Më duhet të them se e ardhmja e LDK është "në duar" më të pa sigurta në historinë e saj. Pse?
Arsye kryesore është fakti se ajo “varet” nga personi i quajtur me “titujt” president i Kosovë dhe president i LDK. Të gjithë e dimë se dy funksione nuk mund të kryhen dhe as që ka nevojë për një gjë të tillë, sepse Kosova ka plotë intelektual të grupit të LDK. Vetë fakti se personi në fjalë hyri në garë ishte mashtrimi i parë bërë anëtarësisë së LDK. Mashtrimi i dytë ishte kur bëri në dysh LDK. Me këtë veprim e arsyetoi veprimin e parë. Të konkurrosh me një post sa për të konkuruar a nuk është mashtrim për anëtarësinë e LDK dhe delegatet e saj? A nuk është mashtrim, bërë Kuvendit, që të lë “kryetar të LDK” kë të dojë Sejdiu, kur ka e ditur dhe e di mirë se nuk mund të jetë në dy funksione njëkohësisht. Pra dyfytyrësia e Sejdiut në vazhdimësi është e pranishme dhe thellohet, thellë e më thellë. Mashtrimi tjetër, dhe ndoshta mashtrimi më i rëndë i bërë anëtarësisë dhe delegatëve të Kuvendit, ishte mos përfshirja e diasporës në propozim për Këshill të përgjithshëm të LDK. Mashtrim tjetër ishte futja në Kuvend e sigurimit të armatosur, kjo ishte shkelje të gjitha normave të sjelljes dhe organizimit , karshi delegatëve të një kuvendi çfarë do qoftë ai. Tjetri mashtrim i Fatmir Sejdiut karshi anëtarësisë ishte shfrytëzimi i njeriut të Pagarushës si "telall" dhe trumbetues dhe "mashtrimi"i opinionit me paraqitje të vetë prej parimori gjë, që nuk u tregua në Kuvend. Mashtrimi anëtarësisë dhe delegatëve të Kuvendit ishte edhe vizita te varri i Presidentit para zgjedhjeve në LDK, kurse pas "fitores..."?Pra ishte mashtrim dhe mashtrimet do të vazhdojnë sepse është i mashtrimeve i jo sinqeritetit. Mashtrim tjetër i delegatëve dhe elektoratit është se familjarët e vetë i "radhiti" në partitë tjera kurse ai ,vetë, u radhit në LDK. Kjo është e drejtë, respekt për të gjitha partitë por, këtu mungon "sinqeriteti”.
Prandaj mund të themi që LDK është "në duar" më të pasigurta në historinë e saj.
Anëtarësia dhe delegatët e Kuvendit të LDK do ta kuptojnë se perspektiva e LDK me këtë individ është seriozisht e rrezikuar dhe shpresoj se do të lëvizin në drejtim pozitiv duke dhënë fjalën e tyre të lirë dhe vendimin meritor në drejtim të ruajtjes së LDK .
huazuar nga rugova net
Krijoni Kontakt