Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 55
  1. #31
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga skeshqe
    Ti dmth thua se Zoti eshte egoist???
    Jo; ti e thua kete. Une vetem te lash pershtypjen e tille.

    Une vetem desha te them se falja nuk e ka asnje element hyjnor ne veti, eshte akt kryekput egoist. Pse? Sepse AI qe fal cdo here PERFITON.

    Nese ky fare Velimirovici kerkon meshiren e Zotit apo kerkon dicka nga Zoti; menyra me e mire eshte te i 'hysh ne prapanice' duke i falur armiqte.

    Pastaj, me lehte eshte te lutesh qe Zoti ti fal armiqte sesa te ushqesh nje te uritur.

    Tjetra; pse falen e luten njerezit? Qe Zoti te i shperblej? Atehere i bie qe jane me rroge. Shiko\degjo Zot se jam duke u lutur e falur; me shperble me parajse.

    Krishti ishte i pafaj. Atehere c'paqe shpirterore i duhej atij qe te faleshin njerezit?
    Shume verejtje e mire. Mirpo, une ende e pres pergjigjen pse Krishti i thote Zotit, "Pse me ke harruar"?
    Kjo tregon nuk ishte i qete shpirterisht (sic pohon ti dhe pasi eshte fakt qe e ka thene kete) sepse ndjehej i harruar.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  2. #32
    Citim Postuar mė parė nga kiniku
    Jo; ti e thua kete. Une vetem te lash pershtypjen e tille.
    .....................Mirpo, une ende e pres pergjigjen pse Krishti i thote Zotit, "Pse me ke harruar"?
    Kjo tregon nuk ishte i qete shpirterisht (sic pohon ti dhe pasi eshte fakt qe e ka thene kete) sepse ndjehej i harruar.
    Une nuk kam shkruar gjekundi "Zoti eshte egoist". Une te pyeta ty, dhe ti thua qe e nenkuptove nje gje te tille.

    Sa per qetesine e Krishtit. Krishti ishte krejtesisht ne paqe me njerezit. Ai gjithcka qe beri, e beri per njerezit, jo per veten e tij.
    "Zot me ke harruar"... nuk eshte thirrje shqetesimi, por thirrje humbjeje, dhe Krishti ne ato momente po humbiste per njerezit.
    Shqetesimi i tij nuk ishte humbja e Perendise, por humbja dhe denimi i njerezve. Plus qe duhet te kuptosh se Krishti cdo fjale qe nxorri nga goja e tij, e nxorri ne perputhje me shkrimet. Ai ne fund thirri "Eli, Eli..." dhe thirri jo thjesht sepse i thirreshe, por edhe per te plotesuar shkronjen e Ligjit qe njeriu kishte shkelur me te dyja kembet.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Kam nje mendim te lart dhe respekt ndaj ALBOS eshte vertet i menēur kjo me knaq

    Por kam nje pyetje per te

    Ne kemi 3 fe mundem te krenohem me kete por pse bota nuk na bashkon atehere nese feja eshte aq paqesore dhe e mire,
    keshtu bota krishtere dhe ajo islamike une te garantoj qe mes shqiptarve nuk do te kete kurre urrejtje per fejat
    VETEM TE NA BASHKON RUSI DHE PERENDIMI PER NE ASNJE FE NUK DO TE JETE E KEQE DHE AS URRETJE
    ĒFARE THUA PER KETE?
    "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  4. #34
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga skeshqe
    "Zot me ke harruar"...
    Nje permirsim; nuk konstaton se Zoti e ka harruar sic e ndrrove ti lart, Ai pyet PSE.

    Ti kete mund ta interpretosh si te duash. Sa njerez, aq mendime\perkthime.

    They say se njeriu ne gjera te vogla e tregon veten e vertete, ne gjerat e medha e tregon ate qe deshiron te jete.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172
    Shume verejtje e mire. Mirpo, une ende e pres pergjigjen pse Krishti i thote Zotit, "Pse me ke harruar"?

    Sipas Shkrimit Krishti thirri "Elohim Elohim lama sabahthani" dmth "Perendia im perse me braktise"
    Pergjigja eshte brenda tekstit te Ungjillit, ne vazhdim dikush thote se po therret Elian, kurse pergjigja vjen duke thene se po citon Shkrimet. Ne fund te fundit Krishti eshte permbushja e Shkrimeve, e Ligjit dhe e Profecive.

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22
    Kiniku, fjalet e tua me kujtuan ate momentin kur judenjte e shpune Jisuin perpara Pilatit dhe Pilati mundohet te mesonte dicka me shume nga Krishti. Ne nje moment, Pilati e pyet Krishtin, "Cila eshte e verteta?" Dhe Krishti, i heshtur nuk nxorri asnje fjale nga goja, edhe pse Ai vete u kish predikuar nxenesve te Tij pak kohe me pare: "Une jam e Verteta, Rruga, Jeta." Si ta kuptojme heshtjen e Krishtit? Krishti nuk e harxhoi fjalen e Tij me Pilatin, pasi Pilati as nuk e kerkonte me vetemohim te verteten, as nuk e vleresonte sic duhet ate TE VERTETE TE MISHERUAR QE QENDRONTE PARA TIJ. Ishte dobesia e Krishtit qe nuk shpalosi natyren e Tij hyjnore, apo ishte dobesia e Pilatit qe nuk mund te shihte Perendi-njerine Krisht qe profetet e judenjve e kishin zene ne goje shekuj me pare?!

    Ashtu si Krishti perpara Pilatit, edhe une me duhet te hesht perpara pyetjeve te tua pasi ti nuk je duke kerkuar qe te njohesh Perendine e te Verteten e Saj, ti je duke justifikuar botekuptimin e jetes tende. Eshte njesoj si te thuash une dua te mesoj not por nuk dua te lagem me uje. Noti nuk mesohet dot larg ujit ashtu si Krishti nuk mund te njihet dot jashte Kishes qe Ai ngriti.

    Ne kemi 3 fe mundem te krenohem me kete por pse bota nuk na bashkon atehere nese feja eshte aq paqesore dhe e mire,
    Ne kohen e perandorit, ne kohen e sulltanit, ne kohen e mbretit, ne kohen e diktatorit, njerezit pyesnin "cfare fe kane shqiptaret?" Dhe pergjigjen e jepnin perandoret, sulltanet, mbreterit, diktatorit per NE shqiptaret. Kurse ne epoken qe jetojme, ne epoken e lirise ku nuk ka as perandor, as sulltan, as mbret e as diktator, njerezit pyesin: "Cfare fe ke ti nostrodamus?" dhe pergjigjia qe marrin eshte UNE JAM mysliman/krishtere/ateist/pa fe...

    Drite leshon dielli, drite leshon edhe hena por drita e diellit asnjehere nuk mund te ngaterrohet me driten e henes. Njeriu qe i provon te dyja, zgjedh qe te ndricohet e ngrohet nga drita e diellit apo nga ajo e henes.

    Nese shqiptaret kane tre fe, do te thote se ne ate vend gjejme te mbjelle tre fara te ndryshme, do te thote qe cdo fare rritet e prodhon frute. Do te thote qe ti qe jeton ne mes te ketij kopshti ku rriten tre peme qe kane te njejtin emer por prodhojne frute te ndryshme, ti mund ke mundesi te provosh ne gojen tende embelsine e frutit te seciles. Dhe ai frut qe eshte me i embel ne gojen tende, faren e tij e merr e mbledh edhe para shtepise tende.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-05-2007 mė 02:17

  7. #37
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    ti je duke justifikuar botekuptimin e jetes tende.
    Patjeter. Pse, a mos ju jeni duke bere dic tjeter? Une te pakten per cdo deshtim e fajsoj vetem veten.


    momentin kur judenjte e shpune Jisuin perpara Pilatit dhe Pilati mundohet te mesonte dicka me shume nga Krishti. Ne nje moment, Pilati e pyet Krishtin, "Cila eshte e verteta?" Dhe Krishti, i heshtur nuk nxorri asnje fjale nga goja, edhe pse Ai vete u kish predikuar nxenesve te Tij pak kohe me pare: "Une jam e Verteta, Rruga, Jeta." Si ta kuptojme heshtjen e Krishtit? Krishti nuk e harxhoi fjalen e Tij me Pilatin, pasi Pilati as nuk e kerkonte me vetemohim te verteten, as nuk e vleresonte sic duhet ate TE VERTETE TE MISHERUAR QE QENDRONTE PARA TIJ. Ishte dobesia e Krishtit qe nuk shpalosi natyren e Tij hyjnore, apo ishte dobesia e Pilatit qe nuk mund te shihte Perendi-njerine Krisht qe profetet e judenjve e kishin zene ne goje shekuj me pare?!
    Pajtohem; edhe une jam duke u munduar te mesoj dicka me shume dhe ate nga secili.

    Por, hypothetically speaking, nese SOT para jush do te shfaqet ndonje perendi ne formen e njeriut ordinar qe pretendon te jete hyjnor, jam me se i bindur se s'paku do ta shikoje me sy kritik, dhe do t'i parashtoje te pakten ndonje pytje. Eshte ligj qe njeriu te beje pytje. Heshtja apo e pashkruara sipas filozofise kineze eshte ajo me e rendesishmja dhe me shprehesja, mirpo, mbase vogelsia ime ende nuk e ka arritur rafinimim dhe mprehtesine e nevojshme qe te kuptoj heshtjen. Ne kete rast konkret, heshtja e Krishtit para Pilatit, nuk eshte heshtje; Krishti (jo) qellimisht ??? ia mohon dijen e vete Pilatit; nese ka pasur pergjigje. I forti e ka borxh me pri, thote tradita Shqiptare.


    nuk e kerkonte me vetemohim te verteten
    Tash ke shtruar edhe nje problem tjeter te nderlikuar filozofik; vetemohimin. A di si eshte puna; cdo fjale, cdo folje, terheq me vete nje bagazh ngjarjesh dhe doktrinash, prandaj duhet te kihet kujdes ne perdorimin e simbolikes se tyre.

    Ashtu si Krishti perpara Pilatit, edhe une me duhet te hesht perpara pyetjeve te tua
    Nese JU pohoni\aludoni se e dini te verteten, e keni per detyre morale ta ndani me ne.
    Prape; heshtja e juaj ne rrethin e juaj apo ne Kishe mund te jete ekuivalente me 1000 fjale, mirpo, nga kendi im heshtja nuk eshte asgje mistike e aq me pak hyjnore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kiniku : 07-05-2007 mė 07:36
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  8. #38
    Kiniku, vec atyre qe te shpjegon Albo, eshte dhe nje gje tjeter.
    E verteta nuk ka nevoje te justifikohet. Krishti u gjykua dhe doli i pafajshem, atehere perse te mbrohej dhe te justifikohej, akoma?
    Ai qe eshte i pafajshem nuk ka nevoje te flase. Heshtja eshte mbrojtja me e mire.
    Persa i perket asaj qe thua qe pse nuk ia tregoi veten Krishti Pilatit, Pilati kishte 3 vjet qe e njihte Krishtin dhe apostujt, nuk i ngeli momentin e fundit ta merrte vesh kush ishte Krishti.
    Mirepo, sic te eshte thene dhe me siper, cdo gje u be jo thjesht per te plotesuar misionin e Krishtit, por cdo shkronje te Ligjit.

  9. #39
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga skeshqe
    E verteta nuk ka nevoje te justifikohet.

    Cila e vertete?

    Kurreshtari sikur une ka lexuar se bota shkencore pranon Pilatin e jo Krishtin sepse per ekzistencen e Pilatit ka prova materiale ndersa Krishti ngelet akoma nje gojedhane.


    Cfare thua ti per kete te vertete???
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  10. #40
    Citim Postuar mė parė nga kiniku
    Cila e vertete?

    Kurreshtari sikur une ka lexuar se bota shkencore pranon Pilatin e jo Krishtin sepse per ekzistencen e Pilatit ka prova materiale ndersa Krishti ngelet akoma nje gojedhane.


    Cfare thua ti per kete te vertete???
    Krishti nuk ka ngelur gojdhane. Perkunderazi ka shume gjetje arkeologjike dhe historike qe kane vertetuar jo thjesht ekzistencen e tij, por dhe mesimet dhe jeten e tij.
    Cila e vertete? Sa te verteta ke ti? Njeriu ka nje emer dhe emri eshte e verteta e tij. Ne rastin e Krishtit kjo eshte e verteta. Te gjithe e dinin shume mire kush ishte ai.
    Pilati i kerkoi te verteten. C'te vertete t'i thoshte Krishti, ate qe Pilati dinte, apo ate qe Pilati (si puna jote tani) preferonte te degjonte?
    Ka dy lloj te vertetash: njera qe tregon kush je, dhe tjetra qe tregon kush duan te tjeret te jesh. Pilati kur pyeti, e dinte shume mire qe priste pikerisht dicka qe do e clironte nga pozita ku ishte. Por nuk do mbaje Zoti pergjegjesite e njeriut, prandaj dhe Pilati meqe nuk ia mbajti Zoti, i lau duart per njerezit dhe pergjegjesine e tij ua dha njerezve.

    Ti kujt ia jep pergjegjesine tende per te verteten, vetes tende, mua, apo Zotit?

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreziku i ecurive aktuale dhe armiqtė
    Nga Gresa_01 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-11-2008, 19:50
  2. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 11-03-2007, 23:53
  3. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  4. Pse nevojiten armiqtė nė jetė!
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2006, 17:12
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •