Një nga ankesat më të mëdha të grave është se burrat i gënjejnë. Ndërsa gratë janë të prirura t’i lënë ata të ikin edhe pse dëshpërimisht duan t’i besojmë. Por ju mund të jetoni një dashuri të lumtur duke njohur gënjeshtrat e burrit e duke e pritur, që ai një ditë të bëhet i përgjegjshëm. Ja pesë gënjeshtrat që kryesojnë top-listën e atyre, që burrat thonë përditë dhe, arsyet pse detyrohen të gënjëjnë:
Ajo është vetëm një mikeshë
Një grua e panjohur përgjigjet në telefonin e tij? Duke fjetur në divan të duket sikur është gati për sulm, të kapë telefonin nëse i bie? Shpenzon netë të gjata me të? Me sa duket ajo është një “mikeshë ”?… Po, por njëra me të cilën ai shkon në shtrat herë pas here. Burrat thonë këtë gënjeshtër, pra është thjesht një mike sepse duan të të bindin se është e pamundur që ata të dalin me çdo grua, në jetën e tyre.”Mikeshë” nuk mjafton për të qenë “e dashur” …por ai kurrë nuk do të donte t’iu jepte fund krejtësisht gjërave, sidomos në rastin kur kjo nuk ka lidhje me ty, sipas tij.
Jam gati të ndryshoj
Ka dy arsye pse meshkujt, të cilët momentalisht nuk janë gati të ndryshojnë, thonë se jani gati për ta bërë. E para sepse mendojnë se ju do t’i vini veshin këtij premtimi. Ata e bëjnë për vete një grua duke u shprehur interesin e tyre që ajo të jetë gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij, dhe kështu janë gati ta bëjnë këtë gënjështër sa herë e kanë të nevojshme. Arsyeja tjetër është se ata sinqerisht besojnë se do të ndryshojnë … deri në pozicionin kur iu duhet ta mbajnë vërtet këtë premtim. Dhe papritur ata vendosin që nuk është kjo ajo të cilën ata kanë dashur të bëjnë tek vetja e tyre. E dhimbshme, apo jo…
Nuk je ti problemi, jam unë
Nganjëherë ai ideali jeni ju. Burrat nuk janë aq të zotë sa gratë në artin e bukur të diplomacisë në zgjidhjen e konflikteve. Nëse një grua ndihet e çlirët ndërsa i tregon një burri se nuk është e interesuar ndaj tij, ai ndihet shumë i frikësuar nga komunikimi direkt. Kur ai thotë “Nuk je ti problemi, jam unë”, në fakt është duke thënë “Unë nuk ndiej dhe aq për ty”… Gjithmonë i bie pak larg për të thënë atë që ndien vërtet.
Kam qenë dikur…
Kur një burrë është tashmë i njohur si mashtrues, falja e parë që të ofron është se “ ka qenë dikur” . Në realitet, të qenit mashtrues është motiv dhe mënyra e tij e të sjellurit. Nëse burri juaj mashtron dhe betohet se nuk do ta bëjë më, mos e merrni shumë për bazë fjalën e tij. Ti nuk mund ta besosh se si ka mundësi që po tregohet kaq i sinqertë me diçka, që sërish po ju gënjen.
Kurrë nuk do të të gënjej ty
Mund të jetë problem nëse një burrë mbron vazhdimisht idenë se sa i ndershëm është. Nëse ai rregullisht ju bën një sërë betimesh se nuk do t’ju gënjejë kurrë, kjo mund të jetë një shenjë e pandershmërisë ndaj teje.
...
Po ju a genjeni ndonjehere? ()
Krijoni Kontakt