Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mad_about
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    fushave
    Postime
    75
    hej njerez prap po kapem tek ajo qe partite politike shume formale me duken,ne kuptimin qe po ngeli per parti politike,ta mane me shnet ato statusin e tyre.
    po e politizoj pak dhe them qe nese s'duhet kerkuar hesap prej BDI-se se cfare beri ne ato 4 vite eshte shume e palogjikshme qe te kerkohet definimi i nje ceshtje shume te rendesishme per 100 dite.dhe keto jane pjese e kesaj politike qe skemi shprese dhe aq shume.
    Great minds have purposes, others have wishes!!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Davius se paku nje here te jesh sinqerte dhe te ngritesh mbi mikrointeresave tuaja partiake.E di qe e ke pritur mandatin e dyte te BDI-se per te marre sic the vete nje here ndonje post ne vlladen makedone por pasiqe je njeri prej administratoreve te ketij forumi duhet te jesh pak me shume sesa nje ushtar i vyeshem i partise nene (BDI). Me fjale tjera nuk u pergjigje ne pyetjen e DYDRINAS-it.Pyetja ishte shume e qarte dhe besoj se pergjigjen tashme e dine te gjithe.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Ali Pasha
    Anëtarësuar
    05-10-2006
    Postime
    93
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    Davius,

    BDI u krijua pas shperndarjes se formacioneve ushtarake dhe me pas ndejti ne pushtet disa vite.
    Cfare beri? Pse nuk ua zgjidhi statusin?
    Pse e keqperdor BDI sot marshin e tyre per interesa politike?
    Nganjehere me duket se shqiptaret atje nuk dijne se cfare bejne e cfare kerkojne.
    Mendoj qe BDI nuk beri presion per zgjidhjen e statusit e ish ushtareve, per t'i bere sherbim LSDMse per te mos ja rrexuar rejtingun edhe ashtu te demtuar me pare, kur dihet se popullata maqedone eshte jashtezakonisht e ndjeshme ne ceshtjet qe kane te bejne me UCKne (me siguri se ndoshta ndihen si humbes te atij konflikti te armatosur dhe koalicioni i LSDMse me partine qe per maqedonet simbolizon UCKne, solli ne mase te madhe edhe humbjen e votave).
    Ne anen tjeter nuk duhet mohuar se ne aspektin joformal si parti jane munduar sadopak t'i favorizojne keta ish ushtare gjate punesimeve ne punet shteterore. (tash perseri te larguar nga puna prej koalicionit te ri).
    Dhenia e banesave per familjet e deshmoreve ne Tetove gjithashtu ishte nje aspekt joformal i ndihmeses ndaj kesaj kauze.
    A ka mundur me mire? Definitivisht po, por me nje strategji te mjegulluar te vet kesaj partie, si ne aspektin e forcimit organizativ dhe profesional, si ne aspektin e pozicionimit ne rrethine, eshte e pritur qe te mos kene ide, mjete dhe motivim per t'u ballafaquar me keto probleme.
    Sa i perket marshit te ish luftetareve nuk duhet kuptuar si marketing politik i BDIse, sepse vete organizata (OVL) eshte ne polaritet me SHVL (shoqaten e veteraneve te luftes), shoqate kjo qe eshte e afert me BDI. OVL tenton te pozicionohet si neutrale (nuk kam shume informata per kete organizate), por ishte ajo qe e kundershtoi ashper BDIne per pasivitet, dhe qe mori premtime nga PDSH se ceshtjen e ish ushtareve do ta zgjidh per 60 dite (qe me vone kreret e PDSH e pranuan qe nuk mund ta bejne, d.mth paska qene marketing).
    Per ta ruajtur poziten neutrale, OVL eshte normale qe te beje aktivitete qe jane ne kundershti me qendrimet qeveritare dhe nuk perkojne me arritjen e vete misionit te organizates, respektivisht zgjidhjen perfundimtare te statusit te ish ushtareve.
    Ne kete rast mendoj se te dy partite shqiptare duhet ta lene sedren menjane, dhe te ulen se bashku per te perpiluar strategji qe ne menyre pozitive do ta zgjidh kete problem
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Pasha : 12-12-2006 më 10:15

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Rastet e ish ushtareve te lene menjane jane karakteristike edhe ne pjese tjera te ish Jugosllavise.Fjala vjen e njejta ndodh edhe me ish luftaret kroat apo edhe boshnak.Dje ne Radio Europa e Lire degjova se ish ushtaret kroat,boshnjak dhe serb jane takuar dje ne Novi Sad per ti diskutuar problemet e tyre.Situate te rende eshte edhe me ish ushtaret e UCK-se ne Kosove.Ne rastin e Maqedonise "branitelat" dicka perfituan madje ne baze te disa informacioneve shume me shume sesa ish ushtaret e vendeve tjera.Ish ushtaret tane mbetet me se keqi pa mbeshtetje legale e te mos flas per ndonje mbeshtetje sociale.BDI-ja nuk arriti te bej asgje per shkak te rehatise brenda "vllades" edhe pse ka qene parti e dale drejteperdrejte nga lufta.Tani fare nuk besoj se kete do te mund ta beje PDSH-ja e cila eshte parti politikisht me e dobet shqiptare qe ndonjehere ka marre pjese ne vlladen makedone.

  5. #15
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ka qeveria dicka konkrete ne plan apo jo?
    Di dikush dicka?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #16
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Nuk dua te kapem ne ate se cila eshte dekor e cila eshte per pune. Por revolta ime eshte ne ate, nga e merr guximin ai trimi Xhafes, te quan luften e 2001-it konflikt kriminelesh, dhe ushtaret t'i quan kriminel dhe njerez te dosjeve te krimit. Thuash valle ka ndonje pik gjak shqiptari nje njeri i tille?
    Ta them une nga e morri guximin ai... eshte frymezuar nga Agim Krasniqi! E ka deputet te vetin dhe e njeh mire. Ka qene dhe ish ushtar i UCK-se i cili i pergjigjet me se miri pershkrimit te "trimit te Xhafos".
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Nje fragment nga intervista e BBC , qe i'u be ketij drdimenit dhe kontrabandistit Menduh Thaçit..
    Ja se ç'far mendon ne lidhje me statusin e ish-lufterave dhe invalidet e luftes, duke ia lajthitur pyetjet deri ne maksimum...
    Dredhan i marr esht ky alamet politikani, ..

    Nese dikush shpreh interesim per ta sjellru intervisten e kompletuar, per profilin e Menduh Kontrabandes, .. do ta sjell pa pertes.
    Kete fragment e solla, se me duket i pershtatet temes deri diku..



    BBC: Zoti Thaçi më lejoni një ndërhyrje. Në fushatën zgjedhore premtuat se brenda 60 ditëve pas ardhjes në pushtet do ta zgjidhni problemin e pjesëtarëve të ish UÇK-së?

    M. Thaçi: Është e vërtetë se unë atë e kam premtuar, qëndroj në ato premtime, por kërkoj edhe pak kohë prej njerëzve, që ato premtime edhe t`i realizoj. Të përsëris, gjithmonë pas premtimit kamë thënë edhe një fjali tjetër. Sa më e madhe dhe më e thellë të jetë fitorja e PDSH-së, aq më lehtë dhe aq më shpejtë do të realizohen këto premtime. Po e përsëris, nuk ka çare pa u realizuar këto premtime. Nëse do Maqedonia të mos rikthehet në krizë, duhet ti eliminojë patjetër, edhe kjo qeveri, të gjitha elementet të cilat kanë ngelë nga kriza e vitit 2001. Një, me shpejtësi dhe me saktësi duhet ta realizoj Marrëveshjen e Ohrit dhe e dyta, pjesëmarrësit e konfliktit duhet të kenë trajtesë të barabartë. Mbamendja politike e shqiptarëve dhe maqedonasve duhet të dekontaminohet. Barabarësia duhet të jetë në vlerësim, në trajtesë edhe në respektimin e ligjeve.

    BBC: Zoti Thaçi, pranoni faktin se në qeverinë e Nikolla Gruervskit nuk keni forcë që ta zgjidhni këtë çështje dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni?

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e mad_about
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    fushave
    Postime
    75
    une kam pershtypjen qe nuk ka unitet mes ish ushtarve dhe prap po them qe ato qe ishin te kycur ne sistem nuk llogarisin veten tash me ish ushtare por njerez partiak,fundja ka dhe statistika qe tregojne se kush cka ka qene,dhe menoj qe kryesia e ish ushtarve ti detyroje ne nje far menyre qe te mbeshtesin kte nisme pavarsisht se ciles parti tash me i perkasin,dhe pavarsisht posteve qe kane pas dhe qe do kene keto te tashmit.
    Great minds have purposes, others have wishes!!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Veteranet lejuan te manipulohen nga partite politike fillimisht ata ishin expoziture e BDI-se apo i ashtuquajtur krahu i pushkes se partise deri ne momentin kur e kuptuan se nga BDI-ja pervec ca ndihmave humanitare dhe sistemimin e kryesise se shoqates neper vende pune te tjeret mbeten me gishta ne goje.Ju kthyen PDSH-se u percane u bone cope cope e tani kane mbet as ne toke e as ne qiell.Mjerimi vazhdon me partite tona te cilat e kane partizue tere sferat e jetes.

  10. #20
    BDI-ja ne pushtet kur ishte per 4 vite, ka bere me shume se 12 vite qe kane bere partite tjera shqiptare, nga 1990-2002.[/QUOTE]

    A be Lufte , Jete Njerzish jane dhene , disa sjane me mesin tone .

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Vilktimizimi i ushtarëve shqiptar në ish Armatën Jugoslave
    Nga sibishi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 14:55
  3. Kisha serbe kërkon varret e ushtarëve në Shqipëri
    Nga eldonel në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-11-2008, 19:35
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 00:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •