Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Shėn Irini - 5 maj

    Shėn Irini

    Dėshmorja e madhe Shėn Irini ka jetuar nga fillimi i shekullit tė katėrt. Qe lindur nė qytetin Megjedo tė Persisė dhe emri i saj i parė ishte Penelopi. Babai i saj i cili ishte qeveritar i njė krahine nė Persi, quhej Liqin dhe e ėma Liqinia. Qė nė vogėli ishte e bukur dhe e zgjuar. Prindėrit e donin shumė se e kishin dhe tė vetme. Zoti nuk u kishte falur fėmijė tjetėr. Kur u bė gjashtė vjeē i morėn njė mėsues, njė plak qė e quanin Apelian, pėr ta edukuar.

    Plaku ishte i pamartuar dhe ishte nga ata njerėz qė lenė mėnjanė ēdo prirje tjetėr dhe me pasion jepen pas studimit dhe mėsimit. Pėr kėtė arsye, njė lloj ftohtėsie i kishte pushtuar shpirtin, ashtu siē ngjan me tė gjithė ata qė duke rrojtur tė ndarė nga shoqėria, zhvillojnė vetėm mendjen dhe nuk e ēajnė kokėn fare pėr thesaret e zemrės. Mirėpo Penelopi e vogėl kishte mundur t'ia zhdukte atė ftohtėsi plakut tė ditur dhe t'ia kthente shpirtin pėr bukuri. Ajo nxėnėse e njomė dhe e paditur u tregua nga kjo pikėpamje mė e fortė se mėsuesi i saj i urtė. Shpirti i tij i thatė e i pathyer, nga shoqėrimi me atė krijesė tė padjallėzuar e plot me hir, nuk vonoi ta ndiente e tė kuptonte virtytin e ėmbėl tė dashurisė. Ai qė nuk e ndjente nevojėn e fėmijėve, qė kujtonte se ishin tė mjaftueshme pėr tė vetėm librat, kuptoi pa ditur se ishte gėnjyer, se njeriu nuk pėrbėhej vetėm prej mendjes, por dhe prej zemrės dhe se ėshtė e metė ajo dituri sė cilės i mungon njohja e njėrės prej ndjenjave mė tė shenjta tė shpirtit tė njeriut, simpatia, dashuria, thjeshtėsia dhe sinqeriteti i fėmijėve. Ky zbulim e hidhėroi, pse kish kaluar tėrė kohėn e vet pėr ta pasuruar vetėm mendjen, po nga ana tjetėr dhe e gėzoi. Dhe kėshtu njė ditė, kur vuri re se nxėnėsja e tij e vogėl e kish frymėzuar tė bėhej dhe mė i ditur, i tha vetes: "Mė mirė vonė se kurrė".

    Nxėnėsja e tij e vogėl ishte shembull nė tė gjitha. E hijshme, por jo fodulle, e gjallė, por jo e paturpshme. Me guxim por dhe me bindje e respekt. E zgjuar, por dhe e kujdesshme e studioze. Kėnaqej mėsuesi qė e mėsonte, kėnaqej dhe nxėnėsja qė e dėgjonte. Prindėrit shihnin entuziazmin e Apelianit dhe gėzoheshin me pėrparimet e jashtėzakonshme tė vajzės sė tyre tė vetme. Muajt e verės i kalonte nė njė ēiflig jashtė qytetit, ku ishte njė kėshtjellė e madhe, e stolisur pėrbrenda me tė gjitha tė mirat. Penelopi gėzohej pa masė me bukuritė e rralla tė kopshtit, ku lloj-lloj pemėsh lėshonin hijet e tyre dhe ku shushurimat e rrėkeve tė panumėrta bashkoheshin me kėngėt melodioze tė zogjve. Njė bukuri tė veēantė kishte dhe lindja e perėndimi i diellit. Apeliani e ndjente veten pėrsėri tė ri nė atė rreth tė mrekulueshėm dhe mėsimet i bėnte zakonisht jashtė, duke marrė shembuj tė ndryshėm nga natyra pėr tė pasuruar mė tepėr mendjen e vajzės, e cila ishte nė gjendje tani tė shfaqte dhe mendimet e veta, mendime qė shpesh herė i bėnin pėrshtypje mesuesit plak dhe i dėgjonte me kėnaqėsi, se kishin kaluar vite bashkė.

    Njė ditė iu shtua shėrbėtorėve dhe njė vajzė e re e krishterė. Prindėrit e Penelopit nuk e dinin atė se qe e tillė, veē asaj qė qe njė vajzė e ndershme dhe besnike. Dhe vėrtet. Asnjė nga gratė dhe vajzat qė kishin shėrbyer nė shtėpi tė Liqinit nuk ishte aq fisnike dhe e ndershme, si ajo. Liqini me tė shoqen ishin tepėr tė gėzuar pėr kėtė. Bile dhe plaku Apelian nuk kishte fjalė pėr tė shprehur simpatinė pėr atė vajzė tė virtytshme. Dhe kur ndonjėherė e quanin tė ditur, ai u pėrgjigjej: "Eshtė kėtu njė shpirt mė i ditur se unė" dhe duke treguar shėrbėtoren e re shtonte: "Kjo ka diēka mė tė lartė se dituria, zbatimin e kėsaj nė jetė".

    Por mė tepėr e kėnaqur se gjithė tė tjerėt ishte Penelopi. Ndėrsa prindėrit e kėqyrnin vajzėn e re si njė shėrbėtore tė mirė dhe Apeliani si njė femėr tė ditur, ajo e donte si shoqen e saj mė tė dashur dhe si motėr tė vėrtetė. Qė nė ditėt e para e ka ēmuar, e ka dashur dhe i ka hapur zemrėn.

    Shėrbėtorja, kėtė dashuri tė pėrzemėrt nuk e priti menjėherė. Ajo sillej gjithnjė si shėrbėtore. Nuk harronte se vajza e kishte babain qeveritar, se ajo ish marrė si shėrbėtore dhe se e kishte detyrė tė mos bėhej shkaktare urrejtjeje nga ana e tė tjerėve pėr simpatinė qė ushqente pėr tė vajza e qeveritarit. Mirėpo Penelopi aq shumė ishte tėrhequr nga cilėsitė morale tė shėrbėtores sė re, saqė dėshironte ta kishte gjithnjė me vete. Kur mbaronte mėsimet, e thėrriste pranė ose bėnin shėtitje bashkė pėrmes pemėve tė shumta tė kopshtit, ose tė mbyllura nė dhomėn e studimit, bisedonin pėr ēėshtje tė ndryshme, fillimin e tė cilave e bėnte gjithnjė vajza e Liqinit.

    Gjatė kėtyre bisedave, ajo qė i bėnte pėrshtypje Penelopit, ishte morali qė shkėlqente nė sjelljet, nė tė folurit dhe nė mendimet e shėrbėtores. E ndjente tė sinqertė dhe nė mendimet e saj mė tė thella dhe nė dėshirat e saj mė tė fshehta, e shihte zotėruese tė zotėsisė, tė zemėrgjerėsisė dhe tė dashurisė mė tė kulluar e mė e devotshme.

    Nga bisedat rreth ēėshtjeve morale, ngadalė kaluan nė ēėshtje fetare e filozofike. Apeliani e kishte bėrė mjaft tė fortė nxėnėsen e tij. Mirėpo mėsimi i tij ishte i pėrzier me mėsimet e kota tė fesė persiane. Dhe mendja e Penelopit nuk ishte e zonja tė ecte drejt tė vėrtetės dhe dritės. Ndonėse mendimet e saj i rregullonte dhe i frymėzonte feja stėrgjyshore, shpirti i saj nuk ishte krejt i kėnaqur. Njė instinkt i brendshėm i pėshpėriste fshehurazi se do tė kishte ndonjė tė vėrtetė tjetėr tė plotė e tė kėnaqshme. Dhe kėtė gjė nuk ia fshehu shoqes sė saj besnike.

    Shėrbėtorja atėherė vendosi ta vėrė nė zbatim mė shpejt planin pėr tė cilėn kishte hyrė si shėrbėtore. E bindur se nuk do tė shkaktonte ndonjė ngatėrresė nė mendjen e vajzės, e bindur se ara e shpirtit tė saj ishte pėrgatitur me veprimin e fshehtė dhe tė hirit hyjnor, nisi tė tregojė se ē'besonte ajo vetė pėr prejardhjen e njeriut, pėr qėllimin e krijimit tė tij, pėr jetėn e pasosur, duke u kujdesur vetėm tė mos i tregonte gjė qė nė fillim nė lidhje me Zotin tonė Jisu Krisht. Edhe kėtė e bėnte qė tė ndiqte njė udhė tė sigurt, e cila do t'i sillte pemė tė mira e tė shumta. Penelopi i dėgjonte kėto mėsime plot shpresė, shpirt dhe dashuri, me vėmendje tė madhe dhe ndjente nė zemėr kėnaqėsi e gėzim tė madh sa asnjėherė tjetėr. I shfaqej tani njė botė e re, njė dritė e re, qė i jepte tjetėr kuptim jetės. Shėrbėtorja e krishterė, duke iu pėrgjigjur nė shumė pyetje, i thoshte se ato mėsime i kishte degjuar prej njė mėsuesi tė mirė qė u kish ardhur njėherė si mik nė shtėpi dhe i cili dukej njeri shumė i ditur dhe i virtytshėm.

    Feja e krishterė kishte atėherė mjaft pasues nė Persi. Mirėpo kufizimi nėn tė cilin rronte vajza e Liqinit s'e kishte lejuar tė mėsonte diēka nga mėsimet e Ungjillit. Por, pėr tė krishterėt kishte dėgjuar; dhe kishte dėgjuar gjėra jo shumė tė mira, si pėr sjelljen e tyre, ashtu dhe pėr mėsimin. Dhe tani e shtyrė nga dėshira e madhe pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn si dhe nga Pėrkujdesja Hyjnore, njė ditė Penelopi i tha shoqes sė saj tė dashur, shėrbėtores, pėr tė krishterėt dhe shfaqi dėshirėn tė mėsonte gjėra tė sigurta, si pėr ta dhe pėr mėsimet e tyre. Shėrbėtorja kėrceu nga gėzimi dhe falėnderoi Zotin qė ia kishte lehtėsuar kaq shumė punėn. Natėn pastaj, e ulur nė gjunjė u fal pėr mjaft kohė dhe iu lut Zotit Krisht pėr pėrmbushjen e dėshirės sė saj tė shpejtė.

    Nė kėtė orė e sipėr edhe Penelopi rrinte zgjuar duke menduar mbi ēėshtjet e mėdha tė jetės dhe, duke u falur pėr njohjen sa mė shumė tė dritės. E lodhur pastaj nga mendimet, u pushtua prej gjumit dhe pa njė ėndėrr: Nė fillim pa sikur njė pėllumbeshė e bardhė hyri nė kėshtjellė me njė degė ulliri nė gojė dhe e la kėtė degė sipėr njė tryeze prej ari. Pastaj pa njė shqipojė qė mbante njė kurorė prej lulesh, tė cilėn e la po sipėr tryezės ku qe dega e ullirit. Mė nė fund pa njė korb, i cili po nė atė tryeze la njė gjarpėr tė vrarė. Endrra e zgjoi. Ē'kuptim do tė kishte vallė?

    Ndaj tė gdhirė e zuri prapė gjumi dhe prapė pa njė ėndėrr. Sikur i erdhi njė engjėll i veshur me tė bardha, me fytyrė tepėr tė bukur dhe i tha se ishte i dėrguar nga Zoti, i cili u dhembshurua pėr dėshirėn e saj shpresėtare dhe tė pastėr dhe e ftoi tė vinte nė besimin e vėrtetė, ku do tė gjente dhe kuptimin e vėrtetė tė jetės. E trembur, por e gėzuar, e pyet engjėllin se nga mund t'i besonte kėto. Dhe engjėlli iu pėrgjigj se pėr kėtė qėllim i qe dėrguar nga ana e Zotit Jisu Krisht shėrbėtorja e saj e dashur.

    Vajza u zgjua plot me shqetėsim, por dhe me gėzim. Herėn e parė takoi plakun Apelian, tė cilit i tregoi ėndrrėn e parė tė pėllumbit, tė shqiponjės dhe tė korbit. Apeliani e dėgjoi me kujdes dhe si u mendua pėr ca kohė, i tha se njė shpjegim tė sigurt s'mund t'i jepte, por nga sa dinte ai, pėllumbi tregon pastėrtinė e saj shpirtėrore, dega e ullirit paqen qė do tė hynte nė zemrėn e saj, kurora prej lulesh tregonte shpėrblimin e virtyteve tė saj dhe korbi me gjarpėrin e vrarė tregonte hidhėrimin qė do ta gjente, por nga tė cilat ajo do tė dilte fituese. Penelopi u kėnaq me kėtė shpjegim dhe e la plakun Apelian.

    Pastaj shkoi me vrap tė thėrriste shėrbėtoren. Porsa e pa, e kapi nė qafe dhe i tregoi shfaqjen e engjėllit dhe fjalėt e tij. Shėrbėtorja u bė e verdhė si dylli dhe vajza e qeveritarit duke e vėshtruar nė sy me tėrė ēiltėrsinė e saj e pyeti: "Je pra e krishterė? Eshtė e kotė qė tė ma fshehėsh, ma tregoi engjėlli."

    Shėrbėtorja deshi t'i kėrkonte ndjesė pse ia kishte fshehur pėr kaq kohė. Po Penelopi e ndėrpreu: "S'je fajtore. E marr vesh qė kėshtu duhej tė veproje. Atij qė del nga errėsira nuk ia hapin menjėherė tėrė dritėn". Atėherė vajza e krishterė i tregoi gjerė e gjatė pėr Jisu Krishtin, pėr ardhjen e Tij tė mrekullueshme dhe pėr shpėtimin qė i solli njerėzimit. Hiri i Zotit nga ana tjetėr u derdh mė tepėr, saqė vajza e ditur e qeveritarit Liqin, e njohu besėn e Krishtit, pėrqafoi shėrbėtoren dhe me lot nė sy i tha: "Tė faleminderit, o motėr, se me anėn tėnde njoha tė vėrtetėn dhe jetėn." Qė prej asaj dite tė dy vajzat nuk kishin tjetėr fjalė veē pėr Krishtin dhe pėr mėsimet e tij. Dhe njė ditė Penelopi shfaqi dėshirėn pėr t'u pagėzuar. Mėnyra u gjend. Njė prift i krishterė, si mėsoi prej shėrbėtores sa kishin ngjarė, erdhi njė natė fshehurazi nė kėshtjellė dhe e pagėzoi vajzėn e qeveritarit duke ia vėnė emrin Irini, qė nė shqipe do tė thotė: Paqe.

    Veprimi nuk vonoi tė pėrhapet. Vajti dhe nė vesh tė Liqinit. Ky nė fillim nuk e besoi, duke kujtuar se ishin fjalė rruge. Por kur i tha vetė vajza e tij, mbeti si i ngrirė. Mė kot u pėrpoq qė t'i kthente mendjen. Me lutje e kėrcėnime. Kot shkuan dhe tė qarat e sė ėmės, qė i kujtoi se nė ē'mjerim po e zhyste. Irini iu pėrgjigj se i donte qė tė dy dhe i nderonte se ishin prindėrit e saj, por nė kėtė pikė s'kishte asnjė arsye qė tė pengonte njė shpirt pėr ta njohur Perėndinė e vertetė. Dhe shtoi: "Ajo qė duhet tė ankohet, jam unė, tė cilėn ju kėrkoni ta shkėpusni nga udha e shpėtimit dhe e jetės. Po ta njihnit Shpėtimtarin tonė Jisu Krisht, do tė gėzoheshit pa masė qė vajza juaj u vlerėsua tė gjejė dritėn e plotė. Edhe fakti qė une ju dua pėrsėri me gjithė zemėr, ėshtė prova mė e mirė qe unė falem natė e ditė te Zoti t'ju shoh edhe ju trashegmitarė tė kėsaj mbretėrie tė Krishtit". Nga njė gojė nė tjetrėn lajmi u pėrhap nė tė gjithė qytetin. Tė tėrbuar atėherė priftėrinjtė persiane erdhėn te qeveritari Liqin dhe protestuan, pse ai mbante nė pallat tė tij njė armike tė perėndive tė kombit persian dhe kėrkuan qė t'ua sillte pėrpara tyre qė t'ia kthenin mendjen. Liqini e thirri vėrtet, vajtėn priftėinjtė dhe folėn me tė, po u detyruan qė ta prisnin bisedėn sepse nuk kishin fakte pėr t'ia mbyllur gojėn. Dhe nisėn atėherė talljet dhe kėrcėnimet. I ati i saj deshi t'i ndihmonte priftėrinjtė nė punėn e tyre duke ndėrhyrė dhe ai nė fillim me kėshilla e pastaj me frikėsime. Por vajza iu pėrgjigj qė si baba e donte dhe e respektonte siē i kishte thėnė dhe radhėn e parė; por, pasi tani i fliste dhe si qeveritar, i kujtoi se tė drejtat e qeveritarėve pushojnė atje ku fillojnė detyrat kundrejt Zotit dhe se nė raste tė tilla, tė krishterėt kanė njė ligj, fjalėt e Apostull Petrit qė tingėllojnė kėshtu: "Mė tepėr duhet t'i bindemi Zotit se njerėzve".

    Kjo pėrgjigje e zemėroi Liqinin. E shau vajzėn e tij dhe i tha se do ta trajtonte si tė huaj dhe si njė nga gratė mė tė fundit tė Persisė. Priftėrinjtė nga ana tjetėr me tė dalė jashtė, fanatizonin popullin dhe e shtynin kundėr Irinit. Si pėrfundim i kėsaj lėvizjeje ishte vendimi i Liqinit pėr t'i dhėnė ēėshtjes njė zgjidhje tė shpejtė. U pėrpoq dhe njė herė qė me ēdo mėnyrė ta shkėpuste vajzėn nga besimi i krishterė, por pėrsėri dėshtoi. Gjithashtu dėshtuan dhe pėrpjekjet e priftėrinjve qė i kishte thirrur i ati. Atėherė, popull, fisnikė e priftėrinj, nisėn tė bėrtasin e tė kėrkojnė vdekjen e Irinit.

    Dhe i ati, jo aq nga ky shtrėngim, sa nga fanatizmi, nisi ta vėrė nė zbatim kėtė kėrkesė. Urdhėroi pra ta lidhnin e ta vendosnin ndėrmjet kuajsh tė egėr pėr ta vrarė me shkelmimet e tyre. Po pikėrisht nė kėtė kohė kur ai po jepte urdhrin e po kujdesej pėr zbatimin e tij, njė prej kuajve, i trembur nga pamja e popullit, iu vėrsul Liqinit dhe me shkelma e la pa frymė. Trazirė e madhe u bė atėherė nė popull. Njė pjesė u tėrbua mė shumė kundėr vajzės sė shenjtė qė u bė shkaktare e njė vdekjeje tė tillė pėr babain e saj, kurse pjesa tjetėr u tremb, pse kujtonte se vajza do tė kishte ndonjė fuqi tė jashtėzakonshme ose magjike.

    Irini u hidhėrua pa masė pėr atė vdekje tragjike qė e kishte gjetur babanė. Duke harruar se ai donte t'i merrte jetėn, ndjente vetėm se ishte pjellė e tij dhe i vinte keq, sidomos pse ai vdiste i pandriēuar si ndjekės i Jisu Krishtit, prej tė cilit nuk meritonte asnjė lloj mėshire. O, sikur tė mundte ta sillte pėrsėri nė jetė dhe ta kthente nė besimin e Krishtit qė ishte dhurues i ēdo tė mire dhe lumturie. Shenjtorja mblodhi veten dhe vėshtroi qiellin, sikur tė kėrkonte qė andej pėrmbushjen e dėshirės sė saj. Mendja i shkoi atė kohė nė Shkrimin e Shenjtė. Iu kujtua Eliseu i cili ngjalli djalin e Sunamitės, iu kujtua Shėn Petri qė e solli pėrsėri nė jetė kaprollen dhe i erdhėn ndėr mend fjalėt e Shpėtimtarit "Nė mund tė besosh, tė gjitha janė tė mundshme pėr atė qė beson." Kėrkoi pra qė t'i forcohej besimi dhe e armatosur kėshtu me kėtė armė ēudibėrėse, u ul nė gjunjė para trupit tė vdekur tė babait dhe iu lut Krishtit qė ta ngjallte. Shumica e popullit qė ishte mbledhur atje, e vėrente nė heshtje atė skenė, pa ditur ē'kėrkonte tė bėnte ajo vajzė e ēuditshme qė ishte ulur nė gjunjė, por, duke parandjerė se diēka e jashtėzakonshme do tė ngjiste. Dhe papritur, qe vėrtet e ēuditshme: i vdekuri Liqin nisi tė lėvizte dhe i ndihmuar prej vajzės, u ngrit nė kėmbė krejt i shėndoshė. Dhe, si mori vesh ē'i kishte ngjarė, pėrqafoi Irinin me lot nė sy, duke i kėrkuar njėkohėsisht edhe ndjesė pėr sa i kishte bėrė, ndėrsa njė habi e madhe e pėrzier dhe me frikė e kishte pushtuar turmėn. Priftėrinjtė e persėve, tė shpėrndarė menjėherė nė mes tė turmės, pėrpiqeshin ta zvogėlonin pėrshtypjen e madhe qė kishte shkaktuar ēudia, duke thėnė se ishte punė magjie. Me gjithė kėtė, tre mijė veta nga ata qė ishin atje pranuan qė atė ditė besimin e krishterė, ndėrmjet tė cilėve tė parėt qenė qeveritari Liqin dhe gruaja e tij Liqinia. S'mund tė pėrshkruhej gėzimi i Irinit pėr fitoren e madhe qė kishte korrur dhe sidomos pėr kthimin nė besimin e Krishtit tė prindėrve tė saj.

    Mirėpo pas gėzimit tė tij, Liqini nuk mund tė qėndronte mė nė fuqi. Mbreti i gjithė tokės persiane ishte armik i fesė sė krishterė dhe prej kėtij fanatizmi ftymėzoheshin dhe nėnshtetasit e tij.

    Tė krishterėt pėrbėnin njė numėr shumė tė vogėl dhe ajo qė ata dėshironin nuk ishte tė formonin shumicėn, por vetėm te gėzonin njė lloj lirie. Prandaj Liqini mendoi se duhej tė hiqte dorė nga detyrat e tij, gjė tė cilėn dhe e bėri. Dorėheqja e tij qetėsoi dhe atė pjesė tė popullit, e cila po pėrgatitej kundėr tij, e shtyrė nga priftėrinjtė e fesė persiane. Dhe kėshtu ai mundi tė mblidhej bashkė me tė shoqen dhe me vajzėn nė pallatin, pėr tė cilin kemi bėrė fjalė, ku kaloi pjesėn tjetėr tė jetės sė vet nė pendesė dhe nė punė tė mirė.

    Irini ishte dora e djathtė e tij nė tė gjitha mirėbėrjet. Ēonte lėmoshė nė familjet e kėputura, vishte jetimet, ndihmonte gratė e veja, hidhte rreze ngushėllimi ndėr kasollet e mjerimit, mjekonte shpeshherė tė sėmurėt dhe bashkė me kėto kujdesej tė pėrhapte kudo dritėn e Ungjillit. Pas vdekjes sė prindėrve tė saj, ajo iu dha mė me zell pas kėsaj detyre, pa marrė parasysh rreziqet qė mund tė vinin nga kjo veprimtari.

    Dhe kėto rreziqe nuk vonuan tė vijnė. Punėt e saj tė mira nė dobi tė fesė, arritėn gjer te veshėt e Sedekiut, qė kishte ardhur nė vendin e babait tė saj. Ky, pra, dha urdhėr qė ta kapnin e t'ia sillnin pėrpara. Kur ia sollėn, e kritikoi pėr pėrbuzjen qė tregonte pėr fenė stėrgjyshore persiane dhe e kėshilloi qė tė kthente mendim e tė mohonte Krishtin. Shenjtorja nuk dėgjoi nė asnjė mėnyrė tė kthente mendim dhe Sedekiu e dėnoi tė hidhet nė njė gropė, tė cilėn mė pėrpara e kishte mbushur me gjarpėrinj e shtėrpinj tė tjerė. Po Perėndia s'e la pa e ndihmuar. Ai qė ruajti Danielin tė paprekur nė gropėn e luanėve, shpėtoi edhe Irinin nga gjarpėrinjtė. Pas ca ditėsh Sedekiu bashkė me priftėrinjtė e njė shumice nga populli, erdhėn pėr t'u tallur me dobėsinė e Perėndisė sė saj. Mirėpo pėr ēudi dhe pėr turp tė tyre, e gjetėn tė gjallė e krejt tė shėndoshė. Kjo mrekulli si dhe tė shpėtuarit e saj nga rrotat, nė tė cilat e kishin lidhur menjėherė pas nxjerrjes nga gropa pėr ta bėrė copė-copė, nuk mbetėn pa pėrfundime tė mira pėr besimin. Me gjithė frikėsimet e Sedekiut, tetė mijė persianė pėrqafuan fenė e krishterė. Edhe mbreti i persėve Shapur I e ndoqi Shėn Irinin. Po njė shumicė plagėsh nė sy dhe vdekjesh tė ndryshme pllakosėn atėherė ushtrinė qė do tė vazhdonin me pėrfundime tė rėnda, po tė mos falej ajo e t'i shėronte. Pėr kėtė gjė u la pėr mjaft kohė e lirė tė predikonte Ungjillin. Dhe duke shėtitur prej njė vendi nė tjetrin e ndihmuar dhe prej priftit Timothe, qė e kishte pagėzuar, mundi ndėr tė tjera tė sillte nė besėn e Krishtit dhe pesė mijė paganė. Mė vonė pastaj, pėsoi edhe ndjekje e mundime tė tjera Shenjtorja jonė, nga tė cilat shpėtoi nė mėnyrė tė ēuditshme, e ndihmuar prej Zotit tonė Jisu Krisht.

    Gojėdhėnat na thonė se Shėn Irini ishte ngjallur dhe prej sė vdekurish, kur qe dėnuar njė herė me vdekje prej mbretit Shapur. Sepse ajo ishte fytyra mė e njohur dhe mė e ndritshme nga tė gjithė misionarėt e tjerė qė pėrhapnin besimin e Krishtit nė Persi dhe veprimtaria e saj ishte e njėjtė me veprimtarinė e Kishės sė tėrė, Pas kėsaj vazhdoi pėrsėri veprėn e saj misionare duke vajtur nė ēdo vend, duke predikuar dhe duke bėrė vėrtet ēudira. Dhe kudo e shoqėronte edhe prifti Timothe. Duke shėtitur kėshtu, arriti gjer nė Efes, ku i qe ruajtur njė gėzim i madh. Gjeti atje nė njė moshė tė kaluar mėsuesin e saj tė vjetėr, Apelianin. Sidomos e papėrshkruar qe kėnaqėsia e saj kur mori vesh prej gojės sė tij se dhe ai ishte bėrė i krishterė. Efesi edhe nė kėtė kohė vazhdonte tė ishte njė nga qendrat mė tė mėdha tė botės pagane. Por dhe fuqia e Kishės sė krishterė, themelet e sė cilės i kishte hedhur me kujdes e dashuri Apostull Pavli, ishte e madhe dhe inkurajuese. Kėshtu Shėn Irini gjeti edhe nė kėtė qytet njė fushė tė gjerė veprimtarie me predikimin dhe ēudirat e saj.

    Mirėpo, koha e misionit tė saj nė kėtė botė po i afrohej mbarimit tė vet. Perėndia e gjeti tė udhės qė pas aq mundimesh e pėrpjekjesh ta merrte pranė vetes nė lumturinė e Tij tė pambaruar, atje ku prehen tė dejtėt dhe punėtorėt e palodhur tė sė mirės. Dhe e mori duke e kurorėzuar me kurorėn e pafishkur tė lavdisė, kurse Kisha jonė nga ana tjetėr i dha vendin e merituar nė korin e lavdishėm tė dėshmorėve tė mėdhenj dhe kremton kujtimin e saj nė 5 maj tė ēdo viti.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •