Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    E fton ministria greke, policia greke i prish pasaportėn

    E fton ministria greke, policia greke i prish pasaportėn

    11:57 29/08/06



    Gjokė Marku banon nė njė nga barakat e ndėrtuara nga kinezėt nė kohėn e ndėrtimit tė hidrocentralit.
    Ai ėshtė aksidentuar nė Greqi dhe tashmė ka humbur aftėsinė pėr tė punuar.
    Mbahet me njė asistencė tė vogėl qė i jep bashkia e Vaut tė Dejės.
    Pak vite mė parė i ėshtė ndėrprerė edhe kempi qė fitoi si invalid nė Greqi.
    Por njė rreze shprese ka rilindur pas njė letre tė dėrguar nga Ministria e Jashtme greke. Ai duhet tė mbėrrijė nė Greqi deri nė fund tė shtatorit dhe mund tė rimarrė sėrish pensionin e invalidit. Sikur tė ishte kaq e thjeshtė...

    Gjėja mė e vėshtirė pėr njė qytetar tė kėtij vendi ėshtė tė marrė njė vizė. Pjesė e dramės sė Gjokė Markut, 39- vjeēarit qė ėshtė baba i dy fėmijėve, janė edhe kryqet qė zyrtarėt grekė vendosin nė pasaportėn e tij me vizė, sapo mbėrrin nė doganė. E kjo e pėrsėritur...

    Historia e tij fillon nė vitin 1998, kur emigron nė Greqi pa familjen e tij.

    Nė vitin 2000 arrin tė marrė dokumente tė ligjshme qėndrimi nė kėtė vend dhe do tė mund tė tėrhiqte atje dhe gruan me dy fėmijėt. Ndėrkohė, aksidentohet nė punė duke rėnė nga skela ku po punonte pėr ndėrtimin e njė objekti nė Athinė.
    Pasi qėndron 12 ditė nė spital, ku dhe bėhet operacion, del qė andej dhe shteti grek i njeh tė drejtėn e pėrfitimit tė kempit, pasi ishte vėrtetuar se emigranti i ligjshėm ishte aksidentuar gjatė punės dhe si pasojė e kėsaj kishte mbetur invalid.Mjekimet e bėra nuk i dhanė rezultat, dhe Gjoka mezi ecėn i mbajtur me shkop, ndėrsa ka probleme me shtyllėn kurrizore.

    Duke mos patur mundėsi pėr tė punuar, ai kthehet nė Shqipėri, por duke u rikthyer vazhdimisht nė Greqi, dhe askush nuk e pengonte. Nė vitin 2004 i ndėrpritet kempi qė merrete nga Greqia. Vitin e kaluar, nė korrik, ndėrsa ka shkuar pėr tė kaluar kufirin , policia greke nuk e ka lejuar me preteksin se ai nuk kishte mė arsye tė shkonte nė Greqi.

    Policėt grekė i prishin pasaportėn me vizė dhe me disa kalime nė tė, duke ia dėmtuar me njė shėnim nė formė kryqi.

    Gjokė Marku i drejtohet Ministrisė sė Jashtme greke ku kėrkon t?i jepet mundėsia qė tė kryejė tė tjera veprime nė Greqi, pėrfshirė dhe ndonjė gjyq tė mundshėm, pėr tė fituar atė qė ia mohuan.

    Gjoka rrėfen se pasi ia hoqėn kempin nė vitin 2004 ėshtė pėrpjekur me avokatė, por kėta i kėrkonin mjaft para .Ata nuk mė jepnin siguri se mund ta fitoja gjyqin pėrballė inxhinierit tė punimeve tė firmės qė ndėrtonte objektin ku u aksidentova.

    Ai kishte lidhje tė forta, madje mė kishte kėrcėnuar nė prani tė disa tė tjerėve se do mė vriste, dhe kishte ndėrhyrė polica greke. Avokatėt kėrkonin 3000 euro qė unė nuk i kisha, e megjithatė nėse do mė siguronin se fitoja mendova t?i marr borxh. Por ato jo vetėm nuk mė siguronin, por dhe mė gėnjenin.

    U thashė se isha gati tu jepja jo 20% tė asaj qė mund tė fitoja, por 50% vetėm t?i hynim gjyqit, por pronari i cili nuk kishte paguar asgjė pėr aksidentimin tim ishte mė i fuqishėm?.

    E pėrpos kėtyre problemeve Gjokės i ėshtė shtuar edhe njė tjetėr, edhe mė i madh. Ai nuk mundet tė hyjė nė Greqi.

    Shpresa pėr tė rimarrė pensionin shuhet nga policėt e doganės


    Nė gusht tė kėtij viti, Gjokė Markut i vjen njė faks nga Ministria e Jashtme greke pėr tu paraqitur deri nė fund tė muajit shtator, pasi do tė rimerrte kartonin jeshil dhe do kishte ndonjė mundėsi pėr t?u marrė me problemet e tij.
    Niset pėr nė Greqi pasi bėn pasaportėn e re 10-vjeēare, pasi ajo e mėparshme iu dėmtua. Nė kufirin grek, policėt e pyesin nėse ka kontratė pune.
    Gjoka rrėfen se ?u tregova se jam invalid nė Greqi, kam marrė pagesė nga shteti grek pėr kėtė dhe se po shkoja pas faksit tė marrė nga Ministria e Jashtme greke.

    Tė gjitha kėto ia tregova. Njėri prej policėve mė tha se nuk mund tė hyja nė Greqi pa kontratė pune, ndėrsa tjetri mė mori pasaportėn dhe mė tha ? ta vulos unė?, dhe mė shėnoi nė tė njė kryq si tek pasaporta e mėparshme.
    Unė u revoltova. Komunikova me policė tė tjerė duke u pėrpjekur t?iu shpjegoj, nė gjuhėn greke se do shkoj pėr tė bėrė vizita mjekėsore nė mėnyrė qė tė ripėrfitoj kempin nga shteti grek, pasi aty jam bėrė invalid?.
    Gjoka rrėfen se kjo ndodhi me 16 gusht tė kėtij viti, ndėrsa iu drejtua ambasadės greke , dhe pse asaj i ishte drejtuar dhe pas dėmtimit tė pasaportės vitin e kaluar.

    Ministritė nuk japin asnjė ndihmė


    Nė ambasadė vetėm i kanė dhėnė dy numra telefoni me tė cilėt ėshtė pėrpjekur tė lidhet disa herė, por pa rezultat.Ka shkuar nė ministrinė tonė tė jashtme, duke i kėrkuar tė ndėrhyhet pėr rastin e tij.

    Sipas Gjokė Markut ėshtė takuar me drejtorin e konsullatave, i cili i ka thėnė se nuk mund tė bėnte asgjė madje duke shtuar se ?nuk tė kam ēuar unė nė Greqi, shko tek ambasada. I thashė se atje mė ēoi nevoja pėr tė jetuar, pasi banoj nė barakė me lagėshtirė. Kėrkova tė takohem me ministrin dhe kam lėnė aty njė kėrkesė, pasaportėn dhe njė ēertifokatė,? thotė Gjoka. Mė tej ai shton se e drejtuan nė Ministrinė e Shėndetėsisė, por atje e pyetėn nėse ishte i siguruar nė Shqipėri dhe se ku ishte dėmtuar.Duke qenė as nuk ishte i siguruar kėtu dhe as nuk ishte dėmtuar nė Shqipėri, i kanė thėnė se nuk kishin ēfarė ti bėjnė.

    Tentativat pėr vetėvrasje pas dramės sė ndodhur

    Nė dėshpėrim tė thellė, pa tė ardhura e pa shtėpi, me gruan e sėmurė dhe po ashtu dhe ai vetė, Gjoka ka tentuar t?i japė dy herė fund jetės, duke pirė doza tė mėdha tė ilaēeve me tė cilat mjekohet.

    Ai i bėn apel shtetit shqiptar qė tė ndihmojė pėr zgjidhjen e problemit tė tij, tė ndėrhyjė qė ai tė mund tė shkojė nė Greqi ku ka shpresė tė rinovojė lejen e qėndrimit e mbase dhe tė mund tė bėjė diēka pėr tė rifituar kempin apo dėmshpėrblimin qė i takon si pasojė e dėmtimit tė tij nė punė.

    Huazuar nga A1
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    sa e dhimbshme
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Dogana si Shqiptaro-Greke sidomos nuk ka te drejt te pyesi se ku punon edhe ne ke kontrate pune.Eshte nje fakte qe ne kufirin Grek eshte pak me thjesht prandaj me ben cudi por ne ate Shqiptarit jane shume te veshtira gjerat te pyesin akoma pse ke shenja gishtash ne makine ne portebagazh.Kufiri Shqiptaro-Grek eshte nje nga kufinjte qe ke frike te kalosh edhe ti kesh letrat ne rregull jane shume te pasjellshem edhe te ulet.Te bejne ca pyetje qe nuk duhet te marresh fare mundimin te pergjigjesh.Perse asnjeri nuk merr masa per kete gje si ne Greqi as ne Shqiperi te dy shtet ja hedhin njeri-tjetrit.Per kete njeri duhet te vi keq sidomos kur eshte edhe invalit.Shpresoj qe qeveria te marri masa per kete gje.Me mbajten 3 ore ne kufi para nje viti akoma edhe maniqyret hapnin edhe i shikonin me erdhi t'ju them mos donin te lyenin gishtat.Per makinen nuk e diskutoj me benin pyetje ku punoj sa vjet etj.Kur i kisha letrat ne rregull si ne kufirin Shqiptar po ashtu edhe Grek.

  4. #4
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar mė parė nga YaSmiN
    Dogana si Shqiptaro-Greke sidomos nuk ka te drejt te pyesi se ku punon edhe ne ke kontrate pune.Eshte nje fakte qe ne kufirin Grek eshte pak me thjesht prandaj me ben cudi por ne ate Shqiptarit jane shume te veshtira gjerat te pyesin akoma pse ke shenja gishtash ne makine ne portebagazh.Kufiri Shqiptaro-Grek eshte nje nga kufinjte qe ke frike te kalosh edhe ti kesh letrat ne rregull jane shume te pasjellshem edhe te ulet.Te bejne ca pyetje qe nuk duhet te marresh fare mundimin te pergjigjesh.Perse asnjeri nuk merr masa per kete gje si ne Greqi as ne Shqiperi te dy shtet ja hedhin njeri-tjetrit.Per kete njeri duhet te vi keq sidomos kur eshte edhe invalit.Shpresoj qe qeveria te marri masa per kete gje.Me mbajten 3 ore ne kufi para nje viti akoma edhe maniqyret hapnin edhe i shikonin me erdhi t'ju them mos donin te lyenin gishtat.Per makinen nuk e diskutoj me benin pyetje ku punoj sa vjet etj.Kur i kisha letrat ne rregull si ne kufirin Shqiptar po ashtu edhe Grek.


    kam kaluar kufurin grek shqiptar me qindra here deri me sot
    edhe ti alnosa yasemin ke shum te drejt per kete ata jan qen por me qen jan shqiptaret me shum se mua personalisht me mbanin shqipot sa kaloja nga ana tjeter greket nje here kam qendruar alll day atije deri sa me than dekumentat jan ne regull gjoja i vertetuan [un isha i paisur me green card 6 vjecare ]

    ndersa per kete burin pak me lart me vin shum gjyna se smund te punoj me ndera ka ngel gjysem sakat
    por ne nuk kemi shtet qe te meret me te drejtat e njeriut si ky buri te fitoj ate gjyq qe e meriton
    ciao mario
    Partizoni

  5. #5
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Pune qe rregullohet, perderisa e ka thirrur Ministria e Jashtme nuk ka asnje problem vecse do ti vonohen letrat (gjithmone nese ministria e ka thirrur per rinovimin e kartave).
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #6
    Gjak_Shqiptari_Londer Maska e Fatrii
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Vendndodhja
    " Para Allahut "
    Postime
    153
    Edhe mua me vune Kryq ne Pasaporten time te re, Ndalohet hyrja ne shtetin Grek per 5 vjet, vetem pse kisha Kuranin me vete, dhe me thane shko ne Himare te marresh nje vertetim nga Prifti qe je pagezuar dhe hajde te japim leje kalimi per ne Greqi , une isha me (prasino Karta ) ne ate kohe dhe kisha paguar leke per ato letrat, po nuk ju interesoi gje atyre, Vajta ne Ambasaden Greke dhe me thane qe duhet te shkosh njehere ne Greqi qe un e skisha te drejte te shkelja ne Greqi per 5 vjet , dh e me tha shko te gjesh Avokat dhe hidhe ne gjygj atje,
    Fale Allahut kalova nga Greqia me Emer tjeter dhe Ne Athine , nga Athina Londer ku gjeta me shume begati.
    "Lutja e atyre qe u behet e padrejte, eshte me e shpejte se era"

  7. #7
    e keshilloj zoterine te vij ne kontakt me avokatin e popullit ne Athine dhe
    me gazetaret e gazetes Athina. Ata ofrojne si ndihme juridike dhe persona
    te mireinformuar te cilet kane hyrje deri en shakllet me te larta te sindikatave ne Athine,

    teper e dhimbshme, e di se si te dridhet mishi kur kalon kufirin grek,
    oficeret e doganes greke jane me hene, ashtu si ato vjerrat e keqija

Tema tė Ngjashme

  1. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  2. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  3. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  4. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojė qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •