Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Shembull i keq në Greqi. Po në Shqipëri?

    Shembull i keq

    Nikos Nikolaou

    Një miku im ministër, i cili vizitoi Berlinin javën e kaluar, po më tregonte përshtypjen që i kishte lënë modestia e zyrtarëve gjermanë. Miku im kishte një ftesë për opera, dhe më tregoi sesi kishte arritur në të njëjtën kohë me kancelaren dhe disa ministra e si makinat e tyre u parkuan në largësi prej teatrit që të mos bllokonin trafikun.

    Pastaj unë i përshkrova mikut sesi bëhen gjërat në Greqi, kur ti je anëtar qeverie. Të shtunën e kaluar, unë dhe disa shokë shkuam në kinema dhe vendosëm të ecnim me këmbë për të zona “Kolonaqi”. Shpejt zbuluam se “Rruga e Bukureshtit”, një rrugë këmbësorësh, si edhe shumë rrugë të stadiumit, ishin citë me makina luksoze – pronë e ministrave, bankierëve, botuesve, gazetarëve dhe njerëzve të tjerë, të famshëm, të cilët kishin parkuar, ku e kishin parë të arsyeshme, për të ndjekur show-n e Dhimitër Papajoaniut. Ne u ankuam, por rojet e VIP-ave, që pinin duhan së bashku me shoferët e makinave, u përgjigjën me sarkazëm: “Në qoftë se keni ndonjë problem, telefononi policinë”.

    Unë shkoj me urban në punë çdo ditë. Tani e kuptoj se gjithë parkimet e dyfishta në rrugët “Tezeu” dhe “Asklepiu”, që pengojnë trafikun për një kohë të gjatë, ndjekin shembullin e politikanëve, bankierëve dhe industrialistëve.

    Greqia është vend, ku ligji shkelet me të dy këmbët. Ligjin e bën më i forti – ose më arroganti. Punëtorët mbyllin portin, studentët bllokojnë derën e dekanit, policët godasin protestuesit, industrialistët krijojnë union. Fshehja e taksave dhe korrupsioni lulëzojnë dhe askush nuk duhet të përballet me ligjin. Njerëzit që respektojnë ligjin po katandisen t’iu duket vetja idiotë.

    Thirrjet e konservatorëve për modesti janë shuar. Ministrat janë të parët që po i bashkohen bishës së oligarkëve.

    Gazeta Tema
    10-12-2006

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Sa paske bere per ta perkthyer e lexova ne gazete kete teme se eshte nje nga gazetat me temira ketu qe e marr cdo te diel.Mendoj se ne cdo shtet ndodhin keto me menyra te ndryshme.Ketu ne Athine ka trafiku edhe rregullorja rrugore eshte nje nga problemet qe nuk mund ti zgjidhi asnje qeveri per shume kohe.Sidomos kur ka te beji ne qender te Athines.Akoma edhe kur mbllokojne rruget qe te kalojne ministrat ose kalojne me fanar te kuq.Perse keto makina mos te paguajne gjoben per fanar te kuq?Keta njerez duhet te jene shembull ne menyren rregullore edhe jetese ne cdo shtet te botes sepse ligjet pershkrujet per cdo njeri si te jet President ashtu edhe njeriu me i thjesht.Sa per ne Shqiperi mendoj se ky sistem eshte me i zvilluar se cdo vend tjeter.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga YaSmiN

    Yasmin,

    Tema synon te pasqyroje eduaten e europianeve te Ballkanit, qofshin ata greke apo shqiptare.
    Nuk eshte problemi te trafiku, por te mentaliteti ballkanik, ku ai qe ka pushtet ose para sillet si nje kafshe ne zoopark dhe harron se eshte nje qytetar ne rradhe te pare dhe si i tille ai duhet te repektoje ligjet.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Po pra duhet te jene shembull e kam thene me poshte.Perse nje minister ose nje biznesman kalon me fanar te kuq edhe une mos te kaloj se paguaj gjobe atehere kush duhet te jete shembull per mua ketu ?Une apo ai ministri?Kur njerezit ketu edhe ne cdo vend ka autobuza edhe metro qe i ndertojne perse i bejne?Do shikonit ndonjehere nje minister ne metro?Nuk e besoj kurre.As ne diten kombetare kunder makinave asnje minister nuk vajti ne ministri me autobuz.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    Yasmin,

    Tema synon te pasqyroje eduaten e europianeve te Ballkanit, qofshin ata greke apo shqiptare.
    Nuk eshte problemi te trafiku, por te mentaliteti ballkanik, ku ai qe ka pushtet ose para sillet si nje kafshe ne zoopark dhe harron se eshte nje qytetar ne rradhe te pare dhe si i tille ai duhet te repektoje ligjet.
    Cfare mentaliteti bre Dydrinas. Ne nje gazete te perditshme Maqedhonase, shkruheshe rreth nje skandali qe ka plasaritur ne Kroaci por qe ndodh dhe atje e ma merr mendja edhe ne Shqiperi. Skandali flet se si dipllomatet e huaj(behej fjale per ambasadorin hollandez) kerkojne me cdo kusht gati jave per jave kurv@, ku kriterioni eshte "kurve < 21 vjec". Me duket se nuk thoshte per ndonje kufi te poshtem, vec te siperm. Car flet ore burre i dheut. Ne ballkan(shumicen) ka burra te pakten, jo perversa si keta perendimoret. Boll i dhate shume kredite, sikur me zbrit nga hena.

    Ndersa per Greket, cfare pret ti ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •