Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 55
  1. #41
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Nje pyetje kam per te gjithe ju qe luteni per armiqte tuaj:
    Do te vazhdonit te luteshit per armiqte tuaj edhe ne rast se do t'ju perdhunonin motrat dhe nenat ose juve vete?Jam me te vertete kurioz se si do te pergjigjeni,sepse eshte me te vertete dicka qe nuk e pranon dot as llogjika dhe as vete feja( Sy per sy,dhemb per dhemb).

  2. #42
    E verteta eshte qe cdo njeri ne zemer, sidomos kur i behen padrejtesi, kerkon hakmarrje dhe kerkon denimin e personit qe e ka lenduar, mashtruar, plagosur..etj.
    Tani, puna eshte qe dhe te mos jesh fetar, do i nenshtrohesh ligjit. Mos ndoshta ata qe nuk jane fetare shkojne dhe vrasin e presin kedo qe u ka bere dicka te keqe, sy per sy e dhemb per dhemb?
    Nese nje i pafe i bindet nje ligji njerezor, nje njeri qe i beson Zotit, i beson Atij jo vetem lutjet per miresi, por dhe ato lutje, me te fshehtat e zemres, me te keqijat e zemres. Nje i krishtere orthodhoks merr pastrim dhe paqe nga Perendia dhe faljen qe u jep armiqve e ka po nga Perendia. Nje njeri i Zotit nuk beson vetem se Zoti do i jape sukses ne jete, por se Zoti do i qendroje prane ne cdo moment te veshtire, gjithashtu, duke i dhene nje zemer te perulur dhe deshire qe te behet vetem Vullneti i Tij.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-05-2007
    Postime
    3
    pershendetje te gjitheve. i lexova shkrimet ne kete teme me shume vemendje dhe disa ishin vertet interesante.dua tu them dicka: KUSH NUK ESHTE I INTERESUAR PER KETE TEME ME MIRE TE MOS FLASE FARE SESA TE SHKRUAJE BUDALLALLEQE. faleminderit per shkrimet kryeengjell

  4. #44
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga skeshqe
    C'te vertete t'i thoshte Krishti, ate qe Pilati dinte, apo ate qe Pilati (si puna jote tani) preferonte te degjonte?
    Une do te deshiroja cdo nate te shtrihem ne krevat me ndjenjen se atje lart eshte dikund nje e vertete.

    Nuk kemi te bejme me preferenca personale; pika kyqeqendron ne ate cfare do te me thuash ti. Ti (dhe tjeret) me ofroni terma abstrakt te cilat nuk kuptohen lehte edhe kur ekziston vullneti dhe baza; duke lene hapsire per manovrime e refuzime logjike.

    Citim Postuar mė parė nga skeshqe
    Perkunderazi ka shume gjetje arkeologjike dhe historike qe kane vertetuar jo thjesht ekzistencen e tij, por dhe mesimet dhe jeten e tij.
    A ben nje?


    Citim Postuar mė parė nga skeshqe
    Nje i krishtere orthodhoks merr pastrim dhe paqe nga Perendia dhe faljen qe u jep armiqve e ka po nga Perendia.
    Une prape po te them ne gjuhe te thjeshte; ka shume vite qe eshte zbuluar (quaje si te duash) se falja nuk eshte hyjnore. Eshte vertetuar se falja ka efekt "lirues" ndaj atij qe fal. Ne njesi metrike, falja do te anon me me shume kg ne anen e egoizmit.
    Nje njeri inteligjent nuk ia dhuron jeten armikut duke menduar dite-e-nate apo edhe nje ore te vetme; por, ia fal dhe vazhdon me jeten e tije.


    Dhe deserti

    Ti kujt ia jep pergjegjesine tende per te verteten, vetes tende, mua, apo Zotit?


    Une kam deshire qe 'doktrinat' t'i zbatoje menjehere ne praktike. Ja rrefimi i nje rasti qe me ndodhi para nje jave.

    Perjetova nje aksident trafiku dhe godita nje veture tjeter. Kjo vetura levizte para meje dhe sinjalizon te kthehet djathte ne nje rruge dytsore dhe une filloj t'a tejkaloj. Por, ky herifi, me gjase ka gabuar anet apo ka harruar dic dhe kthehet papritmas majtas pothuaj ne kend prej 90 shkalle dhe une e godas. Ishin dy persona ne kete veture dhe njeri prej tyre pesoj lendime. Ky i lenduari kishte kryqin dhe Krishtin qe e mbane ne gjoks varur per zinxhir ari.

    Mos ta zgjas, keta dy, nen presionin e deshmitarve te rastit, pranuan fajin.

    Tani, kend te fajsoj une per kete te vertete (ka mund te mos ndodhte, as une as pala tjeter nuk kemi pasur nevoje per nje aksident te tille), Zotin qe ka shkruar nje gje te tille, budallekun e ketij cuni qe godita, apo veten time qe e konsiderova kete cunin si njeri normal?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-12-2006
    Postime
    13
    ka shume vite qe eshte zbuluar (quaje si te duash) se falja nuk eshte hyjnore
    KUSH E KA ZBULUAR?
    SA PER AKSIDENTIN : NE TE KRISHTERET NUK BESOJME TE TEORIA E PREDESTINIMIT.ZOTI DI GJITHCKA SEPSE EKZISTON JASHTE HAPESIRE DHE KOHE POR NUK PARACAKTON FATIN TEND.NJERIU ESHTE KRIJUAR I LIRE DHE SI I TILLE MBAN PERGJEGJESI PER VEPRIMET E TIJ

  6. #46
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga shpetimtari
    KUSH E KA ZBULUAR?

    Falja se eshte egoiste permendet ne filozofine kineze, greke, etj etj. Ne veprat e Scot Peckut eshte shume mire e ilustruar, posaqerisht ne Road less travelled.

    ZOTI DI GJITHCKA
    He-he...

    Atehere, pse nuk e ndal shkaktimin e dhimbjes?

    Te dish se do te lindet filan fisteku qe do te vrase miliona njerez e ne anen tjeter te pretendosh se je Omni-i-meshirshem!!???
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #47
    E verteta eshte qe jobesimtaret bejne nje lemsh vicioz pyetjesh dhe u kerkojne besimtareve t'ua zhbeshtjellin.
    Nga fillimi pra dhe si te duash beso ose mos beso:
    Vuajtjet e njeriut jane pasoje e mekatit te Adamit dhe Eves. Jane zgjedhje e njeriut pra. do thuash ti 'c'pune kam une me adamin' eshte njelloj si te jesh kinez e te thuash c'pune kam me kinezet.
    Pse lejon Zoti njeriun te zgjedhe, sepse keshtu e ka krijuar. Pavaresisht nga fakti qe njeriu eshte i lire, Zoti ka njohje te persosur dhe di se c'do te ndodhe.
    Pse nuk tregoi Zoti te verteten. Sepse Zoti e tregoi, por disa e njohen dhe disa nuk e njohen.
    Sa per faljen qe eshte egoiste, po, falja njerezore eshte egoiste, ndersa falja e Krishtit eshte hyjnore.
    Pyete pse nuk tregoi Krishti te verteten Pilatit. Krishti e tregoi te verteten e tij, ai eshte Zot, por as Pilati e as shume atehere dhe sot nuk e besojne, sepse mbajne te verteten e tyre dhe jo te verteten qe Krishti shpall.
    Kaq pe meje.

  8. #48
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Mire,po pyetjes time nuk po i pergjigjet askush.Do ta falnit ate qe ju perdhunon familjen dhe ju personalisht?Po apo jo?

  9. #49
    Citim Postuar mė parė nga murik
    Mire,po pyetjes time nuk po i pergjigjet askush.Do ta falnit ate qe ju perdhunon familjen dhe ju personalisht?Po apo jo?
    Personalisht nuk do e falja fillimisht dhe pergjigja eshte, Zoti do me sheronte nga urrejtja me kohe. (Do genjenja nese them se nuk do urrenja)

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga murik
    Nje pyetje kam per te gjithe ju qe luteni per armiqte tuaj:
    Do te vazhdonit te luteshit per armiqte tuaj edhe ne rast se do t'ju perdhunonin motrat dhe nenat ose juve vete?Jam me te vertete kurioz se si do te pergjigjeni,sepse eshte me te vertete dicka qe nuk e pranon dot as llogjika dhe as vete feja( Sy per sy,dhemb per dhemb).
    Nese Perendia na meson qe te mos urrejme, bile te lutemi edhe per armiqte tane, e ben kete sepse deshiron qe krijesa e vete te mos rritet ne urrejtje por ne dashuri. Dhe zemra e mbushur me urrejtje, nuk ka se si te njohi dashurine, Vete Perendine qe eshte dashuri.

    Dhe konstatimi yt, edhe pse i gabuar, mbart ne vetvete nje te vertete: nuk eshte NATYRALE per natyren njerezore qe te fali njeriun qe ben keq e na lendon fizikisht e shpirterisht. Por ky konstatim eshte i vertete vetem nga kendveshtrimi i ngushte njerezor, jo nga kenveshtrimi i larte hyjnor i Perendise. Thirrja e Krishtit per dishepujt e Tij dhe per mbare besimtaret ne shekuj ishte nje thirrje e dyfishte:

    Braktisni boten ne te cilen jetoni!
    Me ndiqni mua deri ne fund ne Mbreterine e Atit!

    Pra ne vetvete, thirrja e Krishtit per gjithe njerezimin eshte braktisja e natyres njerezore dhe perqafimi i natyres hyjnore. Kjo eshte thirrja me e larte per njerezimin dhe ne te njejten kohe me e veshtira, apo e pamundura per tu realizuar. Por ajo qe eshte e pamundur per njeriun eshte mese e mundur per Perendine. Tjetersimi i njeriut, ose me mire te themi lartesimi i tij, ndodh nga shkrirja ne nje e njerezore me hyjnoren, ashtu sic e deshmoi vete Perendi-Njeriu Krisht. Dhe duke u falur per armiqte tane, krahas shume mesimeve te tjera, ne jemi duke i deshmuar botes dhe vete Perendise qe ne nuk i perkasim kesaj bote, por kemi zgjedhur ti perkasim asaj bote qe po vjen, qe Perendia ka pergatitur per ne.


    Per ti dhene nje pergjigje pyetjes tende, ajo qe ti pretendon se eshte llogjike nuk eshte aspak e tille. Njerezit e mbushur me urrejtje heret a vone shperthejne ne dhune e marrin jete njerezish. Nese une do te hakemerresha ndaj dikujt qe kryente nje akt te tille ndaj meje apo familjes sime, une jo vetem qe do ti deshmoja vetes, shoqerise dhe Vete Perendise qe nuk do te isha me i mire se sa ai krimineli ndaj te cilit u hakemorra, por ne te njejten kohe une me ate akt u bera shkaku i hakemarrjes se familjes se viktimes ndaj familjes sime. Dhe kjo nuk do te rendonte vetem mbi shpirtin tim, por do te rendonte edhe mbi femijet e mi, femijet e femijeve te mi qe jane krejtesisht te pafajshem. Dhe ku te shpie llogjika njerezore? Me vrave, te vrava, derisa arrijme ne ate pike ku gjakmarrja shuan nga faqja e dheut familje e fise te tera duke shkaterruar keshtu jo vetem jete njerezish te pafajshem por duke shkaterruar gjithe shoqerine.

    Nese ti do te jetosh jeten tende me moralin "sy per sy e dhemb per dhemb", ty te aplikohet ajo thenia e Jisu Krishtit per Shen Pjetrin, kur ky preu veshin e ushtarit qe kish ardhur te arrestonin Jisu Krishtin: "Ai qe jeton me shpate, nga shpata ka per ti ardhur edhe fundi(vdekja)!"

    "Te bekuar jane paqeberresit se ata mund te quhen bij te Perendise!"

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-05-2007 mė 01:00

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreziku i ecurive aktuale dhe armiqtė
    Nga Gresa_01 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-11-2008, 19:50
  2. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 11-03-2007, 23:53
  3. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  4. Pse nevojiten armiqtė nė jetė!
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2006, 17:12
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •