Cdo moment qe jetojme eshte i vecante, askush nuk e jeton si ne. Jeta jone eshte rengjethese, sa aq kuptimplote po aq e pakuptueshme per vet ne (cdo person ne vecanti). Jemi te lidhur aq forte me personalitetin tone saqe cdo person ne kete planet eshte kthyer ne nje univers me vete. Kemi te bejme pra me 6 miliarde apo me teper universe... ku te gjithe hajme, pijme, duam, urrejme...ndjejme. Dhe megjithese behet fjale per kaq shume qenje njerezore, cdo person qe shkel ne kete toke ruan brenda tij nje univers qe nuk mundet kurresesi te jet i njejte me asnje univers tjeter te brendesise te dikujt tjetri (pavarsisht ngjashmerive).
Eshte sikur te thuash se evolucioni i personalitetit ndjek rruge te vecante tek cdo person, dhe nuk mundet kurresesi te ndodhe ndryshe. Megjithate keto universet tona diku takohen, e verteta eshte se nga ky ferkim universet njerezore krijojne apo ruajne format e tyre dhe pasqyrojne tendencat e tyre.
Cdo lule, cdo det, cdo kafshe, cdo mal, cdo insekt reflekton ne nje menyre te vecante tek cdo personalitet, pavarsisht ngjashmerive te jashtme apo disa ndjenjave disi te perbashketa midis njerezve (megjithese nuk ekziston asnje ndjenje 100% njesoj tek njerezit.... me perjashtim mbase ndonje proces biologjik).
Pra kjo eshte madheshtia dhe triumfi i qenjes njerezore: ndryshueshmeria. Akoma edhe shenjat e gishtave nuk jane njesoj midis dy njerzve. Megjithate ketu behet fjale per dicka me te thelle, behet fjale per ndryshimin midis personaliteteve, ndryshimin e ndjenjave, ndryshimin e botekuptimit (sepse akoma edhe nese reflkesi mbetet i njejte nuk mundet kurresesi te jet i njejte perceptimi qe i ben ketij refleksi cdo person.... sepse kjo aftesi perceptimi eshte nje veti qe arritem ta fitojme nen rrjedhen e viteve dhe nen bartesine e kujtesave dhe pervojave qe vetem te njejta nuk munden te jen midis njerezve).
Kam besimin se cdo njeri (megjithese -sigurisht- nuk i jep nje percaktim si ky i imi ketij misterit njerezor) ka krijuar nje vetndergjegje mbi personalitetin e tij. Kjo vetdije nuk eshte gje tjeter pervecse idese, idealit apo besimit qe ka krijuar cdo kush per Unin e tij.
Eshte ky Uni qe nuk na len te qete, sepse fundja fundit eshte i vetmi realitet qe njohim apo ndjejme. E pra keshtu cdo person me Unin e vet vazhdon perpara, drejt sfides dhe se panjohures... me te vetmen arme nje valixhe kujtimesh, pervojash dhe ndjenjash qe ne nje menyre enigmatike kycen brenda Unit.
Dhe keshtu te gjithe ndjejme, te gjithe duam dic me teper. Keshtu nga Uni thithim cdo fuqi qe te bejme perpara. E dime se te tjeret mund te jene me te pasur se ne, e dime se mund te jene me te forte se ne, e dime se mund te jen me te bukur se ne, e dime se mund te jene me te zgjuar se ne.... por ne gjithmone kemi nje justifikim: ai nuk eshte Une.
Pra me Unin bejme perpara me Unin jetojme dhe nga Uni marrim cdo fuqi!
Krijoni Kontakt