Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Gënjeshtrat që dalin nga goja e meshkujve

    Një nga ankesat më të mëdha të grave është se burrat i gënjejnë. Ndërsa gratë janë të prirura t’i lënë ata të ikin edhe pse dëshpërimisht duan t’i besojmë. Por ju mund të jetoni një dashuri të lumtur duke njohur gënjeshtrat e burrit e duke e pritur, që ai një ditë të bëhet i përgjegjshëm. Ja pesë gënjeshtrat që kryesojnë top-listën e atyre, që burrat thonë përditë dhe, arsyet pse detyrohen të gënjëjnë:

    Ajo është vetëm një mikeshë

    Një grua e panjohur përgjigjet në telefonin e tij? Duke fjetur në divan të duket sikur është gati për sulm, të kapë telefonin nëse i bie? Shpenzon netë të gjata me të? Me sa duket ajo është një “mikeshë ”?… Po, por njëra me të cilën ai shkon në shtrat herë pas here. Burrat thonë këtë gënjeshtër, pra është thjesht një mike sepse duan të të bindin se është e pamundur që ata të dalin me çdo grua, në jetën e tyre.”Mikeshë” nuk mjafton për të qenë “e dashur” …por ai kurrë nuk do të donte t’iu jepte fund krejtësisht gjërave, sidomos në rastin kur kjo nuk ka lidhje me ty, sipas tij.

    Jam gati të ndryshoj

    Ka dy arsye pse meshkujt, të cilët momentalisht nuk janë gati të ndryshojnë, thonë se jani gati për ta bërë. E para sepse mendojnë se ju do t’i vini veshin këtij premtimi. Ata e bëjnë për vete një grua duke u shprehur interesin e tyre që ajo të jetë gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij, dhe kështu janë gati ta bëjnë këtë gënjështër sa herë e kanë të nevojshme. Arsyeja tjetër është se ata sinqerisht besojnë se do të ndryshojnë … deri në pozicionin kur iu duhet ta mbajnë vërtet këtë premtim. Dhe papritur ata vendosin që nuk është kjo ajo të cilën ata kanë dashur të bëjnë tek vetja e tyre. E dhimbshme, apo jo…

    Nuk je ti problemi, jam unë

    Nganjëherë ai ideali jeni ju. Burrat nuk janë aq të zotë sa gratë në artin e bukur të diplomacisë në zgjidhjen e konflikteve. Nëse një grua ndihet e çlirët ndërsa i tregon një burri se nuk është e interesuar ndaj tij, ai ndihet shumë i frikësuar nga komunikimi direkt. Kur ai thotë “Nuk je ti problemi, jam unë”, në fakt është duke thënë “Unë nuk ndiej dhe aq për ty”… Gjithmonë i bie pak larg për të thënë atë që ndien vërtet.

    Kam qenë dikur…

    Kur një burrë është tashmë i njohur si mashtrues, falja e parë që të ofron është se “ ka qenë dikur” . Në realitet, të qenit mashtrues është motiv dhe mënyra e tij e të sjellurit. Nëse burri juaj mashtron dhe betohet se nuk do ta bëjë më, mos e merrni shumë për bazë fjalën e tij. Ti nuk mund ta besosh se si ka mundësi që po tregohet kaq i sinqertë me diçka, që sërish po ju gënjen.

    Kurrë nuk do të të gënjej ty

    Mund të jetë problem nëse një burrë mbron vazhdimisht idenë se sa i ndershëm është. Nëse ai rregullisht ju bën një sërë betimesh se nuk do t’ju gënjejë kurrë, kjo mund të jetë një shenjë e pandershmërisë ndaj teje.

    ...

    Po ju a genjeni ndonjehere? ( )
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Kur me kane kapur ne flagrance te dashurat me nje femer tjeter,u them gjithmone....
    NUK PO BEJ ATE QE PO MENDON TI........
    Dhe me e bukura eshte se ato e besojne kete gje...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Kur e do nje person ske pse ta genjesh.

    Un falenderoj zotin qe kam vella, sepse po mos te kisha dhe po mos te shikoja menyren qe ai e bind nje femer....ehhhh sa fjale te bukura do kisha besuar un!
    Cunat keni nje menyr qe te bindni shume leht (sidomos po te jeni ndo nje cik simpatik). Personalisht jam mesuar mos te genjehem nga fjalet e bukura kshu qe nuk e imagjinoj dot vehten te jem me nje person i cili do me fitoj aq leht sa mos ta ket problem te me genjej.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga FierAkja143
    .
    Personalisht jam mesuar mos te genjehem nga fjalet e bukura kshu qe nuk e imagjinoj dot vehten te jem me nje person i cili do me fitoj aq leht sa mos ta ket problem te me genjej.
    Sa bukur qe e thua....pret qe te fitojne te tjeret....
    po ti ke ndermend te zgjedhesh ndonjehere?????????apo do te zgjedhin gjithmone...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Akili nuk po flasim per loje bixhizi ktu.
    Ti kur te pelqen nje vajz nuk mundohesh ti besh pershtypje? Po i bere aq pershtypje sa ajo te pranoj te jet me ty domethen qe ajo te zgjodhi ty dhe ti e fitove ate, apo jo? (do me falesh se shqipen se kam dhe aq te mir)
    Deri sot nuk me ka bere pershtypje ndo nje cun qe nuk eshte munduar te me flasi vet ai i pari. Cunat qe presin tju flasi femra e para le te presin per ato qe e bejn kete gje. (nuk po them se eshte gje e keqe te vesh nje djal ne sy dhe ti afrohesh...ndoshta un nuk jam aq e zgjuar apo e bukur sa ti afrohem vet nje djali).

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga FierAkja143
    Akili nuk po flasim per loje bixhizi ktu.
    Ti kur te pelqen nje vajz nuk mundohesh ti besh pershtypje? Po i bere aq pershtypje sa ajo te pranoj te jet me ty domethen qe ajo te zgjodhi ty dhe ti e fitove ate, apo jo? (do me falesh se shqipen se kam dhe aq te mir)
    Deri sot nuk me ka bere pershtypje ndo nje cun qe nuk eshte munduar te me flasi vet ai i pari. Cunat qe presin tju flasi femra e para le te presin per ato qe e bejn kete gje. (nuk po them se eshte gje e keqe te vesh nje djal ne sy dhe ti afrohesh...ndoshta un nuk jam aq e zgjuar apo e bukur sa ti afrohem vet nje djali).
    zgjedhja nuk ka te beje me zgjuarsine apo bukurine...une kam ikur qe nga 90-ta nga shqiperia mirepo e njoh shume mire mentalitetin atje......per femren eshte turp te bej shenje e para....
    ne shume shtete te europes (qe kam jetuar) nuk eshte turp edhe po beri femra shenje e para....
    pra kur te pelqen dikush,nuk ka rendesi se kush e jep shenjen i pari....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    e paske zakon nxin dicka ti, kapesh tek ajo dhe humbet te gjith kuptimin e shkrimit.

  8. #8
    i/e larguar Maska e Edelweiß
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Vendndodhja
    Fshat
    Postime
    103
    Po gjynha se njerez jane dhe ata le te genjejne 1 cik

  9. #9
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Nuk je ti problemi, jam unë

    Nganjëherë ai ideali jeni ju. Burrat nuk janë aq të zotë sa gratë në artin e bukur të diplomacisë në zgjidhjen e konflikteve. Nëse një grua ndihet e çlirët ndërsa i tregon një burri se nuk është e interesuar ndaj tij, ai ndihet shumë i frikësuar nga komunikimi direkt. Kur ai thotë “Nuk je ti problemi, jam unë”, në fakt është duke thënë “Unë nuk ndiej dhe aq për ty”… Gjithmonë i bie pak larg për të thënë atë që ndien vërtet.


    Po ju a genjeni ndonjehere? ( )
    Kjo me ka pelqyer gjithmone
    To look life in the face....

  10. #10
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    Te gjitha grat duan qe cdo here te thuash te verteten ku mberenda te vertetes eshte genjeshtra me e madhe.

    Ata duke e ditur se ti i genjen perseri te cajn koken qe nga goja e burit te dale nje e vertet e rejshme.

    Bazohem nga ajo se cdo femer deshiron ti thuash te dua edhe pse nuk e don por ata deshirojn qe ta thuash.

    Kjo eshte ajo pse burat genjen sepse grat jane ata qe te verteten se duan kurr :P

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Studimi gjerman: Soditja e gjoksit te femrave, zgjat jeten e meshkujve
    Nga klandestini në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 08:53
  2. Bota e brëndshme dhe sekrete e meshkujve.
    Nga YlliRiaN në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 26-06-2009, 18:04
  3. Sjellja e meshkujve ne chat!!
    Nga Visage në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 20:26
  4. Lamtumire elegances, moda e meshkujve tipike banditesh!
    Nga Gjallica në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 11:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •