U uroj te gjith besimtareve katolik (kristian ) festen e Krishtlindjeve , u prift e mbara dhe Zoti ju bekovte me paqe e begati.
Me Respekt Gostiari_usa
U uroj te gjith besimtareve katolik (kristian ) festen e Krishtlindjeve , u prift e mbara dhe Zoti ju bekovte me paqe e begati.
Me Respekt Gostiari_usa
WE WILL NOT GO DOWN!
Gezuar krishtlindjet te gjithe besimtareve katolike.Gezuar e per shume vjet kete nate te bardhe.
-Lirine kerkon?!-Pushka s`ka cark!Fluturimin do?por krahet s`i hap.Me rraso je veshur.Zotin e tall!Kush je ti?!-Perendi a djall?!
Mesha solemne e Natės sė Shenjtė tė Krishtlindjes nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit nė Vatikan
Benedikti XVI: shenja e Zotit ėshtė foshnja, qė na thėrret tė jemi solidarė me fėmijėt, sidomos ata qė vuajnė
(25.12.06)
Homelia e Atit tė Shenjtė Benediktit tė XVI nė Meshėn e Krishtlindjes nė mesnatė nė Vatikan!
Tė dashur vėllezėr dhe motra,
porsa dėgjuam nė Ungjill fjalėn qė Engjujt nė Natėn e Shenjtė u thanė barijve dhe qė tani Kisha na e thotė ne me tė madhe: Sot nė qytetin e Davidit lindi njė Shėlbues, qė ėshtė Krishti Zot. Ja shenja pėr ju: do tė gjeni njė fėmijė tė mbėshtjellur nė shpėrgėnj qė rri nė njė grazhd. (Lk 2,11s). Asgjė tė mrekullueshme, tė jashtėzakonshme, asgjė tė madhėrueshme qė tu jepet si shenjė barijve. Do tė shohin vetėm njė fėmijė tė mbėshtjellur ndėr shpėrgėnj, i cili si tė gjithė fėmijėt ka nevojė pėr kujdeset e sė ėmės. Njė fėmijė qė ka lindur nė njė stallė dhe prandaj nuk ėshtė nė njė djep, por nė njė grazhd. Shenji i Zotit ėshtė fėmija dhe nevoja e tij pėr ndihmė nė varfėrinė e vet. Vetėm me zemėr barijtė do tė munden tė shikojnė se te ky fėmijė ėshtė kthyer nė realitet premtimi i Isaisė profet qė dėgjuam nė leximin e parė: Njė fėmijė ėshtė lindur pėr ne, na ėshtė dhėnė njė bir. Mbi shpatullat e tija ka shenjėn e mbretėrimit. (Is 9,5).
As ne nuk na ėshtė dhėnė njė shenjė tjetėr. Engjulli i Zotit nėpėrmjet mesazhit tė Ungjillit, na grishė edhe ne qė tė vihemi pėr rrugė me zemėr pėr tė parė foshnjėn qė pushon nė grazhd.
Shenja e Zotit ėshtė thjeshtėsia. Shenja e Zotit ėshtė foshnja. Shenja e Zotit ėshtė Ai qė bėhet i vogėl pėr ne. Kjo ėshtė mėnyra e tij pėr tė mbretėruar. Ai nuk vjen me fuqi e madhėshti tė jashtme. Ai vjen si njė foshnje i pambrojtur e dhe nevojtar i ndihmės sonė. Nuk don tė na mposht me anė tė forcės. Na e heq frikėn e madhėshtisė sė Tij. Ai na kėrkon dashurinė tonė porandaj edhe bėhet foshnje. Nuk do asgjė tjetėr nga ne pėrveē dashurisė sonė, pėrmes sė cilės mėsojmė tė hyjmė nė mendjen e Tij dhe nė vullnesėn e Tij - mėsojmė tė jetojmė me Tė dhe tė zbatojmė me Tė edhe pėrvujtėninė e tė hequrit dorė, qė ėshtė pjesė e thelbit tė dashurisė. Zoti u bė i vogėl nė mėnyrė qė ne Ta kuptonim, Ta mirėprisnim, Ta donim.
Etėrit e Kishės nė pėrkthimin greqisht tė Besėlindhjes sė Vjetėr, gjenin njė fjalė tė profetit Isai, qė edhe Pali e citon, pėr tė na treguar sesi rrugėt e reja tė Zotit ishin paralajmėruar qysh nė Besėlidhjen e Vjetėr. Aty thuhej: Zoti e ka bėrė Fjalėn e vet tė shkurtėr, e ka shkurtuar. (Is 10,23; Rom 9,28)
Etėrit e interpretonin nė njė mėnyrė tė dyfishtė. Vetė Biri ėshtė Fjala, Logos-i; Fjala e Amshuar ėshtė bėrė e vogėl aq e vogėl sa tė hyjė nė njė grazhd. Ėshtė bėrė foshnje nė mėnyrė qė Fjala pėr ne tė bėhet e kapshme. Kėshtu Zoti na mėson ti duam tė vegjėlit. Na mėson kėshtu tė duam tė ligėshtit. Na mėson kėsisoj respektin pėrballė fėmijėve. Foshnja e Betlehemit e drejton shikimin tonė nga tė gjithė fėmijėt qė vuajnė dhe tė abuzuar nėpėr botė, ata qė kanė lindur si edhe ata qė nuk kanė lindur. Drejt fėmijėve qė, si ushtarė, udhėhiqen pėr nė njė botė dhune, drejt fėmijėve qė duhet tė lypin, drejt fėmijėve qė vuajnė nga mjerimi dhe uria, drejt fėmijėve qė nuk provojnė asnjė lloj dashurie. Te tė gjithė kėta ėshtė Foshnja e Betlehemit qė na tėrheq vėmendjen. Na tėrheq Zoti qė ėshtė bėrė fėmijė. Le tė lutemi nė kėtė natė qė rrezatimi i dashurisė sė Zotit ti pėrkėdhelė tė gjithė kėta fėmijė, dhe le ti kėrkojmė Zotit qė tė na ndihmojnė qė tė bėjmė pjesėn tonė, nė mėnyrė qė tė respektohet dinjitetit i fėmijėve, qė pėr tė gjithė tė lindė drita e dashurisė, pėr tė cilėn njeriu ka mė shumė nevojė sesa pėr gjėrat materiale tė nevojshme pėr jetesė.
E me kėtė mbrritėm te domethėnia e dytė qė Etėrit vinn nė dukje tė shprehja: Zoti e ka shkurtuar Fjalėn e vet. Fjala qė Zoti na pėrēon nė librat e Besėlidhjes sė Vjetėr, ishte bėrė pėrgjatė shekujve e gjatė. E gjatė dhe e ndėrlikuar jo vetėm pėr njerėzit e thjeshtė dhe analfabetė por madje edhe mė tepėr pėr njohėsit e Shkrimit Shenjtė, pėr tė urtit qė natyrisht ngatėrroheshin nė hollėsira dhe nė problemet qė buronin, duke mos arritur thuajse qė tė gjenin mė njė vizion tė pėrgjithshėm. Jezusi e bėri tė shkurtėr Fjalėn na bėri tė shohim thellėsinė e saj mė tė madhe dhe unitetin. Gjithēka na mėson Ligji dhe profetėt ėshtė pėrmbledhur thotė te fjalėt: Duaje Zotin, Hyjin tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, e me gjithė mėndjen tėnde.. Duaje tė afėrmin tėnd si vetėveten. (Mt 22, 37-40). Kjo ėshtė e gjitha krejt besimi pėrmblidhet nė kėtė akt tė vetėm dashurie qė pėrqafon Zotin dhe njerėzit. Por menjėherė lindin pyetje: si mundemi Ta duam Zotin me gjithė mendjen tonė kur e kemi tė zorshme ta gjejmė me aftėsinė tonė mendore? Si Ta duam me gjithė zemrėn dhe shpirtin tonė nėse kjo zemėr mezi arrin Ta shohė nga larg e percepton shumė gjėra kontradiktore nė botė, tė cilat e fshehin fytyrėn e Tij pėrballė nesh? Te kjo pikė takohen dy mėnyrat me tė cilat Zoti e ka bėrė tė shkurtėr fjalėn e Vet. Ai nuk ėshtė mė larg. Nuk ėshtė mė i panjohur. Nuk ėshtė mė i paarritshėm pėr zemrėn tonė. Ėshtė bėrė foshnje pėr ne dhe me kėtė ka larguar ēdo dyshim. Ėshtė bėrė i afėrm me ne, duke ēuar nė vend kėsisoj edhe shėmbėlltyrėn e njeriut qė shpesh na shfaqet aq e pakėndėshme. Zoti u dhurua pėr ne. Dhuroi Vetėveten. Merr kohė pėr ne. Ai i Amėshuemi, qė ėshtė mbi kohėn, merr kohėn, lartėson kohėn tonė pranė Tij. Krishtlindja ėshtė bėrė festa e dhuratave pėr tė imituar Zotin qė ka dhuruar Vetėveten pėr ne. Ta lėmė zemrėn tonė, shpirti ynė dhe mendja jonė tė preken nga ky fakt! Ndėrmjet shumė dhuratash qė blejmė dhe marrim tė mos harrojmė dhuratėn e vėrtetė: ti dhurojmė njėri-tjetrit diēka nga vetėvetja! Ti dhurojmė njėri-tjetrit kohėn tonė. Tia hapim kohėn tonė Zotit. Kėshtu shkrihet ankthi. Kėshtu lind gėzimi, kėshtu krijohet festa. E tė kujtojmė nėpėr bankete festive tė kėtyre ditėve fjalėn e Zotit: Kur shtron njė banket, mos fton ata qė e din se do tė tė ftojnė, por fto ata qė nuk janė tė ftuar nga askush dhe qė nuk janė nė gjendje tė tė ftojnė (cfr Lk 14, 12-14). Dhe kjo do tė thotė pikėrisht edhe se kur ti pėr Krishtlindje bėn dhurata, mos u dhuro diēka vetėm atyre qė e di se pastaj do tė tė bėjnė dhurata, por dhuroju atyre qė nuk marrin dhurata nga askush dhe qė e di se nuk mund tė tė japin asgjė nė kėmbim. Kėshtu ka vepruar vetė Zoti: Ai na fton nė banketin e tij tė dasmės qė ne nuk mund tia shpėrblejmė, e qė mundemi vetėm ta pranojmė me gėzim. Le ta imitojmė! Tė duam Zotin dhe duke u nisur nga Ai, edhe njeriun, qė tė rizbulojmė pastaj, duke u nisur nga njerėzit Zotin nė njė mėnyrė tė re.
Kėshtu na shfaqet nė fund edhe njė domethėnie e tretė e pohimit mbi Fjalėn bėrė tė shkurtėr dhe tė vogėl. Barijve iu tha se do ta gjenin foshnjen nė njė grazhd pėr kafshėt, qė ishin edhe banorėt e vėrtetė tė stallės. Duke lexuar Isainė (1,3) Etėrit dolėn nė pėrfundimin se nė grazhdin e Betlehemit ishin edhe njė ką e njė gomar. Nė tė njėjtėn kohė e interpretonin kėtė tekst nė kuptimin qė nė tė gjindej njė simbol i judejve dhe i paganėve- pra i mbarė njerėzimit- tė cilėt kanė nevojė secili nė mėnyrėn e vet pėr njė shėlbues: pėr atė Zot qė u bė foshnje. Njeriu pėr tė jetuar ka nevojė pėr bukėn, frutin e tokės dhe tė mundit tė tij. Por nuk jeton vetėm me bukė. Ka nevojė pėr shujtė pėr shpirtin e tij. Ka nevojė pėr njė kuptim qė ta pėrplotėsojė jetėn e tij. Kėshtu pėr Etėrit grazhdi i kafshėve u bė simboli i altarit, mbi tė cilin pushon Buka qė ėshtė Krishti vetė, ushqimi i vėrtetė pėr zemrat tona. Dhe shohim edhe njė herė, sesi Ai ėshtė bėrė i vogėl: nė pamjen e pėrvuajtur tė ostes, tė njė copėze buke, Ai dhuron Vetėveten.
Pėr tė gjitha kėto flet shenja qė iu dha barijve dhe qė na jepet edhe ne. Foshnja qė na u dhurua, fėmija nė tė cilin Zoti ėshtė bėrė i vogėl pėr ne. Tė lusim Zotin tė na dhurojė hirin qė nė kėtė natė tė vėshtrojmė grazhdin me thjeshtėsinė e barijve qė tė pėrftojmė kėshtu gazmendin me tė cilin ata u kthyen nėpėr shtėpi (cfr Lk 2,20). Ta lusim tė na japė pėrvujtėrinė dhe besimin me tė cilin Jozefi vėshtroi foshnjėn qė Maria kishte lindur nga Shpirti i Shenjtė. Le tė lutemi qė ta na lejojė ta shikojmė me atė dashuri me tė cilėn edhe Maria e pati kundruar. E tė lutemi kėshtu qė drita qė barijtė panė, tė na ndriēojė edhe ne dhe qė tė pėrmbushet nė tė gjithė botėn ajo ēka engjujt kėnduan atė natė: Lavdi Zotit nė lartėsitė qiellore dhe paqe nė tokė njerėzve qė ai don. Ashtu kjoftė!
Krishti Foshnje ėshtė bartėsi i pavdekshėm i mesazhit tė paqes e tė shpresės, Shpėtimtari i tė gjithė njerėzve dhe pėrgjigjia ndaj dramave tė botės: kėshtu Papa nė Mesazhin Urbi et Orbi
(25.12.06)
Mesazhi Urbi et Orbi i Papės Benedikti XVI pėr Krishtlindje!
U lind nė botė Shpėtimtari ynė! Kėtė natė edhe njė herė, dėgjuam rishtas nėpėr Kishat tona kėtė kumt qė pavarėsisht rrjedhjes sė shekujve ruan tė padryshuar freskinė e vet. Ėshtė njė kumt qiellor qė na grish tė mos kemi frikė sepse ka shpėrthyer njė gėzim i madh qė do tė jetė i krejt popullit (Lk 2, 10). Ėshtė njė kumt shprese sepse na njofton se atė natė tė para dymijėvjetėve, u lind nė qytetin e Davidit njė shpėtimtar, qė ėshtė Krishti Zot. (Lk 2, 11). Atėherė barijve qė kishin fushuar nė kodrėn e Betlehemit, sot neve banorėve tė kėsaj bote, Engjulli i Krishtlindjes na pėrsėrit: U lind Shpėtimtari. U lind pėr ju! Ejani, ejani Ta adhurojmė!
Por a ka ende vlerė e domethėnie njė Shpėtimtar pėr mijėvjeēarin e tretė? Ėshtė ende i nevojshėm njė Shpėtimtar pėr njeriun qė ka mbrritur nė Hėnė dhe nė Mars dhe qė pėrgatitet pėr tė pushtuar Gjithėsinė, pėr njeriun qė eksploron pakufi sekretet e natyrės dhe arrin tė deshifrojė deri edhe kodet e mrekullueshme tė gjenomės njerėzore? Ka nevojė pėr njė Shpėtimtar njeriu qė ka shpikur komunikimin interaktiv, qė lundron nė oqeanin virtual tė internetit dhe, falė teknologjive mė moderne e mė tė pėrparuara tė masmediave, e ka shndėrruar Tokėn, kėtė shtėpi tė madhe tė pėrbashkėt nė njė fshat tė vogėl tė globalizuar? Paraqitet si i sigurtė dhe krijues i vetėmjaftueshėm i fatit tė vet, fabrikues entuziast i sukseseve tė padiskutueshme ky njeri i shekullit tė njėzetenjėtė.
Duket por nuk ėshtė kėshtu. Ende vdiset nga uria dhe etja, nga sėmundjet dhe varfėria nė kėtė kohė tė bollėkut dhe tė konsumizmit tė shfrenuar. Ka prap qė janė skllevėr, tė shfrytėzuar dhe tė fyer nė dinjitet, ka qė janė viktima tė urrejtjes raciale dhe fetare, tė penguar nga mostoleranca, diskriminimet, ndėrhyrjet politike dhe detyrimet fizike dhe morale nė tė ushtruarit e lirė tė besimit fetar. Ka prej atyre qė shohin trupin e vet dhe tė tė dashurve tė vet, veēanėrisht fėmijė, tė martirizuar nga pėrdorimi i armėve, nga terrorizmi dhe nga ēdo lloj tjetėr dhune nė njė epokė kur tė gjithė thėrrasin dhe shpallin progresin, solidaritetin dhe paqen me tė gjithė. E ēfarė tė thuash pėr ata, qė pa shpresė, janė tė shtrėnguar tė lėnė shtėpinė dhe atdheun e vet pėr tė kėrkuar dikund tjetėr kushte jetese tė denja pėr njė njeri? Ēfarė tė bėjmė pėr tė ndihmuar ata qė janė mashtruar nga profetė tė lumturisė sė lehtė, ata qė janė tė brishtė nė marrėdhėnie dhe tė paaftė tė marrin pėrgjegjėsi tė pėrgjithmonshme pėr tė tashmen dhe pėr tė ardhmen, e qė gjinden duke ecur nė tunelin e vetmisė dhe shpesh pėrfundojnė skllevėr tė alkoolit apo tė drogės? Ēfarė tė mendojmė pėr ata qė zgjedhin vdekjen duke besuar se po himnizojnė jetėn?
Si tė mos dėgjojmė se pikėrisht nga fundi i kėtij njerėzimi dėfryes dhe tė dėshpėruar lartėsohet njė lutje sfilitėse pėr ndihmė? Ėshtė Krishtlindje. Sot hyn nė botė drita e vėrtetė qė ndriēon ēdo njeri (Gjn 1,9). Fjala u bė njeri dhe erdhi tė jetojė nė mesin tonė (ibid. 1,14), shpall Ungjilltari Gjon. Sot, pikėrisht sot, Krishti vjen pėrsėri nė mes tė njerėzve tė tij atyre qė e presin u jep fuqinė tė bėhen bijtė e Zotit, u jep pra mundėsinė tė shohin lavdinė hyjnore dhe tė bashkėndajnė gėzimin e Dashurisė, qė nė Betlehem u bė njeri pėr ne. Sot, edhe sot, Shpėtimtari ynė u lind nė botė sepse e di se kemi nevojė pėr Tė. Pavarėsisht formave tė ndryshme tė progresit, qenia njerėzore ka mbetur po ajo e gjithmonshmja: njė liri e nderur nė mes tė sė mirės dhe tė sė keqes. Dhe ėshtė pikėrisht aty nė intimitetin vet, nė atė qė Bibla e quan zemėr, ku ajo ka gjithnjė nevojė tė shpėtohet. Dhe nė epokėn e tanishme postmoderne, mbase ka mė shumė nevojė pėr njė Shpėtimtar, sepse mė e ndėrlikuar ėshtė bėrė shoqėria nė tė cilėn jeton dhe mė tinzare janė bėrė kėrcėnimet pėr integritetin e saj personal dhe moral. Kush mund ta mbrojė pėrveē Atij qė e do aq sa tė sakrifikojė nė kryq tė njėlindurin Bir si Shpėtimtar tė botės?
Salvator noster, Krishti ėshtė Shpėtimtari edhe i njeriu tė sotėm. Kush do ta bėjė tė tingėllojė nė ēdo skaj tė botės nė mėnyrė tė besueshme kėtė mesazh shprese? Kush do tė punojė qė tė njihet, tutelohet e tė promovohet e mira e plotė e qenies njerėzore, si kusht paqeje, duke respektuar ēdo burrė dhe ēdo grua nė dinjitetin e vet? Kush do tė ndihmojė qė tė kuptohet se me vullnet tė mirė, arsye dhe moderim ėshtė e mundur qė tė shmanget ashpėrsimi i konflikteve dhe qė pėrkundrazi tė gjinden zgjidhje tė drejta? Me shqetėsim tė madh mendoj, nė kėto ditė festash, pėr zonėn e Lindjes sė Mesme, shenjuar nga kriza tė rėnda dhe konflikte tė panumėrta, dhe uroj qė tė ketė hapje ndaj perspektivave tė paqes sė drejtė dhe tė gjatė, duke respektuar tė drejtat e patjetėrsueshme tė popujve qė e pėrbėjnė.
Lė nė duart e Foshnjės sė Betlehemit shenjat e rifillimit tė dialogut ndėrmjet Izrealitėve dhe Palestinezėve, dėshmitarė tė tė cilave kemi qenė kėto ditė dhe shpresėn e zhvillimeve tė mėtejshme ngushllimtare.
Kam besim se pas aq shumė viktimash, shkatėrrimi dhe pasigurie tė mbijetojė dhe tė tė pėrparojė njė Liban demokratik, i hapur ndaj tė tjerėve, nė dialog me kulturat dhe besimet fetare. U bėj thirrje atyre qė kanė nė dorė fatet e Irakut, qė tė ndalojė dhuna mizore qė po pėrgjak vendin dhe qė ēdo banori ti sigurohet njė ekzistencė normale. Lus Zotin qė nė Sri Lankė tė dėgjohet nga palėt nė konflikt gulēimi i popullatave pėr njė tė ardhme vėllazėrimi dhe solidaritetit; Qė nė Darfur dhe kudo nė Afrikė tu jepet fund konflikteve vėllavrasėse dhe qė tė mbyllėn plagėt e hapura nė trupin e atij Kontinenti, tė konsolidohen proceset e ripajtimit tė demokracisė dhe tė zhvillimit. Bėftė Krishti Fėmijė, Princ i Paqes, qė tė shuhen ato vatra tensioni qė e bėjnė tė ardhmen tė pasigurtė nė pjesė tė tjera tė botės, nė Evropė si edhe nė Amerikė Latine.
Salvator noster: kjo ėshtė shpresa jonė; ky ėshtė kumti qė Kisha bėn tė tingėllojė edhe nė Krishtlindjen e sotshme. Me mishėrimin, na kujton Koncili II i Vatikanit, Biri i Zotit u bashkua nė njė farė mėnyre me ēdo njeri (cfr Gaudim et Spes, 22). Prandaj Lindja e Kokės ėshtė edhe Lindja e Trupit, siē vinte nė dukje Papa Shėn Luani i Madh. Nė Betlehem lindi njė popull i krishterė, korp mistik i Krishtit nė tė cilin ēdo anėtar ėshtė i lidhur me tjetrin intimisht me njė solidaritet total. Shpėtimtari ynė ka lindur pėr tė gjithė. Duhet ta shpallim jo vetėm me fjalė por edhe me krejt jetėn tonė duke i dhėnė botės dėshmi pėr bashkėsi tė lidhura e tė hapura, nė tė cilat mbretėron vėllazėria dhe falja, mikpritja dhe shėrbimi i ndėrsjelltė, drejtėsia, e vėrteta, drejtėsia dhe dashuria.
Bashkėsi e shpėtuar nga Krishti. Kjo ėshtė natyra e vėrtetė e Kishės, qė ushqehet me Fjalėn e tij dhe me Korpin e tij eukaristik. Vetėm duke rizbuluar dhantinė e marrė Kisha mund tu dėshmojė tė gjithėve Krishtin Shpėtimtar. E bėn me entuziazėm dhe pasion, duke respektuar ēdo traditė kulturore dhe fetare; e bėn me gėzim duke ditur se Ai qė kumton nuk na heq asgjė nga ajo ēka ėshtė me tė vėrtetė njerėzore, por e ēon nė pėrmbushjen e vet tė vėrtetė. Nė tė vėrtetė, Krishti vjen vetėm pėr tė shkatėrruar tė keqen, vetėm mėkatin; pjesa tjetėr, krejt pjesėn tjetėr ai e lartėson dhe e pėrsos. Krishti nuk na shpėton nga njerėzia jonė por pėrmes saj; nuk na shpėton nga bota, por ka ardhur nė botė nė mėnyrė qė bota tė shpėtojė nėpėrmjet Tij (cfr Gjn 3,17)
Tė dashur vėllezėr dhe motra, kudo qė jeni, le tju mbėrrijė ky mesazh gėzimi dhe shprese: Zoti ėshtė bėrė njeri nė Jezu Krishtin, ka lindur nga Maria Virgjėr dhe lindet rishtas sot nė Kishė. Ėshtė Ai qė ju sjell tė gjithėve dashurinė e Atit Hyjnor. Ėshtė Ai Shpėtimtari i botės! Mos kini frikė, hapjani zemrėn, priteni qė Mbretėria e Tij e dashurisė dhe e paqes tė bėhet trashėgimi e pėrbashkėt e tė gjithėve. Gėzuar Krishtlindjen!
Gezuar Krishtelindjet
Kiss ty siper/meje.
Ai qė lavdėrohet pa pushim prej ushtrive qiellore zgjodhi tė banojė nė grazhdin e pėrulur si njė foshnjė, dhe nė zemrat e atyre qė e pranojnė. Atij nuk i erdhi ndot nga ndyrėsia e grazhdit, dhe as nga mėkatet e atyre tė cilėt me pėrulėsi e pranuan. Sepse Ai hyn aty ku e gjen derėn hapur!
Ai e transformoi grazhdin nė pallat mbretėror dhe mėkatarėt nė shenjtorė!
Gėzuar Krishtlindjet vėllezėr dhe motra nė Krisht!
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Postuar mė parė nga Matrix
"Ai qė lavdėrohet pa pushim prej ushtrive qiellore zgjodhi tė banojė nė grazhdin e pėrulur si njė foshnjė, dhe nė zemrat e atyre qė e pranojnė."
Gėzuar tė gjithėve nė Krishtin.
toni77
Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.
Krijoni Kontakt