheh njė angleze flokė-artė me fėmijė tė zinjė dhe bashkėshorti ende mė i zi se fėmijėt.
    Pastaj njerėz me pamje mongolo-kineze midis Parisit, edhe kjo ėshtė tmerr.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •