Bekoji Armiqtė e mi, o Zot.
Bekoi armiqtė e mi, o Zot. Edhe unė akoma i bekoj dhe nuk i mallkoj. Armiqtė mė kanė udhėhequr pėrmes pėrqafimit tėnd, mė tepėr se sa miqtė e mi. Miqtė mė kanė lidhur me tokėn kurse armiqtė, mė kanė ēliruar nga toka dhe kanė dėrrmuar tė gjitha ambiciet e mia nė botė. Armiqtė mė larguan nga realitetet tokėsore dhe mė bėnė njė banor tė huaj, pa lidhje tė botėshme. Ashtu, si njė kafshė e ndjekur gjen strehė mė tė sigurt se njė kafshė qė nuk ndiqet, kėshtu edhe unė, kam gjetur strehė mė tė sigurtė i mbrojtur nėn krahėt Tėnd, aty ku as miqtė , as armiqtė e mi, nuk munden tė ma humbasin shpirtin tim. Bekoji armiqtė e mi, o Zot edhe unė akoma i bekoj dhe nuk i mallkoj. Ata mė shumė se unė kanė pohuar mėkatet e mia pėrpara gjithė botės. Ata mė kanė fshikulluar, sa herė unė pėrpiqesha tu shpėtoja vuajtjeve dhe torturave. Ata mė kanė ndėshkuar sa herė unė lakmoja vetveten, mė kanė goditur sa herė unė isha i fryrė nga kryelartėsia.
Bekoji armiqtė e mi, oZot edhe unė akoma i bekoj dhe nuk i mallkoj. Sa herė qė kisha bėrė veten tė ditur mė thirrėn i pamend. Sa herė kisha bėrė veten tė fortė ata mė pėrqeshnin se isha xhuxh. Sa herė qė desha tė udhėheq tė tjerėt, ata mė shtynė nė cep. Sa herė shpejtova tė pasurohem, ata mė penguan me duar tė hekurta. Sa herė qė kisha menduar se do tė flija nė paqe, ata mė zgjuan nga gjumi. Sa herė u mundova tė ndėrtoja shtėpi pėr njė jetė tė gjatė e tė qetė, ata e rėzuan poshtė dhe mė nxorrėn jashtė. Vėrtet armiqtė mė kanė shpėtuar nga bota dhe mė bėnė qė duart e mia ti shtrij drejt cepit tė robės Sate. Bekoji armiqtė e mi, o Zot edhe unė i bekoj akoma dhe nuk i mallkoj. Qė ikja ime drejt Teje tė mos ketė kthim, qė ēdo shpresė e imja tek njerėzit tė shkatėrohet si rrjeta e merimangės. Qė prehja e plotė tė fillojė tė mbretėrojė nė shpirtin tim, qė zemra ime tė bėhet varr i dy vėllezėve tė mij tė kėqinj dhe binjakė; kryelartėsisė dhe zemėrimit. Qė tė mund tė mbledh tė gjitha thesaret e mija nė qiell. Qė tė mund tė ēlirohem gjithėnjė nga vetėmashtrimi, qė mė pėshtolli nė rrjetėn vdekjeprurėsė tė jetės gėnjeshtare. Armiqtė mė bėnė tė mėsoj, atė qė vėshtirė mėson dikush; njeriu pėrveē vetes nuk ka armiq tė tjerė nė botė. Mund ti urrejė dikush armiqtė vetėm atėherė kur nuk mund tė kuptojė, se nuk janė armiq, por miq tė ashpėr dhe pa shpirt...! Ėshtė e vėshtirė pėr mua tė them, se kush mė bėri mė tepėr tė mira dhe, se kush mė bėri tė kėqia nė botė, miqtė apo armiqtė. Prandaj bekoi, o Zot dhe miqtė dhe armiqtė e mi.
+ Episkopi Nikolla Valimiroviē
Krijoni Kontakt