Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Tre Pyetjet

    Njėherė njė mbret mendoi se nėse do tė dinte gjithmonė momentin e pėrshtatshėm pėr tė kryer diēka, njerzit mė tė vyer tė cilėt duhet tė dėgjonte dhe cilėvet njerėz do tė duhej tu shmangej, por mė shumė nga tė gjitha cila ishte gjėja mė e rėndėsishme qė duhet tė bėnte, kėshtu nuk do tė dėshtonte asnjėherė.
    Dhe kur i erdhi ky mendim u kujdes ta shpallte kudo nė mbretėri, se do tė jepte shpėrblim tė vlefshėm tek ai qė do t’i mėsonte kėto tre gjėra: “Cili ėshtė momenti mė i mirė pėr tė vepruar, cilėt janė njerėzit mė tė nevojshėm dhe cili ėshtė veprimi mė i vyer qė duhet bėrė.
    Kėshtu erdhėn tek mbreti njerėz tė urtė. Por tė gjithė dhanė pėrgjigje tė ndryshme, tė cilat nuk e kėnaqėn mbretin. Kėshtu duke dashur tė gjejė pėrgjigjen mbreti vendosi tė kėshillohet me njė eremit shumė tė njohur pėr urtėsinė e tij. Eremiti jetonte nė njė pyll nga ku nuk largohej kurrė dhe qė nuk priste veē njerėz tė thjeshtė. Kėshtu mbreti u vesh me roba tė thjeshta dhe para se tė arrinte nė qelinė e eremitit, zbriti nga kali, la prapa rojet e tij dhe shkoi i vetėm. Kur mbreti u afrua eremiti punonte tokėn pėrpara kasolles sė tij. Ndėrsa e pa mbretin e pėrshėndeti edhe vazhdoi punėn. Eremiti ishte i dobėt dhe i ligėsht nė trup dhe sa herė ngulte kazmėn e tij pėr tė punuar tokėn, merrte frymė thellė edhe gulēueshėm. Mbreti iu afrua dhe i tha: “Erdha tek ti o eremit i urtė, qė tė tė pyes pėr tre gjėra. Si do tė mėsoj tė bėj atė qė duhet nė momentin e duhur dhe cilėt janė njerėzit qė mė janė mė tė nevojshėm dhe si rrjedhojė cilėve duhet tu kushtoj mė shumė vėmendje”
    Eremiti e dėgjoi mbretin por nuk dha asnjė pėrgjigje, pėshtyu duart dhe vazhdoi tė punonte tokėn.
    “Je i lodhur” i tha mbreti,- lermė ta marr kazmėn dhe tė punoj unė pak pėr ty.
    “Faleminderit” tha eremiti – dhe duke i dhėnė kazmėn mbretit u ul pėrdhe. Kur mbreti gėrrmoi dy brazda qėndroi dhe pėrsėriti pyetjen e tij, por eremiti pėrsėri nuk u pėrgjigj, u ēua, shtriu dorėn e tij tė marrė kazmėn dhe tha: “Ēlodhu pak tani dhe mė ler mua tė punoj pakėz”. Por mbreti ama nuk ja dha kzmėn edhe vazhdoi tė gėrrmonte. Kaloi njė orė edhe njė tjetėr, dielli filloi tė perėndojė dhe tė fshihej mbrapa pemėve, nė fund mbreti nguli kazmėn dhe i tha: “Erdha tek ti o njeri i urtė pėr njė pėrgjigje tė pyetjeve tė mia. Nėse nuk mundesh tė mė japėsh asnjė pėrgjigje, mė thuaj dhe tė kthehem nė shtėpinė time”.
    “Ja dikush po vjen me vrap - tha eremiti – le tė shohim cili ėshtė”.
    Mbreti u kthye edhe pa njė burrė mjekėrosh, tė vijė nga pylli duke rendur e duke shtrėnguar barkun me duar, nga ku i rridhte gjaku lumė. Kur iu afrua mbreti, ai ra pėr tokė pa ndjenja duke nxjerrė njė psherėtimė tė lehtė. Mbreti tok me eremitin i shkopsitėn rrobat tė plagosurit, kishte njė plagė tė madhe nė stomak. Mbreti ia lau plagėn sa mė mirė mundi dhe ia lidhi me shaminė e tij dhe me njė pecetė qė i dha eremiti. Por rrjedhja e gjakut nuk pushonte dhe mbreti pėrsėri dhe pėrsėri ndėrronte fashimin e qullur nga gjaku i nxehtė, ia pastronte ia lidhte pėrsėri plagėn. Kur gjaku pushoi sė rrjedhuri i plagosri u pėrmend dhe kėrkoi diēka pėr tė pirė. Mbreti i solli dhe i dha ujė taze (tė freskėt). Ndėrkaq dielli perėndoi dhe filluan tė ngrijnė. Kėshtu mbreti me ndihmėn e eremitit e sollėn tė plagosurin nė kasolle dhe e shtriu nė shtrat. Po mbreti ishte kaq i lodhur nga rruga dhe puna qė kish bėrė saqė e zuri gjumi. Kur u zgjua nė mėngjes nuk po mblidhte mendjen ku ishte.
    “Mė falni” - tha njeriu me mjekėr me njė zė tė zbehtė.
    “Nuk ju njoh dhe nuk kam pėrse t’iu fal” - u pėrgjigj mbreti.
    “Ti nuk mė njeh, por tė njoh unė, jam ai qė u betua tė marrė hak prej teje, sepse vrave vellanė tim dhe konfiskove pasurinė e tij. E dija se ishe vetėm, pėr tė takuar eremitin dhe nė kthim vendosa tė tė vras. Por kaloi gjithė dita dhe ti nuk u ktheve. Kėshtu dola nga prita dhe u pėrballova me rojet, tė cilėt mė plagosėn. Ju shpėtova, por do tė kisha vdekur nga rrjdhja e gjakut nėse ti nuk do tė ishe kujdesur pėr plagėn time. Unė erdha tė tė vras dhe ti mė shpėtove jetėn. Tani nėse mė lejon dhe rroj do tė jem shėrbėtori yt bashkė me prindėrit e mi. “Mė falni”.
    Mbreti tashmė ishte miqėsuar me njė armik tė tij. Jo vetėm e fali, por i premtoi t’i rikthente dhe pasurinė. Ndėrkohė mbreti doli jashtė qė tė fliste me eremitin, i cili i gjunjėzuar mbillte farėn nė brazdat e punuara. “Tė lutem mu pėrgjigji”, - i tha mbreti.
    Tashmė e ke marrė pėrgjigjen nga gjithėsa ndodhėn i tha eremiti. Sepse die po tė mos tė kishtė ardhur keq pėr dobėsinė time, nuk do tė kishe rrėmuar brazdat me mua. Po tė kishe ikur ai njeri do tė sulmonte dhe do ishe penduar qė s’qėndrove me mua. Mė pas mė e mira qė bėrė ishte qė u kujdese pėr tė plagosurin, pasi nėse nuk do tė kujdeseshe ai do tė vdiste pa u pajtuar me ty.
    Kujto pra: “ekziston vetėm njė moment. E tashmja ėshtė momenti mė i ēmuar sepse ėshtė i vetmi ēast mbi tė cilin ke njė fuqi. Njeriu mė i nevojshėm ėshė ai me tė cilin ndodhesh, sepse askush nuk e di nėse do tė ketė ndonjė tjetėr. Dhe gjėja mė e ēmuar ėshtė tė bėsh gjithmonė tė mirėn, sepse pėr kėtė qėllim ke ardhur nė kėtė botė.

    Fragment nga Lev Tolstoi

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Bekoi o Zot armiqte tane.

    Ne te krishteret besojme dhe perjtojme Jisu Krishtin, si Zot dhe Perendi.

    Ky eshte mesimi i tij:
    Te doni ata qe nuk iu duan. Bekoni ata qe iu mallkojne. Lutuni per ata qe iu bejne keq.

    Qe atje e tutje kujt nuk i pelqen eshte puna e tij. Te Krishteret keta jane.
    Bekoi o Zot armiqte tane, mbase ndonje dite ndricohen nga drita e se vertetes sate.

  3. #23
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Te jesh Serb, Grek nuk do te thote se je automatikisht i krishter. Pikerisht grekerit dhe serbet jane ata qe predikojne kete, dhe ti me sa shoh ke rene pre e propogandes se tyre. Ata thone se te jesh grek dhe serb, je i krishter i lindur dhe po keshtu qe te jesh i krishter, duhet te jesh patjeter grek ose serb.

    Por, i krishter eshte ai qe beson ne Jezus Krishtin. Dhe ai qe beson ne Jezus Krishtin, e ndjek Ate.

    Ai qė nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perėndinė, sepse Perėndia ėshtė dashuri.

    1 Gjonit 4:8

    Tani shihe se si eshte lutja Ati yne:
    "Ati ynė qė je nė qiej, u shenjtėroftė emri yt,
    ardhtė mbretėria jote, u bėftė vullneti yt si nė qiell edhe nė tokė.
    Bukėn tonė tė pėrditėshme, jepna neve sot.
    Dhe na i fal mėkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorėt tanė;
    dhe mos lejo tė biem nė tundim, por na shpėto nga i ligu".


    Dhe dicka tjeter, Krishterimin ne nuk e morem as nga greket, as nga serbet, por nga Apostujt e Jezus Krishtit qe kaluan ketu. Ishin greket dhe serbet ata qe e moren nga ne dhe e perzjene me ndjenjat e ulta nacionaliste.


    Ishin pikerisht keta Apostuj qe na lane ate qe degjuan nga Jezus Krishti. Ja ku eshte mesimi i Tij:

    "Ju keni dėgjuar se qe thėnė: "Duaje tė afėrmin tėnd dhe urreje armikun tėnd".
    Por unė po ju them: "Duani armiqtė tuaj, bekoni ata qė ju mallkojnė, u bėni tė mirė atyre qė ju urrejnė, dhe lutuni pėr ata qė ju keqtrajtojnė dhe ju pėrndjekin,
    pėr tė qenė bij tė Atit tuaj, qė ėshtė nė qiej, sepse ai bėn tė lindė diellin e tij mbi tė mirėt dhe mbi tė kėqijtė, dhe bėn tė bjerė shi mbi tė drejtėt dhe tė padrejtėt.
    Sepse, po tė doni vetėm ata qė ju duan, ēfarė shpėrblimi do tė keni? A nuk bėjnė kėshtu edhe tagrambledhėsit?
    Dhe nėse pėrshendetni vetėm vėllezėrit tuaj, ēfarė bėni tė veēantė? A nuk bėjnė kėshtu edhe tagrambledhėsit?
    Jini, pra, tė pėrkryer, ashtu siē ėshtė i pėrsosur Ati juaj, qė ėshtė nė qiej"

    Mateu 5
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 15-04-2007 mė 18:27
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #24
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Albo,

    Thuash se paqja e jashtme e sendertuar nga njeriu nuk eshte gje tjeter vec se nje genjeshter dhe se relevante eshte vetem ajo e brendshmja. Mirpo, une te them se keto te dyjat jane te lidhura ne nje hallke dhe ai qe ka paqen ne brendi ka paqe edhe jashte. Ai qe ka ndertuar paqe jashte, eshte vetem c’eshtje kohe kur do ta fitoj edhe qetesine e brendshme nese vec nuk e ka ‘grabitur’ akoma.
    Kush ka paqe te brendshme? Shpirti i patrazuar.

    "My God, my God,
    Why Hast Thou Forsaken Me?"


    Shume e fuqishme dhe kuptimplote; tek e fundja, mbase eshte edhe c’eshtje interpretimi. Nese deshirojme te ngelemi objektiv ndaj vetes sone, duhet te marrim parasysh dhimbjen dhe rrethanat ekzistuese nen te cilat AI e beri kete deklarate.

    A eshte kjo reagim ndaj situates ne te cilen gjindej dhe te cilen definitivisht nuk e aprovonte dhe nuk ishte i lumtur? A eshte kjo pytje pergjigjen e se ciles e kerkonte ne castin e vdekjes? Dhimbja shpirtrore ishte me e fuqishme se ajo fizike dhe kjo brenge e beri te dobet sa te kerkoj ndihme!!! A ishte AI nje shpirt i trazuar ne castin e vdekjes?

    Quo Vadis, Domine??? Eshte edhe nje moment tjeter dobesie i Shen Pjetrit i cili nuk e ktheu the other cheek por iku dhe mepas u kthye prape?

    Pse nuk tha Zot BEKOJ por tha FALI? Falja nuk eshte novitet dhe nuk i atribohet krishterizmit; eshte konstatuar se falja ka karakter egoist dhe nxitet nga arsyet me egoiste. Njeriu nuk mund te vazhdon me jeten e tij nese i dorzohet armiqsise, prandaj, nga dashuria per veten, per qetesine shpirtrore te veten, e jo per dashurine ndaj armiqve; njeriu fal armiqte. Falja, pra, nuk eshte hyjnore. Eshte akt egoist i cili te ben te ndjehesh me superior dhe ka rrenjet tek egoizmi.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Beko dhe shenjterohu

    Te bekosh armiqte nuk eshte e lehte dhe e thjeshte madje shpesh kperxen edhe kufijte qe ne si njerez kemi vendosur ne jeten tone. Kaperxen ndoshta dhe logjiken, por ky fakt ka lidhje vetem me besim i cili mendoj une eshte superior ndaj logjikes, sepse ne besojme edhe kur me logjike nuk kuptojme. Sepse do te ishte e pamundur qe me logjike te arrijme cdo mister.
    Pikerisht nje i krishter me ndihmen e besimit te tij dhe me perjetimin e ZOTIT TE GJALLE JISU KRISHTIT, mund ta arrije kete gje. Fuqia per te falur dhe per te bekuar edhe armiqe eshte nje kaperxim i natyres sone mekatare. Ne nuk falim dhe bekojme armiqte tane per shkak te marrezise, por sepse ne kemi ndjere doren e Zotit, i cili na ka falur, dhe na ka dhene cdo bekim pavaresisht nga padenjesia jone. Duke njohur qe ne te gjithe jemi njerez qe lindim ne nje natyre mekatare dhe jemi mekatare kuptojme edhe faktin qe te gjithe jemi po njesoj problematike. Ky fakt na ben qe ti falim dhe bekojme edhe armiqte tane sepse e dime se jane njerez te cilet kane po aq probleme sa edhe ne. Por kjo gje nuk mund te arrihet nga nje qenie e cila jeton jashte frymes se besimit, e cila e zbut shpirtin dhe nepermjet fuqise se Frymes se Shenjte i jep n jeriu force per ta kaperxyer vetveten. Dhe te jesh i Krishtere dhe te perpiqesh te jetosh si i tille do te thote te dalesh mbi pasionet, egoizmin dhe te mbetesh ne dashuria. Ky eshte padyshim nje proces dhe askush nuk mund ta beje nje gje te tille brenda dites.
    Por ne si te Krishtere jemi thirrur te te kaperxejme natyren tone te rene ne mekat dhe te behemi shenjtore, sepse Zoti i cili na ka thirrur eshte i shenjte.

  6. #26
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga kiniku
    Thuash se paqja e jashtme e sendertuar nga njeriu nuk eshte gje tjeter vec se nje genjeshter dhe se relevante eshte vetem ajo e brendshmja. Mirpo, une te them se keto te dyjat jane te lidhura ne nje hallke dhe ai qe ka paqen ne brendi ka paqe edhe jashte. Ai qe ka ndertuar paqe jashte, eshte vetem c’eshtje kohe kur do ta fitoj edhe qetesine e brendshme nese vec nuk e ka ‘grabitur’ akoma.
    Kush ka paqe te brendshme? Shpirti i patrazuar.

    "My God, my God,
    Why Hast Thou Forsaken Me?"


    Shume e fuqishme dhe kuptimplote; tek e fundja, mbase eshte edhe c’eshtje interpretimi. Nese deshirojme te ngelemi objektiv ndaj vetes sone, duhet te marrim parasysh dhimbjen dhe rrethanat ekzistuese nen te cilat AI e beri kete deklarate.

    A eshte kjo reagim ndaj situates ne te cilen gjindej dhe te cilen definitivisht nuk e aprovonte dhe nuk ishte i lumtur? A eshte kjo pytje pergjigjen e se ciles e kerkonte ne castin e vdekjes? Dhimbja shpirtrore ishte me e fuqishme se ajo fizike dhe kjo brenge e beri te dobet sa te kerkoj ndihme!!! A ishte AI nje shpirt i trazuar ne castin e vdekjes?
    Eshte shume e vertete se rrethanat ndikojne tek njeriu.
    Por, problemi eshte se kujt do i drejtohesh ne momentin e veshtire?

    Rrathanave? Njerezve? Apo Atit?

    Jezusi iu drejtua Atit. Ai, megjithese ndjeu poshterimin me te madh qe mund t'i behet nje qenie njerezore, Ai nuk vdiq me urrejtje ne zemer per armiqte e Vet.

    Fjalet e Tij te fundit ne Kryq ishin:
    "At, ne duart e Tua e le frymen time..."
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    domosdo qe velimirovici do i bekonte armiqte duke konsideruar faktin se ku perfunduan te gjithe (te kthyer ne sapun dhe kopsa kemishe per armaten gjermone) , do ishte me e paktja qe mund te bente per to.

  8. #28
    Falja e mbretit eshte shume me e vogel sesa pendimi i ketij qe donte ta vriste, dhe madje me te drejte. Dhe arti apo falja me e madhe eshte ajo qe nuk lexohet, dhe pikerisht jo thjesht pendimi, por dhe falja qe iu be ketij mbreti nga ky njeri qe kishte humbur vellain dhe gjithe pronesite e jetes se tij.

    Falja me goje eshte shume e lehte, por me shpirt te paster kush mund te fale? Kush mund te marre nga trupi dhe gjaku i Zotit me ndergjegjje 100% te paster dhe me bindje qe as ne menyre virtuale nuk ka lenduar njeri???

    Lavdi Isu Krishtit qe gjen menyren te na binde dhe te na mesoje faljen per shpirtin tone dhe te te tjereve.

  9. #29
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga Kryeengjelli
    Fragment nga Lev Tolstoi
    E di edhe une nga Tolstoji...(pasi Albo nuk u pergjigj)

    Flas per nenen e familjes cariste Ruse. Jashte bente ftohte, acar, dikund rreth minus 30. Nena vendosi te shkonte te shoh operen. Shkoj me nje shoqe me karroce me kuaj. Ne opere qajti nena e qajti. Ndjenjte dhimbje per personazhin e operes dhe dashurine e mosperfillur. Qante e beri namin. Kur dual jashte, verejti se karrocieri ishte ngrire nga te ftohtit. Pa bere ze, nena thirri per tjetrin.


    Porosia:

    Qante per personazhin fiktiv e nuk qante per njeriun nga mishi e gjaku.


    Porosia 2:

    Eshte lehte te lutesh per dicka fiktive; veshtire eshte te lutesh per njeriun e vertete.

    ...
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  10. #30
    Citim Postuar mė parė nga kiniku
    Falja, pra, nuk eshte hyjnore. Eshte akt egoist i cili te ben te ndjehesh me superior dhe ka rrenjet tek egoizmi.
    Ti dmth thua se Zoti eshte egoist???

    Mos ndoshta Krishti i kerkoi Atit falje per njerezit per shpirtin e tij, apo per shpirtin e tyre???

    Nese mban mend mire, te pakten biblikisht, per te mos te te sfiduar nga ana e besimit, Krishti ishte i pafaj. Atehere c'paqe shpirterore i duhej atij qe te faleshin njerezit? Ai kishte paqe, nuk i duhej me teper.

    Nese lexon me kujdes, do kuptosh se Zoti nuk kerkoi falje per egoizmin e tij, qe te vdiste i qete, por per njerezit, qe ata te pastrohen ne faljen qe vetem Ai jep.

    Nese arrin te kuptosh kete gje, do kuptosh dhe "egoizmin" e Zotit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skeshqe : 26-04-2007 mė 16:05

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreziku i ecurive aktuale dhe armiqtė
    Nga Gresa_01 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-11-2008, 19:50
  2. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 11-03-2007, 23:53
  3. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  4. Pse nevojiten armiqtė nė jetė!
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2006, 17:12
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •