Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Turizmi dhe ambienti ne Shqiperi

    Ecja para pak ditėsh nėn njė diell tė mrekullueshėm nė bregdetin e Golemit dhe ndala pėr njė ēast tė shoh vijėn bregdetare sa tė kapte syri. Ishte njė ditė e kulluar, pa avuj e pa tymra dhe mund tė shihej thuajse gjithēka nga njėri kep nė tjetrin tė Gjirit tė Durrėsit. Pamja mė ngjau me njė makth, sepse kisha disa vjet pa qenė aty. Pyjet halore ishin zėvendėsuar mė shumė se nė gjysmėn e tyre nga disa kube bardhė nė gri – veprimtaria ndėrtuese e shqiptarėve nė fare pak kohė. Me atė shpejtėsi qė kishte ecur pėrmbytja e natyrės nga masa e hekur-betonit, shumė shpejt krejt Gjiri do tė ketė vetėm dy ngjyra: bardhegrinė e ndėrtimeve dhe verdhokafen e kodrave tė rrjepura mbi ato pallate.

    Po kjo gjė ka ndodhur me Gjirin e Sarandės; e njėjta gangrenė ka filluar tė zėrė edhe Gjirin e Vlorės. Fqinjėt tanė, Mali i Zi e Kroacia nė Veri dhe Greqia nė Jug po fėrkojnė duart sepse po e eliminojnė rivalen e mundshme turistike Shqipėri, pa dalė kjo ende nga i ashtuquajturi tranzicion. Po e mbysin qė nė vezė pa bėrė ata vetė asgjė, sepse janė shqiptarėt ata qė po ia bėjnė autodafenė vendit tė tyre. E njėjta gjė si me bregdetin po ndodh me kodrat dikur aq tė hijshme pėrreth Tiranės dhe me malin e Dajtit, tė bekuar nga natyra me gjithė ato bukuri. Kjo pamje mė shtrihet pėrpara ēdo mėngjes dhe nuk mė lė asnjė dyshim se: Po jetojmė nė kohėn e barbarisė. Ndėrsa para 1990-s Shqipėria, hiq ndonjė Metalurgjik, ndonjė PVC e ndonjė Azotik, mund tė quhej vendi mė ekologjik i Europės, sot zhvillimi i saj i ngjan shumė mė tepėr antizhvillimit nė vende si Bregu i Fildishtė, Nigeri ose Kongo. Ēudia ėshtė se vendit nuk i mungojnė njerėzit e kulturuar ose tė emancipuar, qė e kuptojnė se ku shkon ky zhvillim. Mirėpo kjo mbetet ēudi sa nuk ke vėshtruar ende njerėzit qė qeverisin Shqipėrinė: nga ata lart tė qeverisė e parlamentit, tek ata poshtė nė kryesi bashkish e komunash, ata qė shpėrndajnė lejet kriminale tė ndėrtimit ose qė bėjnė sehir ndėrtimet ilegale. Sepse kur i vėshtron me kujdes, vėren qė mund tė ketė elitarė ky vend por nuk ka elitė, sepse ata qė kanė qeverisjen nė dorė s’pėrbėjnė kurrfarė elite: jo, ata janė bėrsitė e shoqėrisė sonė; ata nuk shpėrndajnė asnjė frymė europiane, ata shpėrndajnė vetėm duhmė rakie, ata janė shkatėrruesit e vėrtetė tė njė vendi qė i ka mahnitur kurdoherė tė huajt me bukuritė e tij. Socialistėt ishin dje po aq dėshtakė sa demokratėt sot nė ruajtjen e Shqipėrisė. Ndryshimi i vetėm ėshtė se, nė mos gaboj, shkatėrrimi nėn demokratėt po ecėn sot me ritme mė tė shpejta sesa shkatėrrimi nėn socialistėt. Me ligjet e tyre makabre pėr legalizimin qeveria e demokratėve e ka nxitur procesin e zaptimit dhe shpėrfytyrimit tė peizazheve tona si kurrė asnjėherė. Socialistėt nga ana tjetėr kishin nė krye njė personazh qė e shiste shumė mė shpejt vendin, sikurse bėri me Gjirin e Vlorės. Pra kėndej zi e andej sterrė, dhe nuk di ēfarė tė bėjė njeriu i shkretė. Ka vetėm njė shpresė: Shqipėria duhet tė ndėrrojė drejtuesit ose administratorėt e saj. Personat qė kanė nė dorė qeverinė, masterplanet, planet rregulluese, lejet e ndėrtimit, policitė ndėrtimore, nuk duhet tė jenė mė pėrfaqėsues tė pjesės barbare tė popullatės, por zėdhėnės tė pjesės sė emancipuar tė vendit. Edhe kjo pjesė nga ana e saj duhet tė shkundet, tė mos shohė mė pėrfitimet private nė kurriz tė degradimit tė vendit. Sepse nė fund tė fundit, edhe nėse vetė nuk ka emigruar, do detyrohet tė ēojė sė shpejti nė emigrim fėmijėt e vet.

    Nga Ardian Klosi
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Mendoj se ato vende qe kane ngelur ne Shqiperi duhen investuar per te arritur ne nje nivel si ate Europiane po ashtu edhe ate te ballkanit.Por fatkeqsisht qeveria eshte shume mbrapa qe te organizoji vende te tilla turistike po ashtu edhe bukurine e vendeve Shqipetare.Ne Greqi ka shume vende qe turistat bejne 2 dite rruge qe te shikojne detin ose vende turistike.Ky shqetesim duhet te jet dicka qe duhet ta marri seriozisht qeveria Shqipetare per arsyje qe turizmi eshte nje dege me shume fitim per zvillimin e nje shteti qe mund te arri edhe 900 % fitim.Kjo eshte dicka do behet shume vone ne Shqiperi tani per tani nuk e besoj.

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga iliria e para
    Ecja para pak ditėsh nėn njė diell tė mrekullueshėm nė bregdetin e Golemit dhe ndala pėr njė ēast tė shoh vijėn bregdetare sa tė kapte syri. Ishte njė ditė e kulluar, pa avuj e pa tymra dhe mund tė shihej thuajse gjithēka nga njėri kep nė tjetrin tė Gjirit tė Durrėsit. Pamja mė ngjau me njė makth, sepse kisha disa vjet pa qenė aty. Pyjet halore ishin zėvendėsuar mė shumė se nė gjysmėn e tyre nga disa kube bardhė nė gri – veprimtaria ndėrtuese e shqiptarėve nė fare pak kohė. Me atė shpejtėsi qė kishte ecur pėrmbytja e natyrės nga masa e hekur-betonit, shumė shpejt krejt Gjiri do tė ketė vetėm dy ngjyra: bardhegrinė e ndėrtimeve dhe verdhokafen e kodrave tė rrjepura mbi ato pallate.

    Po kjo gjė ka ndodhur me Gjirin e Sarandės; e njėjta gangrenė ka filluar tė zėrė edhe Gjirin e Vlorės. Fqinjėt tanė, Mali i Zi e Kroacia nė Veri dhe Greqia nė Jug po fėrkojnė duart sepse po e eliminojnė rivalen e mundshme turistike Shqipėri, pa dalė kjo ende nga i ashtuquajturi tranzicion. Po e mbysin qė nė vezė pa bėrė ata vetė asgjė, sepse janė shqiptarėt ata qė po ia bėjnė autodafenė vendit tė tyre. E njėjta gjė si me bregdetin po ndodh me kodrat dikur aq tė hijshme pėrreth Tiranės dhe me malin e Dajtit, tė bekuar nga natyra me gjithė ato bukuri. Kjo pamje mė shtrihet pėrpara ēdo mėngjes dhe nuk mė lė asnjė dyshim se: Po jetojmė nė kohėn e barbarisė. Ndėrsa para 1990-s Shqipėria, hiq ndonjė Metalurgjik, ndonjė PVC e ndonjė Azotik, mund tė quhej vendi mė ekologjik i Europės, sot zhvillimi i saj i ngjan shumė mė tepėr antizhvillimit nė vende si Bregu i Fildishtė, Nigeri ose Kongo. Ēudia ėshtė se vendit nuk i mungojnė njerėzit e kulturuar ose tė emancipuar, qė e kuptojnė se ku shkon ky zhvillim. Mirėpo kjo mbetet ēudi sa nuk ke vėshtruar ende njerėzit qė qeverisin Shqipėrinė: nga ata lart tė qeverisė e parlamentit, tek ata poshtė nė kryesi bashkish e komunash, ata qė shpėrndajnė lejet kriminale tė ndėrtimit ose qė bėjnė sehir ndėrtimet ilegale. Sepse kur i vėshtron me kujdes, vėren qė mund tė ketė elitarė ky vend por nuk ka elitė, sepse ata qė kanė qeverisjen nė dorė s’pėrbėjnė kurrfarė elite: jo, ata janė bėrsitė e shoqėrisė sonė; ata nuk shpėrndajnė asnjė frymė europiane, ata shpėrndajnė vetėm duhmė rakie, ata janė shkatėrruesit e vėrtetė tė njė vendi qė i ka mahnitur kurdoherė tė huajt me bukuritė e tij. Socialistėt ishin dje po aq dėshtakė sa demokratėt sot nė ruajtjen e Shqipėrisė. Ndryshimi i vetėm ėshtė se, nė mos gaboj, shkatėrrimi nėn demokratėt po ecėn sot me ritme mė tė shpejta sesa shkatėrrimi nėn socialistėt. Me ligjet e tyre makabre pėr legalizimin qeveria e demokratėve e ka nxitur procesin e zaptimit dhe shpėrfytyrimit tė peizazheve tona si kurrė asnjėherė. Socialistėt nga ana tjetėr kishin nė krye njė personazh qė e shiste shumė mė shpejt vendin, sikurse bėri me Gjirin e Vlorės. Pra kėndej zi e andej sterrė, dhe nuk di ēfarė tė bėjė njeriu i shkretė. Ka vetėm njė shpresė: Shqipėria duhet tė ndėrrojė drejtuesit ose administratorėt e saj. Personat qė kanė nė dorė qeverinė, masterplanet, planet rregulluese, lejet e ndėrtimit, policitė ndėrtimore, nuk duhet tė jenė mė pėrfaqėsues tė pjesės barbare tė popullatės, por zėdhėnės tė pjesės sė emancipuar tė vendit. Edhe kjo pjesė nga ana e saj duhet tė shkundet, tė mos shohė mė pėrfitimet private nė kurriz tė degradimit tė vendit. Sepse nė fund tė fundit, edhe nėse vetė nuk ka emigruar, do detyrohet tė ēojė sė shpejti nė emigrim fėmijėt e vet.

    Nga Ardian Klosi
    Ky Ardian Klosi hiqet sikur nuk ka jetuar ne Shqiperi keto vitet e fundit.
    Askush nuk e ndaloi ti thoshte Rames qe te mos lejoje nje masaker moderne urbane, qe ti thoshte Nanos, Metes e Majkos qe te mos firmosnin ne planet e masakrave urbane.
    Nuk ka vend te dyte ne Europe qe ka kryer nje masaker te tille urbane sikur Shqiperia ne keto 16 vite.
    Ne Tirane mburren se Edi po nderton grataciela?! Po rreth e qark atyre cfare ka?
    Ne Durres mburren se po behen shume ndertime per turizmin!? Ato ne fakt i sherbejne vetem turizmit per pak vite se me pas ato duhen shembur. Te tilla ndertime u bene ne Europe ne vitet '60 por me vone u pa se ato ishin nje gabim i pariparueshem.
    Turistet nga Europa perendimore nuk gjejne ndonje aresye qe te vijne te pushojne ne Shqiperi. Pse?
    Ata nuk kerkojne me beton dhe tulla, as duralumin e pllaka spanjolle, por dicka te vecante, qe nuk ua afron nje destinacion tjeter turistik.
    Turizmi ne Shqiperi eshte sot nje turizem tipik per ata qe nuk kane mundesine te shkojne per pushime diku tjeter.

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  4. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •