Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 70
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Adi Krasta e Vesa Luma prezantues në festivalin e këngës në RTVSH

    Edhe pse e dija shprehjen e njohur amerikane "Never say never", kisha vendosur të mos rikthehesha si prezentator i Festivalit të Këngës në Radio Televizion, por e vetmja arsye që unë do të jem prezantuesi i këtij evenimenti të këngës shqiptare, është regjisori Pali Kuke. Kështu është shprehur për katër vjet më parë Adi Krasta, prezentatori i mirënjohur për elokuencën dhe spontaneitetin e tij, i cili sërish prezanton këtë vit Festivalin e Këngës së Lehtë në Radio Televizion, në edicionin e 45-të tij.

    Krasta, i cili ka drejtuar një sërë spektaklesh televizive, i njohur si drejtues me kulturë dhe rrjedhshmëri në të folur, tashmë është afirmuar edhe si skenarist i një sërë spektaklesh shumë popullore si “Ethet e së shtunës mbrëma”, një spektakël i cili theu çdo parashikim, aq më shumë me krijimin e këngëtarëve të rinj në Shqipëri dhe trojet shqiptare. Më sa ëshë bërë e ditur, një nga ish etheiset do të jetë gjatë prezantimit të evenimentit më të madh të këngës shqiptare në krah të Krastës; ajo është bukuroshja Vesa Luma nga Kosova, e cila ka spikatur kohët e fundit me disa interpretime në këngë. Gazetare në Radio Televizionin e Kosovës, për Lumën kjo është një sprovë aq sa dhe një besim që Krasta ia jep duke qënë krah tij. Por ai do të shoqërohet edhe nga aktorja Ermela Teli, një aktore ekspresive dhe e dalluar në disa filma të fundit si edhe në jetën kulturore të kryeqytetit. Adi Krasta, i cili për tre vjet punoi për radion britanike "BBC" në Londër, është shprehur se "puna në radion BBC për mua ishte një shkollë më vete dhe jetesa në një vend të huaj ka qenë një sprovë e madhe, gjë që ka sjellë ndryshime të mëdha në karakterin tim, që i kam dashur dhe pritur me kohë".

    Krasta, i cili u bë i njohur fillimisht në disa emisione shumë cilësore radiofonike në Radio-Tirana, ka drejtuar me shumë mjeshtëri disa spektakle televizive si; spektaklin "12 vallëzime pa një të shtunë", festivalet në Radio-Televizion, ku në disa prej tyre ka qenë edhe skenarist, etj. Bashkëpunimi i tij me regjisorin Pali Kuke ka qenë gjithnjë i sukseshëm. Disa vite më parë të dy u mirëpritën me spektaklin e përjavshëm "Telebingo kombëtare". Individualiteti i tij si prezanues ka bërë që Krasta të ketë një popullaritet të madh në Shqipëri dhe më gjërë
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Parashikimet e mija.....

    Rovena Steva
    Mariza Ikonomi
    Alban Skenderaj


    Sidocofte,veshtire te parashikosh pa degjuar kengen fillimisht.Thjeshte duke u bazuar nga potenciali i artistit dhe suksesi i meparshem.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #23
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Rovena dhe kenget e saj te vjedhura sigurisht qe do te arrine majat e ketij festivali.
    As qe du me dit!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Sa Kot
    Rovena dhe kenget e saj te vjedhura sigurisht qe do te arrine majat e ketij festivali.
    plotesisht dakord,
    e jo vetem rovena, po le te themi rreth 99.7% e kengetareve .

  5. #25
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    me fitu Rovena kete festival atehere edhe une do behem kengetar
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga adhuruesi
    me fitu Rovena kete festival atehere edhe une do behem kengetar
    pse paske pritur deri tani,

    shume e thjeshte ,
    zgjidh nje kenge te huaj si ta doje qejfi ty,
    kopjoje melodine ashtu siç eshte(se mos ben gabim i nderron ndonje note muzikore),
    futi nji tekst nga ata te lodhurit si psh: une te dua , ti me do, oj ti, la la la.

    kaq.

    nuk eshte shume e veshtire.

  7. #27
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Deri tash Rovena ka vjedhur gati gjithe kenget Truke dhe Greke, po thon qe Rovena vetem 2 kenge te saja i ka personale te tjerat gjitha i ka te vjedhura.
    Por une kam pritur deri tash sepse une do filloj te vjedh kenge te Rovenes.

    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  8. #28
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Citim Postuar më parë nga adhuruesi
    Por une kam pritur deri tash sepse une do filloj te vjedh kenge te Rovenes.


    Nje 30 sekondsh nga pjesa e madhe e kengeve mund te degjohet ketu:

    www.festivali45.com

    Nuk kam ndonje koment akoma per keto kenge po pasi t'i degjoj mire edhe do komentoj per vete.
    As qe du me dit!

  9. #29
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ndonje link, ku mund te blej DVD te ketij festivali ?
    Ka mbaruar , apo vazhdon akoma , se s'e kam idene, por babi se ku kish lexuar online qe mund ta beje porosi .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #30
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Ndonje link, ku mund te blej DVD te ketij festivali ?
    Ka mbaruar , apo vazhdon akoma , se s'e kam idene, por babi se ku kish lexuar online qe mund ta beje porosi .
    C'fare inati qe s'ka ndonje vend ku mund t'a shofim kete vit...as radio Tirana nuk e dime se ku mund t'a degjojme. E pra gjithe keto website shqiptare, edhe nuk na zgjidhen dicka.
    As qe du me dit!

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Festivali i kenges RTSH 2008
    Nga BvizioN në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 19:43
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 12:41
  3. Festivali i Kenges Kishtare - Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 16:47
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •