+ nje trofe ne vitrinat legjendare te BARCELONES.
THJESHT, JEMI TE PAKONKURENT.............![]()
+ nje trofe ne vitrinat legjendare te BARCELONES.
THJESHT, JEMI TE PAKONKURENT.............![]()
æQuién ganarį la Champions? = BARĒA
Barcelona humb finalen ne BOTERORIN E KLUBEVE.
Internacional 1 - 0 Barcelona
.
My silence doesn't mean I am gone!
Postuar mė parė nga Davius
Nuk e humbi Barca Finalen
Por ja leshoj se sju desh :P![]()
#VamosArgentina
Postuar mė parė nga thekthi
Jo po valla sju desht,per ce sju desht sja kish lan,po kadal haver se ata jon mega talenta dhe shiko se c'bene.
1960 Real Madrid (Spanje)
1961 Penjarol (Uruguaj)
1962 Santos (Brazil)
1963 Santos (Brazil)
1964 Inter (Itali)
1965 Inter (Itali)
1966 Penjarol (Uruguaj)
1967 Rasing (Argjentine)
1968 Estudiantes (Argjentine)
1969 Milan (Itali)
1970 Fejnord (Holande)
1971 Nacional (Uruguaj)
1972 Ajaks (Holande)
1973 Independiente (Argjentine)
1974 Atletiko Madrid (Spanje)
1975 Nuk u zhvillua
1976 Bajern Mynih (Gjermani)
1977 Boka Juniors (Argjentine)
1978 Nuk u zhvillua
1979 Olimpia (Paraguaj)
1980 Nacional (Uruguaj)
1981 Flamengo (Brazil)
1982 Penjarol (Uruguaj)
1983 Gremio (Brazil)
1984 Independiente (Argjentine)
1985 Juventus (Itali)
1986 River Plejt (Argjentine)
1987 Porto (Portugali)
1988 Nacional (Uruguaj)
1989 Milan (Itali)
1990 Milan (Itali)
1991 Cervena Zvezda (Jugosllavi)
1992 Sao Paulo (Brazil)
1993 Sao Paulo (Brazil)
1994 Velez Sarsfield (Argjentine)
1995 Ajaks (Holande)
1996 Juventus (Itali)
1997 Borusia Dortmund (Gjermani)
1998 Real Madrid (Spanje)
1999 Mancester Junaited (Angli)
2000 Boka Juniors (Argjentine)
2001 Bajern Mynih (Gjermani)
2002 Real Madrid (Spanje)
2003 Boka Juniors (Argjentine)
2004 Porto (Portugali)
2005 Sao Paulo (Brazil)
2006 Internacional (Brazil)
My silence doesn't mean I am gone!
Dunga: S’ishte cudi qe fitoi Internacionali
20 Dhjetor Trajneri i kombetares se Brazilit, Karlos Dunga, qe u kthye ne vendin e tij me nje gezim te madh sepse skuadra ku ai ka luajtur, Internacionali i Porto Alegres, fitoi Boterorin e Klubeve perballe skuadres se Barcelones, u shpreh se: “Per mua nuk ishte nje cudi qe Internacionali mundi Barcelonen dhe fitoi Boterorin e Klubeve. I kemi treguar botes se futbolli brazilian ka organizim, disipline taktike dhe lojtare shume te mire. Edhe pse skuadrat e mira jane ne Europe, mund te them se edhe Brazili ka skuadra te nivelit te larte. Internacionali luajti nje ndeshje te mire dhe e vuri ne veshtiresi Barcelonen duke markuar shume fort”, tha Dunga ne nje interviste te dhene per “Radio Barcelona”. Per sa i perket cmimit “FIFA World Player”, Dunga, qe votoi per Henrine, Kanavaron dhe Bufonin, tha se ishte nje votim i veshtire sepse nuk dinte ke lojtare te zgjidhte. “Kanavaro zhvilloi nje Boteror perfekt, por me Juventusin nuk beri ndonje sezon shume te mire”, tha Dunga.
Trajneri brazilian ka deklaruar me pare se ne qofte se Ronaldinjo nuk ndryshon menyren e lojes te tij dhe ne qofte se nuk jep me shume per skuadren, atehere nuk do te kete nje vend si titullar ne skuadren e Brazilit. Ndersa per “Radio Barcelona” u shpreh: “Me Ronaldinjon kam marredhenie shume te mira, por ne futboll dhe ne Brazil ka shume interesa te vecante dhe une duhet te luftoj per te miren e kombetares, por eshte e qarte qe Ronaldinjo do te kete mundesite e tij”, perfundoi Karlos Dunga.
Ronaldinjo: Nuk shfrytezuam rastet!
18 Dhjetor Ronaldinjo ndihej shume i zhgenjyer pas humbjes me Internacionalin, skuadren e qytetit te tij te lindjes, ne finalen e Jakohames. "Jam shume i trishtuar, si te githe futbollistet e Barcelones", ishin fjalet e para te brazilianit, ne perfundim te takimit. "Ata u futen ne loje me idete qarta. Internacionali luajti per te mos pesuar gol dhe per te shenuar nje ne kundersulm. Ne fund, ia dolen mbane. Ne u perpoqem ne te gjitha menyrat, por nuk ishte dita e jone. Nuk u treguam shume te sakte perpara portes. Disa topa iu afruan shume golit, ndersa ne rastet e tjera portieri i tyre u tregua ne lartesine e duhur. Tani duhet te mendojme per ato qe nuk beme mire, ne menyre qe te permiresohemi per ndeshjen e 21 dhjetorit (kunder Atletiko Madridit). Duam te rikthehemi perseri vitin tjeter ne Japoni dhe per ta bere kete e dime qe duhet te fitojme Champions Leaguen. Me vjen keq per shtyllen time, e cila te pakten do te kishte siguruar barazimin. Ne castin qe gjuajta mendova se do te shenoja gol, por pastaj shtylla me pengoi. Ishim te pafat"
#VamosArgentina
Krujf: Humbja e Barces? Normale!
19 Dhjetor “Per mua, surpriza do te kishte qene nese do te fitonte Barcelona. Ky kompeticion eshte krijuar qe te fitohet nga skuadrat amerikano jugore”
Krujf, trajneri qe humbi ne drejtimin e Barcelones finalen e Kupes Interkontinentale ne 1992 perballe skuadres braziliane te Sao Paolos, u shpreh se problemet e udhetimit te gjate apo ndryshimi i orarit kane ndikuar tek skuadra e Frenk Rajkardit.
Ish lojtari dhe trajneri i Barcelones, Johan Krujf, tha se nuk ishte i habitur nga humbja e Barcelones ne finalen e Boterorit te Klubeve perballe Internacional te Porto Alegres dhe shtoi se surpriza do te kishte qene po te fitonte skuadra katalanase.
“Per mua, surpriza do te kishte qene nese do te fitonte Barcelona. Ky kompeticion eshte krijuar qe te fitohet nga skuadra amerikanojugore”, tha ish trajneri holandez ne nje interviste te dhene per te perditshmen “La Vanguardia”. “Ne Ameriken Jugore ky eshte nje supertitull dhe vleresohet shume nga skuadrat vendase. Do te ishte me mire sikur ne kete kompeticion te zhvilloheshin dy ndeshje, vajtje dhe ardhje. Gjithashtu udhetimi i gjate dhe ndryshimi i orarit kane ndikuar negativisht, edhe Barcelona fitoi 4 0 me Ameriken. Kjo gje ndodhi sepse Barcelona arriti te shenonte shume shpejt dhe me pas ndeshje hyri ne faza te qeta”. Krujf foli gjithashtu per kohen e madhe qe kishte skuadra e Internacionalit ne Japoni dhe se kishte shume kohe qe pergatitej. “Te luash ne keto kushte me skuadrat braziliane apo argjentinase eshte shume e veshtire”, tha holandezi.
Per sa i perket lojes se Barcelones, Krujf deklaroi: “Barcelona nuk ishte inferiore dhe duke pare ndeshjen, ajo e dominoi ate por i mungoi dicka: shpejtesia ne aksion dhe finalizimi”. Krujf insistoi duke thene se te shkosh ne Japoni dhe te luash dy ndeshje per kater dite nuk eshte e lehte. “Pas nje udhetimi te lodhshem drejt Japonise eshte shume e veshtire te luash dy ndeshje brenda kater diteve. Por, dua t’ju pyes, sa ndeshje me shume se te tjeret luan Barcelona ne vit apo ne nje sezon? Jane plot pese ndeshje dhe ne kompeticione te ndryshme. Boterori, grumbullimi i lojtareve te kombetareve ne SHBA, dy ndeshje ne Superkupen e Spanjes, nje tjeter ndeshje per Superkupen e Europes per shkak se fitoi Champions League dhe dy ndeshje te tjera ne Boteorin e Klubeve. Pra jane pese ndeshje me shume se skuadrat e tjera. Po te shohim kalendarin e Barcelones ne janar mund te them se eshte shume i ngarkuar. Do te zhvilloj tete ndeshje brenda 24 diteve. Pese ndeshje ne kampionat dhe tre ne Kupa. Mallkuar qofte Kupa me dy ndeshje dhe mallkuar qofte kampionati me 20 skuadra. Njerezit deshirojne te shohin spektakel nga futbollistet e tyre dhe kjo eshte e pamundur. Po i masakrojne. Po ne shkurt? Ka vetem nje date te lire, ndersa pjesa tjeter jane ndeshet e skuadrave kombetare, Kupa, Champions League”, tha Krujf.
Holandezi perfundoi duke thene se kete kalendar nuk ka skuader qe e perballon dhe paralajmeroi skuadren e Barcelones per rivalin e radhes ne kampionat, Atletikon e Madridit. “Eshte nje skuader shume e forte. Edhe pse ka patur probleme te shumta perseri mbetet nje skuader e rrezikshme. Eshte e vertete qe ka lojtare te demtuar, por me Torresin ne sulm, Atletiko behet nje skuader shume e rrezikshme.
Barcelona duhet te kete shume kujdes sepse kjo eeshte nje ndeshje kunder nje rivali direkt per titullin kampion. Mendoj se pas kthimit nga Japonia skuadra e Rajkard do te reagoje dhe se “Camp Nou” do ta mbeshtes skuadren e saj per te arritur objektivat qe i kane mbetur”, perfundoi Johan Krujf.
#VamosArgentina
Krijoni Kontakt