Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 70
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2006
    Postime
    16

    Arrow Festivali i Këngës RTSH 2006!

    Kush kengetar e fiton fest( mendim paraprak)
    Ndryshuar për herë të fundit nga KILI : 16-11-2006 më 09:42 Arsyeja: GERMAT

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2006
    Postime
    16
    Kengetaret jane> KUJTIM PRODANI,XHO ARDIT FEJZO,AMARDA ARKAXHI,EVIS MULA,SAJMIR BRAHO,MARIZA IKONOMI,ARBER ARAPI,ROVENA STEFA,ELIZA HOXHA,JONIDA MALIQI,ALBERIE HADERGJONAJ,SAJMIR CILI,TONIN MARKU,ENKELEIDA KODRA,VOLTAN PRODANISONILA MARA

  3. #3
    Femme Fatale Maska e Poison_Ivy
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    121
    Njeri me i keputur se tjetri...
    Kam hequr dore nga festivali disa vjet me pare! Shume bajat per mendimin tim.
    Per te dhene nje mendim duhet te degjosh kenget me perpara, apo jo?
    So the **** whaaaat??!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e 007uk
    Anëtarësuar
    20-08-2006
    Vendndodhja
    planet earth
    Postime
    94
    Jam plotesisht dakort me mendimin tend,Poison_Ivy,rtsh ndiqeshe nga e keqja se s'kishim kanale te tjera se na i kishte ndaluar xhaxhi.....,por ne te njejten kohe,po nga e keqje,ishe i detyruar,te shikoje edhe festivalin,...po nga e keqja..rtsh se te tjerat

  5. #5
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    KUJTIM PRODANI,XHO ARDIT FEJZO,AMARDA ARKAXHI,EVIS MULA,SAJMIR BRAHO,MARIZA IKONOMI,ARBER ARAPI,ROVENA STEFA,ELIZA HOXHA,JONIDA MALIQI,ALBERIE HADERGJONAJ,SAJMIR CILI,TONIN MARKU,ENKELEIDA KODRA,VOLTAN PRODANISONILA MARA

    E para nga i gjete emrat?

    E dyta...fitues nuk mund te parashikohet dot (sepse vitin e kaluar u be nami kur nje kenge skandaloze fitoi mbi disa te tjera qe ishin disi me te mira.)

    Por, kengetaret e mia te preferuara jane: Evis Mula, Mariza Ikonomi dhe Alberie Hadergjonaj.

    Jonida, nqs ka kenge koti sic ka pasur gjithmone...nuk fiton gje. Vetem ndonje hit super e shpeton kete, ndryshe me ato melodite qe zgjaten pa mbarrim, nuk fiton dot. S'ka nxjerre asnje kenge te mire qe ja vlen per t'u permendur.

    Rovena, kot fare...karjera e saj eshte e bazuar trecereku ne kenge te huazuara, mendoj se do e kete veshtire te kendoje nje origjinale serish.

    Evisi, nqs e ka prape etno nuk do fitoje gje, se ju mbush kupa edhe etnove ne festival pas Ledines dhe Luizit. Kenga e saj e fundit "E Dua Kengen" ka qene me e mira qe ka pasur, por c'e do, etno.

    Mariza, kjo duhet te ndryshoje stil urgjentisht sepse kenget nuk jane aq te fuqishme sac duhet te jene. Kenga e saj me e mire ka qene "Pjano E Vjeter" dhe "Nuk Dua Te Jem"...te tjerat, ehh jo dhe aq.

    Alberie mund t'a fitoje kollaj nqs ka kenge te mire, i pershtatet c'do rryme sepse zeri i forte dhe prezenca moderne e ndihmon. Vetem t'i largohet kengeve humanitare, sepse ka fituar njehere me nje kenge te tille ne 1998...kshuqe i duhet dicka rreth dashurise. Kjo i qan baladad...kush e harron dot "Jeta S'eshte Loder" apo "Kitara", oh, dhe kengen e saj energjike fantastike bombastike "Lozonjare".

    Per mua, Alberie Hadergjonaj ja merr, eshte mbreteresha mes princeshave.
    As qe du me dit!

  6. #6
    Femme Fatale Maska e Poison_Ivy
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    121
    Alberia, mi goce, nuk ka menje me i knu dashnis, se e ka burrin n'burg. Kot tashti...

    Per mua Mariza me mire. Te pakten tani me kete albumin e ri e ka hequr ate velin e gjasme metalares se pervuajtur qe ka pasur. Ta veshi e ta ngjeshi ai joni Peci dhe...edhe nje gote vere nga mbrapa...se zerin e ka pasur gjithmone ajo, nuk ke c'i thua...
    So the **** whaaaat??!!

  7. #7
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Cool

    Mariza nje here filloi si Laura Pausini, pastaj ndryshoi u be si metal i skadum, tani albumin e ri nuk ja kam degjuar, po nqs e ke ma co me PM nqs mundesh.

    C'fare i ka bere burri Alberies...sikur u merrte me biznese te rrezikshme ai me duket??
    As qe du me dit!

  8. #8
    Femme Fatale Maska e Poison_Ivy
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    121
    Koli e?
    Me nrog!
    Gjynaf e zeza se i kane ngelur gocat asaj per ti rritur.
    So the **** whaaaat??!!

  9. #9
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Hajt mo kshu shkojn keto pune...po me siguri ai qe eshte marr me drog do kete ca qypa te futur me ndonje koder a ndonje mal, Alberija do jete duke bere pall lol. U duk vitin e kaluar ne fakt qe deshi t'a fitonte festivalin po nuk e kishte kengen ne nivelin ku duhet per te fituar...po edhe ai Luizi o Zot, ai ishte katastrof fare.
    As qe du me dit!

  10. #10
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    Përzgjidhen këngët pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së. Çfarë rezervojnë organizatorët për përvjetorin e 45-të të historisë së këngës së lehtë shqiptare

    45 vjet festival në RTSH, Zaret e para u hodhën



    Alma Mile

    Një festival që në ngjizje po pretendon që ta vendosë në vend të vet çdo gjë: krijimtarinë, debutimin dhe festën. Në përfundim të punës disajavore, redaksia e muzikës pranë Radio Televizionit Publik Shqiptar përzgjedh këngët pjesëmarrëse në edicionin e 45-të të Festivalit të Këngës. Përveç këngës duhet menduar dhe për festën, pasi ky është përvjetor i madh për ngjarjen muzikore që tradicionalisht është mbajtur çdo fund dhjetori. Kjo i ka shtyrë organizatorët të mendojnë për plot pesë ditë festival, ku tri i përkasin garës së këngëve për vitin 2006 dhe dy të tjera si homazh për historinë që mbërriti deri në këtë ditë. Një natë “Gala” për të kujtuar 45 vjet këngë në Radio dhe Televizion dhe një natë televizive vetëm për këngëtarët e rinj.

    Kështu pra ndarja është bërë e qartë për këtë vit: këngëtarët “big” më vete dhe të rinjtë më vete. Redaksia e festivalit, e drejtuar nga kompozitori Edmond Zhulali, përzgjodhi 30 këngë që vijnë përmes zërave të njohur të Arbërie Hadërgjonajt, Mariza Ikonomit, Evis Mulës, Jonida Maliqit, Kujtim Prodanit, Saimir Brahos, Arbër Arapit, Enkelejda Kodrës e cila vjen nga Italia për të kënduar një këngë të Gjergj Lekës (ish -bashkëshortit), etj. Pas një periudhe të gjatë mungese i kthehet festivalit edhe një nga këngëtarët më në zë të kësaj skene, që bëri emër me këngë të tilla si “Sytë e tu”, “Pranvera me një lule nuk vjen”, “Toka e diellit”, etj. Bëhet fjalë për Frederik Ndocin i cili jeton dhe ka një karrierë si këngëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Surprizë përbën pjesëmarrja edhe e Alban Skënderaj, tashmë ikonë e Festivalit “Top Fest” si dy herë fitues i tij. Hyrja në konkurrim e Skënderajt si kantautor ka nisur të përflitet pa u nxehur akoma atmosfera e garës si kandidat i lakuar për Festivalin Evropian.

    Ndër emrat e krijuesve bie dukshëm në sy mungesa e kompozitorëve Shpëtim Saraçi e Alfred Kaçinari, por ka të tjera prurje emrash të konsoliduar si Adrian Hila, Osman Mula, Petrit Tërkuçi, Gjergj Leka, Luan Zhegu, Pirro Çako e Sokol Marsi. Ndërkaq autorët e teksteve janë po ata që nuk lëvizin nga istikami i vargjeve të festivalit të dhjetorit: Zhuliana Jorganxhi, Agim Doçi, Arben Duka, Jorgo Papingjit, por edhe Timo Flloko, Pandi Laço, Agron Tufa, etj. Kësaj liste prej 30 këngësh do t’i shtohen edhe dy të tjera, që do të përzgjidhen nga konkursi i të rinjve. Kjo do të jetë ajo natë me vete e cila e regjistruar do të shfaqet në ekranin e TVSH-së në datën 20 dhjetor. 20 janë këngët e këtij seksioni ku i është lënë hapësirë këngëtarëve debutues. Nga këta do të zgjidhen vetëm dy fitues të cilëve më pas do t’iu jepet e drejta të konkurrojnë të barabartë me çdo këngë tjetër të festivalit.

    Redaksia e muzikës në RTSH mbërriti në këtë fazë nga seleksionimi i 85 krijimeve të paraqitura. Mes të skualifikuarve mësohet të ketë pasur edhe emra të njohur si Soni, Stine, Kozma Dushi, etj. Sipas drejtorit artistik, Edmond Zhulali, pretendohet që ky edicion të jetë tërësisht i veçantë, jo vetëm sepse është një përvjetor, por mbi të gjitha në paraqitjen artistike. Me qëllim që nga ky edicion të dalë një këngë e denjë për të prezantuar muzikën shqiptare në skenën e Festivalit Evropian.

    Hajde te shofim se c'fare do kete ndonje te re...

    Per mua, pas kesaj qe lexova...Alban Skenderaj fiton. E kane si uje te kulluar te shkretin.
    As qe du me dit!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Festivali i kenges RTSH 2008
    Nga BvizioN në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 19:43
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 12:41
  3. Festivali i Kenges Kishtare - Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 16:47
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •