Me një marshim ushtarak, në kolonë një nga një, ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, parakualuan nëpër qendrën e Tetovës, të udhëhequr me flamuj ushtarak e kombëtar, të udhëhequr po ashtu nga një pjesëtar i uniformuar, u nisën drejt selive të partive shqiptare BDI-së dhe PDSH-së, për të dërguar mesazhin e tyre protestues.
Në fillimi u ndalën para selisë se PDSH-së, dhe disa minuta qëndruan në heshtje. Përfaqësues të tyre dhuruan një letër proteste partisë shqiptare në pushtet, në të cilën kërkohet: rregullimi i statusit të ish-ushtarëve te UÇK-së dhe ndihmë për familjet e dëshmorëve e invalidëve të luftës.
Pastaj, kolona nga qindra ish-ushtarë u drejtua në drejtim të selisë së partisë më të madhe shqiptare në opozite, BDI-së, ku po ashtu ato përcollën të njëjtin mesazh të shkruar në letrën e tyre protestuese.
Marshin e ish-ushtarëve të UÇK-së, e kanë përcjellur përfaqësues të Unionit Evropian, misionit të OSBE-së, ndërsa patrullat policore të cilët ishin të pranishme, vetëm kanë mirëmbajtur komunikacionin.
Lajmi: Davius
Krijoni Kontakt