Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 11 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Shkrimet e Hershme: Didakia

    Mėsimet e Dymbėdhjetė Apostujve

    Didakea

    Mėsimet e Zotit pėr popujt
    nėpėrmjet dymbėdhjetė apostujve.



    - I -

    1. Dy janė udhėt, njėra e jetės dhe tjetra e vdekjes. Ato ndryshojnė shumė nga njėra-tjetra.
    2. Udha e jetės ėshtė kjo: sė pari, “do tė duash Perėndinė qė tė krijoi”; sė dyti, “tė afėrmin tėnd si veten tėnde”, gjithēka qė nuk dėshiron tė tė ndodhė ty, dhe ti mos ia bėj dikujt tjetėr.
    3. Mėsimi qė del prej kėtyre fjalėve ėshtė ky: “Bekoni ata qė ju mallkojnė dhe lutuni pėr armiqtė tuaj”, agjėroni pėr ata qė ju pėrndjekin: “Ēfarė hiri do tė keni nėse doni vetėm ata qė ju duan? A nuk bėjnė kėshtu edhe kombet? Por ju duajini ata qė ju urrejnė”, dhe nuk do tė keni ndonjė armik.
    4. Qėndro larg dėshirave mishore dhe trupore. “Nėse dikush tė fshikullon nė faqen e djathtė, ktheji edhe tjetrėn, dhe do tė jesh i pėrsosur. Nėse dikush tė detyron tė ecėsh njė milje, bėj dy me tė. Nėse dikush tė merr tunikėn, jepi edhe mantelin. Nėse dikush tė merr diēka tėnden, mos ia kėrko tė ta kthejė”, pėrndryshe nuk do tė mundesh.
    5. “Jepi kujtdo qė tė kėrkon dhe mos kėrko tė ta kthejė”; sepse Ati dėshiron qė tė japim nga vetė hiret tona. Lum ai qė jep sipas urdhėrimit, sepse ėshtė i pafajshėm. Mjerė ai qė merr, sepse nėse dikush merr ngaqė ka nevojė, atėherė do tė jetė i pafajshėm; ndėrsa ai qė nuk ka nevojė, do tė japė llogari, pėr atė qė mori dhe pėrse e mori; dhe, kur tė kapet, do tė hetohet pėr ato qė bėri dhe nuk do tė dalė prej andej derisa “tė mos ketė dhėnė edhe qindarkėn e fundit”.
    Por edhe pėr kėtė thuhet: Le tė djersijė lėmosha nė duart e tua, derisa tė marrėsh vesh se kujt i jep.

    - II -

    1. Urdhėrimi i dytė i mėsimit:
    2. “Nuk do tė vrasėsh, nuk do tė bėsh tradhėti bashkėshortore”, nuk do tė prishėsh fėmijėt, nuk do tė kurvėrosh, “nuk do tė vjedhėsh”, nuk do tė bėsh magji, nuk do tė helmosh njeri, nuk do tė bėsh abort apo tė vrasėsh foshnjėn qė do tė lindė, nuk do tė dėshirosh gjėrat e fqinjit.
    3. “Nuk do tė thyesh betimin, nuk do tė bėsh dėshmi tė gėnjeshtėrt”, nuk do tė flasėsh keq, nuk do tė mbash inat.
    4. Nuk do tė jesh me dy mendje, as me dy gjuhė; sepse dygjuhėsia ėshtė lak i vdekjes.
    5. Fjala jote nuk do tė jetė e gėnjeshtėrt, as boshe, por e pėrmbushur nė vepra.
    6. Nuk do tė jesh i pangopur, as grabitqar, as hipokrit, as i mėsuar keq, as krenar. Nuk do tė marrėsh vendim tė lig kundėr fqinjit tėnd.
    7. Nuk do tė urresh asnjė njeri, por ndėrsa disa do t’i qortosh, tė tjerė do t’i mėshirosh dhe do tė lutesh pėr ta; disa do t’i duash mė shumė se shpirtin tėnd.

    - III –

    1. Biri im, largohu nga ēdo ligėsi dhe nga ēdo gjė e ngjashme me tė.
    2. Mos u bėj zemėrak, sepse zemėrimi tė ēon nė vrasje. Mos u bėj as ziliqar, as grindavec, as njeri qė nxehet shpejt, sepse prej kėtyre tė gjithave lindin vrasjet.
    3. Biri im, mos u bė njeri i dhėnė pas dėshirimeve, sepse dėshirimi tė ēon nė kurvėri. Mos u bėj as gojėshthurur, as sylart, sepse prej kėtyre tė gjithave lindin kurvėritė.
    4. Biri im, mos u bėj parashikues, sepse tė ēon nė idhujtari. Mos u bėj as yshtar, as parashikues yjesh, as magjistar, madje mos dėshiro as t’i shohėsh kėto gjėra, sepse prej kėtyre tė gjithave lind idhujtaria.
    5. Biri im, mos u bėj gėnjeshtar, sepse gėnjeshtra tė ēon nė vjedhje. Mos u bėj as argjendashės, as njeri qė kėrkon lavdi tė kotė, sepse prej kėtyre tė gjithave lindin vjedhjet.
    6. Biri im, mos u bėj njeri qė ankohet, sepse tė ēon nė blasfemi. Mos u bėj as arrogant, as me mendime dinake, sepse prej kėtyre tė gjithave lindin blasfemitė.
    7. Po ji i butė, sepse “tė butėt do tė trashėgojnė dhenė”.
    8. Bėhu i ngadaltė nė zemėrim, imėshirshėm, pa ligėsi, i qetė, i mirė dhe njeri qė gjithmonė dridhet nga tė gjitha kėto qė dėgjove.
    9. Nuk do ta lartėsosh vetveten, dhe nuk do tė lejosh mendjemadhėsinė tė zerė vend nė shpirtin tėnd. Shpirti yt tė mos ngjitet pas tė lartėve, por tė shoqėrohet me tė drejtėt dhe tė pėrulurit.
    10. Ato gjėra qė tė ndodhin t’i pranosh si bamirėsi, duke ditur se asgjė nuk ndodh pa Perėndinė.

    - IV -

    1. Biri im, ta kujtosh natė e ditė “atė qė tė flet fjalėn e Perėndisė”, ta nderosh atė si Zotin, sepse atje ku flitet rreth Zotit, atje ėshtė vetė Zoti.
    2. Ēdo ditė do tė kėrkosh fytyrat e shenjtorėve, qė tė prehesh nė fjalėt e tyre.
    3. Nuk do tė bėsh ndarje, por tė paqėsosh ata qė luftojnė me njėri-tjetrin. Do tė gjykosh me drejtėsi, dhe kur tė gjykosh pėr shkelje nuk do tė mbash anė pėr shkak tė personave.
    4. Nuk do tė dyshosh nėse diēka ėshtė apo jo.
    5. Mos u bėj i atillė qė shtrin duart pėr tė marrė dhe dorėshtrėnguar pėr tė dhėnė.
    6. Po tė kesh dhe tė japėsh nga duart e tua, do tė japėsh shpengim pėr mėkate tė tua.
    7. Nuk do tė ngurosh tė japėsh dhe nuk do tė ankohesh kur tė japėsh, sepse do tė dish kush ėshtė shpėrblyesi i shpagimit.
    8. Nuk do t’i kthesh krahėt atij qė tė kėrkon, do t’i ndash tė gjitha me vėllanė tėnd dhe nuk do tė thuash se janė tė tuat, sepse kur jeni bashkė-kungues tė tė pavdekshmes, sa mė tepėr duhet tė jeni edhe tė tė vdekshmeve.
    9. Nuk do tė heqėsh dorė nga biri yt apo nga bija jote, por qė nga mosha e rinisė do t’u mėsosh frikėn e Perėndisė.
    10. Nuk do tė urdhėrosh skllavin tėnd apo skllaven tėnde, qė besojnė tek i njėjti Perėndi me ty, nė hidhėrim e sipėr, se mos pastaj nuk kanė mė frikė Perėndinė qė ėshtė mbi tė dy. Sepse ai nuk vjen tė thėrresė personalisht, por vjen tek ata qė ka pėrgatitur Shpirti.
    11. Dhe ju skllevėr t’u nėnshtroheni zotėrinjve tuaj, si tė ishin njė si lloji i Perėndisė me ndrojtje dhe frikė.
    12. Do tė urresh ēdo hipokrizi dhe gjithēka qė nuk i pėlqen Zotit.
    13. Nuk do t’i braktisėsh urdhėrimet e Zotit, dhe do tė ruash ato qė more nė dorėzim, as mos u shto, as mos u hiq.
    14. Nė kishė tė rrėfesh shkeljet e tua dhe nuk do tė shkosh nė lutje me ndėrgjegje dinake. Kjo ėshtė udha e jetės.

    -V-

    1. Ndėrsa udha e vdekjes ėshtė kjo. Pikė sė pari dhe mbi tė gjitha ėshtė e keqe dhe e mbushur me mallkime.
    2. Vrasje, tradhėti bashkėshortore, dėshirime, kurvėri, vjedhje, idhujtari, magji, helmime, grabitje, dėshmi tė rreme, hipokrizi, dyfytyrėsi, mashtrime, krenari, ligėsi, arroganca, lakmi, gojėshthurje, zili, guximshmėri, lartėsim, mburrje.
    3. Njerėz qė pėrndjekin tė mirat, qė urrejnė tė vėrtetėn, qė dashurojnė gėnjeshtrėn, qė nuk njohin pagėn e drejtėsisė, qė nuk ngjiten pas sė mirės apo gjykimit tė drejtė, qė vigjėlojnė, jo pėr tė mirėn, por pėr ligėsinė. Njerėz tė cilėve u qėndron larg butėsia dhe durimi, njerėz qė duan kotėsira, qė kėrkojnė shpėrblime, qė nuk mėshirojnė tė varfėrit, qė nuk vuajnė me ata qė vuajnė, qė nuk e njohin atė qė i krijoi, vrasės fėmijėsh, qė prishin krijesat e Perėndisė, qė u kthejnė krahėt atyre qė u kėrkojnė, qė mundojnė atė qė vuan, mbrojtės tė tė pasurve, gjykatės tė paligjshėm tė tė varfėrve. Bij, shpėtoni prej gjithė kėtyre.

    - VI -

    1. Tani, asnjė tė mos tė tė mashtrojė tė largohesh nga kjo udhė e mėsimit, sepse tė mėson gjėra tė huaja pėr Perėndinė.
    2. Sepse nėse mund tė ngresh tė gjithė zgjedhėn e Zotit, do tė jesh i pėrkryer. Nėse nuk mundesh, bėj atė qė tė mundėsh.
    3. Pėrsa i pėrket ngrėnies, mbaj atė qė mundesh, por nga flijimi i idhujve ki shumė kujdes, sepse ėshtė adhurim i perėndive tė vdekura.

    - VII -

    1. Pėrsa i pėrket pagėzimit, tė pagėzoni kėshtu, duke thėnė gjithnjė mė parė kėto: “Pagėzoni nė emėr tė Atit dhe tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė nė ujė tė rrjedhshėm”.
    2. Nėse nuk ke ujė tė rrjedhshėm, pagėzo nė ujė tjetėr. Nėse nuk mundesh nė ujė tė ftohtė, pagėzo nė tė ngrohtė.
    3. Nėse nuk i ke tė dyja, derdhi ujė mbi kokė tri herė nė emėr tė Atit dhe tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė.
    4. Por pėrpara pagėzimit le tė kreshmojė ai qė pagėzohet dhe ai qė pagėzon, si dhe ata qė munden. Do ta urdhėrosh atė qė pagėzohet tė kreshmojė njė ose dy ditė pėrpara.

    - VIII -

    1. Dhe kreshmat tuaja tė mos jenė bashkė me ato tė hipokritėve. Ata kreshmojnė tė hėnėn dhe tė enjten, ndėrsa ju do tė kreshmoni tė mėrkurėn dhe tė premten.
    2. As mos u lusni si hipokritėt, por siē porositi Zoti nė Ungjillin e tij, kėshtu tė luteni: “Ati ynė qė je nė qiell, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė mbretėria jote, u bėftė dėshira jote si nė qiell dhe mbi tokė; bukėn tonė tė pėrditėshme jepna neve sot dhe falna fajin tonė, sikurse edhe ne ua falim fajtorėve tanė, dhe mos na shtjer nė ngasje, por na shpėto nga i ligu; sepse jotja ėshtė fuqia dhe lavdia nė jetėt”.
    3. Tė luteni kėshtu tri herė nė ditė.

    - IX -

    1. Pėrsa i pėrket falenderimit, tė falenderoni kėshtu.
    2. Sė pari pėr kupėn: Tė falenderojmė, Ati ynė, pėr vreshtin e shenjtė tė Davidit, birit tėnd, qė na e bėre tė njohur nėpėrmjet Jesuit birit tėnd; ty tė pėrket lavdia nė jetėt.
    3. Pėrsa i pėrket thyerjes sė bukės: Tė falenderojmė, Ati ynė, pėr jetėn dhe njohurinė qė na e bėre tė njohur me anė tė Jesuit birit tėnd; ty tė pėrket lavdia nė jetėt.
    4. Ashtu si kjo bukė e thyer dhe e shpėndarė mbi malet, pasi u mblodh, u bė njė, kėshtu u mbledhtė edhe Kisha jote nga anėt e dheut nė mbretėrinė tėnde; se ty tė pėrket lavdia dhe fuqia nėpėrmjet Jesu Krishtit nė jetėt.
    5. Askush tė mos hajė apo tė pijė nga falenderimi juaj, pėrveē tė pagėzuarve nė emrin e Zotit, sepse pėr ata Zoti ka thėnė: “Mos ua jepni tė shenjtat qenve”.

    - X -

    1. Pasi tė jeni ngopur falenderoni kėshtu:
    2. Tė falenderojmė, Atė i shenjtė, pėr emrin tėnd tė shenjtė, qė e tendėsove nė zemrat tona, si dhe pėr njohurinė, pėr besimin dhe pavdekėsinė, qė na e bėre tė njohur nėpėrmjet Jesuit, Birit tėnd; ty tė pėrket lavdia nė jetėt.
    3. Ti, o Zot i tėrėfuqishėm, i ndėrtove tė gjitha pėr emrin tėnd, ushqimin dhe pijen ua dhe njerėzve pėr kėnaqėsi, qė tė tė falenderojnė ty, ndėrsa neve na dhe ushqimin dhe pijen shpirtėrore si dhe jetėn e pėrjetėshme nėpėrmjet Birit tėnd.
    4. Sė pari tė falenderojmė se je i fuqishėm; ty tė pėrket lavdia nė jetėt.
    5. Kujto, o Zot, Kishėn tėnde dhe shpėtoje atė nga ēdo ligėsi dhe pėrsose atė nė dashurinė tėnde. Mblidhe atė nga tė katėr anėt e erės, mblidhe atė qė u shenjtėrua nė mbretėrinė tėnde qė e bėre gati pėr tė; se ty tė pėrket fuqia dhe lavdia nė jetėt.
    6. Le tė vijė hiri dhe le tė shkojė kjo botė: Hosana Perėndisė sė Davidit. Kush ėshtė i shenjtė, le tė vijė, tė pendohet. “Maran atha”. Amen.
    7. Ndėrsa profetėt i lejoni tė thonė falenderime sa tė duan.


    - XI -

    1. Pra, kushdo qė tė vijė t’ju mėsojė tė gjitha ato gjėra qė u thanė mė lart, pranojeni.
    2. Por nėse ky mėsues ndryshon dhe fillon tė mėsojė mėsim tjetėr, duke i hedhur poshtė ato qė u thanė mė lart, mos e dėgjoni, por nėse do tė shtojė drejtėsinė dhe njohurinė e Perėndisė, pranojeni si Zotin.
    3. Pėrsa u pėrket apostujve dhe profetėve, veproni ashtu siē thotė Ungjilli.
    4. Ēdo apostull qė tė vijė tek ju priteni si Zotin.
    5. Por ai nuk do tė qėndrojė mė shumė se njė ditė dhe po tė jetė nevoja edhe njė tjetėr. Po tė qėndrojė tri ditė, ėshtė profet i rremė.
    6. Kur tė ikė apostulli, tė mos marrė asgjė me vete, pėrveē bukės deri sa tė gjejė njė strehė tjetėr. Por, po tė kėrkojė para, ėshtė profet i rremė.
    7. Profetin qė flet nė Frymė mos e vini nė provė as mos e hulumtoni. Ēdo mėkat do tė falet, ndėrsa ky mėkat nuk do tė falet.
    8. Por jo kushdo qė flet nė Frymė ėshtė profet, por ėshtė vetėm atėherė kur ka mėnyrat e Zotit. Nga mėnyrat e veprimit do tė dallohet profeti i rremė nga profeti.
    9. Profeti qė thotė nė Frymė tė shtrohet tryeza, tė mos hajė nga ajo, sepse nėse ha, ėshtė profet i rremė.
    10. Profeti qė mėson tė vėrtetėn, nėse vetėm i mėson dhe nuk i bėn, atėherė ėshtė profet i rremė.
    11. Por profeti qė provohet se ėshtė i vėrtetė, dhe bėn mister shekullar nė kisha, por qė nuk mėson tė bėni ato qė ai bėn, nuk do tė gjykohet nga ju. Gjykimin do ta ketė me Perėndinė, pasi kėshtu bėnė edhe profetėt e vjetėr.
    12. Atė qė thotė nė Frymė: “Mė jep para”, apo tė tjera si kėto, mos e dėgjoni. Por po t’ju thojė tė jepni pėr tė tjerė qė nuk kanė, mos ta gjykojė askush.

    - XII -

    1. Le tė pranohet kushdo “qė vjen nė emrin e Zotit”. Por, mė pas, pasi ta keni provuar, do tė kuptoni, pasi do tė keni njohuri nga e djathta dhe nga e majta.
    2. Nėse ai qė vjen ėshtė thjesht kalimtar, ndihmojeni sa tė mundeni, por nuk do tė rrijė mė shumė se dy apo tri ditė, vetėm nėse ėshtė e nevojshme.
    3. Por nėse ai dėshiron tė rrijė tek ju dhe ka zanat, le tė punojė dhe le tė hajė.
    4. Nėse nuk ka zanat, kujdesuni sipas gjykimit tuaj, qė tė mos jetojė me ju asnjė i krishterė pa punuar.
    5. Por nėse nuk dėshiron tė bėjė kėshtu, atėherė ėshtė tregtar qė tregton Krishtin; nga kėta kini kujdes.

    - XIII -

    1. Ēdo profet i vėrtetė qė dėshiron tė rrijė me ju “ėshtė i denjė pėr ushqimin e tij”.
    2. Po kėshtu edhe mėsuesi i vėrtetė ėshtė i denjė pėr ushqimin e tij, sikurse edhe punėtori.
    3. Merrni pjesėn mė tė mirė tė shtrydhėsit tė rrushit dhe tė lėmit, tė qeve dhe tė deleve dhe jepjani profetėve, sepse ata janė kryepriftėrinjtė tuaj.
    4. Nėse nuk keni profet, jepjani tė varfėrve.
    5. Po tė bėsh bukė, merr pjesėn mė tė mirė dhe jepe sipas urdhėrimit.
    6. Gjithashtu, nėse hap qyp me verė apo me vaj, pjesėn mė tė mirė jepja profetėve.
    7. Por edhe nga paratė, veshjet apo ēdo gjė tjetėr qė ke, merr pjesėn mė tė mirė, dhe sipas gjykimit tėnd, jepe sipas urdhėrimit.

    - XIV -

    1. Kur tė mblidheni tė dielėn e Zotit, thyeni bukėn dhe falenderoni, pasi tė keni rrėfyer shkeljet tuaja, qė tė jetė i pastėr flijimi juaj.
    2. Por kushdo qė ka zėnkė me njė tjetėr, tė mos mblidhet me ju, deri sa tė pajtohen, nė mėnyrė qė tė mos ndotet flijimi juaj.
    3. Sepse kjo ėshtė ajo qė tha Zoti: “Nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend do tė mė ofrosh flijim tė pastėr, pasi jam mbret i madh, - thotė Zoti, - dhe emri im ėshtė i mrekullueshėm ndėr kombet”.

    - XV -

    1. Dorėzoni, pra, pėr veten tuaj peshkopė dhe dhjakonė tė denjė pėr Zotin, burra tė butė, jo argjendashės, tė vėrtetė dhe tė provuar, qė t’ju shėrbejnė edhe juve shėrbesėn e profetėve dhe mėsuesve.
    2. Mos i pėrbuzni ata, sepse janė mė tė nderuarit mes jush bashkė me profetėt dhe mėsuesit.
    3. Qortoni njėri-tjetrin jo me zemėrim, por me paqe, siē ėshtė dhe nė Ungjill dhe pėr kėdo qė gabon ndaj tjetrit, tė mos thuhet asgjė dhe tė mos dėgjojė asgjė prej jush, derisa tė pendohet.
    4. Lutjet tuaja, lėmoshat tuaja dhe gjithė
    veprat tuaja, kėshtu t’i bėni siē e keni tė shkruar nė Ungjillin e Zotit tonė.

    - XVI -

    1. Vigjėloni pėr jetėn tuaj. “Pishtarėt tuaj tė mos fiken dhe mesi juaj tė mos jetė i palidhur me rripa, por tė bėheni gati, pasi nuk e dini orėn kur do tė vijė Zoti ynė”.
    2. Tė mblidheni shpesh duke kėrkuar ato qė i pėrkasin shpirtrave tuaj, sepse nuk do t’ju bėjė asnjė dobi gjithė koha qė do tė kaloni nė besim, nėse nuk pėrsoseni nė kohėn e fundit.
    3. Nė ditėt e fundit do tė shumohen profetėt e rremė dhe shthurėsit, dhe ata do t’i kthejnė delet nė ujqėr dhe dashurinė nė urrejtje.
    4. Pasi tė jetė rritur paudhėsia, do tė urrejnė njėri-tjetrin, do tė pėrndjekin njėri-tjetrin dhe do ta dorėzojnė njėri-tjetrin, dhe atėherė mashtruesi i botės do tė shafqet si bir Perėndie dhe do tė bėjė shenja dhe mrekulli dhe dheu do tė bjerė nė duart e tij, dhe do tė bėjė gjėra jo tė shenjta qė nuk janė bėrė ndonjėherė nė jetėt.
    5. Atėherė krijesat njerėzore do tė kalojnė nėpėr zjarrin e provės “dhe shumė do tė skandalisen dhe do tė humbasin, por ata qė do tė durojnė nė besim, ata do tė shpėtojnė” nga ky mallkim.
    6. Dhe atėherė do tė shfaqen shenjat e sė vėrtetės. Sė pari, shenja e plasaritjes nė qiell, pastaj shenja e zėrit tė trumpetės dhe sė treti, ngjallja e tė vdekurve.
    7. Jo tė gjithė, por ashtu siē tha Zoti: “Do tė vijė Zoti dhe gjithė shenjtorėt me tė”.
    8. Atėherė, bota do tė shikojė Zotin duke ardhur mbi retė e qiellit.

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Mosha
    39
    Postime
    3,128
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Ashtu si kjo bukė e thyer dhe e shpėndarė mbi malet, pasi u mblodh, u bė njė, kėshtu u mbledhtė edhe Kisha jote nga anėt e dheut nė mbretėrinė tėnde; se ty tė pėrket lavdia dhe fuqia nėpėrmjet Jesu Krishtit nė jetėt.
    Amin!

    Me te vertete shkrime shume te bukura dhe informuese mbi jeten e Kishes se hershme.

    Kryeengjell, nuk e di nqs e ke te pekthyer dhe Bariun e Hermasit dhe Letren per Dionjetin?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Matrix

    Bariun e Hermansit nese do ta doje me gjithe qef, per Dionjetin nuk e di nese eshte pikerisht keshtu apo ka emer tjeter. Megjithate po Bariun e Hermansit mund ta postoj.

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Mosha
    39
    Postime
    3,128
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Ne fakt emri i gjate eshte:

    Letra e Mathetesit per Diognetin

    e gjen ne anglisht ketu

    http://www.ccel.org/fathers2/ANF-01/anf01-08.htm

    Flet per zakonet e Kishes se hershme.

    Kam dashur gjithmone ta perkthej, por nqs e ke te perkthyer do me kurseje mundimin

    Sidoqofte, dhe per Bariun e Hermasit do te isha mirenjohes nqs do e postoje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 12-12-2006 mė 09:06
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Matrix

    Shkrime te tjera nga Kisha e vjeter jane dhe letrat e Shen Ignat Hyjmbajtesit dhe Tertuliani mbi lutjen.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Nė mbrojtje tė Besės – Letėr pėr Diognetin, kryet 5 - 6.

    Nė mbrojtje tė Besės – Letėr pėr Diognetin, kryet 5 - 6.

    Kisha nė botė


    5. Pėr tė krishterėt nuk mund tė bėhet dallim nga pjesa tjetėr e racave njerėzore duke u nisur nga vendi, nga gjuha ose zakoni. 2. Ata nuk jetojnė nė qytete tė tyret; ata nuk pėrdorin formė tė pėrveēme tė ligjėratės; ata nuk ndjekin njė mėnyrė jashtėqendrore (ekscentrike) tė jetės. 3. Kjo doktrinė e tyre nuk ėshtė zbuluar nga zgjuarsia apo nga mendimet e thella tė njerėzve kuriozė, dhe kėta njerėz nuk pėrdorin njė mėsim thjesht njerėzor, ashtu siē bėjnė disa njerėz tė tjerė. 4. Edhe pse jetojnė nė qytete tė ngjashme me ato barbare e Greke, siē i ka rėnė pėr short ēdo njeriu, dhe ndjekin zakonet e vendit si nė veshje, nė ushqim dhe nė ēėshtje tė tjera tė jetės sė pėrditshme, ata nė tė njėjtėn kohė japin prova tė ndėrtimit tė shkėlqyer tė pasurisė sė tyre tė pėrbashkėt. 5. Ata jetojnė nė vendet e tyre, por vetėm si tė huaj. Ata kanė pjesėn e tyre nė ēdo gjė si qytetarė dhe vuajnė ēdo gjė si tė huaj. Ēdo tokė e huaj ėshtė atdheu i tyre, dhe madje ēdo atdhe ėshtė pėr ta njė tokė e huaj. 6. Ata martohen si ēdo njeri tjetėr dhe lindin fėmijė, por ata nuk braktisin pasardhėsit e tyre. 7. Ata e ndajnė vendin e tyre me njėri tjetrin, por jo krevatin e tyre martesor. 8. Ėshtė e vėrtetė qė ata ekzistojnė “nė mish” por ata nuk jetojnė “sipas mishit” . 9. Ata merren me punė nė tokė, por janė qytetarė tė qiellit . 10. Ata i binden ligjeve tė krijuara, por nė jetėn e tyre shkojnė pėrtej asaj ē’ka kėrkojnė ligjet. 11. Ata i duan tė gjithė njerėzit dhe nga i gjithė njerėzimi persekutohen. 12. Ata janė tė panjohur dhe akoma sulmohen; ata ekzekutohen pėr vdekje, por prapė sillen nė jetė. 13. Ata janė tė varfėr, por prapė bėhen tė pasur; janė plotėsisht tė varfėruar, por prapė vazhdojnė tė gėzojnė bollėk. 14. Ata ēnderohen dhe nė kulmin e ēnderimit tė tyre bėhen tė lavdishėm; poshtėrohen dhe pėrgėzohen njėkohėsisht. 15. Ata pėrbuzen, por prapė janė tė bekuar; kur ata poshtėrohen, respektohen akoma mė shumė. 16. Kur ata bėjnė tė mira, ndėshkohen si keqbėrės; kur i nėnshtrohen ndėshkimit, ata gėzojnė qė janė sjellė nė jetė. 17. Ata trajtohen nga judenjtė si tė huaj dhe armiq dhe poshtėrohen nga grekėt; dhe gjatė gjithė kohės tė gjithė ata qė i urrejnė e kanė tė pamundur tė justifikojnė armiqėsinė e tyre .

    6. Pėr ta thėnė mė thjeshtė: ēfarė shpirti ėshtė nė trup, kjo janė tė krishterėt nė botė. 2. Shpirti zhduket pėrmes gjithė pjesėve tė trupit, dhe tė krishterėt shpėrndahen nė tė gjithė vendet e botės. 3. Shpirti jeton nė trup, por nuk i pėrket trupit dhe tė krishterėt jetojnė nė botė por nuk i pėrkasin botės. 4. Shpirti, qė ėshtė i padukshėm, ruhet brenda trupit tė dukshėm; nė tė njėjtėn mėnyrė, tė krishterėt njihen kur ekzistojnė nė botė, por besimi i tyre qėndron i padukshėm. 5. Mishi e urren shpirtin dhe e trajton atė si armik, edhe pse nuk ka vuajtur prej tij, sepse i ėshtė privuar nga gėzimi kėnaqėsive e tij; kėshtu qė edhe bota i urren tė krishterėt edhe pse ajo nuk ka vuajtur nga duart e tyre, sepse ata e shtyjnė vetveten kundėr kėnaqėsive tė saj. 6. Shpirti dashuron mishin dhe pjesėt e tij tė
    cilat e urrejnė atė; nė tė njėjtėn mėnyrė tė krishterėt duan ata tė cilėt i urrejnė.
    7. Shpirti mbyllet nė trup dhe prapė e mban trupin tė bashkuar; ndėrsa tė krishterėt kufizohen nė botė si nė njė burg dhe prapė ata e mbajnė botėn tė bashkuar. 8. Shpirti, i cili ėshtė i pavdekshėm, vendoset nė njė banesė tė vdekshme; ndėrsa tė krishterėt vendosen midis gjėrave tė prishme, pėr tė pritur paprishjen qė do tė jetė e tyre nė qiell. 9. Shpirti, kur mbahet keq me ushqim dhe pije, rritet mė mirė; po kėshtu dhe tė krishterėt, kur ndėshkohen nga dita nė ditė, rriten shumė e mė shumė. Ėshtė njė vend si ky ku Perėndia i ka vendosur ata dhe ata nuk duhet tė pėrpiqen ta shmangin atė.

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Mosha
    39
    Postime
    3,128
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Faleminderit Kryeengjell
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Mosha
    39
    Postime
    3,128
    Faleminderit
    0
    23 falenderime nė 23 postime
    Kryeengjell, i ke dhe kapitujt e tjeter te kesaj letre (per Dionjetin) te perkthyera?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Fatkeqesisht jo

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2006
    Postime
    25
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Smile pershendetje

    e para dua tju uroj krishtlidjet dhe vitin e ri te gjitheve. krishti i lindur ne shpellen e Betlehemit le te linde dhe ne zemrat tona.
    kryeengjell doja tete pyesja nqs rastesisht te ka rene ne dore sherbesa e shen Astit te Durresit

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Stefan me pak vonese, por me mire vone se kurre. Do bej nje perpjekje per ta gjetur dhe nqs do ta dergoj.

Tema tė Ngjashme

  1. Shkrimet e Hershme: Letra e Shėn Ignat Hyjmbajtėsit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 09:23
  2. Shkrimet e Hershme: Tertuliani mbi lutjen
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 08:34
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Tradita e Shenjtė: Rruga qė tė shpie nė shtėpi
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-07-2005, 02:05
  5. Sola scriptura ne Kishen e hershme
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 17:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •