Nata e Krishtlindjes do tė thotė Zoti ėshtė me ne!
Pėr shumė Mot Krishtlindjen, tė gjithė forumistave tė Forumit Shqiptar e tė gjithė besimtarėve tė krishterė, shqiptarėve e njerėzve vullnet mirė kudo nė atdhe e nė botė: Bekimi, drita e paqja e Foshnjes Hyjnore qė lind nė kėtė Natė tė Shenjtė, ju begatoftė me tė mirat tė veta hyjnore nga grazhdi i Betlehemit.
Nė kėtė Natė tė Shenjtė e tė qetė tė Lindjes sė Jezusit, Shpėtimtarit tė njerėzimit,le tė zėgohemi tė gjithė pa dallim: sepse Zoti vjen ndėr ne me marrjen e natyrės njerėzore duke pėrqafuar e hapur udhėn e shėlbimit pėr ēdo njeri. Askush nuk pėrjashtohet nga ky galdim: shkaku i gėzimit na bashkon tė gjithėve, pse me Krishtlindje, Zoti ynė qė e ka mundur mėkatin dhe ka mposhtur vdekjen, duke mos gjetur asnjė njeri tė pa fajė e tė pa gabim e mėkat, ka ardhė nė kohė e nė histori pėr tė na ēliruar e shpėtuar nga urrejtja e pushtimi i djallit tė mallkuar dhe nga vdekja.
Prandaj: le tė galdoj shenjti, pse nė Jezusin Foshnje e ka shpėrblimin;
le tė gėzoj mėkatari, pse nė Jezusin Foshnje i dhurohet falja e pajtimit
le tė marrė guxim pagani, i patenzoni, pse nė Jezusin Foshnje ėshtė i
thirrė tė marrė pjesė nė Jetė.
Nė kėtė Natė tejet tė Shenjtė duke u ndalur para Jezusit Foshnjes Hyjnore nė Shpellė tė Betlehemit, tė orvatemi ta pranojmė dhuratėn e Tij Hyjnore e na njohim kėtė Mister tė Madh tė Dashurisė Hyjnore qė na siguron se Nata e Krishtlindjes do tė thotė Zoti ėshtė me ne.
Edhe pse nė botė ende shumė njerėz nuk e njohin, Zoti ėshtė!
Edhe pse shumė njerėz ende nuk e pranojnė nė zemra tė veta, Zoti vjen!
Edhe pse nė shumė zemra njerėzish vend pėr Tė nuk ka nga egozimi e
urrejtja, Zoti lind;
Po, Zoti lind pėr tė na shpėtuar nga e keqja, nga errėsia e vdekja;
Po, Zoti lind pėr tė na mėsuar dashurinė e treguar edhėn e Jetės.
Nė kėtė Natė tė Shenjtė tė Lindjes sė Shėlbuesit tė mbarė njerėzimit, Jezu Krishtit, kudo nė botė nga besimtarėt e krishterė kremtohet misteri i Mishėrimit tė Zotit, Lindja e Krishtit. Kėshtu, sytė e tė gjithėve drejtohen tek Shpella e Betlehemit, madje sonte nė kėtė Natė tė Shenjtė, ēdo njeri vullnet mirė mund tė afrohet dhe tė hyjė brenda Shpellės tek grazhdi i Foshnjes sė Betlehemit pėr tė takuar, pranuar dhe adhuruar Dashurinė e Zotit bėrė njeri. Kjo ėshtė Krishtlindja e vėrtetė: lindja e Jezusit nė zemra tona, shpėrthimi e rrezatimi i Dritės sė Tij Hyjnore nė jetėn e veprat tona.
E tėrė rėndėsia dhe domethėnia e Lindjes sė Krishtit sonte kremtohet dhe paraqitet nė ritet liturgjike, tė cilat Kisha i kremton me solmnitetin mė tė madh kudo nė botė.
Kėshtu sonte, brenda disa orėsh e saktėsisht nė ora 24.00 nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit nė Vatikan, Ati i Shenjtė Benedikti XVI do tė kryesojė Meshėn solemne tė Natės sė Krishtlindjes.
Po kėshtu, nesėr mė 25 dhjetor, Ditėn e Krishtlindjes nė mesditė, nga Vatikani Papa do ti drejtoi nė mondovizion Romės e botės Urbi et Orbi mesazhin dhe bekimin e tij apostolik me rastin e festės sė Krishtlindjes.
E sot nė lutjen e Engjėllit tė Tenzot tė dielės sė 4-tė tė Ardhjes e tė Vigjiljes sė Krishtlindjes, Ati i Shenjtė Benedikti XVI bėri thirrje tė mos harrohet se protagonisti i festės ėshtė Krishti Shpėtimtar. Atė duhet kėrkuar, Atė duhet gjetur, Atė duhet pranuar, Atė duhet jetuar.
Krijoni Kontakt