Asdreni nė 59-vjetorin e vdekjes,11 dhjetor 1947




Aleksandėr Stavre Drenova, qė njihet me pseudonimin Asdreni, lindi mė 1872 nė Korēė e vdiq mė 11 dhjetor 1947 nė Bukuresht, ku kaloi pjesėn mė tė mirė tė jetės, si mėrgimtar. Nė kryeqytetin rumun shkoi mė 1889, pasi kishte kryer gjimnazin grek nė Korēė. Fillimisht kreu punė tė rėndomta, duke vijuar rishtas mėsimet e mesme, sepse ata qė kishte kryer nė Shqipėri, nuk iu njohėn. Tragjedi kjo, e cila vijon pėr shqiptarėt e shkolluar nė atdhé, qė marrin rrugėt e mėrgimit. Mė pas u regjistrua nė universitet, nė degėn e shkencave politike, por iu desh ta ndėrpriste, pėr mungesė kushtesh.

Shumė shpejt nisi tė shkruajė. Vjershat e para i botoi rreth vitit 1900 nė shtypin e kohės, posaēėrisht nė "Albaninė" e Konicės, nė "Drita", Kosova" e "Shqipėria e Re".

Mė vonė vargjet i pėrmblodhi nė tre vėllime poetike: "Rreze dielli" 1904; "Ėndrra e lote" - 1912 dhe "Psalme murgu" - 1930. I mbeti nė dorėshkrim pėrmbledhja "Kėmbana e Krujės".

Asdreni njihet nga tė gjithė si autor i "Himnit tė Flamurit", fjalėt dhe muzikėn e tė cilit i pėrshtati nga autorė rumunė. Hollėsirat e krijimit tė Himnit, qė u kėndua pėr herė tė parė nga njė kor madhėshtor mėrgimtarėsh shqiptarė nė kishėn e Shėn Gjergjit, nė qendėr tė Bukureshtit, nė sa kremtohej festa kombėtare, 28 nėntori, mund t'i gjeni nė shkrimet publicitike tė Lasgush Poradecit, botuar pak vjet mė parė.

Vėllimet e para tė Poetit Drenovar, janė mė shumė poezi patriotike dhe kėngė kushtuar dashurisė e natyrės. Asdreni ėshtė i pari poet shqiptar qė i kėndon natyrės, duke krijuar peiazazhe poetike e duke i hapur kėshtu rrugėn Poradecit, i cili, bashkė me poradecarin tjetėr tė madh, Mitrush Kutelin, gjetėn tek Asdreni njė atė shpirtėror. Patėn gjithnjė prej tij njė ndihmė tė pallogaritshme shpirtėrore e materiale, falė njohjes me shqiptarėt e pasur e patriotė tė Bukureshit. Nė vitet e pjekurisė sė tij, ai u afrua gjithnjė mė shumė te Zoti dhe nisi tė krijoi poezi me pėrmbajtje tė thellė mistike, tė cilat i pėrmblodhi tek "Psalme murgu", titull simbolik, qė flet vetė.

Mė 1937 u kthye nė Shqipėri pėr t'u ēmallur me atdheun. U prit me dashuri tė jashtzakonshme. E paharruar qe vizita qė bėri nė Shkodėr, sė bashku me Lasgushin e ri, me kėngėtaren Tefta Tashko dhe pianisten Lola Aleksi. Ditėt kremtore, organizuar nė Kinema Rozafat nga Ernest Koliqi, vunė nė kontakt me intelektualėt mė tė lartė tė qytetit tė Veriut, dy breza poetėsh tė mėdhenj: brezin e parė, pėrfaqėsuar nga Atė Gjergj Fishta e Asdreni dhe brezin e dytė, nga Ernest Koliqi e Lasgush Poradeci. Ky takim u pėrjetėsua pėrmes aparatit fotografik tė Marubit. Fotografitė, tė cilat sot na paraqiten si tė rralla e tė panjohura, qenė tepėr tė njohura pėr kohėn, sepse u botuan nė tė gjitha organet kryesore tė shtypit. Ishte ky njė rast i jashtzakonshėm pėr tė dy poetėt e mėdhenj tė Toskėrisė, qė u njohėn sė afėrmi me dy tė mėdhenjtė e Gegėnisė, e sidomos me Atė Gjergjin.

Pas shtegtimeve plot mall nga Jugu nė Veri, Asdreni u kthye rishtas nė Bukuresht, ku vijoi jetėn e tij prej murgu, kushtuar krejtėsisht bashkėsisė sė shqiptarėve tė Rumanisė, e jo mė pak, gjithė shqiptarėve pėr tė cilėt, siē e tregojnė titujt e veprave tė tij: ėndėrroi, derdhi lote, dėshiroi rreze dielli e lirie.

Vepra e Poetit ėshtė studiuar nga Dhimitėr Fullani nė "Poezia e Asdrenit militante pėr liri e demokraci", Tiranė 1968 si dhe nga Rexhep Qosja, nė "Asdreni- jeta dhe vepra" Prishtinė 1989.

Nga albumi i tj poetik shkėputem, pėr ta pėrkujtuar, vjershėn:

“I dashur Atdhč”


Me vite jam larguar,
i dashur Atdhč,
por nuk tė kam harruar,
se shumė i ėmbėl je.
Kjo zemra mė kėndon
pėr ty, o Shqipėri,
por prapė mė lėngon,
se je nė varfėri.
Tė fala tė dėrgoj,
kėndej ku jam Atdhč,
gjithnjė po tė kujtoj,
se birin tėnd mė ke.