Morrat janė parazitė qė ngjasojnė me insektet pa krahė, jetojnė nė leshrat e trupit. Morrat janė tė shpeshtė nė shkollat, nė qendrat me qėndrim ditor dhe sipėrfaqet tjera, tė cilat janė tė mbingarkuara dhe ku fėmijėt janė nė kontakt tė afėrt mes tyre. Nėse fėmija juaj ka qenė nė kontakt me fėmijė tjetėr qė ka morra, lexojeni me vėmendje kėtė informacion. Si transmetohen dhe si tė njihen? Morrat nuk mund as tė kėrcejnė e as tė fluturojnė. Transmetohen me kontakt direkt ose nė mėnyrė indirekte, me pėrdorim tė pėrbashkėt tė kapelave, kėsulave dhe krehėrave. Femrat i deponojnė vezėt nė flokė edhe atė nė afėrsi tė rrėnjės sė qimes (afėrsia e skalpit) ku ėshtė mė ngrohtė. Vezėt ngjasojnė nė grimca me ngjyrė tė bardhė nė tė pėrhimtė qė janė tė fiksuara pėr rrėnjėn e qimes dhe nuk mund tė hiqen lehtė si zbokthi. Mė shpesh janė tė vendosura nė pjesėn e pasme tė kokės (zverkun) ose pas veshėve dhe mund tė shihen me sy. Morrat e vjetėr janė me ngjyrė mė tė errėt dhe shihen kur lėvizin nėpėr flokė. Te infestimet e rėnda ėshtė prezentė njė kruajrje intenzive e skalpit. Sa kohė fėmija ėshtė ngjitės pėr tė tjerėt dhe kur mund tė kthehet nė ēerdhe/shkollė?

Periudha infektuese/largimi nga qėndrimi ditor i fėmijėve tė infektuar duhet tė jetė gjer nė mėngjesin e ardhshėm pas tretmanit. Besime tė gabuara dhe paragjykime pėr morrat. Fėmijėt me morra shpesh etiketohen, por kjo ėshtė e gabuar pasi qė praktikisht ēdo kush mund tė zėrė morra. Morrat preferojnė lėkurė tė pastėr dhe tė shėndoshė tė skalpit. Higjiena e mirė nuk mund ta mbrojė fėmijėn tuaj nga morrat. Nuk ėshtė e pėlqyeshme dikush tė fitojė morra por sidoqoftė nuk ėshtė diēka fatale. Mėnyra e vetme me tė cilėn morrat vėrtetė mund t'ju dėmtojnė ėshtė nėse pėr shkak tė kruarjes plagėt sekondarisht infektohen. Parandalimi dhe tretmani Kur dikush do tė zėrė morra duhet tė trajtohet e tėrė familja. Morrat fshihen nė krehėrat pėr flokė, nė krevatin dhe nė mobiljet e shtėpisė dhe pėrhapen lehtė.