Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Lind bebja çudi, mjeket: Ka gojë ujku

    BERAT - Lindjet anormale jemi mësuar t’i dëgjojmë në qarkun e Elbasanit, por kësaj radhe një e tillë ka ndodhur në qytetin e Beratit. Një nënë 25-vjeçare ka nxjerrë në jetë një bebe me deformime në fytyre. Këtë fakt e pohojnë burime të spitalit gjinekologjik të këtij qyteti. Sipas mjekëve që morën pjesë në lindjen e gruas M. Hoxha, e cila banonte në kryeqytet, por kishte familjen e saj në Berat, lindja konsiderohet e rrallë në këtë maternitet. “Fëmija i seksit mashkull, me peshë normane kishte buzë lepuri dhe gojë ujku”, - pohon për Shekullin njëra nga mjeket e spitalit gjinekologjik. Sipas ekspertëve, derformacione të tilla ndodhin për një sërë shkaqesh, si ato gjenetike, apo probleme të nënës gjatë periudhës së shtatzanisë.

    Ngjarja M. Hoxha ka shkuar tek prindërit në Berat për të lindur krijesën e saj aq të shumë pritur. 25-vjeçarja e cila priste fëmijën e parë është shtruar në spital të enjten pasdite dhe sipas mjekëve, lindja ka qenë shumë e vështirë. Kjo i ka detyruar që të mos kishte lindje natyrale, por kjo të bëhej përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Në momentin që ka përfunduar operacioni, mjekët kanë parë se nuk kishin të bënin me një krijesë normale. Fëmija i porsalindur mësohet të ketë pasur buzë lepuri dhe gojë ujku. Po kështu foshnja ka patur edhe onfalocen (anomali në kërthizë). Menjëherë pas lindjes, gruaja është dërguar me ambulancën e spitalit të Beratit drejt Tiranës për të bërë ekzaminimet e duhura dhe për të përcaktuar nëse fëmija mund të jetojë ose jo. Ende nuk dihet nëse foshnja mund të ketë jetë normale ose do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët e kryeqytetit. Kjo ishte lindja e parë për gruan 25-vjeçare. Ndërkohë, bebja mësohet të ketë patur një peshë normale, rreth 2.5 kilogram. “Ky është ndër rastet e rralla që kanë ndodhur në spitalin e Beratit”, - thotë Mjekja gjenokologe, Floresha Bojaxhiu, e cila ka shumë vjet që punon në këtë profesion. Shkaqet. “Janë një sërë shkaqesh të cilat mund të sjellin lindje anormale”, -pohon për gazetën mjekja gjenekologe, Floresha Bojaxhiu. Sipas saj, kjo mund të shkaktohet si pasojë e ndonjë temperature të lartë që mund të ketë patur nëna në muajin e tretë të shtatzanisë, sëmundjeve infektive ose zinxhirit gjenetik të njërit prej prindërve të fëmijës së lindur. Po ashtu, raste të tilla të lindjeve të fëmijëve me deformime, mund të vijnë edhe nga prindër që jetojnë në zona të ndotura.

    “Është rasti i dytë që ndodh një lindje e tillë në spitalin rajonal të Beratit pas rastit të parë që ndodhi në fshatin Paftan, 8 kilometra në jug të qytetit”, - thotë gjinekologiia Bojaxhiu.

    DISA NGA RASTET E LINDJEVE TË RRALLA

    • Më 25.8.2006 lind të Elbasan një fëmijë xhuxh, 35 cm i gjatë nga çifti Rolanda dhe Shkëlqim Salla nga fshati Godolesh
    • Më 13.9.1999 lindën binjakët siamezë nga çifti Flutura dhe Bardhyl Salla me banim në Mengël, por me origjinë nga fshati Godolesh.
    • Më 11.5. 1999 në fshatin Katund i Ri, pak metra larg Kombinatit Metalurgjik, lindi nga veza gjeli me 4 këmbë që i përkiste familjes Çollaku
    • Më 15.1999 lindi viçi pa organe gjenitale nga një lopë në pronësi të shtetasit Skënder Qosja me banim në fshatin Gjonmë, përballë Metalurgjikut
    • Më 2.10.1999 lind fëmija me trurin jashtë nga nëna Fatmira S. me banim ne fshatin Gryksh të Peqinit. Fëmija vdiq pas 2 ditësh
    • Më 24.4.2001 lindi në Peqin viçi me dy koka, kryevepra e deformimit gjenetik. Viçi monstër i takonte familjes së Rrahim Muçës me banim në fshatin Rrumbullak.
    • Më 23.4. 2001 lindi lepuri me 6 këmbë. Ishte një ndër 12 lepujt që lindi në familjen e Fatime Gogunjës me banim në lagjen Hekurudha të Elbasanit


    Sulo Gozhina
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shume i rendesishem ky lajm. Tani mendoj se duhet kontaktuar ndonje regjizor hollivudjan dhe te bej same pare nje film. Un propozoj titullin "The monsters of Albania", ose me mire te themi "Albanian Monsters". Ka dhe gjasa per nje vazhdim te filmit. Ju dhjefsha gazetat.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    vertet prekese se e paska pasur dhe beben e pare qe sic do njeri e pret me duar hapur ..
    cfar spo ndodhin .
    po pse te ndodhin kaq gjera te cuditshme ??prandaj nena gjat shtatezanise duhet te kete kujdesin me te madh dhe jo ta nenvleresoj kete gje .

  4. #4
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    S'eshte fare cudi!!! Kjo gjendje (buzelepuri/gojeujku) eshte nje nga difektet e trashegueshme me te njohura dhe pershkruhet ne cdo liber te rendomte gjenetike. Eshte pasoje e nje mutacioni ne nje gjen qe ka te beje me metabolizmin e acidit phylic. Supozohet se 1 ne 1000 embrione preket nga ky sindrom teper i njohur per cdo maternitet dhe nga cdo student i gjenetikes ose mjekesise.

    Cudia ne fakt eshte niveli foshnjor i gazetarise shqiptare, qe perdor menyra qesharake per te krijuar lajme nga hici. Gazetaret tane bebushe duhet te mesojne se ne fjalen e shkruar (dhe serioze) perdoret "foshnje" dhe jo "bebe".
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    mir per kete ke te drejte .
    por per kete gje kane fajin edhe mjeket .
    se mesa di une ne muajin e3apo kater te shtazanise ,kur thuet se ne kete kohe nena femijen e ndien gjalle i duhet te bej disa eko per parjen e femijes ..
    me te degjuar e kam .ketu ne usa kur nena ben ekon mjeku deri ne 70 %-80%mund te thot se ky femij eshte normal ose jo .por jo ne memorie vec kjo gje nuk dihet .po nese ka duar ,sy ,vesh ,kemb etj keto percaktohen qe ne barkun e nenes ..
    po me ato mjete qe ka shqiperia ndonjeher do lindin buall ...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Kuku, c'a s'nigjon per zotin. Femija esht gjall akoma?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Kjo gje varet sa e kujdeshme ka qene nena gjate shtatezanise.Por kudo ka raste tilla por jane shume te rralla ne bote.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Sipas fjaleve te PLEQVE

    Kur lind femije anormal (budalla) eshte bekim per fisin,

    Kur lind femije me defekte, topall, qorr, memec, etj, kerkohet KURBAN nga ai fis sepse eshte mekatar

    Kur lind femije qe kane organe te ngjashme me kafshet kerkohet qe fisi te largohet nga ai vend

    Kur lind femije gjysem mashkull gjysem femer apo anasjelltas kerkohet ndarja e ciftit

    Kur lindin kafshe shtepiake me dy koka kerkohet ndarja e fisit, kur kafshet i takojne nje fshati kerkohet ndarja e fshatit, kur kafshet i takojne nje mbreterie kerkohet ndarja e shtetit (mbreterise)

  9. #9
    RebeL AnGeL /IrC STaFF Maska e angel_guy
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Hic
    Postime
    322

    LoL

    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Shume i rendesishem ky lajm. Tani mendoj se duhet kontaktuar ndonje regjizor hollivudjan dhe te bej same pare nje film. Un propozoj titullin "The monsters of Albania", ose me mire te themi "Albanian Monsters". Ka dhe gjasa per nje vazhdim te filmit. Ju dhjefsha gazetat.

    Nga njera ane do njiheshim me teper ne bote per realizim filmash lol , po me ca do merren gazetat ja me kto gjera do ushqehen .

    ps: Per titullin mendoj te jete "il Lupo Manaro"
    DasHuRia PerBeheT NgA dY PjeSe NdJeNjaT DhE PreKjA

Tema të Ngjashme

  1. Drejtorët e spitaleve, ikin mjekët, vijnë menaxherët
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 11:56
  2. I paguani Mjeket Shqiptare?
    Nga Dito në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 16-11-2006, 15:28
  3. USAID: Në Shqipëri mjekët, gjyqtarët dhe deputetët, më të korruptuarit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-06-2006, 15:00
  4. Vdes shtatzëna në sallën e operacionit, i shoqi bën me faj mjekët
    Nga miki_al2001 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 18:44
  5. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •